Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 18:86. Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: "O Dhulkarnejn, ose do t'i dënosh, ose do t'i marrish me të mirë e t'i udhëzosh!"
18:86. Kur arriti në vendin e perëndimit të Diellit, pa se ai po ulej në një burim të zi balte dhe në afërsi të tij gjeti një popull. Ne thamë: “O Dhulkarnejn, mund t'i ndëshkosh ata ose mund t'u bësh mirë atyre.”
18:86. Derisa ai arriti vendin ku perëndon dielli, dhe e gjeti atë të perëndonte në një burim të errët, dhe pranë tij ai gjeti një popull. Ne thamë: "O Dhul-Karnein, ose ti mund të ndëshkosh ata, ose mund të tregosh mirësjellje ndaj tyre."
18:86. HETTA 'IDHA BELEGA MEGRIBE ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TEGRUBU FI 'AJNIN HEMI'ETIN WE WEXHEDE 'INDEHA KAWMEN KULNA JA DHAL-KARNEJNI 'IMMA 'EN TU'ADHDHIBE WE 'IMMA 'EN TETTEHIDHE FIHIM HUSNAN
C 18:87. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm".
18:87. Ai tha: “Sa i përket atij që bën të këqija, Ne do ta ndëshkojmë e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, i Cili do ta ndëshkojë me një dënim të rëndë.
18:87. Ai tha: "Sa për ata që bëjnë padrejtësi, ne do t'i ndëshkojmë ata. Pastaj ata do të kthehen te Zoti i tyre, dhe Ai do t'i ndëshkojë ata me një ndëshkim të ashpër.
18:87. KALE 'EMMA MEN DHELEME FESEWFE NU'ADHDHIBUHU THUMME JUREDDU 'ILA RABBIHI FEJU'ADHDHIBUHU 'ADHABEN NUKRAN
C 18:88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).
18:88. Sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë dhe do t'i premtojmë atij lehtësira.”
18:88. Por sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, ai do të ketë një shpërblim të mirë, dhe ne do ta trajtojmë atë me një urdhër të lehtë."
18:88. WE 'EMMA MEN 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FELEHU XHEZA'ENL-HUSNA WE SENEKULU LEHU MIN 'EMRINA JUSRAN
C 18:89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
18:89. Pastaj ndoqi një rrugë tjetër.
18:89. Pastaj ai ndoqi një rrugë tjetër.
18:89. THUMME 'ETBE'A SEBEBEN
C 18:90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
18:90. Kur arriti në vendin e lindjes së Diellit, Ai e pa të lindte mbi një popull, të cilit Ne nuk i kishim dhënë gjë, për t'u mbrojtur nga dielli.
18:90. Derisa ai arriti vendin ku lind dielli, dhe e gjeti atë të lindte mbi një popull të cilit Ne nuk u kishim dhënë asnjë mbrojtje ndaj tij.
18:90. HETTA 'IDHA BELEGA METLI'A ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TETLU'U 'ALA KAWMIN LEM NEXH'AL LEHUM MIN DUNIHA SITREN
C 18:91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
18:91. Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të.
18:91. Kështu ishte. Dhe Ne e dinim gjithçka rreth tij.
18:91. KEDHALIKE WE KAD 'EHETNA BIMA LEDEJHI HUBREN
C 18:92. Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
18:92. Pastaj mori një rrugë tjetër.
18:92. Pastaj ai ndoqi një rrugë tjetër.
18:92. THUMME 'ETBE'A SEBEBEN
C 18:93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
18:93. Derisa, kur arriti në mes dy malesh, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.
18:93. Derisa ai arriti mes dy maleve, ai gjeti pranë tyre një popull që pothuajse nuk kuptonin një fjalë.
18:93. HETTA 'IDHA BELEGA BEJNE ES-SEDDEJNI WEXHEDE MIN DUNIHIMA KAWMEN LA JEKADUNE JEFKAHUNE KAWLAN
C 18:94. Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
18:94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?”
18:94. Ata thanë: "O Dhul-Karnein, me të vërtetë, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi po bëjnë shkatërrime në tokë. A mund të vendosim një shpërblim për ty që të bësh një pengesë midis nesh dhe atyre?"
18:94. KALU JA DHAL-KARNEJNI 'INNE JE'XHUXHE WE ME'XHUXHE MUFSIDUNE FIL-'ERDI FEHEL NEXH'ALU LEKE HARXHEN 'ALA 'EN TEXH'ALE BEJNENA WE BEJNEHUM SEDDAN
C 18:95. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
18:95. Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni mua me krahë! Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre.
18:95. Ai tha: "Ajo që Zoti im më ka dhënë është më e mirë, por ndihmoni mua me fuqi, që unë të mund të ndërtoj midis jush dhe atyre një pendë.
18:95. KALE MA MEKKENENI FIHI RABBI HAJRUN FE'A'INUNI BIKUWETIN 'EXH'AL BEJNEKUM WE BEJNEHUM REDMEN
C 18:96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"
18:96. Më sillni blloqe hekuri!” Dhe, kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit, derisa hekuri të skuqet si zjarri.” Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hedh në të.”
18:96. Më sillni blloqe hekuri." Derisa ai i niveloi ato mes dy kreshtave, ai tha: "Fryeni." Derisa e bëri atë si zjarr, ai tha: "Më sillni bakër të shkrirë që ta derdh mbi të."
18:96. 'ATUNI ZUBEREL-HEDIDI HETTA 'IDHA SAWA BEJNE ES-SEDEFEJNI KALE ENFUHU HETTA 'IDHA XHE'ALEHU NAREN KALE 'ATUNI 'UFRIG 'ALEJHI KITRAN