U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
70:38.
A dëshiron secili prej tyre të hyjë në xhennetin e begatshëm?
70:38.
A mos çdonjëri prej tyre shpreson të hyjë në Kopshtin e Lumturisë?
70:38.
A shpreson secili prej tyre që të futet në një kopsht të begatisë?
70:38.
'EJETMA'U KULLU EMRI'IN MINHUM 'EN JUDHALE XHENNETE NA'IMIN
C
70:39.
Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
70:39.
Kurrsesi! Vërtet që ata e dinë nga çfarë i kemi krijuar!
70:39.
Jo! Me të vërtetë, Ne i krijuam ata nga ajo që ata e dinë.
70:39.
KELLA 'INNA HALEKNAHUM MIMMA JA'LEMUNE
C
70:40.
Pra, betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi,
70:40.
Betohem për Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, që Ne jemi të Zotë
70:40.
Prandaj, betohem për Zotin e lindjeve dhe perëndimeve që Ne jemi në gjendje
70:40.
FELA 'UKSIMU BIREBBIL-MESHARIKI WEL-MEGARIBI 'INNA LEKADIRUNE
C
70:41.
të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
70:41.
t'i ndërrojmë ata me njerëz më të mirë se ata dhe askush nuk na pengon dot.
70:41.
T'i zëvendësojmë ata me të ngjashmit e tyre; dhe askush nuk mund të na ndalojë.
70:41.
'ALA 'EN NUBEDDILE HAJREN MINHUM WE MA NEHNU BIMESBUKINE
C
70:42.
Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
70:42.
Andaj, lëri ata të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë derisa të përballen me Ditën e tyre që u është premtuar,
70:42.
Prandaj, lëri ata të merren me kotësinë e tyre dhe të luajnë derisa të takojnë ditën e tyre që u është premtuar,
70:42.
FEDHERHUM JEHUDU WE JEL'ABU HETTA JULAKU JEWMEHUMUL-LEDHI JU'ADUNE
C
70:43.
Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
70:43.
Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari,
70:43.
Ditën kur ata do të dalin nga varret e tyre me shpejtësi, sikur ata të ishin duke vrapuar drejt një objekti të ngritur,
70:43.
JEWME JEHRUXHUNE MINEL-'EXHDATHI SIRA'EN KE'ENNEHUM 'ILA NUSUBIN JUFIDUNE
C
70:44.
Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.
70:44.
me shikim të frikësuar e të kapluar nga poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!
70:44.
Me shikimet e tyre të ulura dhe poshtërimi do t'i mbulojë. Kjo është dita që atyre u është premtuar.
70:44.
HASHI'ATEN 'EBSARUHUM TERHEKUHUM DHILLETUN DHALIKEL-JEWMUL-LEDHI KANU JU'ADUNE
C
71:1.
Ne e dërguam Nuhun te populli i vet (dhe i thamë): "Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t'i godasë dënimi i rëndë!"
71:1.
Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe i thamë: “Paralajmëroje popullin tënd para se t'i vijë një dënim i dhembshëm!”
71:1.
Me të vërtetë, Ne e dërguam Nuhun te populli i tij (duke thënë): "Paralajmëro popullin tënd para se t'i vijë atyre një ndëshkim i dhimbshëm."
71:1.
'INNA 'ERSELNA NUHEN 'ILA KAWMIHI 'EN 'ENDHIR KAWMEKE MIN KABLI 'EN JE'TIJEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
71:2.
Ai tha: "O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë.
71:2.
Ai tha: “O populli im! Në të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë:
71:2.
Ai tha: "O populli im, me të vërtetë, unë jam një paralajmërues i qartë për ju.
71:2.
KALE JA KAWMI 'INNI LEKUM NEDHIRUN MUBINUN
C
71:3.
Adhurojeni All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.
71:3.
që të adhuroni Allahun, t'i frikësoheni Atij e të më bindeni mua,
71:3.
Adhuroni Allahun dhe kini frikë prej Tij dhe bindjuni mua.
71:3.
'ENI A'BUDU ELLAHE WE ETTEKUHU WE 'ETI'UNI
C
71:4.
Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini".
71:4.
me qëllim që Ai të falë disa nga gjynahet tuaja dhe t'ju lërë (të jetoni) deri në një afat të caktuar. Dhe, kur t'ju vijë çasti i caktuar i Allahut, askush nuk do të mund ta shtyjë atë, veç sikur ta dinit”!
71:4.
Ai do t'ju falë mëkatet tuaja dhe do t'ju japë një afat të caktuar. Me të vërtetë, afati i Allahut, kur vjen, nuk mund të shtyhet, nëse vetëm do ta dinit."
71:4.
JEGFIR LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JU'UEHHIRKUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN 'INNE 'EXHELEL-LAHI 'IDHA XHA'E LA JU'UEHHARU LEW KUNTUM TA'LEMUNE