U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
70:27.
Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
70:27.
e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre,
70:27.
Dhe ata që kanë frikë nga ndëshkimi i Zotit të tyre.
70:27.
WEL-LEDHINE HUM MIN 'ADHABI RABBIHIM MUSHFIKUNE
C
70:28.
Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit të Zotit të tyre.
70:28.
- vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet -;
70:28.
Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit të tyre nuk është diçka për t'u ndjerë i sigurt.
70:28.
'INNE 'ADHABE RABBIHIM GAJRU ME'MUNIN
C
70:29.
Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
70:29.
e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
70:29.
Dhe ata që e ruajnë nderin e tyre,
70:29.
WEL-LEDHINE HUM LIFURUXHIHIM HAFIDHUNE
C
70:30.
Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
70:30.
përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim,
70:30.
Përveç ndaj grave të tyre ose ndaj atyre që posedojnë e djathta e tyre, sepse atëherë ata nuk janë të qortuar.
70:30.
'ILLA 'ALA 'EZWAXHIHIM 'EW MA MELEKET 'EJMANUHUM FE'INNEHUM GAJRU MELUMINE
C
70:31.
E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
70:31.
por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit -;
70:31.
Por kushdo që kërkon përtej kësaj – ata janë ata që e tejkalojnë kufirin.
70:31.
FEMENI EBTEGA WERA'E DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-'ADUNE
C
70:32.
Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
70:32.
e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre;
70:32.
Dhe ata që kujdesen për amanetet e tyre dhe përmbushjet e premtimeve të tyre,
70:32.
WEL-LEDHINE HUM LI'MANATIHIM WE 'AHDIHIM RA'UNE
C
70:33.
Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
70:33.
e që gjithnjë dëshmojnë drejt;
70:33.
Dhe ata që qëndrojnë si dëshmitarë të vërtetë,
70:33.
WEL-LEDHINE HUM BISHEHADATIHIM KA'IMUNE
C
70:34.
Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
70:34.
e që i falin namazet rregullisht.
70:34.
Dhe ata që i ruajnë me kujdes namazet e tyre,
70:34.
WEL-LEDHINE HUM 'ALA SELATIHIM JUHAFIDHUNE
C
70:35.
Të tillët janë në xhennete dhe janë të nderuar.
70:35.
Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.
70:35.
Ata do të jenë në kopshte të nderuara.
70:35.
'ULA'IKE FI XHENNATIN MUKREMUNE
C
70:36.
Ç'është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
70:36.
Ç'është kështu me jobesimtarët, që nxitojnë drejt teje
70:36.
Prandaj, çfarë është me ata që nuk besojnë, që ata nxitojnë drejt teje
70:36.
FEMALIL-LEDHINE KEFERU KIBELEKE MUHTI'INE
C
70:37.
Ulen në grupe në të djathtë e në të majtë prej teje?
70:37.
djathtas e majtas, grupe-grupe?!
70:37.
Nga e djathta dhe nga e majta, në grupe?
70:37.
'ANIL-JEMINI WE 'ANI ESH-SHIMALI 'IZINE