U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 70. Mearixh
Ajete: 44
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
70:1.
Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm,
70:1.
Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.
70:1.
Një kërkues kërkoi një ndëshkim që do të ndodhë,
70:1.
SE'ELE SA'ILUN BI'ADHABIN WAKI'IN
C
70:2.
për jobesimtarët. Atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë.
70:2.
Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),
70:2.
Për mohuesit; asnjë nuk mund ta ndalojë,
70:2.
LILKAFIRJNE LEJSE LEHU DAFI'UN
C
70:3.
Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej).
70:3.
(që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes.
70:3.
Prej Allahut, Zotit të shkallëve të larta.
70:3.
MINEL-LAHI DHIL-MA'ARIXHI
C
70:4.
Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
70:4.
Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.
70:4.
Engjëjt dhe Fryma ngjiten te Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet.
70:4.
TA'RUXHUL-MELA'IKETU WE ER-RUHU 'ILEJHI FI JEWMIN KANE MIKDARUHU HAMSINE 'ELFE SENETIN
C
70:5.
Ti pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
70:5.
Prandaj, duro, me durim të hijshëm.
70:5.
Prandaj, bëhu i durueshëm me durim të bukur.
70:5.
FASBIR SEBREN XHEMILAN
C
70:6.
Atyre u duket ai larg,
70:6.
Ata e mendojnë atë (dënim) të largët,
70:6.
Me të vërtetë, ata e shohin atë të largët,
70:6.
'INNEHUM JEREWNEHU BA'IDEN
C
70:7.
Kurse Neve ai na duket afër.
70:7.
kurse Ne e shohim të afërt.
70:7.
Por Ne e shohim atë të afërt.
C
70:8.
Dita kur qielli të bëhet si kallai i shkrirë.
70:8.
Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit
70:8.
Ditën kur qielli do të jetë si bakri i shkrirë,
70:8.
JEWME TEKUNU ES-SEMA'U KALMUHLI
C
70:9.
Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.
70:9.
e malet do të bëhen si lesh i shprishur,
70:9.
Dhe malet do të jenë si leshi i shprishur,
70:9.
WE TEKUNUL-XHIBALU KAL'IHNI
C
70:10.
Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.
70:10.
Shoku s'do të pyesë për të shokun,
70:10.
Dhe asnjë mik i ngushtë nuk do ta pyesë mikun e tij,
70:10.
WE LA JES'ELU HEMIMUN HEMIMEN
C
70:11.
Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
70:11.
edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet,
70:11.
Megjithëse ata do të jenë duke u parë njëri-tjetrit. Mëkatari do të dëshironte të shpëtonte nga ndëshkimi i asaj dite duke sakrifikuar bijtë e tij,
70:11.
JUBESSERUNEHUM JEWEDDUL-MUXHRIMU LEW JEFTEDI MIN 'ADHABI JEWMI'IDHIN BIBENIHI
C
70:12.
Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
70:12.
edhe gruan, edhe vëllanë e vet,
70:12.
Gruan e tij dhe vëllanë e tij,
70:12.
WE SAHIBETIHI WE 'EHIHI
C
70:13.
Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.
70:13.
edhe farefisin, që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës),
70:13.
Dhe fisin e tij që e strehonte,
70:13.
WE FESILETIHI ELLETI TU'UWJHI
C
70:14.
Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
70:14.
si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte.
70:14.
Dhe gjithë atë që është në tokë, për t'u shpëtuar.
70:14.
WE MEN FIL-'ERDI XHEMI'EN THUMME JUNXHIHI
C
70:15.
Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i xhehennemit).
70:15.
Por jo, (fajtori do të hidhet në zjarr)! Ai është zjarr flakërues,
70:15.
Jo! Me të vërtetë, ai është një flakë e zjarrtë,
70:15.
KELLA 'INNEHA LEDHA
C
70:16.
Është që heq kapakët e kokës.
70:16.
që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht skalpin e kokës.
70:16.
Që zhvesh lëkurën.
70:16.
