Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 18. Kehf
Ajete: 110

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 18:1. Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
18:1. Çdo lavd dhe falënderim i përket Allahut, i Cili i shpalli robit të Vet (Muhamedit) një Libër të dëlirë nga çdo shtrembërim,
18:1. Lavdi Allahut, i Cili shpalli Librin ndaj robit të Tij dhe nuk bëri në të asnjë shtrembërim.
18:1. EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI 'ENZELE 'ALA 'ABDIHIL-KITABE WE LEM JEXH'AL LLEHU 'IWEXHA
C 18:2. (ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
18:2. (një libër) të drejtë, për të paralajmëruar nëpërmjet tij, dënim të ashpër (për jobesimtarët) dhe për t'u dhënë lajmin e mirë besimtarëve, të cilët bëjnë vepra të mira, se për ta do të ketë një shpërblim të bukur (Xheneti),
18:2. (Një libër) të drejtë, për të paralajmëruar për një ndëshkim të ashpër nga Ai dhe për të përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se për ta është një shpërblim i mrekullueshëm.
18:2. KAJJIMEN LIJUNDHIRE BE'SAN SHEDIDÆN MIN LEDUNHU WE JUBESHSHIREL-MU'UMININEL-LEDHINE JA'MELUNE ES-SALIHATI 'ENNE LEHUM 'EXHRÆN HESENÆN
C 18:3. Duke qenë në të përgjithmonë.
18:3. në të cilin do të qëndrojnë përherë,
18:3. Ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë.
18:3. MAKITHINE FIHI 'EBEDEN
C 18:4. Për t'ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
18:4. si dhe për të paralajmëruar ata që thonë: “Allahu ka një bir”.
18:4. Dhe për të paralajmëruar ata që thonë: "Allahu ka marrë një bir."
18:4. WE JUNDHIREL-LEDHINE KALU ETTEHADHEL-LAHU WELEDEN
C 18:5. Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
18:5. Ata nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, as etërit e tyre. Sa fjalë e rëndë është ajo që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra.
18:5. Ata nuk kanë për këtë asnjë dije, as etërit e tyre. Sa e madhe është fjala që del nga gojët e tyre! Ata nuk thonë gjë tjetër veçse gënjeshtër.
18:5. MMA LEHUM BIHI MIN 'ILMIN WE LA LI'ABA'IHIM KEBURET KELIMETEN TEHRUXHU MIN 'EFWAHIHIM 'IN JEKULUNE 'ILLA KEDHIBEN
C 18:6. A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)?
18:6. A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?
18:6. Ndoshta ti do të shkatërrosh veten tënde nga pikëllimi pas tyre, nëse ata nuk besojnë në këtë fjalë.
18:6. FELE'ALLEKE BAHI'UN NEFSEKE 'ALA 'ATHARIHIM 'IN LEM JU'UMINU BIHEDHAL-HEDITHI 'ESEFEN
C 18:7. Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
18:7. Çdo gjë që gjendet në Tokë, Ne e kemi bërë stoli për të, për të provuar se kush prej tyre punon më mirë.
18:7. Me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë që është në tokë si një zbukurim për të, që të sprovojmë se kush prej tyre është më i mirë në vepra.
18:7. 'INNA XHE'ALNA MA 'ALEL-'ERDI ZINETEN LEHA LINEBLUWEHUM 'EJJUHUM 'EHSENU 'AMELEN
C 18:8. Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
18:8. Dhe, Ne do ta bëjmë të shkretë gjithçka, që gjendet në të.
18:8. Dhe me të vërtetë, Ne do ta bëjmë atë që është mbi të një tokë të zhveshur.
18:8. WE 'INNA LEXHA'ILUNE MA 'ALEJHA SA'IDEN XHURUZAN
C 18:9. A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
18:9. Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një çudi nga mrekullitë Tona?
18:9. A mendon se banorët e shpellës dhe Rakimi ishin nga shenjat tona një mrekulli e madhe?
18:9. 'EM HESIBTE 'ENNE 'ESHABEL-KEHFI WE ER-REKIMI KANU MIN 'AJATINA 'AXHEBEN
C 18:10. Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"
18:10. Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!”
18:10. Kur të rinjtë u strehuan në shpellë dhe thanë: "Zoti ynë, na jep mëshirë nga Ti dhe përgatit për ne një rrugëdalje të drejtë në çështjen tonë."
18:10. 'IDH 'EWAL-FITJETU 'ILAL-KEHFI FEKALU REBBENA 'ATINA MIN LEDUNKE REHMETEN WE HEJJI' LENA MIN 'EMRINA RESHEDEN
C 18:11. Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.
18:11. Ne ua mbyllëm veshët atyre (duke i lënë të flinin) në shpellë për shumë vjet.
18:11. Dhe Ne i mbyllëm veshët e tyre në shpellë për disa vite.
18:11. FEDEREBNA 'ALA 'ADHANIHIM FIL-KEHFI SININE 'ADEDEN
C 18:12. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.
18:12. Pastaj i ngritëm, për të marrë vesh se cili nga të dyja grupet do ta vlerësonte më mirë sa kohë kishin qenë të strehuar.
18:12. Pastaj, Ne i zgjuam ata që të mund të dinim se cili nga dy grupet do të llogariste më saktë kohën që ata kishin qëndruar.
18:12. THUMME BE'ATHNAHUM LINA'LEME 'EJJUL-HIZBEJNI 'EHSA LIMA LEBITHU 'EMEDEN
C 18:13. Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
18:13. Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë.
18:13. Ne të tregojmë ty rrëfimin e tyre me të vërtetën. Me të vërtetë, ata ishin të rinj që besuan në Zotin e tyre dhe Ne ua forcuam atyre udhëzimin.
18:13. NEHNU NEKUSSU 'ALEJKE NEBE'EHUM BIL-HEKKI 'INNEHUM FITJETUN 'AMENU BIREBBIHIM WE ZIDNAHUM HUDEN
C 18:14. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!"
18:14. Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne nuk do t'i lutemi asnjë zoti tjetër, përveç Tij, sepse atëherë do të thoshim një gënjeshtër të madhe.
18:14. Dhe Ne ua forcuam zemrat kur ata qëndruan dhe thanë: "Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i tokës. Ne nuk do të thërrasim ndonjë zot tjetër përveç Atij. Nëse do të bënim këtë, me të vërtetë, do të kishim thënë një gënjeshtër të madhe.
18:14. WE REBETNA 'ALA KULUBIHIM 'IDH KAMU FEKALU REBBUNA REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LEN NED'UWE MIN DUNIHI 'ILEHEN LEKAD KULNA 'IDHAN SHETETÆN
C 18:15. Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
18:15. Ky populli ynë ka zgjedhur në vend të Tij zota të tjerë, ndonëse ata nuk u sjellin dot asnjë provë të qartë. E kush është keqbërës më i madh, se ai që trillon gënjeshtra për Allahun?
18:15. Këta njerëz tanë kanë marrë përveç Tij zota. Pse ata nuk sjellin për ta ndonjë provë të qartë? Dhe kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut?"
18:15. HA'UULA' KAWMUNA ETTEHADHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN LEWLA JE'TUNE 'ALEJHIM BISULTANIN BEJJININ FEMEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN
C 18:16. Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
18:16. Kur ju t'i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë në vend të Allahut, gjeni strehë në shpellë: Zoti juaj do t'ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t'ju përgatisë mënyrën nga e cila do të keni dobi”.
18:16. Dhe kur të largoheni nga ata dhe nga ajo që ata adhurojnë përveç Allahut, atëherë kërkoni strehim në shpellë. Zoti juaj do t'ju përhapë nga mëshira e Tij dhe do t'ju përgatisë një rrugëdalje në çështjen tuaj."
18:16. WE 'IDH A'TEZELTUMUHUM WE MA JA'BUDUNE 'ILLALLAHE FE'WU 'ILAL-KEHFI JENSHUR LEKUM REBBUKUM MIN REHMETIHI WE JUHEJJI' LEKUM MIN 'EMRIKUM MIRFEKEN
C 18:17. Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18:17. Ti (o Muhamed) do ta kishe parë Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre dhe, kur perëndonte, ata i linte në anën e majtë, ndërkohë që ata gjendeshin në mesin e saj. Kjo është nga shenjat e Allahut. Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t'i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.
