U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
18:37.
Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"
18:37.
Shoku i tij i tha, duke biseduar me të: “A e mohon ti Atë, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe të bëri më në fund njeri të plotë?!
18:37.
Shoku i tij i tha, ndërsa bisedonte me të: "A po mohon Ti Atë që të krijoi nga pluhuri, pastaj nga një pikë uji, dhe më pas të përkryeu si një njeri?
18:37.
KALE LEHU SAHIBUHU WE HUWE JUHAWIRUHU 'EKEFERTE BIEL-LEDHI HALEKAKE MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME SEWWAKE REXHULEN
C
18:38.
"Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!"
18:38.
Sa për mua, unë besoj se Allahu është Zoti im dhe Zotit tim unë nuk i shoqëroj askënd (në adhurim).
18:38.
Por sa për mua, Ai është Allahu, Zoti im, dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim askënd.
18:38.
LEKINNA HUWEL-LAHU RABBI WE LA 'USHRIKU BIREBBI 'EHEDEN
C
18:39.
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shEll llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
18:39.
Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës,
18:39.
Dhe përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: 'Çfarëdo që Allahu dëshiron! Nuk ka fuqi përveç Allahut!' Nëse më sheh mua më pak se ty në pasuri dhe fëmijë,
18:39.
WE LEWLA 'IDH DEHALTE XHENNETEKE KULTE MA SHA'EL-LAHU LA KUWETE 'ILLA BILLAHI 'IN TERENI 'ENA 'EKALLE MINKE MALEN WE WELEDAN
C
18:40.
Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
18:40.
dije, Zoti im, mund të më japë diçka më të mirë se kopshti yt, ndërsa në kopshtin tënd mund të dërgojë një shkatërrim nga qielli e të gdhijë rrafsh pa asgjë,
18:40.
Ndoshta Zoti im do të më japë diçka më të mirë se kopshti yt dhe do të dërgojë mbi të ndonjë fatkeqësi nga qielli, që të bëhet një tokë e zhveshur,
18:40.
FE'ASA RABBI 'EN JU'UTIJENI HAJREN MIN XHENNETIKE WE JURSILE 'ALEJHA HUSBANAN MINE ES-SEMA'I FETUSBIHE SA'IDÆN ZELEKÆN
C
18:41.
Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!"
18:41.
ose, të bëjë që uji i tij (kopshtit), të humbasë në thellësi e të mos mund ta gjesh kurrë më”.
18:41.
Ose që uji i tij të zhytet thellë, që ti të mos jesh në gjendje ta gjesh atë."
18:41.
'EW JUSBIHE MA'UUHA GAWREN FELEN TESTETI'A LEHU TELEBAN
C
18:42.
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!"
18:42.
Dhe pasuria e tij (e mohuesit) u shkatërrua, kurse ai i rrihte duart për gjithçka që kishte shpenzuar në të (pronën e vet) - e që tashmë ishte shkretuar nga rrënjët -, dhe thërriste: “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!”
18:42.
Dhe frutat e tij u përfshinë (nga shkatërrimi), dhe ai filloi të rrotuliste duart mbi atë që kishte shpenzuar për të, ndërsa ai ishte rrënuar, duke thënë: "Ah, sikur të mos i kisha bërë Zotit tim askënd shok!"
18:42.
WE 'UHITE BITHEMERIHI FE'ESBEHE JUKALLIBU KEFFEJHI 'ALA MA 'ENFEKA FIHA WE HIJE HAWIJETUN 'ALA 'URUSHIHA WE JEKULU JA LEJTENI LEM 'USHRIK BIREBBI 'EHEDEN
C
18:43.
E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
18:43.
Kështu, ai nuk pati kurrfarë rrethi që ta ndihmonte kundër Allahut dhe as që ishte në gjendje të mbronte vetveten.
18:43.
Dhe ai nuk kishte asnjë grup që ta ndihmonte atë përveç Allahut, dhe ai nuk ishte në gjendje të ndihmonte vetveten.
18:43.
WE LEM TEKUN LEHU FI'ETUN JENSURUNEHU MIN DUNI ELLAHI WE MA KANE MUNTESIREN
C
18:44.
Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
18:44.
Në një rast të tillë, mbrojtja vjen vetëm nga Allahu, i Vërteti. Ai është më i miri për të shpërblyer dhe jep përfundimin më të mirë.
18:44.
Atje, mbrojtja i përket vetëm Allahut të Vërtetë. Ai është më i miri për shpërblim dhe më i miri për fund.
18:44.
HUNALIKEL-WELAJETU LILLAHIL-HEKKI HUWE HAJRUN THEWABEN WE HAJRUN 'UKBAN
C
18:45.
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
18:45.
Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!
18:45.
Dhe sillju atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne zbresim nga qielli, dhe bimësia e tokës përzihet me të, pastaj ajo bëhet e thyer, që era ta shpërndajë. Dhe Allahu ka pushtet mbi çdo gjë.
18:45.
WE EDRIB LEHUM METHELEL-HEJETI ED-DUNJA KEMA'IN 'ENZELNAHU MINE ES-SEMA'I FAHTELETE BIHI NEBATUL-'ERDI FE'ESBEHE HESHIMAN TEDHRUHU ER-RIJAHU WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN MUKTEDIRÆN
C
18:46.
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
18:46.
Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).
18:46.
Pastrimi i pasurisë dhe i fëmijëve është zbukurimi i jetës së kësaj bote. Por veprat e qëndrueshme të drejtësisë janë më të mira te Zoti yt për shpërblim dhe më të mira për shpresë.
18:46.
EL-MALU WEL-BENUNE ZINETUL-HEJETI ED-DUNJA WEL-BAKIJATU ES-SALIHATU HAJRUN 'INDE RABBIKE THEWABAN WE HAJRUN 'EMELÆN
C
18:47.
(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
18:47.
Ditën, kur Ne do t'i shkulim malet, do ta shohësh tokën të zhveshur dhe do t'i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa.
18:47.
Dhe ditën kur Ne do të lëvizim malet dhe ti do të shohësh tokën të zhveshur, dhe Ne do t'i mbledhim ata të gjithë, dhe nuk do të lëmë askënd prej tyre pas.
18:47.
WE JEWME NUSEJJIRUL-XHIBALE WE TERAL-'ERDE BARIZETEN WE HESHERNAHUM FELEM NUGADIR MINHUM 'EHEDEN