Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 18:5. Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
18:5. Ata nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, as etërit e tyre. Sa fjalë e rëndë është ajo që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra.
18:5. Ata nuk kanë për këtë asnjë dije, as etërit e tyre. Sa e madhe është fjala që del nga gojët e tyre! Ata nuk thonë gjë tjetër veçse gënjeshtër.
18:5. MMA LEHUM BIHI MIN 'ILMIN WE LA LI'ABA'IHIM KEBURET KELIMETEN TEHRUXHU MIN 'EFWAHIHIM 'IN JEKULUNE 'ILLA KEDHIBEN
C 18:6. A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)?
18:6. A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?
18:6. Ndoshta ti do të shkatërrosh veten tënde nga pikëllimi pas tyre, nëse ata nuk besojnë në këtë fjalë.
18:6. FELE'ALLEKE BAHI'UN NEFSEKE 'ALA 'ATHARIHIM 'IN LEM JU'UMINU BIHEDHAL-HEDITHI 'ESEFEN
C 18:7. Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
18:7. Çdo gjë që gjendet në Tokë, Ne e kemi bërë stoli për të, për të provuar se kush prej tyre punon më mirë.
18:7. Me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë që është në tokë si një zbukurim për të, që të sprovojmë se kush prej tyre është më i mirë në vepra.
18:7. 'INNA XHE'ALNA MA 'ALEL-'ERDI ZINETEN LEHA LINEBLUWEHUM 'EJJUHUM 'EHSENU 'AMELEN
C 18:8. Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
18:8. Dhe, Ne do ta bëjmë të shkretë gjithçka, që gjendet në të.
18:8. Dhe me të vërtetë, Ne do ta bëjmë atë që është mbi të një tokë të zhveshur.
18:8. WE 'INNA LEXHA'ILUNE MA 'ALEJHA SA'IDEN XHURUZAN
C 18:9. A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
18:9. Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një çudi nga mrekullitë Tona?
18:9. A mendon se banorët e shpellës dhe Rakimi ishin nga shenjat tona një mrekulli e madhe?
18:9. 'EM HESIBTE 'ENNE 'ESHABEL-KEHFI WE ER-REKIMI KANU MIN 'AJATINA 'AXHEBEN
C 18:10. Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!"
18:10. Kur disa djelmosha u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë!”
18:10. Kur të rinjtë u strehuan në shpellë dhe thanë: "Zoti ynë, na jep mëshirë nga Ti dhe përgatit për ne një rrugëdalje të drejtë në çështjen tonë."
18:10. 'IDH 'EWAL-FITJETU 'ILAL-KEHFI FEKALU REBBENA 'ATINA MIN LEDUNKE REHMETEN WE HEJJI' LENA MIN 'EMRINA RESHEDEN
C 18:11. Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.
18:11. Ne ua mbyllëm veshët atyre (duke i lënë të flinin) në shpellë për shumë vjet.
18:11. Dhe Ne i mbyllëm veshët e tyre në shpellë për disa vite.
18:11. FEDEREBNA 'ALA 'ADHANIHIM FIL-KEHFI SININE 'ADEDEN
C 18:12. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.
18:12. Pastaj i ngritëm, për të marrë vesh se cili nga të dyja grupet do ta vlerësonte më mirë sa kohë kishin qenë të strehuar.
18:12. Pastaj, Ne i zgjuam ata që të mund të dinim se cili nga dy grupet do të llogariste më saktë kohën që ata kishin qëndruar.
18:12. THUMME BE'ATHNAHUM LINA'LEME 'EJJUL-HIZBEJNI 'EHSA LIMA LEBITHU 'EMEDEN
C 18:13. Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
18:13. Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre dhe Ne i forcuam në rrugën e drejtë.
18:13. Ne të tregojmë ty rrëfimin e tyre me të vërtetën. Me të vërtetë, ata ishin të rinj që besuan në Zotin e tyre dhe Ne ua forcuam atyre udhëzimin.
18:13. NEHNU NEKUSSU 'ALEJKE NEBE'EHUM BIL-HEKKI 'INNEHUM FITJETUN 'AMENU BIREBBIHIM WE ZIDNAHUM HUDEN
C 18:14. Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: "Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij", pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!"
18:14. Ne i forcuam zemrat e tyre, kur u ngritën e thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne nuk do t'i lutemi asnjë zoti tjetër, përveç Tij, sepse atëherë do të thoshim një gënjeshtër të madhe.
18:14. Dhe Ne ua forcuam zemrat kur ata qëndruan dhe thanë: "Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i tokës. Ne nuk do të thërrasim ndonjë zot tjetër përveç Atij. Nëse do të bënim këtë, me të vërtetë, do të kishim thënë një gënjeshtër të madhe.
18:14. WE REBETNA 'ALA KULUBIHIM 'IDH KAMU FEKALU REBBUNA REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LEN NED'UWE MIN DUNIHI 'ILEHEN LEKAD KULNA 'IDHAN SHETETÆN
C 18:15. Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
18:15. Ky populli ynë ka zgjedhur në vend të Tij zota të tjerë, ndonëse ata nuk u sjellin dot asnjë provë të qartë. E kush është keqbërës më i madh, se ai që trillon gënjeshtra për Allahun?
18:15. Këta njerëz tanë kanë marrë përveç Tij zota. Pse ata nuk sjellin për ta ndonjë provë të qartë? Dhe kush është më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut?"
18:15. HA'UULA' KAWMUNA ETTEHADHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN LEWLA JE'TUNE 'ALEJHIM BISULTANIN BEJJININ FEMEN 'EDHLEMU MIMMENI EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN