U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
69:47.
E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
69:47.
e askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.
69:47.
Dhe asnjë prej jush nuk do të mund ta mbronte atë.
69:47.
FEMA MINKUM MIN 'EHEDIN 'ANHU HAXHIZINE
C
69:48.
Ai (Kur'ani) është këshillë për të ruajturit.
69:48.
Natyrisht, Kurani është përkujtesë për ata që i frikësohen Zotit!
69:48.
Dhe me të vërtetë, ai është një përkujtim për të devotshmit.
69:48.
WE 'INNEHU LETEDHKIRETUN LILMUTTEKINE
C
69:49.
S'ka dyshim se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
69:49.
Ne e dimë mirë se ka prej jush që e mohojnë atë.
69:49.
Dhe me të vërtetë, Ne e dimë se ka mes jush ata që e përgënjeshtrojnë atë.
69:49.
WE 'INNA LENA'LEMU 'ENNE MINKUM MUKEDHDHIBINE
C
69:50.
Ai (Kur'ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
69:50.
Ai është keqardhje për mohuesit.
69:50.
Dhe me të vërtetë, ai (Kurani) është një arsye pikëllimi për mohuesit.
69:50.
WE 'INNEHU LEHESRETUN 'ALEL-KAFIRINE
C
69:51.
Ai është e vërteta bindëse!
69:51.
Ai është, pa dyshim, e vërtetë e pamohueshme.
69:51.
Dhe me të vërtetë, ai është e vërteta absolute.
69:51.
WE 'INNEHU LEHEKKUL-JEKINI
C
69:52.
Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!
69:52.
Prandaj, lartësoje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
69:52.
Prandaj, lavdëro emrin e Zotit tënd, të Madhërishmit.
69:52.
FESEBBIH BIASMI RABBIKEL-'ADHIMI
C
70:1.
Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm,
70:1.
Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.
70:1.
Një kërkues kërkoi një ndëshkim që do të ndodhë,
70:1.
SE'ELE SA'ILUN BI'ADHABIN WAKI'IN
C
70:2.
për jobesimtarët. Atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë.
70:2.
Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),
70:2.
Për mohuesit; asnjë nuk mund ta ndalojë,
70:2.
LILKAFIRJNE LEJSE LEHU DAFI'UN
C
70:3.
Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej).
70:3.
(që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes.
70:3.
Prej Allahut, Zotit të shkallëve të larta.
70:3.
MINEL-LAHI DHIL-MA'ARIXHI
C
70:4.
Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
70:4.
Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.
70:4.
Engjëjt dhe Fryma ngjiten te Ai në një ditë, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet.
70:4.
TA'RUXHUL-MELA'IKETU WE ER-RUHU 'ILEJHI FI JEWMIN KANE MIKDARUHU HAMSINE 'ELFE SENETIN
C
70:5.
Ti pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
70:5.
Prandaj, duro, me durim të hijshëm.
70:5.
Prandaj, bëhu i durueshëm me durim të bukur.
70:5.
FASBIR SEBREN XHEMILAN