U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
18:32.
E ti sillu atyre (që kërkuan t'i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dujave bimë të tjera.
18:32.
Dhe jepu atyre si shembull ndodhinë e dy njerëzve. Njërit prej tyre Ne i kishim dhënë dy kopshte vreshtash, që i kishim rrethuar me hurma e midis tyre kishim bërë fusha drithi.
18:32.
Dhe sillju atyre shembullin e dy njerëzve: për njërin prej tyre, Ne bëmë dy kopshte me hardhi dhe i rrethuam ato me palma hurmash dhe midis tyre bëmë të mbijnë të mbjella.
18:32.
WE EDRIB LEHUM METHELEN REXHULEJNI XHE'ALNA LI'HEDIHIMA XHENNETEJNI MIN 'A'NABIN WE HEFEFNAHUMA BINEHLIN WE XHE'ALNA BEJNEHUMA ZER'AN
C
18:33.
Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
18:33.
Të dy kopshtet jepnin frutet e veta, pa u munguar asgjë dhe bëmë që midis tyre të rridhte një lumë.
18:33.
Të dy kopshtet prodhuan frutat e veta dhe nuk e humbën asgjë prej tyre. Dhe Ne bëmë që mes tyre të rrjedhë një lumë.
18:33.
KILTAL-XHENNETEJNI 'ATET 'UKULEHA WE LEM TEDHLIM MINHU SHEJ'EN WE FEXHXHERNA HILALEHUMA NEHERAN
C
18:34.
Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: - duke iu krenuar atij - "Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!"
18:34.
Ai pati prodhim të bollshëm dhe i tha shokut të vet, duke biseduar me të: “Unë kam më shumë pasuri se ti dhe kam rreth më të fortë!”
18:34.
Dhe ai kishte fruta. Dhe ai i tha shokut të tij, ndërsa bisedonte me të: "Unë kam më shumë pasuri dhe më shumë njerëz në numër."
18:34.
WE KANE LEHU THEMERUN FEKALE LISAHIBIHI WE HUWE JUHAWIRUHU 'ENA 'EKTHERU MINKE MALEN WE 'E'AZZU NEFERAN
C
18:35.
Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: "Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!"
18:35.
Pastaj hyri në kopshtin e vet dhe, duke qenë i padrejtë me vetveten, tha: “Unë nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë
18:35.
Dhe ai hyri në kopshtin e tij duke i bërë padrejtësi vetvetes. Ai tha: "Unë nuk mendoj se kjo do të zhduket ndonjëherë.
18:35.
WE DEHALE XHENNETEHU WE HUWE DHALIMUN LINEFSIHI KALE MA 'EDHUNNU 'EN TEBIDE HEDHIHI 'EBEDEN
C
18:36.
Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo".
18:36.
dhe nuk mendoj se do të arrijë ndonjëherë Ora (e Kiametit). Por, edhe nëse do të më kthejnë te Zoti im, sigurisht që do të gjej një vend më të mirë se ky (kopësht)”!
18:36.
Dhe unë nuk mendoj se Ora do të vijë. Dhe nëse unë kthehem te Zoti im, me siguri unë do të gjej diçka më të mirë se kjo si shpërblim."
18:36.
WE MA 'EDHUNNU ES-SA'ATE KA'IMETEN WE LE'IN RUDIDTU 'ILA RABBI LE'EXHIDENNE HAJREN MINHA MUNKALEBAN
C
18:37.
Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha - duke e polemizuar atë - "A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?"
18:37.
Shoku i tij i tha, duke biseduar me të: “A e mohon ti Atë, i Cili të ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe të bëri më në fund njeri të plotë?!
18:37.
Shoku i tij i tha, ndërsa bisedonte me të: "A po mohon Ti Atë që të krijoi nga pluhuri, pastaj nga një pikë uji, dhe më pas të përkryeu si një njeri?
18:37.
KALE LEHU SAHIBUHU WE HUWE JUHAWIRUHU 'EKEFERTE BIEL-LEDHI HALEKAKE MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME SEWWAKE REXHULEN
C
18:38.
"Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!"
18:38.
Sa për mua, unë besoj se Allahu është Zoti im dhe Zotit tim unë nuk i shoqëroj askënd (në adhurim).
18:38.
Por sa për mua, Ai është Allahu, Zoti im, dhe unë nuk i bëj shok Zotit tim askënd.
18:38.
LEKINNA HUWEL-LAHU RABBI WE LA 'USHRIKU BIREBBI 'EHEDEN
C
18:39.
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shEll llah, la kuvvete il-la bil-lah" - (All-llahu çka do, bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
18:39.
Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës,
18:39.
Dhe përse nuk the kur hyre në kopshtin tënd: 'Çfarëdo që Allahu dëshiron! Nuk ka fuqi përveç Allahut!' Nëse më sheh mua më pak se ty në pasuri dhe fëmijë,
18:39.
WE LEWLA 'IDH DEHALTE XHENNETEKE KULTE MA SHA'EL-LAHU LA KUWETE 'ILLA BILLAHI 'IN TERENI 'ENA 'EKALLE MINKE MALEN WE WELEDAN
C
18:40.
Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t'i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
18:40.
dije, Zoti im, mund të më japë diçka më të mirë se kopshti yt, ndërsa në kopshtin tënd mund të dërgojë një shkatërrim nga qielli e të gdhijë rrafsh pa asgjë,
18:40.
Ndoshta Zoti im do të më japë diçka më të mirë se kopshti yt dhe do të dërgojë mbi të ndonjë fatkeqësi nga qielli, që të bëhet një tokë e zhveshur,
18:40.
FE'ASA RABBI 'EN JU'UTIJENI HAJREN MIN XHENNETIKE WE JURSILE 'ALEJHA HUSBANAN MINE ES-SEMA'I FETUSBIHE SA'IDÆN ZELEKÆN
C
18:41.
Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!"
18:41.
ose, të bëjë që uji i tij (kopshtit), të humbasë në thellësi e të mos mund ta gjesh kurrë më”.
18:41.
Ose që uji i tij të zhytet thellë, që ti të mos jesh në gjendje ta gjesh atë."
18:41.
'EW JUSBIHE MA'UUHA GAWREN FELEN TESTETI'A LEHU TELEBAN
C
18:42.
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: "O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!"
18:42.
Dhe pasuria e tij (e mohuesit) u shkatërrua, kurse ai i rrihte duart për gjithçka që kishte shpenzuar në të (pronën e vet) - e që tashmë ishte shkretuar nga rrënjët -, dhe thërriste: “Ah! Sikur të mos i kisha shoqëruar Zotit tim askënd!”
18:42.
Dhe frutat e tij u përfshinë (nga shkatërrimi), dhe ai filloi të rrotuliste duart mbi atë që kishte shpenzuar për të, ndërsa ai ishte rrënuar, duke thënë: "Ah, sikur të mos i kisha bërë Zotit tim askënd shok!"
18:42.
WE 'UHITE BITHEMERIHI FE'ESBEHE JUKALLIBU KEFFEJHI 'ALA MA 'ENFEKA FIHA WE HIJE HAWIJETUN 'ALA 'URUSHIHA WE JEKULU JA LEJTENI LEM 'USHRIK BIREBBI 'EHEDEN