18:17. Dhe ti do të shohësh diellin kur lind, ai anon në të djathtë të shpellës së tyre, dhe kur perëndon, ai kalon në të majtë të tyre, ndërsa ata janë në një vend të gjerë në të. Kjo është nga shenjat e Allahut. Kushdo që Allahu e udhëzon, ai është i udhëzuar, dhe kë Ai e lë të devijojë, për atë nuk do të gjesh asnjë mbrojtës të udhëzues.
18:17. WE TERA ESH-SHEMSE 'IDHA TELE'AT TEZAWERU 'AN KEHFIHIM DHATEL-JEMINI WE 'IDHA GAREBET TEKRIDUHUM DHATE ESH-SHIMALI WE HUM FI FEXHWETIN MINHU DHALIKE MIN 'AJATI ELLAHI MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FELEN TEXHIDE LEHU WELIJEN MURSHIDAN
C 18:18. Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
18:18. Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t'i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të të kaplonte frika.
18:18. Dhe ti do t'i mendosh ata të zgjuar, ndërsa ata janë në gjumë. Dhe Ne i rrotullonim ata në të djathtë dhe në të majtë, dhe qeni i tyre ishte i shtrirë me krahët e tij të shtrirë në hyrje. Sikur t'i shihje ata, do të kishe ikur prej tyre, duke qenë i mbushur me frikë prej tyre.
18:18. WE TEHSEBUHUM 'EJKADHEN WE HUM RUKUDUN WE NUKALLIBUHUM DHATEL-JEMINI WE DHATE ESH-SHIMALI WE KELBUHUM BASITUN DHIRA'AJHI BIL-WESIDI LEWI ETTELA'TE 'ALEJHIM LEWELLEJTE MINHUM FIRARAN WE LEMULI'TE MINHUM RU'BÆN
C 18:19. Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju".
18:19. Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (në gjumë?)” - U përgjigjën: “Kemi qëndruar një ditë a një pjesë të ditës”. Disa thanë: “Zoti juaj e di më mirë se sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër. Le t'ju sjellë diçka prej tij, le të sillet mirë dhe askush të mos marrë vesh për ju.
18:19. Dhe kështu Ne i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre tha: "Sa kohë keni qëndruar?" Ata thanë: "Ne kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të një dite." Ata thanë: "Zoti juaj e di më së miri sa kohë keni qëndruar. Prandaj, dërgoni njërin prej jush me këtë monedhën tuaj në qytet dhe shikoni se cili ushqim është më i pastër dhe sillni furnizim për ju, dhe le të jetë i kujdesshëm dhe të mos i tregojë askujt për ju.
18:19. WE KEDHELIKE BE'ATHNAHUM LIJETESA'ELU BEJNEHUM KALE KA'ILUN MINHUM KEM LEBITHTUM KALU LEBITHNA JEWMEN 'EW BA'DE JEWMIN KALU REBBUKUM 'A'LEMU BIMA LEBITHTUM FAB'ATHU 'EHEDEKUM BIWERIKIKUM HEDHIHI 'ILAL-MEDINETI FELJENDHUR 'EJJUHA 'EZKA TA'AMAN FELJE'TIKUM BIRIZKIN MINHU WE LIETELETTEF WE LA JUSH'IRENNE BIKUM 'EHEDÆN
C 18:20. Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t'ju mbysin me gurë, ose do t'ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.
18:20. Me të vërtetë, nëse ju zbulojnë, ata do t'ju gjuajnë me gurë ose do t'ju kthejnë (me forcë) në fenë e tyre dhe atëherë nuk do të shpëtoni kurrsesi”!
18:20. Me të vërtetë, nëse ata ju zbulojnë, ata do t'ju vrasin ose do t'ju kthejnë në fenë e tyre. Dhe atëherë nuk do të shpëtoni kurrë."
18:20. 'INNEHUM 'IN JEDHHERU 'ALEJKUM JERXHUMUKUM 'EW JU'IDUKUM FI MILLETIHIM WE LEN TUFLIHU 'IDHEN 'EBEDAN
C 18:21. Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t'i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: "Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami".
18:21. Dhe kështu, Ne bëmë që ata të zbuloheshin, me qëllim që të dihej se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe, që të mos ketë asnjë dyshim për Orën (e Kiametit, se ajo do të vijë). Kur ata (banorët e qytetit) po haheshin me njëri-tjetrin për këtë rast, disa thoshin: “Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë! Zoti i tyre i njeh më mirë ata”. Ata që e fituan çështjen e tyre, thanë: “Ne do të ndërtojmë një faltore mbi ta!”
18:21. Dhe kështu Ne i bëmë ata të zbulohen që ata të dinin se premtimi i Allahut është i vërtetë dhe se Ora nuk ka dyshim. Kur ata kundërshtuan mes tyre për çështjen e tyre dhe thanë: "Ndërtoni mbi ta një ndërtesë. Zoti i tyre e di më së miri për ta." Ata që fituan në çështjen e tyre thanë: "Ne do të ndërtojmë mbi ta një xhami."
18:21. WE KEDHELIKE 'A'THERNA 'ALEJHIM LIJA'LEMU 'ENNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE 'ENNE ES-SA'ATE LA REJBE FIHA 'IDH JETENAZA'UNE BEJNEHUM 'EMREHUM FEKALU EBNU 'ALEJHIM BUNJANEN REBBUHUM 'A'LEMU BIHIM KALEL-LEDHINE GALEBU 'ALA 'EMRIHIM LENETTEHIDHENNE 'ALEJHIM MESXHIDAN
C 18:22. Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta".
18:22. Do të thonë: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katërti”. Disa do të thonë: “Ata ishin pesë veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar për atë që është e fshehtë; kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd!
18:22. Dhe ata do të thonë: "Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre." Dhe ata thonë: "Ishin pesë, i gjashti ishte qeni i tyre," duke hedhur hamendësime për të padukshmen. Dhe ata thonë: "Ishin shtatë, i teti ishte qeni i tyre." Thuaj: "Zoti im e di më së miri numrin e tyre. Nuk e di askush përveç pakicës." Prandaj, mos polemizo për ta përveç me një polemikë të dukshme dhe mos pyet për ta asnjë nga ata.
18:22. SEJEKULUNE THELATHETUN RABI'UHUM KELBUHUM WE JEKULUNE HAMSETUN SADISUHUM KELBUHUM REXHMEN BIL-GAJBI WE JEKULUNE SEB'ATUN WE THAMINUHUM KELBUHUM KUL RABBI 'A'LEMU BI'IDDETIHIM MA JA'LEMUHUM 'ILLA KALILUN FELA TUMARI FIHIM 'ILLA MIRA'EN DHAHIRAN WE LA TESTEFTI FIHIM MINHUM 'EHEDÆN
C 18:23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do ta bëj këtë nesër!"
18:23. Asnjëherë mos thuaj, për çfarëdo gjëje qoftë, se: “Me siguri që nesër do ta bëj këtë”
18:23. Dhe mos thuaj për asgjë: "Unë do ta bëj atë nesër,"
18:23. WE LA TEKULENNE LISHEJ'IN 'INNI FA'ILUN DHALIKE GADEN
C 18:24. Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)".
18:24. pa shtuar “Në dashtë Allahu!” Dhe, kur të harrosh (të thuash “në dashtë Allahu”) - kujtoje Zotin tënd e thuaj: “Shpresoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
18:24. Pa thënë: "Nëse dëshiron Allahu." Dhe përkujto Zotin tënd kur harron dhe thuaj: "Shpresoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më afër drejtësisë."
18:24. 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU WE EDHKUR REBBEKE 'IDHA NESITE WE KUL 'ASA 'EN JEHDIJENI RABBI LI'KREBE MIN HADHA RESHEDEN
C 18:25. (dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
18:25. Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet (diellorë), duke shtuar nëntë (për vitet hënore).
18:25. Dhe ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet dhe shtuan nëntë (vite).
18:25. WE LEBITHU FI KEHFIHIM THELATHE MIA'ETIN SININE WE EZDADU TIS'EN
C 18:26. Thuaj: "All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t'i përzihet askush.
18:26. Thuaj (o Muhamed): “Allahu e di më mirë sa kanë qëndruar. Atij i përket fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Eh, sa mirë sheh Ai çdo gjë dhe sa mirë që dëgjon! Njerëzit nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij dhe Ai nuk e ndan me askënd pushtetin e Vet.”
