Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 18:7. Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
18:7. Çdo gjë që gjendet në Tokë, Ne e kemi bërë stoli për të, për të provuar se kush prej tyre punon më mirë.
18:7. Me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë që është në tokë si një zbukurim për të, që të sprovojmë se kush prej tyre është më i mirë në vepra.
18:7. 'INNA XHE'ALNA MA 'ALEL-'ERDI ZINETEN LEHA LINEBLUWEHUM 'EJJUHUM 'EHSENU 'AMELEN
C 18:8. Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
18:8. Dhe, Ne do ta bëjmë të shkretë gjithçka, që gjendet në të.
18:8. Dhe me të vërtetë, Ne do ta bëjmë atë që është mbi të një tokë të zhveshur.
18:8. WE 'INNA LEXHA'ILUNE MA 'ALEJHA SA'IDEN XHURUZAN
C 18:9. A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
18:9. Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një çudi nga mrekullitë Tona?
18:9. A mendon se banorët e shpellës dhe Rakimi ishin nga shenjat tona një mrekulli e madhe?
18:9. 'EM HESIBTE 'ENNE 'ESHABEL-KEHFI WE ER-REKIMI KANU MIN 'AJATINA 'AXHEBEN
C 18:10. Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"
18:10. Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!”
18:10. Kur të rinjtë u strehuan në shpellë dhe thanë: "Zoti ynë, na jep mëshirë nga Ti dhe përgatit për ne një rrugëdalje të drejtë në çështjen tonë."
18:10. 'IDH 'EWAL-FITJETU 'ILAL-KEHFI FEKALU REBBENA 'ATINA MIN LEDUNKE REHMETEN WE HEJJI' LENA MIN 'EMRINA RESHEDEN
C 18:11. Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.
18:11. Ne ua mbyllëm veshët atyre (duke i lënë të flinin) në shpellë për shumë vjet.
18:11. Dhe Ne i mbyllëm veshët e tyre në shpellë për disa vite.
18:11. FEDEREBNA 'ALA 'ADHANIHIM FIL-KEHFI SININE 'ADEDEN
C 18:12. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.
18:12. Pastaj i ngritëm, për të marrë vesh se cili nga të dyja grupet do ta vlerësonte më mirë sa kohë kishin qenë të strehuar.
18:12. Pastaj, Ne i zgjuam ata që të mund të dinim se cili nga dy grupet do të llogariste më saktë kohën që ata kishin qëndruar.
18:12. THUMME BE'ATHNAHUM LINA'LEME 'EJJUL-HIZBEJNI 'EHSA LIMA LEBITHU 'EMEDEN
C 18:13. Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
18:13. Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë.
18:13. Ne të tregojmë ty rrëfimin e tyre me të vërtetën. Me të vërtetë, ata ishin të rinj që besuan në Zotin e tyre dhe Ne ua forcuam atyre udhëzimin.
18:13. NEHNU NEKUSSU 'ALEJKE NEBE'EHUM BIL-HEKKI 'INNEHUM FITJETUN 'AMENU BIREBBIHIM WE ZIDNAHUM HUDEN
C 18:14. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!"
18:14. Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne nuk do t'i lutemi asnjë zoti tjetër, përveç Tij, sepse atëherë do të thoshim një gënjeshtër të madhe.
18:14. Dhe Ne ua forcuam zemrat kur ata qëndruan dhe thanë: "Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i tokës. Ne nuk do të thërrasim ndonjë zot tjetër përveç Atij. Nëse do të bënim këtë, me të vërtetë, do të kishim thënë një gënjeshtër të madhe.
18:14. WE REBETNA 'ALA KULUBIHIM 'IDH KAMU FEKALU REBBUNA REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LEN NED'UWE MIN DUNIHI 'ILEHEN LEKAD KULNA 'IDHAN SHETETÆN
C 18:15. Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
18:15. Ky populli ynë ka zgjedhur në vend të Tij zota të tjerë, ndonëse ata nuk u sjellin dot asnjë provë të qartë. E kush është keqbërës më i madh, se ai që trillon gënjeshtra për Allahun?
18:15. Këta njerëz tanë kanë marrë përveç Tij zota. Pse ata nuk sjellin për ta ndonjë provë të qartë? Dhe kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut?"
18:15. HA'UULA' KAWMUNA ETTEHADHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN LEWLA JE'TUNE 'ALEJHIM BISULTANIN BEJJININ FEMEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN
C 18:16. Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
18:16. Kur ju t'i lini ata dhe gjithçka që adhurojnë në vend të Allahut, gjeni strehë në shpellë: Zoti juaj do t'ju mbulojë me mëshirën e Tij dhe do t'ju përgatisë mënyrën nga e cila do të keni dobi”.
18:16. Dhe kur të largoheni nga ata dhe nga ajo që ata adhurojnë përveç Allahut, atëherë kërkoni strehim në shpellë. Zoti juaj do t'ju përhapë nga mëshira e Tij dhe do t'ju përgatisë një rrugëdalje në çështjen tuaj."
18:16. WE 'IDH A'TEZELTUMUHUM WE MA JA'BUDUNE 'ILLALLAHE FE'WU 'ILAL-KEHFI JENSHUR LEKUM REBBUKUM MIN REHMETIHI WE JUHEJJI' LEKUM MIN 'EMRIKUM MIRFEKEN
C 18:17. Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18:17. Ti (o Muhamed) do ta kishe parë Diellin kur lindte, se si anohej nga e djathta e shpellës së tyre dhe, kur perëndonte, ata i linte në anën e majtë, ndërkohë që ata gjendeshin në mesin e saj. Kjo është nga shenjat e Allahut. Sa për atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, pikërisht ai është i udhëzuari. E sa për atë, që Ai e lë në humbje, ti, me siguri, nuk do të mund t'i gjesh mbrojtës që ta udhëzojë.
18:17. Dhe ti do të shohësh diellin kur lind, ai anon në të djathtë të shpellës së tyre, dhe kur perëndon, ai kalon në të majtë të tyre, ndërsa ata janë në një vend të gjerë në të. Kjo është nga shenjat e Allahut. Kushdo që Allahu e udhëzon, ai është i udhëzuar, dhe kë Ai e lë të devijojë, për atë nuk do të gjesh asnjë mbrojtës të udhëzues.
18:17. WE TERA ESH-SHEMSE 'IDHA TELE'AT TEZAWERU 'AN KEHFIHIM DHATEL-JEMINI WE 'IDHA GAREBET TEKRIDUHUM DHATE ESH-SHIMALI WE HUM FI FEXHWETIN MINHU DHALIKE MIN 'AJATI ELLAHI MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FELEN TEXHIDE LEHU WELIJEN MURSHIDAN