Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 69:41. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
69:41. e nuk është fjalë poeti; sa pak që besoni!
69:41. Dhe ai nuk është fjala e një poeti; pak jeni ju që besoni.
69:41. WE MA HUWE BIKAWLI SHA'IRIN KALILEN MA TU'UMINUNE
C 69:42. Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk përkujtoheni.
69:42. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; sa pak që po reflektoni!
69:42. Dhe as fjala e një fallxhori; pak jeni ju që merrni mësim.
69:42. WE LA BIKAWLI KAHININ KALILEN MA TEDHEKKERUNE
C 69:43. Është zbritje prej Zotit të botëve!
69:43. Ai është shpallje e zbritur nga Zoti i botëve!
69:43. Ai është një zbritje nga Zoti i botëve.
69:43. TENZILUN MIN RABBIL-'ALEMINE
C 69:44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
69:44. Sikur ai (Muhamedi), në mënyrë të rreme, të Na kishte veshur ndonjë fjalë,
69:44. Dhe sikur ai të shpikte ndonjë fjalë mbi Ne,
69:44. WE LEW TEKAWWELE 'ALEJNA BA'DEL-'EKAWILI
C 69:45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
69:45. Ne do ta kapnim atë për dorën e djathtë
69:45. Me siguri, Ne do ta kapnim atë nga ana e djathtë.
69:45. LE'EHADHNA MINHU BIL-JEMINI
C 69:46. E pastaj do t'ia këputnim atij arterien e zemrës.
69:46. dhe me siguri që do t'ia prisnim damarin e qafës
69:46. Pastaj, me siguri, Ne do të ndërprisnim arterien e tij kryesore.
69:46. THUMME LEKATA'NA MINHUL-WETINE
C 69:47. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
69:47. e askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.
69:47. Dhe asnjë prej jush nuk do të mund ta mbronte atë.
69:47. FEMA MINKUM MIN 'EHEDIN 'ANHU HAXHIZINE
C 69:48. Ai (Kur'ani) është këshillë për të ruajturit.
69:48. Natyrisht, Kurani është përkujtesë për ata që i frikësohen Zotit!
69:48. Dhe me të vërtetë, ai është një përkujtim për të devotshmit.
69:48. WE 'INNEHU LETEDHKIRETUN LILMUTTEKINE
C 69:49. S'ka dyshim se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
69:49. Ne e dimë mirë se ka prej jush që e mohojnë atë.
69:49. Dhe me të vërtetë, Ne e dimë se ka mes jush ata që e përgënjeshtrojnë atë.
69:49. WE 'INNA LENA'LEMU 'ENNE MINKUM MUKEDHDHIBINE
C 69:50. Ai (Kur'ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
69:50. Ai është keqardhje për mohuesit.
69:50. Dhe me të vërtetë, ai (Kurani) është një arsye pikëllimi për mohuesit.
69:50. WE 'INNEHU LEHESRETUN 'ALEL-KAFIRINE
C 69:51. Ai është e vërteta bindëse!
69:51. Ai është, pa dyshim, e vërtetë e pamohueshme.
69:51. Dhe me të vërtetë, ai është e vërteta absolute.
69:51. WE 'INNEHU LEHEKKUL-JEKINI