Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 71:9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumëherë edhe fshehurazi".
71:9. Më pas ua shpalla edhe botërisht, edhe fshehurazi
71:9. Pastaj, unë u shpalla atyre haptas dhe ua shpalla atyre fshehtas.
71:9. THUMME 'INNI 'A'LENTU LEHUM WE 'ESRERTU LEHUM 'ISRAREN
C 71:10. Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
71:10. e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh,
71:10. Unë thashë: 'Kërkoni falje Zotit tuaj. Me të vërtetë, Ai është Falës.
71:10. FEKULTU ESTEGFIRU REBBEKUM 'INNEHU KANE GAFFAREN
C 71:11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
71:11. që Ai t'ju dërgojë shi të bollshëm,
71:11. Ai do të dërgojë mbi ju shi të bollshëm nga qielli,
71:11. JURSILI ES-SEMA'E 'ALEJKUM MIDRAREN
C 71:12. ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
71:12. t'ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!
71:12. Dhe do t'ju japë pasuri dhe fëmijë dhe do t'ju japë kopshte dhe do t'ju japë lumenj.
71:12. WE JUMDIDKUM BI'EMWALIN WE BENINE WE JEXH'AL LEKUM XHENNATIN WE JEXH'AL LEKUM 'ENHAREN
C 71:13. Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
71:13. Ç'është kështu me ju, që nuk e madhëroni Allahun siç duhet (duke e pasur frikë),
71:13. Çfarë ju ndalon juve që të mos keni shpresë për madhështinë e Allahut?
71:13. MA LEKUM LA TERXHUNE LILLAHI WEKAREN
C 71:14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
71:14. ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa (etapat e embrionit)?
71:14. Ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa të ndryshme?
71:14. WE KAD HALEKAKUM 'ETWAREN
C 71:15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
71:15. A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin,
71:15. A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë qiej në shtresa,
71:15. 'ELEM TEREW KEJFE HALEKAL-LAHU SEB'A SEMAWATIN TIBAKEN
C 71:16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
71:16. dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener?
71:16. Dhe e bëri hënën një dritë në mes tyre dhe diellin si një llambë?
71:16. WE XHE'ALEL-KAMERE FIHINNE NUREN WE XHE'ALE ESH-SHEMSE SIRAXHAN
C 71:17. Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.
71:17. Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimët,
71:17. Dhe Allahu ju rrit nga toka si bimë.
71:17. WEL-LAHU 'ENBETEKUM MINEL-'ERDI NEBATEN
C 71:18. Pastaj ju kthen në të, pa dyshim ju nxjerr sërish.
71:18. pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t'ju nxjerrë.
71:18. Pastaj Ai ju kthen në të dhe do t'ju nxjerrë jashtë përsëri.
71:18. THUMME JU'IDUKUM FIHA WE JUHRIXHUKUM 'IHRAXHEN
C 71:19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
71:19. Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë,
71:19. Dhe Allahu e bëri tokën të shtruar për ju,
71:19. WEL-LAHU XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE BISATEN