U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
18:43.
E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t'i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
18:43.
Kështu, ai nuk pati kurrfarë rrethi që ta ndihmonte kundër Allahut dhe as që ishte në gjendje të mbronte vetveten.
18:43.
Dhe ai nuk kishte asnjë grup që ta ndihmonte atë përveç Allahut, dhe ai nuk ishte në gjendje të ndihmonte vetveten.
18:43.
WE LEM TEKUN LEHU FI'ETUN JENSURUNEHU MIN DUNI ELLAHI WE MA KANE MUNTESIREN
C
18:44.
Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
18:44.
Në një rast të tillë, mbrojtja vjen vetëm nga Allahu, i Vërteti. Ai është më i miri për të shpërblyer dhe jep përfundimin më të mirë.
18:44.
Atje, mbrojtja i përket vetëm Allahut të Vërtetë. Ai është më i miri për shpërblim dhe më i miri për fund.
18:44.
HUNALIKEL-WELAJETU LILLAHIL-HEKKI HUWE HAJRUN THEWABEN WE HAJRUN 'UKBAN
C
18:45.
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
18:45.
Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli; bimësia në tokë përzihet me të, por pastaj bëhet si bar i thatë të cilin e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!
18:45.
Dhe sillju atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne zbresim nga qielli, dhe bimësia e tokës përzihet me të, pastaj ajo bëhet e thyer, që era ta shpërndajë. Dhe Allahu ka pushtet mbi çdo gjë.
18:45.
WE EDRIB LEHUM METHELEL-HEJETI ED-DUNJA KEMA'IN 'ENZELNAHU MINE ES-SEMA'I FAHTELETE BIHI NEBATUL-'ERDI FE'ESBEHE HESHIMAN TEDHRUHU ER-RIJAHU WE KANEL-LAHU 'ALA KULLI SHEJ'IN MUKTEDIRÆN
C
18:46.
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
18:46.
Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira sa i përket shpresës (për shpëtim).
18:46.
Pastrimi i pasurisë dhe i fëmijëve është zbukurimi i jetës së kësaj bote. Por veprat e qëndrueshme të drejtësisë janë më të mira te Zoti yt për shpërblim dhe më të mira për shpresë.
18:46.
EL-MALU WEL-BENUNE ZINETUL-HEJETI ED-DUNJA WEL-BAKIJATU ES-SALIHATU HAJRUN 'INDE RABBIKE THEWABAN WE HAJRUN 'EMELÆN
C
18:47.
(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
18:47.
Ditën, kur Ne do t'i shkulim malet, do ta shohësh tokën të zhveshur dhe do t'i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa.
18:47.
Dhe ditën kur Ne do të lëvizim malet dhe ti do të shohësh tokën të zhveshur, dhe Ne do t'i mbledhim ata të gjithë, dhe nuk do të lëmë askënd prej tyre pas.
18:47.
WE JEWME NUSEJJIRUL-XHIBALE WE TERAL-'ERDE BARIZETEN WE HESHERNAHUM FELEM NUGADIR MINHUM 'EHEDEN
C
18:48.
Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): "Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje".
18:48.
Ata do të sillen të radhitur para Zotit tënd (e do t'u thuhet): “Tashmë Na erdhët, ashtu siç ju krijuam herën e parë, ndonëse ju (o jobesimtarë) pretendonit se nuk do t'ju caktonim një takim (ringjalljen)”.
18:48.
Dhe ata do të paraqiten para Zotit tënd në radhë. (Do t'u thuhet:) "Me të vërtetë, ju na keni ardhur Neve ashtu siç ju kemi krijuar për herë të parë. Por ju pretenduat se Ne nuk do të caktonim për ju një takim."
18:48.
WE 'URIDU 'ALA RABBIKE SEFFEN LEKAD XHI'TUMUNA KEMA HALEKNAKUM 'EWWELE MERRETIN BEL ZE'AMTUM 'ELLEN NEXH'ALE LEKUM MEW'IDAN
C
18:49.
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
18:49.
