Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 18:9. A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
18:9. Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një çudi nga mrekullitë Tona?
18:9. A mendon se banorët e shpellës dhe Rakimi ishin nga shenjat tona një mrekulli e madhe?
18:9. 'EM HESIBTE 'ENNE 'ESHABEL-KEHFI WE ER-REKIMI KANU MIN 'AJATINA 'AXHEBEN
C 18:10. Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"
18:10. Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!”
18:10. Kur të rinjtë u strehuan në shpellë dhe thanë: "Zoti ynë, na jep mëshirë nga Ti dhe përgatit për ne një rrugëdalje të drejtë në çështjen tonë."
18:10. 'IDH 'EWAL-FITJETU 'ILAL-KEHFI FEKALU REBBENA 'ATINA MIN LEDUNKE REHMETEN WE HEJJI' LENA MIN 'EMRINA RESHEDEN
C 18:11. Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.
18:11. Ne ua mbyllëm veshët atyre (duke i lënë të flinin) në shpellë për shumë vjet.
18:11. Dhe Ne i mbyllëm veshët e tyre në shpellë për disa vite.
18:11. FEDEREBNA 'ALA 'ADHANIHIM FIL-KEHFI SININE 'ADEDEN
C 18:12. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.
18:12. Pastaj i ngritëm, për të marrë vesh se cili nga të dyja grupet do ta vlerësonte më mirë sa kohë kishin qenë të strehuar.
18:12. Pastaj, Ne i zgjuam ata që të mund të dinim se cili nga dy grupet do të llogariste më saktë kohën që ata kishin qëndruar.
18:12. THUMME BE'ATHNAHUM LINA'LEME 'EJJUL-HIZBEJNI 'EHSA LIMA LEBITHU 'EMEDEN
C 18:13. Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
18:13. Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë.
18:13. Ne të tregojmë ty rrëfimin e tyre me të vërtetën. Me të vërtetë, ata ishin të rinj që besuan në Zotin e tyre dhe Ne ua forcuam atyre udhëzimin.
18:13. NEHNU NEKUSSU 'ALEJKE NEBE'EHUM BIL-HEKKI 'INNEHUM FITJETUN 'AMENU BIREBBIHIM WE ZIDNAHUM HUDEN
C 18:14. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!"
18:14. Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne nuk do t'i lutemi asnjë zoti tjetër, përveç Tij, sepse atëherë do të thoshim një gënjeshtër të madhe.
18:14. Dhe Ne ua forcuam zemrat kur ata qëndruan dhe thanë: "Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i tokës. Ne nuk do të thërrasim ndonjë zot tjetër përveç Atij. Nëse do të bënim këtë, me të vërtetë, do të kishim thënë një gënjeshtër të madhe.
18:14. WE REBETNA 'ALA KULUBIHIM 'IDH KAMU FEKALU REBBUNA REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LEN NED'UWE MIN DUNIHI 'ILEHEN LEKAD KULNA 'IDHAN SHETETÆN
C 18:15. Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
18:15. Ky populli ynë ka zgjedhur në vend të Tij zota të tjerë, ndonëse ata nuk u sjellin dot asnjë provë të qartë. E kush është keqbërës më i madh, se ai që trillon gënjeshtra për Allahun?
18:15. Këta njerëz tanë kanë marrë përveç Tij zota. Pse ata nuk sjellin për ta ndonjë provë të qartë? Dhe kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut?"
18:15. HA'UULA' KAWMUNA ETTEHADHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN LEWLA JE'TUNE 'ALEJHIM BISULTANIN BEJJININ FEMEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN
C 18:16. Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
18:16. Kur ju t'i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë në vend të Allahut, gjeni strehë në shpellë: Zoti juaj do t'ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t'ju përgatisë mënyrën nga e cila do të keni dobi”.
18:16. Dhe kur të largoheni nga ata dhe nga ajo që ata adhurojnë përveç Allahut, atëherë kërkoni strehim në shpellë. Zoti juaj do t'ju përhapë nga mëshira e Tij dhe do t'ju përgatisë një rrugëdalje në çështjen tuaj."
