Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 71:6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.
71:6. por thirrja ime edhe më tepër i largoi (nga e vërteta).
71:6. Por thirrja ime vetëm sa i ka larguar më shumë.
71:6. FELEM JEZID/HUM DU'A'I 'ILLA FIRAREN
C 71:7. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t'u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
71:7. Sa herë, që i thirrja për t'i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim).
71:7. Dhe sa herë që i thirra ata që Ti t'i falje ata, ata futnin gishtërinjtë e tyre në veshët e tyre dhe mbulonin kokat e tyre, këmbëngulnin dhe tregonin kryelartësi ekstreme.
71:7. WE 'INNI KULLEMA DE'AWTUHUM LITEGFIRE LEHUM XHE'ALU 'ESABI'AHUM FI 'ADHANIHIM WE ESTEGSHEW THIJABEHUM WE 'ESERRU WE ESTEKBERU ESTIKBAREN
C 71:8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.
71:8. Pastaj i thirra me zë të lartë.
71:8. Pastaj, unë i thirra ata me zë të lartë,
71:8. THUMME 'INNI DE'AWTUHUM XHIHAREN
C 71:9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumëherë edhe fshehurazi".
71:9. Më pas ua shpalla edhe botërisht, edhe fshehurazi
71:9. Pastaj, unë u shpalla atyre haptas dhe ua shpalla atyre fshehtas.
71:9. THUMME 'INNI 'A'LENTU LEHUM WE 'ESRERTU LEHUM 'ISRAREN
C 71:10. Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
71:10. e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh,
71:10. Unë thashë: 'Kërkoni falje Zotit tuaj. Me të vërtetë, Ai është Falës.
71:10. FEKULTU ESTEGFIRU REBBEKUM 'INNEHU KANE GAFFAREN
C 71:11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
71:11. që Ai t'ju dërgojë shi të bollshëm,
71:11. Ai do të dërgojë mbi ju shi të bollshëm nga qielli,
71:11. JURSILI ES-SEMA'E 'ALEJKUM MIDRAREN
C 71:12. ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
71:12. t'ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!
71:12. Dhe do t'ju japë pasuri dhe fëmijë dhe do t'ju japë kopshte dhe do t'ju japë lumenj.
71:12. WE JUMDIDKUM BI'EMWALIN WE BENINE WE JEXH'AL LEKUM XHENNATIN WE JEXH'AL LEKUM 'ENHAREN
C 71:13. Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
71:13. Ç'është kështu me ju, që nuk e madhëroni Allahun siç duhet (duke e pasur frikë),
71:13. Çfarë ju ndalon juve që të mos keni shpresë për madhështinë e Allahut?
71:13. MA LEKUM LA TERXHUNE LILLAHI WEKAREN
C 71:14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
71:14. ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa (etapat e embrionit)?
71:14. Ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa të ndryshme?
71:14. WE KAD HALEKAKUM 'ETWAREN
C 71:15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
71:15. A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin,
71:15. A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë qiej në shtresa,
71:15. 'ELEM TEREW KEJFE HALEKAL-LAHU SEB'A SEMAWATIN TIBAKEN
C 71:16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
71:16. dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener?
71:16. Dhe e bëri hënën një dritë në mes tyre dhe diellin si një llambë?
71:16. WE XHE'ALEL-KAMERE FIHINNE NUREN WE XHE'ALE ESH-SHEMSE SIRAXHAN