Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 18:88. Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë).
18:88. Sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë dhe do t'i premtojmë atij lehtësira.”
18:88. Por sa për atë që beson dhe bën vepra të mira, ai do të ketë një shpërblim të mirë, dhe ne do ta trajtojmë atë me një urdhër të lehtë."
18:88. WE 'EMMA MEN 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FELEHU XHEZA'ENL-HUSNA WE SENEKULU LEHU MIN 'EMRINA JUSRAN
C 18:89. Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
18:89. Pastaj ndoqi një rrugë tjetër.
18:89. Pastaj ai ndoqi një rrugë tjetër.
18:89. THUMME 'ETBE'A SEBEBEN
C 18:90. Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
18:90. Kur arriti në vendin e lindjes së Diellit, Ai e pa të lindte mbi një popull, të cilit Ne nuk i kishim dhënë gjë, për t'u mbrojtur nga dielli.
18:90. Derisa ai arriti vendin ku lind dielli, dhe e gjeti atë të lindte mbi një popull të cilit Ne nuk u kishim dhënë asnjë mbrojtje ndaj tij.
18:90. HETTA 'IDHA BELEGA METLI'A ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TETLU'U 'ALA KAWMIN LEM NEXH'AL LEHUM MIN DUNIHA SITREN
C 18:91. Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
18:91. Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të.
18:91. Kështu ishte. Dhe Ne e dinim gjithçka rreth tij.
18:91. KEDHALIKE WE KAD 'EHETNA BIMA LEDEJHI HUBREN
C 18:92. Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
18:92. Pastaj mori një rrugë tjetër.
18:92. Pastaj ai ndoqi një rrugë tjetër.
18:92. THUMME 'ETBE'A SEBEBEN
C 18:93. Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
18:93. Derisa, kur arriti në mes dy malesh, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.
18:93. Derisa ai arriti mes dy maleve, ai gjeti pranë tyre një popull që pothuajse nuk kuptonin një fjalë.
18:93. HETTA 'IDHA BELEGA BEJNE ES-SEDDEJNI WEXHEDE MIN DUNIHIMA KAWMEN LA JEKADUNE JEFKAHUNE KAWLAN
C 18:94. Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
18:94. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?”
18:94. Ata thanë: "O Dhul-Karnein, me të vërtetë, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi po bëjnë shkatërrime në tokë. A mund të vendosim një shpërblim për ty që të bësh një pengesë midis nesh dhe atyre?"
18:94. KALU JA DHAL-KARNEJNI 'INNE JE'XHUXHE WE ME'XHUXHE MUFSIDUNE FIL-'ERDI FEHEL NEXH'ALU LEKE HARXHEN 'ALA 'EN TEXH'ALE BEJNENA WE BEJNEHUM SEDDAN
C 18:95. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
18:95. Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni mua me krahë! Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre.
18:95. Ai tha: "Ajo që Zoti im më ka dhënë është më e mirë, por ndihmoni mua me fuqi, që unë të mund të ndërtoj midis jush dhe atyre një pendë.
18:95. KALE MA MEKKENENI FIHI RABBI HAJRUN FE'A'INUNI BIKUWETIN 'EXH'AL BEJNEKUM WE BEJNEHUM REDMEN
C 18:96. Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"
18:96. Më sillni blloqe hekuri!” Dhe, kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit, derisa hekuri të skuqet si zjarri.” Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hedh në të.”
18:96. Më sillni blloqe hekuri." Derisa ai i niveloi ato mes dy kreshtave, ai tha: "Fryeni." Derisa e bëri atë si zjarr, ai tha: "Më sillni bakër të shkrirë që ta derdh mbi të."
18:96. 'ATUNI ZUBEREL-HEDIDI HETTA 'IDHA SAWA BEJNE ES-SEDEFEJNI KALE ENFUHU HETTA 'IDHA XHE'ALEHU NAREN KALE 'ATUNI 'UFRIG 'ALEJHI KITRAN
C 18:97. E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
18:97. Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën që ta kapërcenin pendën dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të.
18:97. Pra, ata nuk ishin në gjendje ta kalonin atë, dhe as nuk ishin në gjendje ta hapnin atë.
18:97. FEMA ESTA'U 'EN JEDHHERUHU WE MA ESTETA'U LEHU NEKBEN
C 18:98. Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".
18:98. Ai tha: “Kjo është mëshirë nga Zoti im! Kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimi i Zotit tim është (gjithnjë) i vërtetë.
18:98. Ai tha: "Kjo është një mëshirë nga Zoti im. Por kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta bëjë atë të rrafshët. Dhe premtimi i Zotit tim është i vërtetë."
18:98. KALE HADHA REHMETUN MIN RABBI FE'IDHA XHA'E WA'DU RABBI XHE'ALEHU DEKKA'E WE KANE WA'DU RABBI HEKKEN