18:26. Thuaj: "Allahu e di më së miri sa kohë ata qëndruan. Vetëm Atij i përket e fshehta e qiejve dhe e tokës. Sa mirë që Ai sheh dhe sa mirë që Ai dëgjon! Ata nuk kanë përveç Tij ndonjë mbrojtës, dhe Ai nuk ndan pushtetin e Tij me askënd."
18:26. KULI ELLAHU 'A'LEMU BIMA LEBITHU LEHU GAJBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'EBSIR BIHI WE 'ESMI' MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE LIJIN WE LA JUSHRIKU FI HUKMIHI 'EHEDEN
C 18:27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:27. Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe ti nuk ke për të gjetur kurrfarë strehe, përveçse tek Ai.
18:27. Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd. Asgjë nuk mund ta ndryshojë fjalën e Tij, dhe ti nuk do të gjesh strehim tjetër përveç tek Ai.
18:27. WE ETLU MA 'UHIJE 'ILEJKE MIN KITABI RABBIKE LA MUBEDDILE LIKELIMATIHI WE LEN TEXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDEN
C 18:28. Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
18:28. Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.
18:28. Dhe qëndro me ata që i thërrasin Zotit të tyre në mëngjes dhe në mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën e Tij. Dhe mos i largo sytë prej tyre, duke dëshiruar zbukurimin e jetës së kësaj bote, dhe mos i bind ata zemrën e të cilëve Ne e kemi bërë të pavëmendshme ndaj përkujtimit Tonë dhe që ndjek dëshirat e veta, dhe çështja e të cilit është humbur.
18:28. WE ESBIR NEFSEKE ME'AL-LEDHINE JED'UNE REBBEHUM BIL-GADETI WEL-'ASHIJI JURIDUNE WEXHHEHU WE LA TA'DU 'AJNAKE 'ANHUM TURIDU ZINETEL-HEJATI ED-DUNJA WE LA TUTI' MEN 'EGFELNA KALBEHU 'AN DHIKRINA WE ETTEBE'A HEWAHU WE KANE 'EMRUHU FURUTÆN
C 18:29. E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai".
18:29. Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë” Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t'i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t'u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t'ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)!
18:29. Dhe thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj. Prandaj, kushdo që dëshiron, le të besojë, dhe kushdo që dëshiron, le të mos besojë." Me të vërtetë, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr, çadrat e të cilit do t'i rrethojnë ata. Dhe nëse ata kërkojnë ndihmë, atyre do t'u jepet ujë si plumbi i shkrirë që do t'u djegë fytyrat. Sa pije e keqe dhe sa vendbanim i keq!
18:29. WE KULIL-HEKKU MIN RABBIKUM FEMEN SHA'E FELJU'UMIN WE MEN SHA'E FELJEKFUR 'INNA 'A'TEDNA LILDHDHALIMINE NAREN 'EHATE BIHIM SURADIKUHA WE 'IN JESTEGITHU JUGATHU BIMA'IN KALMUHLI JESHWIL-WUXHUHE BI'SE ESH-SHERABU WE SA'ET MURTEFEKAN
C 18:30. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.
18:30. Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin punëmirëve.
18:30. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne nuk e humbim shpërblimin e atij që bën mirë.
18:30. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'INNA LA NUDI'U 'EXHRE MEN 'EHSENE 'AMELEN
C 18:31. Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
18:31. Pikërisht atyre u përket Xheneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen atje me byzylykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë dhe armaçi, duke ndenjur të mbështetur në shtretër të lartë. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i bukur!
18:31. Për ta janë kopshte të begata, nën të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të zbukurohen me byzylykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbra të bëra nga mëndafshi i hollë dhe i trashë, duke u mbështetur mbi shtretër. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i mrekullueshëm!
18:31. 'ULA'IKE LEHUM XHENNATU 'ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-'ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN 'ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE JELBESUNE THIJABEN HUDRAN MIN SUNDUSIN WE 'ISTEBREKIN MUTTEKI'INE FIHA 'ALEL-'ERA'IKI NI'ME ETH-THEWABU WE HESUNET MURTEFEKÆN
C 18:32. E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dujave bimë të tjera.
18:32. Dhe jepu atyre si shembull ndodhinë e dy njerëzve. Njërit prej tyre Ne i kishim dhënë dy kopshte vreshtash, që i kishim rrethuar me hurma e midis tyre kishim bërë fusha drithi.
18:32. Dhe sillju atyre shembullin e dy njerëzve: për njërin prej tyre, Ne bëmë dy kopshte me hardhi dhe i rrethuam ato me palma hurmash dhe midis tyre bëmë të mbijnë të mbjella.
18:32. WE EDRIB LEHUM METHELEN REXHULEJNI XHE'ALNA LI'HEDIHIMA XHENNETEJNI MIN 'A'NABIN WE HEFEFNAHUMA BINEHLIN WE XHE'ALNA BEJNEHUMA ZER'AN
C 18:33. Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
18:33. Të dy kopshtet jepnin frutet e veta, pa u munguar asgjë dhe bëmë që midis tyre të rridhte një lumë.
18:33. Të dy kopshtet prodhuan frutat e veta dhe nuk e humbën asgjë prej tyre. Dhe Ne bëmë që mes tyre të rrjedhë një lumë.
18:33. KILTAL-XHENNETEJNI 'ATET 'UKULEHA WE LEM TEDHLIM MINHU SHEJ'EN WE FEXHXHERNA HILALEHUMA NEHERAN
C 18:34. Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!"
18:34. Ai pati prodhim të bollshëm dhe i tha shokut të vet, duke biseduar me të: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë!”
18:34. Dhe ai kishte fruta. Dhe ai i tha shokut të tij, ndërsa bisedonte me të: "Unë kam më shumë pasuri dhe më shumë njerëz në numër."
18:34. WE KANE LEHU THEMERUN FEKALE LISAHIBIHI WE HUWE JUHAWIRUHU 'ENA 'EKTHERU MINKE MALEN WE 'E'AZZU NEFERAN
C 18:35. Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!"
18:35. Pastaj hyri në kopshtin e vet dhe, duke qenë i padrejtë me vetveten, tha: “Unë nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë
18:35. Dhe ai hyri në kopshtin e tij duke i bërë padrejtësi vetvetes. Ai tha: "Unë nuk mendoj se kjo do të zhduket ndonjëherë.
18:35. WE DEHALE XHENNETEHU WE HUWE DHALIMUN LINEFSIHI KALE MA 'EDHUNNU 'EN TEBIDE HEDHIHI 'EBEDEN
C 18:36. Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo".
18:36. dhe nuk mendoj se do të arrijë ndonjëherë Ora (e Kiametit). Por, edhe nëse do të më kthejnë te Zoti im, sigurisht që do të gjej një vend më të mirë se ky (kopësht)”!
18:36. Dhe unë nuk mendoj se Ora do të vijë. Dhe nëse unë kthehem te Zoti im, me siguri unë do të gjej diçka më të mirë se kjo si shpërblim."
18:36. WE MA 'EDHUNNU ES-SA'ATE KA'IMETEN WE LE'IN RUDIDTU 'ILA RABBI LE'EXHIDENNE HAJREN MINHA MUNKALEBAN
C 18:37. Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"
18:37. Shoku i tij i tha, duke biseduar me të: “A e mohon ti Atë, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe të bëri më në fund njeri të plotë?!
18:37. Shoku i tij i tha, ndërsa bisedonte me të: "A po mohon Ti Atë që të krijoi nga pluhuri, pastaj nga një pikë uji, dhe më pas të përkryeu si një njeri?
18:37. KALE LEHU SAHIBUHU WE HUWE JUHAWIRUHU 'EKEFERTE BIEL-LEDHI HALEKAKE MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME SEWWAKE REXHULEN
C 18:38. "Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!"
18:38. Sa për mua, unë besoj se Allahu është Zoti im dhe Zotit tim unë nuk i shoqëroj askënd (në adhurim).
18:38. Por sa për mua, Ai është Allahu, Zoti im, dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim askënd.
