U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
69:40.
Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
69:40.
se ky (Kuran) është vërtet fjalë e (kumtuar prej) një të Dërguari të nderuar (Muhamedit a.s.)
69:40.
Se me të vërtetë, ai (Kurani) është fjala e një të dërguari fisnik.
69:40.
'INNEHU LEKAWLU RESULIN KERIMIN
C
69:41.
Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
69:41.
e nuk është fjalë poeti; sa pak që besoni!
69:41.
Dhe ai nuk është fjala e një poeti; pak jeni ju që besoni.
69:41.
WE MA HUWE BIKAWLI SHA'IRIN KALILEN MA TU'UMINUNE
C
69:42.
Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk përkujtoheni.
69:42.
Nuk është as fjalë e ndonjë falltari; sa pak që po reflektoni!
69:42.
Dhe as fjala e një fallxhori; pak jeni ju që merrni mësim.
69:42.
WE LA BIKAWLI KAHININ KALILEN MA TEDHEKKERUNE
C
69:43.
Është zbritje prej Zotit të botëve!
69:43.
Ai është shpallje e zbritur nga Zoti i botëve!
69:43.
Ai është një zbritje nga Zoti i botëve.
69:43.
TENZILUN MIN RABBIL-'ALEMINE
C
69:44.
Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
69:44.
Sikur ai (Muhamedi), në mënyrë të rreme, të Na kishte veshur ndonjë fjalë,
69:44.
Dhe sikur ai të shpikte ndonjë fjalë mbi Ne,
69:44.
WE LEW TEKAWWELE 'ALEJNA BA'DEL-'EKAWILI
C
69:45.
Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
69:45.
Ne do ta kapnim atë për dorën e djathtë
69:45.
Me siguri, Ne do ta kapnim atë nga ana e djathtë.
69:45.
LE'EHADHNA MINHU BIL-JEMINI
C
69:46.
E pastaj do t'ia këputnim atij arterien e zemrës.
69:46.
dhe me siguri që do t'ia prisnim damarin e qafës
69:46.
Pastaj, me siguri, Ne do të ndërprisnim arterien e tij kryesore.
69:46.
THUMME LEKATA'NA MINHUL-WETINE
C
69:47.
E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
69:47.
e askush prej jush nuk do të mund ta mbronte.
69:47.
Dhe asnjë prej jush nuk do të mund ta mbronte atë.
69:47.
FEMA MINKUM MIN 'EHEDIN 'ANHU HAXHIZINE
C
69:48.
Ai (Kur'ani) është këshillë për të ruajturit.
69:48.
Natyrisht, Kurani është përkujtesë për ata që i frikësohen Zotit!
69:48.
Dhe me të vërtetë, ai është një përkujtim për të devotshmit.
69:48.
WE 'INNEHU LETEDHKIRETUN LILMUTTEKINE
C
69:49.
S'ka dyshim se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
69:49.
Ne e dimë mirë se ka prej jush që e mohojnë atë.
69:49.
Dhe me të vërtetë, Ne e dimë se ka mes jush ata që e përgënjeshtrojnë atë.
69:49.
WE 'INNA LENA'LEMU 'ENNE MINKUM MUKEDHDHIBINE
C
69:50.
Ai (Kur'ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
69:50.
Ai është keqardhje për mohuesit.
69:50.
Dhe me të vërtetë, ai (Kurani) është një arsye pikëllimi për mohuesit.
69:50.
WE 'INNEHU LEHESRETUN 'ALEL-KAFIRINE