Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 18:22. Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: "Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: "Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre", kjo ishte hamendje, po edhe thonë: "Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!" Thuaj: "Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta".
18:22. Do të thonë: “Ata ishin tre veta e qeni i tyre ishte i katërti”. Disa do të thonë: “Ata ishin pesë veta e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke hamendësuar për atë që është e fshehtë; kurse të tjerë do të thonë: “Ata ishin shtatë veta e qeni i tyre ishte i teti”. Thuaj (o Muhamed): “Zoti im e di më mirë numrin e tyre. Vetëm pak veta dinë diçka rreth tyre”. Dhe mos polemizo rreth tyre, përveçse në mënyrë të përciptë dhe për ata mos pyet askënd!
18:22. Dhe ata do të thonë: "Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre." Dhe ata thonë: "Ishin pesë, i gjashti ishte qeni i tyre," duke hedhur hamendësime për të padukshmen. Dhe ata thonë: "Ishin shtatë, i teti ishte qeni i tyre." Thuaj: "Zoti im e di më së miri numrin e tyre. Nuk e di askush përveç pakicës." Prandaj, mos polemizo për ta përveç me një polemikë të dukshme dhe mos pyet për ta asnjë nga ata.
18:22. SEJEKULUNE THELATHETUN RABI'UHUM KELBUHUM WE JEKULUNE HAMSETUN SADISUHUM KELBUHUM REXHMEN BIL-GAJBI WE JEKULUNE SEB'ATUN WE THAMINUHUM KELBUHUM KUL RABBI 'A'LEMU BI'IDDETIHIM MA JA'LEMUHUM 'ILLA KALILUN FELA TUMARI FIHIM 'ILLA MIRA'EN DHAHIRAN WE LA TESTEFTI FIHIM MINHUM 'EHEDÆN
C 18:23. Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: "Unë do ta bëj këtë nesër!"
18:23. Asnjëherë mos thuaj, për çfarëdo gjëje qoftë, se: “Me siguri që nesër do ta bëj këtë”
18:23. Dhe mos thuaj për asgjë: "Unë do ta bëj atë nesër,"
18:23. WE LA TEKULENNE LISHEJ'IN 'INNI FA'ILUN DHALIKE GADEN
C 18:24. Vetëm (nëse i shton): "Në dashtë All-llahu!" E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)".
18:24. pa shtuar “Në dashtë Allahu!” Dhe, kur të harrosh (të thuash “në dashtë Allahu”) - kujtoje Zotin tënd e thuaj: “Shpresoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
18:24. Pa thënë: "Nëse dëshiron Allahu." Dhe përkujto Zotin tënd kur harron dhe thuaj: "Shpresoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më afër drejtësisë."
18:24. 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU WE EDHKUR REBBEKE 'IDHA NESITE WE KUL 'ASA 'EN JEHDIJENI RABBI LI'KREBE MIN HADHA RESHEDEN
C 18:25. (dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
18:25. Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet (diellorë), duke shtuar nëntë (për vitet hënore).
18:25. Dhe ata qëndruan në shpellën e tyre treqind vjet dhe shtuan nëntë (vite).
18:25. WE LEBITHU FI KEHFIHIM THELATHE MIA'ETIN SININE WE EZDADU TIS'EN
C 18:26. Thuaj: "All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t'i përzihet askush.
18:26. Thuaj (o Muhamed): “Allahu e di më mirë sa kanë qëndruar. Atij i përket fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Eh, sa mirë sheh Ai çdo gjë dhe sa mirë që dëgjon! Njerëzit nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij dhe Ai nuk e ndan me askënd pushtetin e Vet.”
18:26. Thuaj: "Allahu e di më së miri sa kohë ata qëndruan. Vetëm Atij i përket e fshehta e qiejve dhe e tokës. Sa mirë që Ai sheh dhe sa mirë që Ai dëgjon! Ata nuk kanë përveç Tij ndonjë mbrojtës, dhe Ai nuk ndan pushtetin e Tij me askënd."
18:26. KULI ELLAHU 'A'LEMU BIMA LEBITHU LEHU GAJBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'EBSIR BIHI WE 'ESMI' MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE LIJIN WE LA JUSHRIKU FI HUKMIHI 'EHEDEN
C 18:27. Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
18:27. Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd! Askush nuk mund t'i ndryshojë fjalët e Tij dhe ti nuk ke për të gjetur kurrfarë strehe, përveçse tek Ai.