18:38. LEKINNA HUWEL-LAHU RABBI WE LA 'USHRIKU BIREBBI 'EHEDEN
C 18:39. E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shEll llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
18:39. Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës,
18:39. Dhe përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: 'Çfarëdo që Allahu dëshiron! Nuk ka fuqi përveç Allahut!' Nëse më sheh mua më pak se ty në pasuri dhe fëmijë,
18:39. WE LEWLA 'IDH DEHALTE XHENNETEKE KULTE MA SHA'EL-LAHU LA KUWETE 'ILLA BILLAHI 'IN TERENI 'ENA 'EKALLE MINKE MALEN WE WELEDAN
C 18:40. Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
18:40. dije, Zoti im, mund të më japë diçka më të mirë se kopshti yt, ndërsa në kopshtin tënd mund të dërgojë një shkatërrim nga qielli e të gdhijë rrafsh pa asgjë,
18:40. Ndoshta Zoti im do të më japë diçka më të mirë se kopshti yt dhe do të dërgojë mbi të ndonjë fatkeqësi nga qielli, që të bëhet një tokë e zhveshur,
18:40. FE'ASA RABBI 'EN JU'UTIJENI HAJREN MIN XHENNETIKE WE JURSILE 'ALEJHA HUSBANAN MINE ES-SEMA'I FETUSBIHE SA'IDÆN ZELEKÆN
C 18:41. Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!"
18:41. ose, të bëjë që uji i tij (kopshtit), të humbasë në thellësi e të mos mund ta gjesh kurrë më”.
18:41. Ose që uji i tij të zhytet thellë, që ti të mos jesh në gjendje ta gjesh atë."
18:41. 'EW JUSBIHE MA'UUHA GAWREN FELEN TESTETI'A LEHU TELEBAN
C 18:42. Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!"
18:42. Dhe pasuria e tij (e mohuesit) u shkatërrua, kurse ai i rrihte duart për gjithçka që kishte shpenzuar në të (pronën e vet) - e që tashmë ishte shkretuar nga rrënjët -, dhe thërriste: “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!”
18:42. Dhe frutat e tij u përfshinë (nga shkatërrimi), dhe ai filloi të rrotuliste duart mbi atë që kishte shpenzuar për të, ndërsa ai ishte rrënuar, duke thënë: "Ah, sikur të mos i kisha bërë Zotit tim askënd shok!"
18:42. WE 'UHITE BITHEMERIHI FE'ESBEHE JUKALLIBU KEFFEJHI 'ALA MA 'ENFEKA FIHA WE HIJE HAWIJETUN 'ALA 'URUSHIHA WE JEKULU JA LEJTENI LEM 'USHRIK BIREBBI 'EHEDEN
C 18:43. E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
18:43. Kështu, ai nuk pati kurrfarë rrethi që ta ndihmonte kundër Allahut dhe as që ishte në gjendje të mbronte vetveten.
18:43. Dhe ai nuk kishte asnjë grup që ta ndihmonte atë përveç Allahut, dhe ai nuk ishte në gjendje të ndihmonte vetveten.
18:43. WE LEM TEKUN LEHU FI'ETUN JENSURUNEHU MIN DUNI ELLAHI WE MA KANE MUNTESIREN
C 18:44. Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
18:44. Në një rast të tillë, mbrojtja vjen vetëm nga Allahu, i Vërteti. Ai është më i miri për të shpërblyer dhe jep përfundimin më të mirë.
18:44. Atje, mbrojtja i përket vetëm Allahut të Vërtetë. Ai është më i miri për shpërblim dhe më i miri për fund.
18:44. HUNALIKEL-WELAJETU LILLAHIL-HEKKI HUWE HAJRUN THEWABEN WE HAJRUN 'UKBAN
C 18:45. E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
18:45. Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!
18:45. Dhe sillju atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne zbresim nga qielli, dhe bimësia e tokës përzihet me të, pastaj ajo bëhet e thyer, që era ta shpërndajë. Dhe Allahu ka pushtet mbi çdo gjë.
18:45. WE EDRIB LEHUM METHELEL-HEJETI ED-DUNJA KEMA'IN 'ENZELNAHU MINE ES-SEMA'I FAHTELETE BIHI NEBATUL-'ERDI FE'ESBEHE HESHIMAN TEDHRUHU ER-RIJAHU WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN MUKTEDIRÆN
C 18:46. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
18:46. Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).
18:46. Pastrimi i pasurisë dhe i fëmijëve është zbukurimi i jetës së kësaj bote. Por veprat e qëndrueshme të drejtësisë janë më të mira te Zoti yt për shpërblim dhe më të mira për shpresë.
18:46. EL-MALU WEL-BENUNE ZINETUL-HEJETI ED-DUNJA WEL-BAKIJATU ES-SALIHATU HAJRUN 'INDE RABBIKE THEWABAN WE HAJRUN 'EMELÆN
C 18:47. (Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
18:47. Ditën, kur Ne do t'i shkulim malet, do ta shohësh tokën të zhveshur dhe do t'i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa.
18:47. Dhe ditën kur Ne do të lëvizim malet dhe ti do të shohësh tokën të zhveshur, dhe Ne do t'i mbledhim ata të gjithë, dhe nuk do të lëmë askënd prej tyre pas.
18:47. WE JEWME NUSEJJIRUL-XHIBALE WE TERAL-'ERDE BARIZETEN WE HESHERNAHUM FELEM NUGADIR MINHUM 'EHEDEN
C 18:48. Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): "Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje".
18:48. Ata do të sillen të radhitur para Zotit tënd (e do t'u thuhet): “Tashmë Na erdhët, ashtu siç ju krijuam herën e parë, ndonëse ju (o jobesimtarë) pretendonit se nuk do t'ju caktonim një takim (ringjalljen)”.
18:48. Dhe ata do të paraqiten para Zotit tënd në radhë. (Do t'u thuhet:) "Me të vërtetë, ju na keni ardhur Neve ashtu siç ju kemi krijuar për herë të parë. Por ju pretenduat se Ne nuk do të caktonim për ju një takim."
18:48. WE 'URIDU 'ALA RABBIKE SEFFEN LEKAD XHI'TUMUNA KEMA HALEKNAKUM 'EWWELE MERRETIN BEL ZE'AMTUM 'ELLEN NEXH'ALE LEKUM MEW'IDAN
C 18:49. Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
18:49. Dhe Libri (i veprave të tyre) do t'u vihet përpara, e do t'i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.
18:49. Dhe libri do të vihet, dhe keqbërësit do të shohin të tmerruar atë që është në të dhe do të thonë: "Mjerë për ne! Çfarë është ky libër që nuk lë jashtë as të voglën dhe as të madhen, por e ka regjistruar atë?" Dhe ata do të gjejnë atë që ata kanë bërë të pranishme. Dhe Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.
18:49. WE WUDI'AL-KITABU FETERAL-MUXHRIMINE MUSHFIKINE MIMMA FIHI WE JEKULUNE JA WEJLETENA MALI HADHAL-KITABI LA JUGADIRU SEGIRETEN WE LA KEBIRETEN 'ILLA 'EHSAHA WE WEXHEDU MA 'AMILU HADIREN WE LA JEDHLIMU REBBUKE 'EHEDAN
C 18:50. (Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet". Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?" Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
18:50. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Atëherë, a do t'a merrnit atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për keqbërësit!
18:50. Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde për Ademin," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai ishte nga xhindët dhe u rebelua kundër urdhrit të Zotit të tij. A atëherë ju do ta merrni atë dhe pasardhësit e tij si mbrojtës përveç Meje, ndërkohë që ata janë armiq për ju? Sa këmbim i keq për keqbërësit!
18:50. WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE KANE MINEL-XHINNI FEFESEKA 'AN 'EMRI RABBIHI 'EFETETTEHIDHUNEHU WE DHURRIJETEHU 'EWLIJA'E MIN DUNI WE HUM LEKUM 'ADUWUN BI'SE LILDHDHALIMINE BEDELEN
C 18:51. Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.
18:51. Unë nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të qiejve dhe të Tokës e as të krijimit të vetë atyre; dhe, sigurisht që Unë nuk mund t'i marr si ndihmës ata, që çojnë të tjerët në humbje.
18:51. Unë nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të qiejve dhe të tokës, as të krijimit të vetvetes së tyre, dhe as nuk e bëj të keqbërësit ndihmësit e Mi.
18:51. MA 'ESH/HEDTUHUM HALKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LA HALKA 'ENFUSIHIM WE MA KUNTU MUTTEHIDHEL-MUDILLINE 'ADUDEN
C 18:52. E ditën kur Ai thotë: "Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!" I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
18:52. Ditën, kur Ai do të thotë: “Thirrini ata që ju mendoni se janë shokët e Mi”, ata do t'i thërrasin, por nuk do të marrin përgjigje prej tyre dhe, Ne, do të vendosim ndërmjet tyre barrierë.
