U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
71:10.
Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
71:10.
e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh,
71:10.
Unë thashë: 'Kërkoni falje Zotit tuaj. Me të vërtetë, Ai është Falës.
71:10.
FEKULTU ESTEGFIRU REBBEKUM 'INNEHU KANE GAFFAREN
C
71:11.
Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
71:11.
që Ai t'ju dërgojë shi të bollshëm,
71:11.
Ai do të dërgojë mbi ju shi të bollshëm nga qielli,
71:11.
JURSILI ES-SEMA'E 'ALEJKUM MIDRAREN
C
71:12.
ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
71:12.
t'ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!
71:12.
Dhe do t'ju japë pasuri dhe fëmijë dhe do t'ju japë kopshte dhe do t'ju japë lumenj.
71:12.
WE JUMDIDKUM BI'EMWALIN WE BENINE WE JEXH'AL LEKUM XHENNATIN WE JEXH'AL LEKUM 'ENHAREN
C
71:13.
Ç'është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
71:13.
Ç'është kështu me ju, që nuk e madhëroni Allahun siç duhet (duke e pasur frikë),
71:13.
Çfarë ju ndalon juve që të mos keni shpresë për madhështinë e Allahut?
71:13.
MA LEKUM LA TERXHUNE LILLAHI WEKAREN
C
71:14.
Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
71:14.
ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa (etapat e embrionit)?
71:14.
Ndërkohë që Ai ju ka krijuar në etapa të ndryshme?
71:14.
WE KAD HALEKAKUM 'ETWAREN
C
71:15.
A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
71:15.
A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin,
71:15.
A nuk e keni parë se si Allahu krijoi shtatë qiej në shtresa,
71:15.
'ELEM TEREW KEJFE HALEKAL-LAHU SEB'A SEMAWATIN TIBAKEN
C
71:16.
Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
71:16.
dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener?
71:16.
Dhe e bëri hënën një dritë në mes tyre dhe diellin si një llambë?
71:16.
WE XHE'ALEL-KAMERE FIHINNE NUREN WE XHE'ALE ESH-SHEMSE SIRAXHAN
C
71:17.
Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.
71:17.
Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimët,
71:17.
Dhe Allahu ju rrit nga toka si bimë.
71:17.
WEL-LAHU 'ENBETEKUM MINEL-'ERDI NEBATEN
C
71:18.
Pastaj ju kthen në të, pa dyshim ju nxjerr sërish.
71:18.
pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t'ju nxjerrë.
71:18.
Pastaj Ai ju kthen në të dhe do t'ju nxjerrë jashtë përsëri.
71:18.
THUMME JU'IDUKUM FIHA WE JUHRIXHUKUM 'IHRAXHEN
C
71:19.
All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
71:19.
Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë,
71:19.
Dhe Allahu e bëri tokën të shtruar për ju,
71:19.
WEL-LAHU XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE BISATEN
C
71:20.
Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera".
71:20.
që të ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera.”
71:20.
Që ju të ecni nëpër rrugët e saj të gjera.'"
71:20.
LITESLUKU MINHA SUBULEN FIXHAXHAN