Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 69:44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
69:44. Sikur ai (Muhamedi), në mënyrë të rreme, të Na kishte veshur ndonjë fjalë,
69:44. Dhe sikur ai të shpikte ndonjë fjalë mbi Ne,
69:44. WE LEW TEKAWWELE 'ALEJNA BA'DEL-'EKAWILI
C 69:45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
69:45. Ne do ta kapnim atë për dorën e djathtë
69:45. Me siguri, Ne do ta kapnim atë nga ana e djathtë.
69:45. LE'EHADHNA MINHU BIL-JEMINI
C 69:46. E pastaj do t'ia këputnim atij arterien e zemrës.
69:46. dhe me siguri që do t'ia prisnim damarin e qafës
69:46. Pastaj, me siguri, Ne do të ndërprisnim arterien e tij kryesore.
69:46. THUMME LEKATA'NA MINHUL-WETINE
C 69:47. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
69:47. e askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.
69:47. Dhe asnjë prej jush nuk do të mund ta mbronte atë.
69:47. FEMA MINKUM MIN 'EHEDIN 'ANHU HAXHIZINE
C 69:48. Ai (Kur'ani) është këshillë për të ruajturit.
69:48. Natyrisht, Kurani është përkujtesë për ata që i frikësohen Zotit!
69:48. Dhe me të vërtetë, ai është një përkujtim për të devotshmit.
69:48. WE 'INNEHU LETEDHKIRETUN LILMUTTEKINE
C 69:49. S'ka dyshim se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
69:49. Ne e dimë mirë se ka prej jush që e mohojnë atë.
69:49. Dhe me të vërtetë, Ne e dimë se ka mes jush ata që e përgënjeshtrojnë atë.
69:49. WE 'INNA LENA'LEMU 'ENNE MINKUM MUKEDHDHIBINE
C 69:50. Ai (Kur'ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
69:50. Ai është keqardhje për mohuesit.
69:50. Dhe me të vërtetë, ai (Kurani) është një arsye pikëllimi për mohuesit.
69:50. WE 'INNEHU LEHESRETUN 'ALEL-KAFIRINE
C 69:51. Ai është e vërteta bindëse!
69:51. Ai është, pa dyshim, e vërtetë e pamohueshme.
69:51. Dhe me të vërtetë, ai është e vërteta absolute.
69:51. WE 'INNEHU LEHEKKUL-JEKINI
C 69:52. Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!
69:52. Prandaj, lartësoje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!
69:52. Prandaj, lavdëro emrin e Zotit tënd, të Madhërishmit.
69:52. FESEBBIH BIASMI RABBIKEL-'ADHIMI
C 70:1. Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm,
70:1. Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.
70:1. Një kërkues kërkoi një ndëshkim që do të ndodhë,
70:1. SE'ELE SA'ILUN BI'ADHABIN WAKI'IN
C 70:2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s'ka kush që mund ta ndalë.
70:2. Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),
70:2. Për mohuesit; asnjë nuk mund ta ndalojë,
70:2. LILKAFIRJNE LEJSE LEHU DAFI'UN