18:16. WE 'IDH A'TEZELTUMUHUM WE MA JA'BUDUNE 'ILLALLAHE FE'WU 'ILAL-KEHFI JENSHUR LEKUM REBBUKUM MIN REHMETIHI WE JUHEJJI' LEKUM MIN 'EMRIKUM MIRFEKEN
C 18:17. Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18:17. Ti (o Muhamed) do ta kishe parë Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre dhe, kur perëndonte, ata i linte në anën e majtë, ndërkohë që ata gjendeshin në mesin e saj. Kjo është nga shenjat e Allahut. Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t'i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.
18:17. Dhe ti do të shohësh diellin kur lind, ai anon në të djathtë të shpellës së tyre, dhe kur perëndon, ai kalon në të majtë të tyre, ndërsa ata janë në një vend të gjerë në të. Kjo është nga shenjat e Allahut. Kushdo që Allahu e udhëzon, ai është i udhëzuar, dhe kë Ai e lë të devijojë, për atë nuk do të gjesh asnjë mbrojtës të udhëzues.
18:17. WE TERA ESH-SHEMSE 'IDHA TELE'AT TEZAWERU 'AN KEHFIHIM DHATEL-JEMINI WE 'IDHA GAREBET TEKRIDUHUM DHATE ESH-SHIMALI WE HUM FI FEXHWETIN MINHU DHALIKE MIN 'AJATI ELLAHI MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FELEN TEXHIDE LEHU WELIJEN MURSHIDAN
C 18:18. Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
18:18. Dhe (po të kishe qenë atje), do të mendoje se ata ishin zgjuar, por ata ishin në gjumë. Ne i rrotullonim ata herë në krah të djathtë e herë në të majtë, kurse qeni i tyre rrinte shtrirë me dy këmbët e para në hyrje të shpellës. Sikur t'i kishe parë, ti do të ikje nga ata dhe do të të kaplonte frika.
18:18. Dhe ti do t'i mendosh ata të zgjuar, ndërsa ata janë në gjumë. Dhe Ne i rrotullonim ata në të djathtë dhe në të majtë, dhe qeni i tyre ishte i shtrirë me krahët e tij të shtrirë në hyrje. Sikur t'i shihje ata, do të kishe ikur prej tyre, duke qenë i mbushur me frikë prej tyre.
18:18. WE TEHSEBUHUM 'EJKADHEN WE HUM RUKUDUN WE NUKALLIBUHUM DHATEL-JEMINI WE DHATE ESH-SHIMALI WE KELBUHUM BASITUN DHIRA'AJHI BIL-WESIDI LEWI ETTELA'TE 'ALEJHIM LEWELLEJTE MINHUM FIRARAN WE LEMULI'TE MINHUM RU'BÆN
C 18:19. Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju".
18:19. Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesnin njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (në gjumë?)” - U përgjigjën: “Kemi qëndruar një ditë a një pjesë të ditës”. Disa thanë: “Zoti juaj e di më mirë se sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi tuajën e le të shikojë se cili ushqim është më i pastër. Le t'ju sjellë diçka prej tij, le të sillet mirë dhe askush të mos marrë vesh për ju.
18:19. Dhe kështu Ne i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin. Njëri prej tyre tha: "Sa kohë keni qëndruar?" Ata thanë: "Ne kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të një dite." Ata thanë: "Zoti juaj e di më së miri sa kohë keni qëndruar. Prandaj, dërgoni njërin prej jush me këtë monedhën tuaj në qytet dhe shikoni se cili ushqim është më i pastër dhe sillni furnizim për ju, dhe le të jetë i kujdesshëm dhe të mos i tregojë askujt për ju.
18:19. WE KEDHELIKE BE'ATHNAHUM LIJETESA'ELU BEJNEHUM KALE KA'ILUN MINHUM KEM LEBITHTUM KALU LEBITHNA JEWMEN 'EW BA'DE JEWMIN KALU REBBUKUM 'A'LEMU BIMA LEBITHTUM FAB'ATHU 'EHEDEKUM BIWERIKIKUM HEDHIHI 'ILAL-MEDINETI FELJENDHUR 'EJJUHA 'EZKA TA'AMAN FELJE'TIKUM BIRIZKIN MINHU WE LIETELETTEF WE LA JUSH'IRENNE BIKUM 'EHEDÆN