Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 70:43. Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
70:43. Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari,
70:43. Ditën kur ata do të dalin nga varret e tyre me shpejtësi, sikur ata të ishin duke vrapuar drejt një objekti të ngritur,
70:43. JEWME JEHRUXHUNE MINEL-'EXHDATHI SIRA'EN KE'ENNEHUM 'ILA NUSUBIN JUFIDUNE
C 70:44. Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.
70:44. me shikim të frikësuar e të kapluar nga poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!
70:44. Me shikimet e tyre të ulura dhe poshtërimi do t'i mbulojë. Kjo është dita që atyre u është premtuar.
70:44. HASHI'ATEN 'EBSARUHUM TERHEKUHUM DHILLETUN DHALIKEL-JEWMUL-LEDHI KANU JU'ADUNE
C 71:1. Ne e dërguam Nuhun te populli i vet (dhe i thamë): "Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t'i godasë dënimi i rëndë!"
71:1. Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe i thamë: “Paralajmëroje popullin tënd para se t'i vijë një dënim i dhembshëm!”
71:1. Me të vërtetë, Ne e dërguam Nuhun te populli i tij (duke thënë): "Paralajmëro popullin tënd para se t'i vijë atyre një ndëshkim i dhimbshëm."
71:1. 'INNA 'ERSELNA NUHEN 'ILA KAWMIHI 'EN 'ENDHIR KAWMEKE MIN KABLI 'EN JE'TIJEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 71:2. Ai tha: "O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë.
71:2. Ai tha: “O populli im! Në të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë:
71:2. Ai tha: "O populli im, me të vërtetë, unë jam një paralajmërues i qartë për ju.
71:2. KALE JA KAWMI 'INNI LEKUM NEDHIRUN MUBINUN
C 71:3. Adhurojeni All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.
71:3. që të adhuroni Allahun, t'i frikësoheni Atij e të më bindeni mua,
71:3. Adhuroni Allahun dhe kini frikë prej Tij dhe bindjuni mua.
71:3. 'ENI A'BUDU ELLAHE WE ETTEKUHU WE 'ETI'UNI
C 71:4. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini".
71:4. me qëllim që Ai të falë disa nga gjynahet tuaja dhe t'ju lërë (të jetoni) deri në një afat të caktuar. Dhe, kur t'ju vijë çasti i caktuar i Allahut, askush nuk do të mund ta shtyjë atë, veç sikur ta dinit”!
71:4. Ai do t'ju falë mëkatet tuaja dhe do t'ju japë një afat të caktuar. Me të vërtetë, afati i Allahut, kur vjen, nuk mund të shtyhet, nëse vetëm do ta dinit."
71:4. JEGFIR LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JU'UEHHIRKUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN 'INNE 'EXHELEL-LAHI 'IDHA XHA'E LA JU'UEHHARU LEW KUNTUM TA'LEMUNE
C 71:5. Ai tha: "O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.
71:5. Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra vërtet popullin tim natë e ditë,
71:5. Ai tha: "Zoti im, unë i kam thirrur popullin tim natë e ditë,
71:5. KALE RABBI 'INNI DE'AWTU KAWMI LEJLEN WE NEHARAN
C 71:6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.
71:6. por thirrja ime edhe më tepër i largoi (nga e vërteta).
71:6. Por thirrja ime vetëm sa i ka larguar më shumë.
71:6. FELEM JEZID/HUM DU'A'I 'ILLA FIRAREN
C 71:7. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t'u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
71:7. Sa herë, që i thirrja për t'i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim).
71:7. Dhe sa herë që i thirra ata që Ti t'i falje ata, ata futnin gishtërinjtë e tyre në veshët e tyre dhe mbulonin kokat e tyre, këmbëngulnin dhe tregonin kryelartësi ekstreme.
71:7. WE 'INNI KULLEMA DE'AWTUHUM LITEGFIRE LEHUM XHE'ALU 'ESABI'AHUM FI 'ADHANIHIM WE ESTEGSHEW THIJABEHUM WE 'ESERRU WE ESTEKBERU ESTIKBAREN
C 71:8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.
71:8. Pastaj i thirra me zë të lartë.
71:8. Pastaj, unë i thirra ata me zë të lartë,
71:8. THUMME 'INNI DE'AWTUHUM XHIHAREN
C 71:9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumëherë edhe fshehurazi".
71:9. Më pas ua shpalla edhe botërisht, edhe fshehurazi
71:9. Pastaj, unë u shpalla atyre haptas dhe ua shpalla atyre fshehtas.
71:9. THUMME 'INNI 'A'LENTU LEHUM WE 'ESRERTU LEHUM 'ISRAREN