Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 70:20. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
70:20. kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort,
70:20. Kur e prek e keqja, ai është i shqetësuar,
70:20. 'IDHA MESSEHU ESH-SHERRU XHEZU'EN
C 70:21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.
70:21. por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac.
70:21. Dhe kur e prek e mira, ai është koprrac,
70:21. WE 'IDHA MESSEHUL-HAJRU MENU'EN
C 70:22. Përveç atyre që falen,
70:22. Përjashtim bëjnë ata që falen,
70:22. Përveç atyre që falin namazin,
70:22. 'ILLAL-MUSELLINE
C 70:23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
70:23. e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre;
70:23. Ata që janë të qëndrueshëm në namazin e tyre.
70:23. EL-LEDHINE HUM 'ALA SELATIHIM DA'IMUNE
C 70:24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar.
70:24. e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre
70:24. Dhe ata në pasuritë e të cilëve ka një të drejtë të njohur
70:24. WEL-LEDHINE FI 'EMWALIHIM HEKKUN MA'LUMUN
C 70:25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
70:25. për lypësin dhe për nevojtarin;
70:25. Për kërkuesin dhe të privuarin.
70:25. LILSSA'ILI WEL-MEHRUMI
C 70:26. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
70:26. e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit);
70:26. Dhe ata që e besojnë Ditën e Gjykimit,
70:26. WEL-LEDHINE JUSEDDIKUNE BIJEWMI ED-DINI
C 70:27. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
70:27. e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre,
70:27. Dhe ata që kanë frikë nga ndëshkimi i Zotit të tyre.
70:27. WEL-LEDHINE HUM MIN 'ADHABI RABBIHIM MUSHFIKUNE
C 70:28. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit të Zotit të tyre.
70:28. - vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet -;
70:28. Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit të tyre nuk është diçka për t'u ndjerë i sigurt.
70:28. 'INNE 'ADHABE RABBIHIM GAJRU ME'MUNIN
C 70:29. Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
70:29. e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
70:29. Dhe ata që e ruajnë nderin e tyre,
70:29. WEL-LEDHINE HUM LIFURUXHIHIM HAFIDHUNE
C 70:30. Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
70:30. përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim,
70:30. Përveç ndaj grave të tyre ose ndaj atyre që posedojnë e djathta e tyre, sepse atëherë ata nuk janë të qortuar.
70:30. 'ILLA 'ALA 'EZWAXHIHIM 'EW MA MELEKET 'EJMANUHUM FE'INNEHUM GAJRU MELUMINE