Dhe Libri (i veprave të tyre) do t'u vihet përpara, e do t'i shohësh gjynahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë: “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.
18:49.
Dhe libri do të vihet, dhe keqbërësit do të shohin të tmerruar atë që është në të dhe do të thonë: "Mjerë për ne! Çfarë është ky libër që nuk lë jashtë as të voglën dhe as të madhen, por e ka regjistruar atë?" Dhe ata do të gjejnë atë që ata kanë bërë të pranishme. Dhe Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.
18:49.
WE WUDI'AL-KITABU FETERAL-MUXHRIMINE MUSHFIKINE MIMMA FIHI WE JEKULUNE JA WEJLETENA MALI HADHAL-KITABI LA JUGADIRU SEGIRETEN WE LA KEBIRETEN 'ILLA 'EHSAHA WE WEXHEDU MA 'AMILU HADIREN WE LA JEDHLIMU REBBUKE 'EHEDAN
C
18:50.
(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: "Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet". Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?" Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
18:50.
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata u përulën, përveç Iblisit. Ai ishte një nga xhindet dhe nuk iu bind urdhrit të Zotit të vet. Atëherë, a do t'a merrnit atë dhe pasardhësit e tij për mbrojtës në vendin Tim, edhe pse ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar që është ky për keqbërësit!
18:50.
Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde për Ademin," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai ishte nga xhindët dhe u rebelua kundër urdhrit të Zotit të tij. A atëherë ju do ta merrni atë dhe pasardhësit e tij si mbrojtës përveç Meje, ndërkohë që ata janë armiq për ju? Sa këmbim i keq për keqbërësit!
18:50.
WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE KANE MINEL-XHINNI FEFESEKA 'AN 'EMRI RABBIHI 'EFETETTEHIDHUNEHU WE DHURRIJETEHU 'EWLIJA'E MIN DUNI WE HUM LEKUM 'ADUWUN BI'SE LILDHDHALIMINE BEDELEN
C
18:51.
Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.
18:51.
Unë nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të qiejve dhe të Tokës e as të krijimit të vetë atyre; dhe, sigurisht që Unë nuk mund t'i marr si ndihmës ata, që çojnë të tjerët në humbje.
18:51.
Unë nuk i bëra ata dëshmitarë të krijimit të qiejve dhe të tokës, as të krijimit të vetvetes së tyre, dhe as nuk e bëj të keqbërësit ndihmësit e Mi.
18:51.
MA 'ESH/HEDTUHUM HALKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LA HALKA 'ENFUSIHIM WE MA KUNTU MUTTEHIDHEL-MUDILLINE 'ADUDEN
C
18:52.
E ditën kur Ai thotë: "Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!" I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
18:52.
Ditën, kur Ai do të thotë: “Thirrini ata që ju mendoni se janë shokët e Mi”, ata do t'i thërrasin, por nuk do të marrin përgjigje prej tyre dhe, Ne, do të vendosim ndërmjet tyre barrierë.
18:52.
Dhe ditën kur Ai do të thotë: "Thirrni ata që i pretenduat si shokët e Mi." Atëherë ata do t'i thërrasin ata, por ata nuk do t'u përgjigjen atyre. Dhe Ne do të bëjmë një vend ndarës midis tyre.
18:52.
WE JEWME JEKULU NADU SHUREKA'IJEL-LEDHINE ZE'AMTUM FEDE'AWHUM FELEM JESTEXHIBU LEHUM WE XHE'ALNA BEJNEHUM MEWBIKEN
C
18:53.
Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.
18:53.
Të ligjtë do të shohin zjarrin dhe do të binden, se me të vërtetë, do të bien në të dhe nuk do të gjejnë largim prej atij.
18:53.
Dhe keqbërësit do ta shohin zjarrin dhe do të binden se ata do të bien në të, dhe nuk do të gjejnë asnjë rrugëdalje prej tij.
18:53.
WE RE'AL-MUXHRIMUNE EN-NARE FEDHENNU 'ENNEHUM MUWAKI'UHA WE LEM JEXHIDU 'ANHA MESRIFEN