U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
71:3.
Adhurojeni All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.
71:3.
që të adhuroni Allahun, t'i frikësoheni Atij e të më bindeni mua,
71:3.
Adhuroni Allahun dhe kini frikë prej Tij dhe bindjuni mua.
71:3.
'ENI A'BUDU ELLAHE WE ETTEKUHU WE 'ETI'UNI
C
71:4.
Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini".
71:4.
me qëllim që Ai të falë disa nga gjynahet tuaja dhe t'ju lërë (të jetoni) deri në një afat të caktuar. Dhe, kur t'ju vijë çasti i caktuar i Allahut, askush nuk do të mund ta shtyjë atë, veç sikur ta dinit”!
71:4.
Ai do t'ju falë mëkatet tuaja dhe do t'ju japë një afat të caktuar. Me të vërtetë, afati i Allahut, kur vjen, nuk mund të shtyhet, nëse vetëm do ta dinit."
71:4.
JEGFIR LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JU'UEHHIRKUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN 'INNE 'EXHELEL-LAHI 'IDHA XHA'E LA JU'UEHHARU LEW KUNTUM TA'LEMUNE
C
71:5.
Ai tha: "O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.
71:5.
Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra vërtet popullin tim natë e ditë,
71:5.
Ai tha: "Zoti im, unë i kam thirrur popullin tim natë e ditë,
71:5.
KALE RABBI 'INNI DE'AWTU KAWMI LEJLEN WE NEHARAN
C
71:6.
Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.
71:6.
por thirrja ime edhe më tepër i largoi (nga e vërteta).
71:6.
Por thirrja ime vetëm sa i ka larguar më shumë.
71:6.
FELEM JEZID/HUM DU'A'I 'ILLA FIRAREN
C
71:7.
Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t'u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
71:7.
Sa herë, që i thirrja për t'i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim).
71:7.
Dhe sa herë që i thirra ata që Ti t'i falje ata, ata futnin gishtërinjtë e tyre në veshët e tyre dhe mbulonin kokat e tyre, këmbëngulnin dhe tregonin kryelartësi ekstreme.
71:7.
WE 'INNI KULLEMA DE'AWTUHUM LITEGFIRE LEHUM XHE'ALU 'ESABI'AHUM FI 'ADHANIHIM WE ESTEGSHEW THIJABEHUM WE 'ESERRU WE ESTEKBERU ESTIKBAREN
C
71:8.
Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.
71:8.
Pastaj i thirra me zë të lartë.
71:8.
Pastaj, unë i thirra ata me zë të lartë,
71:8.
THUMME 'INNI DE'AWTUHUM XHIHAREN
C
71:9.
Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumëherë edhe fshehurazi".
71:9.
Më pas ua shpalla edhe botërisht, edhe fshehurazi
71:9.
Pastaj, unë u shpalla atyre haptas dhe ua shpalla atyre fshehtas.
71:9.
THUMME 'INNI 'A'LENTU LEHUM WE 'ESRERTU LEHUM 'ISRAREN
C
71:10.
Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
71:10.
e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh,
71:10.
Unë thashë: 'Kërkoni falje Zotit tuaj. Me të vërtetë, Ai është Falës.
71:10.
FEKULTU ESTEGFIRU REBBEKUM 'INNEHU KANE GAFFAREN
C
71:11.
Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
71:11.
që Ai t'ju dërgojë shi të bollshëm,
71:11.
Ai do të dërgojë mbi ju shi të bollshëm nga qielli,
71:11.
JURSILI ES-SEMA'E 'ALEJKUM MIDRAREN
C
71:12.
ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
71:12.
t'ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!
71:12.
Dhe do t'ju japë pasuri dhe fëmijë dhe do t'ju japë kopshte dhe do t'ju japë lumenj.
71:12.
WE JUMDIDKUM BI'EMWALIN WE BENINE WE JEXH'AL LEKUM XHENNATIN WE JEXH'AL LEKUM 'ENHAREN
C
71:13.
Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
71:13.
Ç'është kështu me ju, që nuk e madhëroni Allahun siç duhet (duke e pasur frikë),
71:13.
Çfarë ju ndalon juve që të mos keni shpresë për madhështinë e Allahut?
71:13.
MA LEKUM LA TERXHUNE LILLAHI WEKAREN