NEZZA'ATEN LILSHSHEWA
C
70:17.
Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit).
70:17.
Ai thërret këdo që (i) ka kthyer shpinën e (i) është larguar (besimit),
70:17.
Ajo thërret atë që ktheu shpinën dhe u largua,
70:17.
TED'U MEN 'EDBERE WE TEWELLA
C
70:18.
Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
70:18.
dhe që ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur.
70:18.
Dhe grumbulloi pasuri dhe e ruajti atë.
70:18.
WE XHEME'A FE'EW'A
C
70:19.
Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
70:19.
Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm:
70:19.
Me të vërtetë, njeriu është krijuar i paduruar.
70:19.
'INNEL-'INSANE HULIKA HELU'EN
C
70:20.
Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
70:20.
kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort,
70:20.
Kur e prek e keqja, ai është i shqetësuar,
70:20.
'IDHA MESSEHU ESH-SHERRU XHEZU'EN
C
70:21.
Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.
70:21.
por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac.
70:21.
Dhe kur e prek e mira, ai është koprrac,
70:21.
WE 'IDHA MESSEHUL-HAJRU MENU'EN
C
70:22.
Përveç atyre që falen,
70:22.
Përjashtim bëjnë ata që falen,
70:22.
Përveç atyre që falin namazin,
C
70:23.
të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
70:23.
e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre;
70:23.
Ata që janë të qëndrueshëm në namazin e tyre.
70:23.
EL-LEDHINE HUM 'ALA SELATIHIM DA'IMUNE
C
70:24.
Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar.
70:24.
e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre
70:24.
Dhe ata në pasuritë e të cilëve ka një të drejtë të njohur
70:24.
WEL-LEDHINE FI 'EMWALIHIM HEKKUN MA'LUMUN
C
70:25.
Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
70:25.
për lypësin dhe për nevojtarin;
70:25.
Për kërkuesin dhe të privuarin.
70:25.
LILSSA'ILI WEL-MEHRUMI
C
70:26.
Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
70:26.
e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit);
70:26.
Dhe ata që e besojnë Ditën e Gjykimit,
70:26.
WEL-LEDHINE JUSEDDIKUNE BIJEWMI ED-DINI
C
70:27.
Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
70:27.
e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre,
70:27.
Dhe ata që kanë frikë nga ndëshkimi i Zotit të tyre.
70:27.
WEL-LEDHINE HUM MIN 'ADHABI RABBIHIM MUSHFIKUNE
C
70:28.
Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit të Zotit të tyre.
70:28.
- vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet -;
70:28.
Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit të tyre nuk është diçka për t'u ndjerë i sigurt.
70:28.
'INNE 'ADHABE RABBIHIM GAJRU ME'MUNIN
C
70:29.
Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
70:29.
e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
70:29.
Dhe ata që e ruajnë nderin e tyre,
70:29.
WEL-LEDHINE HUM LIFURUXHIHIM HAFIDHUNE
C
70:30.
Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
70:30.
përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim,
70:30.
Përveç ndaj grave të tyre ose ndaj atyre që posedojnë e djathta e tyre, sepse atëherë ata nuk janë të qortuar.
70:30.
'ILLA 'ALA 'EZWAXHIHIM 'EW MA MELEKET 'EJMANUHUM FE'INNEHUM GAJRU MELUMINE
C
70:31.
E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
70:31.
por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit -;
70:31.
Por kushdo që kërkon përtej kësaj – ata janë ata që e tejkalojnë kufirin.
70:31.
FEMENI EBTEGA WERA'E DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-'ADUNE
C
70:32.
Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
70:32.
e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre;
70:32.
Dhe ata që kujdesen për amanetet e tyre dhe përmbushjet e premtimeve të tyre,
70:32.
WEL-LEDHINE HUM LI'MANATIHIM WE 'AHDIHIM RA'UNE
C
70:33.
Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
70:33.
e që gjithnjë dëshmojnë drejt;
70:33.
Dhe ata që qëndrojnë si dëshmitarë të vërtetë,
70:33.