18:52. Dhe ditën kur Ai do të thotë: "Thirrni ata që i pretenduat si shokët e Mi." Atëherë ata do t'i thërrasin ata, por ata nuk do t'u përgjigjen atyre. Dhe Ne do të bëjmë një vend ndarës midis tyre.
18:52. WE JEWME JEKULU NADU SHUREKA'IJEL-LEDHINE ZE'AMTUM FEDE'AWHUM FELEM JESTEXHIBU LEHUM WE XHE'ALNA BEJNEHUM MEWBIKEN
C 18:53. Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.
18:53. Të ligjtë do të shohin zjarrin dhe do të binden, se me të vërtetë, do të bien në të dhe nuk do të gjejnë largim prej atij.
18:53. Dhe keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se ata do të bien në të, dhe nuk do të gjejnë asnjë rrugëdalje prej tij.
18:53. WE RE'AL-MUXHRIMUNE EN-NARE FEDHENNU 'ENNEHUM MUWAKI'UHA WE LEM JEXHIDU 'ANHA MESRIFEN
C 18:54. Në këtë Kur'an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar) më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
18:54. Sigurisht, në këtë Kuran, Ne u kemi shpjeguar njerëzve çdo lloj shembulli, por njeriu kundërshton më tepër se çdo krijesë tjetër.
18:54. Dhe me të vërtetë, Ne kemi shpjeguar për njerëzit në këtë Kuran çdo lloj shembulli. Por njeriu është gjithnjë më shumë kundërshtar.
18:54. WE LEKAD SERREFNA FI HADHAL-KUR'ANI LILNNASI MIN KULLI METHELIN WE KANEL-'INSANU 'EKTHERE SHEJ'IN XHEDELEN
C 18:55. Pasi që t'u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t'u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm ose t'u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
18:55. Çfarë i pengon njerëzit të besojnë, kur u vjen udhëzimi - dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre?! Apo presin vetëm që të pësojnë fatin e popujve të parë ose që t'u vijë dënimi i hapët?!
18:55. Dhe asgjë nuk i ndaloi njerëzit që të besojnë kur u erdhi udhëzimi dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre, përveç se të mos vijë mbi ta zakoni i të parëve ose t'u vijë ndëshkimi ballë për ballë.
18:55. WE MA MENE'A EN-NASE 'EN JU'UMINU 'IDH XHA'EHUMUL-HUDA WE JESTEGFIRU REBBEHUM 'ILLA 'EN TE'TIJEHUM SUNNETUL-'EWWELINE 'EW JE'TIJEHUMUL-'ADHABU KUBULEN
C 18:56. Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
18:56. Ne i çojmë të dërguarit vetëm si përcjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues. Por mohuesit (e besimit) polemizojnë me argumente të rreme për ta dobësuar të Vërtetën, ndërsa shenjat dhe paralajmërimet e Mia i marrin për tallje.
18:56. Dhe Ne nuk i dërgojmë të dërguarit përveç si përgëzues dhe paralajmërues. Por ata që nuk besojnë argumentojnë me të pavërtetën, që ta rrëzojnë të vërtetën me të. Dhe ata marrin për tallje shenjat e Mia dhe paralajmërimet e Mia.
18:56. WE MA NURSILUL-MURSELINE 'ILLA MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE WE JUXHADILUL-LEDHINE KEFERU BIL-BATILI LIJUDHIDU BIHIL-HEKKA WE ETTEHADHU 'AJATI WE MA 'UNDHIRU HUZUEN
C 18:57. Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur'anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
18:57. Kush është më i padrejtë se ai që, kur ia kujtojnë shpalljet e Zotit të vet, largohet nga ato dhe harron se ç'kanë bërë duart e tij më parë?! Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe ua kemi rënduar veshët. Edhe sikur ti t'i thërrasësh ata në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të udhëzohen.
18:57. Dhe kush është më keqbërës se ai që i kujtohet atij shenjat e Zotit të tij, por ai largohet prej tyre dhe harron atë që kanë përgatitur duart e tij? Me të vërtetë, Ne kemi vendosur një mbulesë mbi zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë dhe një rëndesë në veshët e tyre. Dhe nëse ti i thërret ata drejt udhëzimit, atëherë ata kurrë nuk do të udhëzohen.
18:57. WE MEN 'EDHLEMU MIMMEN DHUKKIRE BI'AJATI RABBIHI FE'A'REDE 'ANHA WE NESIJE MA KADDEMET JEDAHU 'INNA XHE'ALNA 'ALA KULUBIHIM 'EKINNETEN 'EN JEFKAHUHU WE FI 'ADHANIHIM WEKREN WE 'IN TED'UHUM 'ILAL-HUDA FELEN JEHTEDU 'IDHAN 'EBEDÆN
C 18:58. Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t'i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t'ua ngutte atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
18:58. Por Zoti yt është Falësi plot mëshirë. Sikur t'i dënonte ata për çfarë kanë bërë, Ai do t'ua shpejtonte dënimin. Por ata i pret një çast i caktuar, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë.
18:58. Dhe Zoti yt është Falës dhe Zotërues i mëshirës. Sikur Ai t'i ndëshkonte ata për atë që ata kanë fituar, atëherë Ai do të kishte përshpejtuar për ta ndëshkimin. Por ata kanë një kohë të caktuar, nga e cila ata nuk do të gjejnë shpëtim.
18:58. WE REBBUKEL-GAFURU DHU ER-REHMETI LEW JU'UAHIDHUHUM BIMA KESEBU LE'AXHXHELE LEHUMUL-'ADHABE BEL LEHUM MEW'IDUN LEN JEXHIDU MIN DUNIHI MEW'ILEN
C 18:59. Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.
18:59. Ato qytete Ne i shkatërruam kur banorët e tyre bënë të këqija dhe, për shkatërrimin e tyre, Ne kishim caktuar një afat.
18:59. Dhe ato qytete, Ne i shkatërruam kur ata bënë padrejtësi, dhe Ne caktuam për shkatërrimin e tyre një kohë të përcaktuar.
18:59. WE TILKEL-KURA 'EHLEKNAHUM LEMMA DHELEMU WE XHE'ALNA LIMEHLIKIHIM MEW'IDEN
C 18:60. (përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: "Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë".
18:60. (Kujto) kur Musai i tha djaloshit që e shoqëronte: “Nuk do të pushoj së ecuri, derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet, edhe nëse do të më duhet të udhëtoj për shumë kohë.”
18:60. Dhe (përkujto) kur Musa i tha djaloshit të tij: "Unë nuk do të ndalem derisa të arrij bashkimin e dy deteve ose të kaloj një kohë të gjatë."
18:60. WE 'IDH KALE MUSA LIFETAHU LA 'EBREHU HETTA 'EBLUGA MEXHME'AL-BEHREJNI 'EW 'EMDIJE HUKUBEN
C 18:61. Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
18:61. Dhe, kur arritën në vendin, ku bashkoheshin dy detet, ata e harruan peshkun e tyre dhe ai rrëshqiti në det, duke e hapur atë si tunel.
18:61. Por kur ata arritën bashkimin e tyre, ata harruan peshkun e tyre, dhe ai mori rrugën e tij në det në mënyrë të çuditshme.
18:61. FELEMMA BELEGA MEXHME'A BEJNIHIMA NESIJA HUTEHUMA FE ETTEHADHE SEBILEHU FIL-BEHRI SEREBEN
C 18:62. Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: "Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur".
18:62. Kur kaluan më tej, Musai i tha shoqëruesit të vet: “Na jep drekën tonë, sepse jemi lodhur nga ky udhëtimi ynë”.
18:62. Kur ata kaluan (nga aty), ai i tha djaloshit të tij: "Na jep mëngjesin tonë. Me të vërtetë, ne kemi pësuar lodhje në këtë udhëtimin tonë."
18:62. FELEMMA XHAWEZA KALE LIFETAHU 'ATINA GADA'ENA LEKAD LEKINA MIN SEFERINA HADHA NESEBEN
C 18:63. Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) tha: "A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!"
18:63. Ai u përgjigj: “Shiko! Kur ndaluam tek ai shkëmbi, unë e harrova peshkun. Vetëm djalli më bëri ta harroj e nuk ta thashë se peshku mori rrugën nga deti në mënyrë të habitshme!”
18:63. Ai tha: "A ke parë kur ne u strehuam në shkëmb? Unë e harrova peshkun. Vetëm Shejtani më bëri të harroj ta përmend atë. Dhe ai mori rrugën e tij në det në një mënyrë të çuditshme."
18:63. KALE 'ERE'EJTE 'IDH 'EWEJNA 'ILA ES-SEHRETI FE'INNI NESITUL-HUTE WE MA 'ENSANIHU 'ILLA ESH-SHEJTANU 'EN 'EDHKUREHU WE ETTEHADHE SEBILEHU FIL-BEHRI 'AXHEBEN
C 18:64. Ai (Musai) tha: "Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!" Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
18:64. (Musai) tha: “Kjo është ajo që po kërkojmë”. Andaj u kthyen nëpër gjurmët e veta,
18:64. (Musa) tha: "Kjo është ajo që po kërkonim." Kështu që ata u kthyen pas në gjurmët e tyre.
18:64. KALE DHALIKE MA KUNNA NEBGI FARTEDDA 'ALA 'ATHARIHIMA KASESEN
C 18:65. Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
18:65. dhe gjetën një prej robërve Tanë, të cilit i patëm dhuruar mëshirë prej Nesh dhe i kishim mësuar nga ana Jonë dije.
18:65. Dhe ata gjetën një nga robërit Tanë, të cilit Ne i kishim dhënë mëshirë nga Ne dhe i kishim mësuar nga ana Jonë një dije.
18:65. FEWEXHEDA 'ABDEN MIN 'IBADINA 'ATEJNAHU REHMETEN MIN 'INDINA WE 'ALLEMNAHU MIN LEDUNNA 'ILMAN
C 18:66. Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?"
18:66. Musai i tha atij: “A mund të të pasoj ty, që të më mësosh edhe mua diçka prej diturisë së drejtë që të është dhënë ty?”
18:66. Musa i tha atij: "A mund të të ndjek ty, që të më mësosh nga ajo që të është mësuar ty si udhëzim?"
18:66. KALE LEHU MUSA HEL 'ETTEBI'UKE 'ALA 'EN TU'ALLIMENI MIMMA 'ULLIMTE RUSHDEN
C 18:67. Ai (Hidri) tha: "Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!
18:67. Ai u përgjigj: “Ti nuk mund të durosh dot me mua!
18:67. Ai tha: "Me të vërtetë, ti nuk do të jesh në gjendje të durosh me mua.
18:67. KALE 'INNEKE LEN TESTETI'A MA'IJE SEBREN
C 18:68. Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?"
18:68. E si mund të durosh (pa pyetur) para diçkaje për të cilën nuk di asgjë”?
18:68. Dhe si mund të durosh mbi atë që nuk ke njohuri?"
18:68. WE KEJFE TESBIRU 'ALA MA LEM TUHIT BIHI HUBREN
C 18:69. (Musai) Tha: "Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!"
18:69. (Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu e nuk do të të kundërshtoj për asgjë.”
18:69. (Musa) tha: "Nëse Allahu dëshiron, ti do të më gjesh mua të durueshëm dhe unë nuk do të kundërshtoj në asgjë urdhrin tënd."
18:69. KALE SETEXHIDUNI 'IN SHA'EL-LAHU SABIREN WE LA 'A'SI LEKE 'EMRAN
C 18:70. Ai i tha: "Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të".
18:70. (Hidri) i tha: “Nëse vjen pas meje, mos më pyet për asgjë, derisa të ta shpjegoj unë!”
18:70. Ai tha: "Atëherë, nëse ti më ndjek, mos më pyet për asgjë derisa unë të përmend atë ty."
18:70. KALE FE'INI ETTEBA'TENI FELA TES'ELNI 'AN SHEJ'IN HETTA 'UHDITHE LEKE MINHU DHIKREN
C 18:71. E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: "A e shqeve që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?"
18:71. Dhe kështu, u nisën. Kur hipën në një anije, ai (Hidri) hapi një vrimë poshtë. (Musai) tha: “Mos vallë, e hape vrimën për t'i mbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të shumë të keqe”.
18:71. Atëherë ata të dy u nisën, derisa ata hipën në një anije dhe ai e shpërtheu atë. (Musa) tha: "A e shpërtheve atë që të fundosësh njerëzit e saj? Me të vërtetë, ti ke bërë një gjë të mrekullueshme."
18:71. FANTELEKA HETTA 'IDHA REKIBA FI ES-SEFINETI HAREKAHA KALE 'EHAREKTEHA LITUGRIKA 'EHLEHA LEKAD XHI'TE SHEJ'EN 'IMRAN
C 18:72. Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?"
18:72. (Hidri) i tha: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?”
18:72. Ai tha: "A nuk të thashë se ti nuk do të mund të durosh me mua?"
18:72. KALE 'ELEM 'EKUL 'INNEKE LEN TESTETI'A MA'IJE SEBREN
C 18:73. (Musai) Tha: "Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!"
18:73. Ai u përgjigj: “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!”
18:73. (Musa) tha: "Mos më qorto për atë që kam harruar dhe mos më rëndo me ndonjë vështirësi në çështjen time."
18:73. KALE LA TU'UAHIDHNI BIMA NESITU WE LA TURHIKNI MIN 'EMRI 'USREN
C 18:74. Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!"
18:74. Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme”!
18:74. Pastaj ata të dy u nisën, derisa ata takuan një djalë të ri, dhe ai e vrau atë. (Musa) tha: "A e vrave një shpirt të pastër pa të drejtë? Me të vërtetë, ti ke bërë një gjë të keqe."
18:74. FANTELEKA HETTA 'IDHA LEKIJA GULAMEN FEKATELEHU KALE 'EKATELTE NEFSAN ZEKIJETEN BIGAJRI NEFSIN LEKAD XHI'TE SHEJ'ÆN NUKRÆN
C 18:75. Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?"
18:75. Ai u përgjigj: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?”
18:75. Ai tha: "A nuk të thashë se ti nuk do të mund të durosh me mua?"
18:75. KALE 'ELEM 'EKUL LEKE 'INNEKE LEN TESTETI'A MA'IJE SEBREN
C 18:76. (Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!"
18:76. (Musai) tha: “Nëse pas kësaj do të të pyes sërish për çfarëdo gjëje, atëherë mos më mbaj më në shoqërinë tënde! Tashmë ke arsye (të mjaftueshme) nga ana ime (për t'u ndarë prej meje)!”
18:76. (Musa) tha: "Nëse të pyes për ndonjë gjë pas kësaj, atëherë mos më shoqëro më. Me të vërtetë, ti ke një arsye të mjaftueshme për mua."
18:76. KALE 'IN SE'ELTUKE 'AN SHEJ'IN BA'DEHA FELA TUSAHIBNI KAD BELEGTE MIN LEDUNNI 'UDHREN
C 18:77. Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si musafirë (e as t'i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur do t'u merrje shpërblim për këtë!"
18:77. Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij, që t'u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafirë. Aty ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar dhe ai (Hidri) e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur të kishe dashur ti, mund të kërkoje shpërblim për këtë.”
18:77. Atëherë ata të dy u nisën, derisa ata arritën në një fshat dhe kërkuan ushqim nga banorët e tij, por ata refuzuan t'i mirëpresin ata. Pastaj ata gjetën aty një mur që donte të rrëzohej, dhe ai e ngriti atë. (Musa) tha: "Sikur të kishe marrë një shpërblim për të!"
18:77. FANTELEKA HETTA 'IDHA 'ETEJA 'EHLE KARJETIN ESTET'AMA 'EHLEHA FE'EBEW 'EN JUDEJJIFUHUMA FEWEXHEDA FIHA XHIDAREN JURIDU 'EN JENKADDE FE'EKAMEHU KALE LEW SHI'TE LATTEHADHTE 'ALEJHI 'EXHRAN
C 18:78. Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!"
18:78. Ai tha: “Kjo është ndarja ndërmjet meje dhe teje. Unë do t'i shpjegoj ty ato gjëra për të cilat nuk munde të durosh.
18:78. Ai tha: "Kjo është ndarja mes meje dhe teje. Unë do të të tregoj interpretimin e asaj mbi të cilën nuk mund të duroje.
