U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
18:71.
E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: "A e shqeve që t'i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?"
18:71.
Dhe kështu, u nisën. Kur hipën në një anije, ai (Hidri) hapi një vrimë poshtë. (Musai) tha: “Mos vallë, e hape vrimën për t'i mbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të shumë të keqe”.
18:71.
Atëherë ata të dy u nisën, derisa ata hipën në një anije dhe ai e shpërtheu atë. (Musa) tha: "A e shpërtheve atë që të fundosësh njerëzit e saj? Me të vërtetë, ti ke bërë një gjë të mrekullueshme."
18:71.
FANTELEKA HETTA 'IDHA REKIBA FI ES-SEFINETI HAREKAHA KALE 'EHAREKTEHA LITUGRIKA 'EHLEHA LEKAD XHI'TE SHEJ'EN 'IMRAN
C
18:72.
Tha: "A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?"
18:72.
(Hidri) i tha: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?”
18:72.
Ai tha: "A nuk të thashë se ti nuk do të mund të durosh me mua?"
18:72.
KALE 'ELEM 'EKUL 'INNEKE LEN TESTETI'A MA'IJE SEBREN
C
18:73.
(Musai) Tha: "Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!"
18:73.
Ai u përgjigj: “Mos më qorto për atë që harrova dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!”
18:73.
(Musa) tha: "Mos më qorto për atë që kam harruar dhe mos më rëndo me ndonjë vështirësi në çështjen time."
18:73.
KALE LA TU'UAHIDHNI BIMA NESITU WE LA TURHIKNI MIN 'EMRI 'USREN
C
18:74.
Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: "A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!"
18:74.
Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Përse vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme”!
18:74.
Pastaj ata të dy u nisën, derisa ata takuan një djalë të ri, dhe ai e vrau atë. (Musa) tha: "A e vrave një shpirt të pastër pa të drejtë? Me të vërtetë, ti ke bërë një gjë të keqe."
18:74.
FANTELEKA HETTA 'IDHA LEKIJA GULAMEN FEKATELEHU KALE 'EKATELTE NEFSAN ZEKIJETEN BIGAJRI NEFSIN LEKAD XHI'TE SHEJ'ÆN NUKRÆN
C
18:75.
Ai (i dijshmi) tha: "A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?"
18:75.
Ai u përgjigj: “A nuk të thashë se ti nuk mund të durosh me mua?”
18:75.
Ai tha: "A nuk të thashë se ti nuk do të mund të durosh me mua?"
18:75.
KALE 'ELEM 'EKUL LEKE 'INNEKE LEN TESTETI'A MA'IJE SEBREN
C
18:76.
(Musai) Tha: "Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!"
18:76.
(Musai) tha: “Nëse pas kësaj do të të pyes sërish për çfarëdo gjëje, atëherë mos më mbaj më në shoqërinë tënde! Tashmë ke arsye (të mjaftueshme) nga ana ime (për t'u ndarë prej meje)!”
18:76.
(Musa) tha: "Nëse të pyes për ndonjë gjë pas kësaj, atëherë mos më shoqëro më. Me të vërtetë, ti ke një arsye të mjaftueshme për mua."
18:76.
KALE 'IN SE'ELTUKE 'AN SHEJ'IN BA'DEHA FELA TUSAHIBNI KAD BELEGTE MIN LEDUNNI 'UDHREN
C
18:77.
Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t'u japin ushqim, po ata nuk deshën t'i pranojnë si musafirë (e as t'i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: "Sikur të kishe dashur do t'u merrje shpërblim për këtë!"
18:77.
Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa arritën në një fshat dhe u kërkuan banorëve të tij, që t'u jepnin për të ngrënë, por ata nuk i pranuan mysafirë. Aty ndeshën një mur që ishte duke u rrëzuar dhe ai (Hidri) e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur të kishe dashur ti, mund të kërkoje shpërblim për këtë.”
18:77.
Atëherë ata të dy u nisën, derisa ata arritën në një fshat dhe kërkuan ushqim nga banorët e tij, por ata refuzuan t'i mirëpresin ata. Pastaj ata gjetën aty një mur që donte të rrëzohej, dhe ai e ngriti atë. (Musa) tha: "Sikur të kishe marrë një shpërblim për të!"
18:77.
FANTELEKA HETTA 'IDHA 'ETEJA 'EHLE KARJETIN ESTET'AMA 'EHLEHA FE'EBEW 'EN JUDEJJIFUHUMA FEWEXHEDA FIHA XHIDAREN JURIDU 'EN JENKADDE FE'EKAMEHU KALE LEW SHI'TE LATTEHADHTE 'ALEJHI 'EXHRAN
C
18:78.
Ai (i dijshmi) tha: "Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!"
18:78.
Ai tha: “Kjo është ndarja ndërmjet meje dhe teje. Unë do t'i shpjegoj ty ato gjëra për të cilat nuk munde të durosh.
18:78.
Ai tha: "Kjo është ndarja mes meje dhe teje. Unë do të të tregoj interpretimin e asaj mbi të cilën nuk mund të duroje.
18:78.
KALE HADHA FIRAKU BEJNI WE BEJNIKE SE'UNEBBI'UKE BITE'WILI MA LEM TESTETI' 'ALEJHI SEBREN
C
18:79.
Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë - pa të meta).
18:79.
Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e disa të varfërve, që punonin në det. Unë desha ta dëmtoj, sepse prapa tyre gjendej një mbret i cili merrte me dhunë çdo anije të mirë.
18:79.
Sa për anijen, ajo ishte e të varfërve që punonin në det. Prandaj, unë desha ta bëj atë me të meta, sepse pas tyre ishte një mbret që do ta merrte me forcë çdo anije pa të meta.
18:79.
'EMMA ES-SEFINETU FEKANET LIMESAKINE JA'MELUNE FIL-BEHRI FE'EREDTU 'EN 'A'IBEHA WE KANE WERA'EHUM MELIKUN JE'HUDHU KULLE SEFINETIN GASBEN
C
18:80.
Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t'i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
18:80.
Sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë. Ne e dinim se (dashuria për të) do t'i çonte ata në të keqe dhe mohim,
18:80.
Dhe sa për djaloshin, prindërit e tij ishin besimtarë, dhe ne kishim frikë se ai do t'i shtynte ata në shthurje dhe mosbesim.
18:80.
WE 'EMMAL-GULAMU FEKANE 'EBEWAHU MU'UMINEJNI FEHASHINA 'EN JURHIKAHUMA TUGJANEN WE KUFRAN
C
18:81.
Deshëm që Zoti i tyre t'u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
18:81.
dhe dëshiruam që Zoti i tyre, në vend të atij t'u jepte një më të mirë, më të pastër dhe më të mëshirshëm.
18:81.
Prandaj, ne dëshiruam që Zoti i tyre t'u jepte atyre në vend të tij një fëmijë më të pastër dhe më të dashur.
18:81.
FE'EREDNA 'EN JUBDILEHUMA REBBUHUMA HAJREN MINHU ZEKATEN WE 'EKREBE RUHMÆN