Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 70:2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë.
70:2. Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),
70:2. Për mohuesit; asnjë nuk mund ta ndalojë,
70:2. LILKAFIRJNE LEJSE LEHU DAFI'UN
C 70:3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej).
70:3. (që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes.
70:3. Prej Allahut, Zotit të shkallëve të larta.
70:3. MINEL-LAHI DHIL-MA'ARIXHI
C 70:4. Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
70:4. Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.
70:4. Engjëjt dhe Fryma ngjiten te Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet.
70:4. TA'RUXHUL-MELA'IKETU WE ER-RUHU 'ILEJHI FI JEWMIN KANE MIKDARUHU HAMSINE 'ELFE SENETIN
C 70:5. Ti pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
70:5. Prandaj, duro, me durim të hijshëm.
70:5. Prandaj, bëhu i durueshëm me durim të bukur.
70:5. FASBIR SEBREN XHEMILAN
C 70:6. Atyre u duket ai larg,
70:6. Ata e mendojnë atë (dënim) të largët,
70:6. Me të vërtetë, ata e shohin atë të largët,
70:6. 'INNEHUM JEREWNEHU BA'IDEN
C 70:7. Kurse Neve ai na duket afër.
70:7. kurse Ne e shohim të afërt.
70:7. Por Ne e shohim atë të afërt.
70:7. WE NERAHU KARIBEN
C 70:8. Dita kur qielli të bëhet si kallai i shkrirë.
70:8. Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit
70:8. Ditën kur qielli do të jetë si bakri i shkrirë,
70:8. JEWME TEKUNU ES-SEMA'U KALMUHLI
C 70:9. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.
70:9. e malet do të bëhen si lesh i shprishur,
70:9. Dhe malet do të jenë si leshi i shprishur,
70:9. WE TEKUNUL-XHIBALU KAL'IHNI
C 70:10. Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.
70:10. Shoku s'do të pyesë për të shokun,
70:10. Dhe asnjë mik i ngushtë nuk do ta pyesë mikun e tij,
70:10. WE LA JES'ELU HEMIMUN HEMIMEN
C 70:11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
70:11. edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet,
70:11. Megjithëse ata do të jenë duke u parë njëri-tjetrit. Mëkatari do të dëshironte të shpëtonte nga ndëshkimi i asaj dite duke sakrifikuar bijtë e tij,
70:11. JUBESSERUNEHUM JEWEDDUL-MUXHRIMU LEW JEFTEDI MIN 'ADHABI JEWMI'IDHIN BIBENIHI
C 70:12. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
70:12. edhe gruan, edhe vëllanë e vet,
70:12. Gruan e tij dhe vëllanë e tij,
70:12. WE SAHIBETIHI WE 'EHIHI