18:27. Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri i Zotit tënd. Asgjë nuk mund ta ndryshojë fjalën e Tij, dhe ti nuk do të gjesh strehim tjetër përveç tek Ai.
18:27. WE ETLU MA 'UHIJE 'ILEJKE MIN KITABI RABBIKE LA MUBEDDILE LIKELIMATIHI WE LEN TEXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDEN
C 18:28. Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
18:28. Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.
18:28. Dhe qëndro me ata që i thërrasin Zotit të tyre në mëngjes dhe në mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën e Tij. Dhe mos i largo sytë prej tyre, duke dëshiruar zbukurimin e jetës së kësaj bote, dhe mos i bind ata zemrën e të cilëve Ne e kemi bërë të pavëmendshme ndaj përkujtimit Tonë dhe që ndjek dëshirat e veta, dhe çështja e të cilit është humbur.
18:28. WE ESBIR NEFSEKE ME'AL-LEDHINE JED'UNE REBBEHUM BIL-GADETI WEL-'ASHIJI JURIDUNE WEXHHEHU WE LA TA'DU 'AJNAKE 'ANHUM TURIDU ZINETEL-HEJATI ED-DUNJA WE LA TUTI' MEN 'EGFELNA KALBEHU 'AN DHIKRINA WE ETTEBE'A HEWAHU WE KANE 'EMRUHU FURUTÆN
C 18:29. E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai".
18:29. Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj. Kush të dojë, le të besojë e kush të dojë, le të mohojë” Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t'i rrethojë nga të gjitha anët (si çadra). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t'u jepet një ujë si xehja e shkrirë, që do t'ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (zjarri)!
18:29. Dhe thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj. Prandaj, kushdo që dëshiron, le të besojë, dhe kushdo që dëshiron, le të mos besojë." Me të vërtetë, Ne kemi përgatitur për jobesimtarët një zjarr, çadrat e të cilit do t'i rrethojnë ata. Dhe nëse ata kërkojnë ndihmë, atyre do t'u jepet ujë si plumbi i shkrirë që do t'u djegë fytyrat. Sa pije e keqe dhe sa vendbanim i keq!
18:29. WE KULIL-HEKKU MIN RABBIKUM FEMEN SHA'E FELJU'UMIN WE MEN SHA'E FELJEKFUR 'INNA 'A'TEDNA LILDHDHALIMINE NAREN 'EHATE BIHIM SURADIKUHA WE 'IN JESTEGITHU JUGATHU BIMA'IN KALMUHLI JESHWIL-WUXHUHE BI'SE ESH-SHERABU WE SA'ET MURTEFEKAN
C 18:30. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s'ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.
18:30. Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin punëmirëve.
18:30. Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne nuk e humbim shpërblimin e atij që bën mirë.
18:30. 'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'INNA LA NUDI'U 'EXHRE MEN 'EHSENE 'AMELEN
C 18:31. Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
18:31. Pikërisht atyre u përket Xheneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen atje me byzylykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë dhe armaçi, duke ndenjur të mbështetur në shtretër të lartë. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i bukur!
18:31. Për ta janë kopshte të begata, nën të cilët rrjedhin lumenj. Ata do të zbukurohen me byzylykë ari dhe do të vishen me rroba të gjelbra të bëra nga mëndafshi i hollë dhe i trashë, duke u mbështetur mbi shtretër. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i mrekullueshëm!
18:31. 'ULA'IKE LEHUM XHENNATU 'ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-'ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN 'ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE JELBESUNE THIJABEN HUDRAN MIN SUNDUSIN WE 'ISTEBREKIN MUTTEKI'INE FIHA 'ALEL-'ERA'IKI NI'ME ETH-THEWABU WE HESUNET MURTEFEKÆN
C 18:32. E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dujave bimë të tjera.
18:32. Dhe jepu atyre si shembull ndodhinë e dy njerëzve. Njërit prej tyre Ne i kishim dhënë dy kopshte vreshtash, që i kishim rrethuar me hurma e midis tyre kishim bërë fusha drithi.
18:32. Dhe sillju atyre shembullin e dy njerëzve: për njërin prej tyre, Ne bëmë dy kopshte me hardhi dhe i rrethuam ato me palma hurmash dhe midis tyre bëmë të mbijnë të mbjella.
18:32. WE EDRIB LEHUM METHELEN REXHULEJNI XHE'ALNA LI'HEDIHIMA XHENNETEJNI MIN 'A'NABIN WE HEFEFNAHUMA BINEHLIN WE XHE'ALNA BEJNEHUMA ZER'AN