18:78. KALE HADHA FIRAKU BEJNI WE BEJNIKE SE'UNEBBI'UKE BITE'WILI MA LEM TESTETI' 'ALEJHI SEBREN
C 18:79. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).
18:79. Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë.
18:79. Sa për anijen, ajo ishte e të varfërve që punonin në det. Prandaj, unë desha ta bëj atë me të meta, sepse pas tyre ishte një mbret që do ta merrte me forcë çdo anije pa të meta.
18:79. 'EMMA ES-SEFINETU FEKANET LIMESAKINE JA'MELUNE FIL-BEHRI FE'EREDTU 'EN 'A'IBEHA WE KANE WERA'EHUM MELIKUN JE'HUDHU KULLE SEFINETIN GASBEN
C 18:80. Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
18:80. Sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë. Ne e dinim se (dashuria për të) do t'i çonte ata në të keqe dhe mohim,
18:80. Dhe sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë, dhe ne kishim frikë se ai do t'i shtynte ata në shthurje dhe mosbesim.
18:80. WE 'EMMAL-GULAMU FEKANE 'EBEWAHU MU'UMINEJNI FEHASHINA 'EN JURHIKAHUMA TUGJANEN WE KUFRAN
C 18:81. Deshëm që Zoti i tyre t'u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
18:81. dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të atij t'u jepte një më të mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm.
18:81. Prandaj, ne dëshiruam që Zoti i tyre t'u jepte atyre në vend të tij një fëmijë më të pastër dhe më të dashur.
18:81. FE'EREDNA 'EN JUBDILEHUMA REBBUHUMA HAJREN MINHU ZEKATEN WE 'EKREBE RUHMÆN
C 18:82. Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!
18:82. E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është shpjegimi i asaj, për të cilën ti s'munde të duroje!
18:82. Dhe sa për murin, ai i përkiste dy djemve jetimë në qytet, dhe poshtë tij ishte një thesar që u përkiste atyre. Dhe babai i tyre ishte një njeri i drejtë. Prandaj, Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë dhe të nxirrnin thesarin e tyre, si një mëshirë nga Zoti yt. Dhe unë nuk e bëra atë nga vullneti im. Kjo është interpretimi i asaj mbi të cilën ti nuk mund të duroje.
18:82. WE 'EMMAL-XHIDARU FEKANE LIGULAMEJNI JETIMEJNI FIL-MEDINETI WE KANE TEHTEHU KENZUN LEHUMA WE KANE 'EBUHUMA SALIHEN FE'ERADE REBBUKE 'EN JEBLUGA 'ESHUDDEHUMA WE JESTEHRIXHA KENZEHUMA REHMETEN MIN RABBIKE WE MA FE'ALTUHU 'AN 'EMRI DHALIKE TE'WILU MA LEM TESTI' 'ALEJHI SEBRAN
C 18:83. Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: "Do t'ju rrëfej për punën e tij me Kur'an (me shpallje)".
18:83. Ata (hebrenjtë) të pyesin ty (Muhamed) për Dhulkarnejnin, thuaj: “Unë do t'ju tregoj disa lajme për të.”
18:83. Dhe ata të pyesin ty për Dhul-Karneinin. Thuaj: "Unë do t'ju lexoj për të një kujtim."
18:83. WE JES'ELUNEKE 'AN DHIL-KARNEJNI KUL SE'ETLU 'ALEJKUM MINHU DHIKREN
C 18:84. Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë.
18:84. Ne i dhamë atij mundësi në Tokë dhe i dhamë mjete e rrugë për të arritur çdo gjë,
18:84. Me të vërtetë, Ne i dhamë atij pushtet në tokë dhe i dhamë atij një rrugë për çdo gjë.
18:84. 'INNA MEKKENNA LEHU FIL-'ERDI WE 'ATEJNAHU MIN KULLI SHEJ'IN SEBEBEN
C 18:85. Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).
18:85. kështu që ai u nis në një rrugë.
18:85. Kështu që ai ndoqi një rrugë.
18:85. FE'ETBE'A SEBEBEN
C 18:86. Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t'i marrish me të mirë e t'i udhëzosh!"
18:86. Kur arriti në vendin e perëndimit të Diellit, pa se ai po ulej në një burim të zi balte dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Ne thamë: “O Dhulkarnejn, mund t'i ndëshkosh ata ose mund t'u bësh mirë atyre.”
18:86. Derisa ai arriti vendin ku perëndon dielli, dhe e gjeti atë të perëndonte në një burim të errët, dhe pranë tij ai gjeti një popull. Ne thamë: "O Dhul-Karnein, ose ti mund të ndëshkosh ata, ose mund të tregosh mirësjellje ndaj tyre."
18:86. HETTA 'IDHA BELEGA MEGRIBE ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TEGRUBU FI 'AJNIN HEMI'ETIN WE WEXHEDE 'INDEHA KAWMEN KULNA JA DHAL-KARNEJNI 'IMMA 'EN TU'ADHDHIBE WE 'IMMA 'EN TETTEHIDHE FIHIM HUSNAN
C 18:87. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm".
18:87. Ai tha: “Sa i përket atij që bën të këqija, Ne do ta ndëshkojmë e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta ndëshkojë me një dënim të rëndë.
18:87. Ai tha: "Sa për ata që bëjnë padrejtësi, ne do t'i ndëshkojmë ata. Pastaj ata do të kthehen te Zoti i tyre, dhe Ai do t'i ndëshkojë ata me një ndëshkim të ashpër.
18:87. KALE 'EMMA MEN DHELEME FESEWFE NU'ADHDHIBUHU THUMME JUREDDU 'ILA RABBIHI FEJU'ADHDHIBUHU 'ADHABEN NUKRAN
C 18:88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).
18:88. Sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë dhe do t'i premtojmë atij lehtësira.”
18:88. Por sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, ai do të ketë një shpërblim të mirë, dhe ne do ta trajtojmë atë me një urdhër të lehtë."
18:88. WE 'EMMA MEN 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FELEHU XHEZA'ENL-HUSNA WE SENEKULU LEHU MIN 'EMRINA JUSRAN
C 18:89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
18:89. Pastaj ndoqi një rrugë tjetër.
18:89. Pastaj ai ndoqi një rrugë tjetër.
18:89. THUMME 'ETBE'A SEBEBEN
C 18:90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
18:90. Kur arriti në vendin e lindjes së Diellit, Ai e pa të lindte mbi një popull, të cilit Ne nuk i kishim dhënë gjë, për t'u mbrojtur nga dielli.
18:90. Derisa ai arriti vendin ku lind dielli, dhe e gjeti atë të lindte mbi një popull të cilit Ne nuk u kishim dhënë asnjë mbrojtje ndaj tij.
18:90. HETTA 'IDHA BELEGA METLI'A ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TETLU'U 'ALA KAWMIN LEM NEXH'AL LEHUM MIN DUNIHA SITREN
C 18:91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
18:91. Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të.
18:91. Kështu ishte. Dhe Ne e dinim gjithçka rreth tij.
18:91. KEDHALIKE WE KAD 'EHETNA BIMA LEDEJHI HUBREN
C 18:92. Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
18:92. Pastaj mori një rrugë tjetër.
18:92. Pastaj ai ndoqi një rrugë tjetër.
18:92. THUMME 'ETBE'A SEBEBEN
C 18:93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
18:93. Derisa, kur arriti në mes dy malesh, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.
18:93. Derisa ai arriti mes dy maleve, ai gjeti pranë tyre një popull që pothuajse nuk kuptonin një fjalë.
18:93. HETTA 'IDHA BELEGA BEJNE ES-SEDDEJNI WEXHEDE MIN DUNIHIMA KAWMEN LA JEKADUNE JEFKAHUNE KAWLAN
C 18:94. Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
18:94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?”
18:94. Ata thanë: "O Dhul-Karnein, me të vërtetë, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi po bëjnë shkatërrime në tokë. A mund të vendosim një shpërblim për ty që të bësh një pengesë midis nesh dhe atyre?"
18:94. KALU JA DHAL-KARNEJNI 'INNE JE'XHUXHE WE ME'XHUXHE MUFSIDUNE FIL-'ERDI FEHEL NEXH'ALU LEKE HARXHEN 'ALA 'EN TEXH'ALE BEJNENA WE BEJNEHUM SEDDAN
C 18:95. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
18:95. Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni mua me krahë! Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre.
