Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 69:50. Ai (Kur'ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
69:50. Ai është keqardhje për mohuesit.
69:50. Dhe me të vërtetë, ai (Kurani) është një arsye pikëllimi për mohuesit.
69:50. WE 'INNEHU LEHESRETUN 'ALEL-KAFIRINE
C 69:51. Ai është e vërteta bindëse!
69:51. Ai është, pa dyshim, e vërtetë e pamohueshme.
69:51. Dhe me të vërtetë, ai është e vërteta absolute.
69:51. WE 'INNEHU LEHEKKUL-JEKINI
C 69:52. Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!
69:52. Prandaj, lartësoje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
69:52. Prandaj, lavdëro emrin e Zotit tënd, të Madhërishmit.
69:52. FESEBBIH BIASMI RABBIKEL-'ADHIMI
C 70:1. Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm,
70:1. Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.
70:1. Një kërkues kërkoi një ndëshkim që do të ndodhë,
70:1. SE'ELE SA'ILUN BI'ADHABIN WAKI'IN
C 70:2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë.
70:2. Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),
70:2. Për mohuesit; asnjë nuk mund ta ndalojë,
70:2. LILKAFIRJNE LEJSE LEHU DAFI'UN
C 70:3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej).
70:3. (që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes.
70:3. Prej Allahut, Zotit të shkallëve të larta.
70:3. MINEL-LAHI DHIL-MA'ARIXHI
C 70:4. Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
70:4. Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.
70:4. Engjëjt dhe Fryma ngjiten te Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet.
70:4. TA'RUXHUL-MELA'IKETU WE ER-RUHU 'ILEJHI FI JEWMIN KANE MIKDARUHU HAMSINE 'ELFE SENETIN
C 70:5. Ti pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
70:5. Prandaj, duro, me durim të hijshëm.
70:5. Prandaj, bëhu i durueshëm me durim të bukur.
70:5. FASBIR SEBREN XHEMILAN
C 70:6. Atyre u duket ai larg,
70:6. Ata e mendojnë atë (dënim) të largët,
70:6. Me të vërtetë, ata e shohin atë të largët,
70:6. 'INNEHUM JEREWNEHU BA'IDEN
C 70:7. Kurse Neve ai na duket afër.
70:7. kurse Ne e shohim të afërt.
70:7. Por Ne e shohim atë të afërt.
70:7. WE NERAHU KARIBEN
C 70:8. Dita kur qielli të bëhet si kallai i shkrirë.
70:8. Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit
70:8. Ditën kur qielli do të jetë si bakri i shkrirë,
70:8. JEWME TEKUNU ES-SEMA'U KALMUHLI