WEL-LEDHINE HUM BISHEHADATIHIM KA'IMUNE
C
70:34.
Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
70:34.
e që i falin namazet rregullisht.
70:34.
Dhe ata që i ruajnë me kujdes namazet e tyre,
70:34.
WEL-LEDHINE HUM 'ALA SELATIHIM JUHAFIDHUNE
C
70:35.
Të tillët janë në xhennete dhe janë të nderuar.
70:35.
Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.
70:35.
Ata do të jenë në kopshte të nderuara.
70:35.
'ULA'IKE FI XHENNATIN MUKREMUNE
C
70:36.
Ç'është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
70:36.
Ç'është kështu me jobesimtarët, që nxitojnë drejt teje
70:36.
Prandaj, çfarë është me ata që nuk besojnë, që ata nxitojnë drejt teje
70:36.
FEMALIL-LEDHINE KEFERU KIBELEKE MUHTI'INE
C
70:37.
Ulen në grupe në të djathtë e në të majtë prej teje?
70:37.
djathtas e majtas, grupe-grupe?!
70:37.
Nga e djathta dhe nga e majta, në grupe?
70:37.
'ANIL-JEMINI WE 'ANI ESH-SHIMALI 'IZINE
C
70:38.
A dëshiron secili prej tyre të hyjë në xhennetin e begatshëm?
70:38.
A mos çdonjëri prej tyre shpreson të hyjë në Kopshtin e Lumturisë?
70:38.
A shpreson secili prej tyre që të futet në një kopsht të begatisë?
70:38.
'EJETMA'U KULLU EMRI'IN MINHUM 'EN JUDHALE XHENNETE NA'IMIN
C
70:39.
Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
70:39.
Kurrsesi! Vërtet që ata e dinë nga çfarë i kemi krijuar!
70:39.
Jo! Me të vërtetë, Ne i krijuam ata nga ajo që ata e dinë.
70:39.
KELLA 'INNA HALEKNAHUM MIMMA JA'LEMUNE
C
70:40.
Pra, betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi,
70:40.
Betohem për Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, që Ne jemi të Zotë
70:40.
Prandaj, betohem për Zotin e lindjeve dhe perëndimeve që Ne jemi në gjendje
70:40.
FELA 'UKSIMU BIREBBIL-MESHARIKI WEL-MEGARIBI 'INNA LEKADIRUNE
C
70:41.
të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
70:41.
t'i ndërrojmë ata me njerëz më të mirë se ata dhe askush nuk na pengon dot.
70:41.
T'i zëvendësojmë ata me të ngjashmit e tyre; dhe askush nuk mund të na ndalojë.
70:41.
'ALA 'EN NUBEDDILE HAJREN MINHUM WE MA NEHNU BIMESBUKINE
C
70:42.
Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
70:42.
Andaj, lëri ata të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë derisa të përballen me Ditën e tyre që u është premtuar,
70:42.
Prandaj, lëri ata të merren me kotësinë e tyre dhe të luajnë derisa të takojnë ditën e tyre që u është premtuar,
70:42.
FEDHERHUM JEHUDU WE JEL'ABU HETTA JULAKU JEWMEHUMUL-LEDHI JU'ADUNE
C
70:43.
Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
70:43.
Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari,
70:43.
Ditën kur ata do të dalin nga varret e tyre me shpejtësi, sikur ata të ishin duke vrapuar drejt një objekti të ngritur,
70:43.
JEWME JEHRUXHUNE MINEL-'EXHDATHI SIRA'EN KE'ENNEHUM 'ILA NUSUBIN JUFIDUNE
C
70:44.
Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.
70:44.
me shikim të frikësuar e të kapluar nga poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!
70:44.
Me shikimet e tyre të ulura dhe poshtërimi do t'i mbulojë. Kjo është dita që atyre u është premtuar.
70:44.
HASHI'ATEN 'EBSARUHUM TERHEKUHUM DHILLETUN DHALIKEL-JEWMUL-LEDHI KANU JU'ADUNE