18:95. Ai tha: "Ajo që Zoti im më ka dhënë është më e mirë, por ndihmoni mua me fuqi, që unë të mund të ndërtoj midis jush dhe atyre një pendë.
18:95. KALE MA MEKKENENI FIHI RABBI HAJRUN FE'A'INUNI BIKUWETIN 'EXH'AL BEJNEKUM WE BEJNEHUM REDMEN
C 18:96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"
18:96. Më sillni blloqe hekuri!” Dhe, kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit, derisa hekuri të skuqet si zjarri.” Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hedh në të.”
18:96. Më sillni blloqe hekuri." Derisa ai i niveloi ato mes dy kreshtave, ai tha: "Fryeni." Derisa e bëri atë si zjarr, ai tha: "Më sillni bakër të shkrirë që ta derdh mbi të."
18:96. 'ATUNI ZUBEREL-HEDIDI HETTA 'IDHA SAWA BEJNE ES-SEDEFEJNI KALE ENFUHU HETTA 'IDHA XHE'ALEHU NAREN KALE 'ATUNI 'UFRIG 'ALEJHI KITRAN
C 18:97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
18:97. Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën që ta kapërcenin pendën dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të.
18:97. Pra, ata nuk ishin në gjendje ta kalonin atë, dhe as nuk ishin në gjendje ta hapnin atë.
18:97. FEMA ESTA'U 'EN JEDHHERUHU WE MA ESTETA'U LEHU NEKBEN
C 18:98. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".
18:98. Ai tha: “Kjo është mëshirë nga Zoti im! Kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimi i Zotit tim është (gjithnjë) i vërtetë.
18:98. Ai tha: "Kjo është një mëshirë nga Zoti im. Por kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta bëjë atë të rrafshët. Dhe premtimi i Zotit tim është i vërtetë."
18:98. KALE HADHA REHMETUN MIN RABBI FE'IDHA XHA'E WA'DU RABBI XHE'ALEHU DEKKA'E WE KANE WA'DU RABBI HEKKEN
C 18:99. (Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
18:99. Atë Ditë, Ne do të bëjmë, që të vërshojnë njëri mbi tjetrin si valët (e detit) dhe do t'i fryhet Surit e do t'i tubojmë, që të gjithë së bashku.
18:99. Dhe atë ditë Ne do t'i lëmë ata të përzihen me njëri-tjetrin, dhe do të fryhet në Sur. Pastaj, Ne do t'i mbledhim ata të gjithë së bashku.
18:99. WE TEREKNA BA'DEHUM JEWME'IDHIN JEMUXHU FI BA'DIN WE NUFIHA FI ES-SURI FEXHEMA'NAHUM XHEM'EN
C 18:100. Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
18:100. Atë ditë do t'ua tregojmë haptazi Xhehenemin mohuesve,
18:100. Dhe atë ditë Ne do ta paraqesim Xhehenemin para jobesimtarëve,
18:100. WE 'AREDNA XHEHENNEME JEWME'IDHIN LILKAFIRINE 'ARDEN
C 18:101. Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).
18:101. të cilët i kishin sytë të mbuluar para këshillave të Mia dhe të cilët nuk mund të dëgjonin.
18:101. Atyre që sytë e tyre ishin të mbuluar nga përkujtimi Im dhe që nuk ishin në gjendje të dëgjonin.
18:101. EL-LEDHINE KANET 'A'JUNUHUM FI GITA'IN 'AN DHIKRI WE KANU LA JESTETI'UNE SEM'EN
C 18:102. A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.
18:102. Vallë, a mendojnë mohuesit, se do të mund t'i zgjedhin robërit e Mi si mbrojtës, në vendin Tim?! Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendbanim për mohuesit.
18:102. A menduan ata që mohojnë se ata mund të marrin robërit e Mi si mbrojtës përveç Meje? Me të vërtetë, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët Xhehenemin si një vendbanim.
18:102. 'EFEHESIBEL-LEDHINE KEFERU 'EN JETTEHIDHU 'IBADI MIN DUNI 'EWLIJA'E 'INNA 'A'TEDNA XHEHENNEME LILKAFIRINE NUZULEN
C 18:103. Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?"
18:103. Thuaj: “A doni t'ju lajmëroj për ata që, më së shumti, humbasin nga punët e veta,
18:103. Thuaj: "A t'ju tregoj për ata që janë më të humbur në vepra?
18:103. KUL HEL NUNEBBI'UKUM BIL-'EHSERINE 'A'MALEN
C 18:104. Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
18:104. për ata, përpjekja e të cilëve ka qenë e kotë në jetën e kësaj bote, ndërkohë që mendonin se po bënin vepra të mira?”
18:104. Ata veprat e të cilëve janë të humbura në këtë jetë, ndërsa ata mendojnë se po bëjnë mirë."
18:104. EL-LEDHINE DELLE SA'JUHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA WE HUM JEHSEBUNE 'ENNEHUM JUHSINUNE SUN'AN
C 18:105. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë vlere.
18:105. Këta janë ata, që nuk kanë besuar në shpalljet e Zotit të tyre dhe në takimin me Të. Punët e tyre do të fshihen, andaj Ne nuk do të vëmë kurrfarë peshe për ta (për veprat e tyre), në Ditën e Kiametit.
18:105. Ata janë ata që mohojnë shenjat e Zotit të tyre dhe takimin me Të. Prandaj, veprat e tyre janë të humbura, dhe Ne nuk do t'u japim atyre asnjë rëndësi në Ditën e Ringjalljes.
18:105. 'ULE'IKEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI RABBIHIM WE LIKA'IHI FEHEBITET 'A'MALUHUM FELA NUKIMU LEHUM JEWMEL-KIJAMETI WEZNEN
C 18:106. Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
18:106. Shpërblimi i tyre do të jetë Xhehenemi për shkak të mohimit të tyre dhe për shkak se talleshin me shenjat e Mia dhe të dërguarit e Mi.
18:106. Kjo është shpërblimi i tyre: Xhehenemi, për shkak se ata mohuan dhe i bënë shaka shenjat e Mia dhe të dërguarit e Mi.
18:106. DHALIKE XHEZA'UUHUM XHEHENNEMU BIMA KEFERU WE ETTEHADHU 'AJATI WE RUSULI HUZUEN
C 18:107. S'ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit.
18:107. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë për banesa kopshtet e Firdeusit,
18:107. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, për ta janë kopshte të begata,
18:107. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI KANET LEHUM XHENNATUL-FIRDEWSI NUZULEN
C 18:108. Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t'u ndryshohet).
18:108. ku do të qëndrojnë përherë, duke mos dëshiruar asnjë ndryshim.
18:108. Ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Ata nuk do të dëshirojnë të largohen prej tyre.
18:108. HALIDINE FIHA LA JEBGUNE 'ANHA HIWELEN
C 18:109. Thuaj: "Sikur të ishte deti ngjyrë për t'i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)".
18:109. Thuaj: “Sikur deti të ishte bojë për të shkruar fjalët e Zotit tim, sigurisht që ai do të shterej, para se të soseshin fjalët e Zotit tim, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë edhe një det tjetër si ai.”
18:109. Thuaj: "Sikur deti të ishte bojë për fjalët e Zotit tim, me siguri, deti do të mbaronte para se të përfundonin fjalët e Zotit tim, edhe sikur Ne të sillnim si ndihmë një det tjetër."
18:109. KUL LEW KANEL-BEHRU MIDADEN LIKELIMATI RABBI LENEFIDEL-BEHRU KABLE 'EN TENFEDE KELIMATU RABBI WE LEW XHI'NA BIMITHLIHI MEDEDAN
C 18:110. Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".
18:110. Thuaj: “Unë jam vetëm një vdekatar si ju, që më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i Vetëm. Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!”
18:110. Thuaj: "Unë jam vetëm një njeri si ju. Më është shpallur se Zoti juaj është një Zot i vetëm. Prandaj, kushdo që shpreson për takimin me Zotin e tij, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i bëjë shok në adhurim Zotit të tij."
18:110. KUL 'INNEMA 'ENA BESHERUN MITHLUKUM JUHA 'ILEJJE 'ENNEMA 'ILEHUKUM 'ILEHUN WAHIDUN FEMEN KANE JERXHU LIKA'E RABBIHI FELJA'MEL 'AMELEN SALIHAN WE LA JUSHRIK BI'IBADETI RABBIHI 'EHEDÆN