U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
18:92.
Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes - nga veriu).
18:92.
Pastaj mori një rrugë tjetër.
18:92.
Pastaj ai ndoqi një rrugë tjetër.
18:92.
THUMME 'ETBE'A SEBEBEN
C
18:93.
Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
18:93.
Derisa, kur arriti në mes dy malesh, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme.
18:93.
Derisa ai arriti mes dy maleve, ai gjeti pranë tyre një popull që pothuajse nuk kuptonin një fjalë.
18:93.
HETTA 'IDHA BELEGA BEJNE ES-SEDDEJNI WEXHEDE MIN DUNIHIMA KAWMEN LA JEKADUNE JEFKAHUNE KAWLAN
C
18:94.
Ata thanë: "O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?"
18:94.
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet, Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?”
18:94.
Ata thanë: "O Dhul-Karnein, me të vërtetë, Jexhuxhi dhe Mexhuxhi po bëjnë shkatërrime në tokë. A mund të vendosim një shpërblim për ty që të bësh një pengesë midis nesh dhe atyre?"
18:94.
KALU JA DHAL-KARNEJNI 'INNE JE'XHUXHE WE ME'XHUXHE MUFSIDUNE FIL-'ERDI FEHEL NEXH'ALU LEKE HARXHEN 'ALA 'EN TEXH'ALE BEJNENA WE BEJNEHUM SEDDAN
C
18:95.
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!".
18:95.
Ai tha: “Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni mua me krahë! Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre.
18:95.
Ai tha: "Ajo që Zoti im më ka dhënë është më e mirë, por ndihmoni mua me fuqi, që unë të mund të ndërtoj midis jush dhe atyre një pendë.
18:95.
KALE MA MEKKENENI FIHI RABBI HAJRUN FE'A'INUNI BIKUWETIN 'EXH'AL BEJNEKUM WE BEJNEHUM REDMEN
C
18:96.
Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: "Ndizni!", e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: "Më sillni bakër të shkrirë t'ia hedhë atij!"
18:96.
Më sillni blloqe hekuri!” Dhe, kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit, derisa hekuri të skuqet si zjarri.” Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hedh në të.”
18:96.
Më sillni blloqe hekuri." Derisa ai i niveloi ato mes dy kreshtave, ai tha: "Fryeni." Derisa e bëri atë si zjarr, ai tha: "Më sillni bakër të shkrirë që ta derdh mbi të."
18:96.
'ATUNI ZUBEREL-HEDIDI HETTA 'IDHA SAWA BEJNE ES-SEDEFEJNI KALE ENFUHU HETTA 'IDHA XHE'ALEHU NAREN KALE 'ATUNI 'UFRIG 'ALEJHI KITRAN
C
18:97.
E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
18:97.
Kështu, ata (Jexhuxhët dhe Mexhuxhët) nuk mundën që ta kapërcenin pendën dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të.
18:97.
Pra, ata nuk ishin në gjendje ta kalonin atë, dhe as nuk ishin në gjendje ta hapnin atë.
18:97.
FEMA ESTA'U 'EN JEDHHERUHU WE MA ESTETA'U LEHU NEKBEN
C
18:98.
Ai (Dhulkarnejni) tha: "Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt".
18:98.
Ai tha: “Kjo është mëshirë nga Zoti im! Kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimi i Zotit tim është (gjithnjë) i vërtetë.
18:98.
Ai tha: "Kjo është një mëshirë nga Zoti im. Por kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta bëjë atë të rrafshët. Dhe premtimi i Zotit tim është i vërtetë."
18:98.
KALE HADHA REHMETUN MIN RABBI FE'IDHA XHA'E WA'DU RABBI XHE'ALEHU DEKKA'E WE KANE WA'DU RABBI HEKKEN
C
18:99.
(Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
18:99.
Atë Ditë, Ne do të bëjmë, që të vërshojnë njëri mbi tjetrin si valët (e detit) dhe do t'i fryhet Surit e do t'i tubojmë, që të gjithë së bashku.
18:99.
Dhe atë ditë Ne do t'i lëmë ata të përzihen me njëri-tjetrin, dhe do të fryhet në Sur. Pastaj, Ne do t'i mbledhim ata të gjithë së bashku.
18:99.
WE TEREKNA BA'DEHUM JEWME'IDHIN JEMUXHU FI BA'DIN WE NUFIHA FI ES-SURI FEXHEMA'NAHUM XHEM'EN
C
18:100.
Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
18:100.
Atë ditë do t'ua tregojmë haptazi Xhehenemin mohuesve,
18:100.
Dhe atë ditë Ne do ta paraqesim Xhehenemin para jobesimtarëve,
18:100.
WE 'AREDNA XHEHENNEME JEWME'IDHIN LILKAFIRINE 'ARDEN
C
18:101.
Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).
18:101.
të cilët i kishin sytë të mbuluar para këshillave të Mia dhe të cilët nuk mund të dëgjonin.
18:101.
Atyre që sytë e tyre ishin të mbuluar nga përkujtimi Im dhe që nuk ishin në gjendje të dëgjonin.
18:101.
EL-LEDHINE KANET 'A'JUNUHUM FI GITA'IN 'AN DHIKRI WE KANU LA JESTETI'UNE SEM'EN
C
18:102.
A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.
18:102.
Vallë, a mendojnë mohuesit, se do të mund t'i zgjedhin robërit e Mi si mbrojtës, në vendin Tim?! Ne e kemi përgatitur Xhehenemin si vendbanim për mohuesit.
18:102.
A menduan ata që mohojnë se ata mund të marrin robërit e Mi si mbrojtës përveç Meje? Me të vërtetë, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët Xhehenemin si një vendbanim.
18:102.
'EFEHESIBEL-LEDHINE KEFERU 'EN JETTEHIDHU 'IBADI MIN DUNI 'EWLIJA'E 'INNA 'A'TEDNA XHEHENNEME LILKAFIRINE NUZULEN