U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
17:110.
Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare".
17:110.
Thuaj: “Thirrni Allahun ose thirrni të Gjithëmëshirshmin, me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë dhe as me zë tepër të ulët, por kërko një rrugë të mesme.”
17:110.
Thuaj: "Thërrisni Allahun ose thërrisni të Gjithëmëshirshmin. Cilindo që thërrisni, për Atë janë emrat më të bukur." Dhe mos e thuaj namazin tënd me zë të lartë dhe as mos e thuaj atë me zë shumë të ulët, por kërko një rrugë të mesme midis këtyre.
17:110.
KUL ED'U ELLAHE 'EW ED'U ER-REHMENE 'EJJENEN MMA TED'U FELEHUL-'ESMA'UL-HUSNA WE LA TEXHHER BISELATIKE WE LA TUHAFIT BIHA WE EBTEGI BEJNE DHALIKE SEBILEN
C
17:111.
Dhe thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon".
17:111.
Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!”
17:111.
Dhe thuaj: "Lavdi Atij që nuk ka marrë për Vete një bir dhe që nuk ka asnjë shok në sundim, dhe që nuk ka asnjë nevojë për ndihmës për shkak të dobësisë." Dhe lartësoje Atë me lavdërimin e Tij.
17:111.
WE KULIL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI LEM JETTEHIDH WELEDEN WE LEM JEKUN LEHU SHERIKUN FIL-MULKI WE LEM JEKUN LEHU WE LIJUN MINE EDH-DHULLI WE KEBBIRHU TEKBIRAN
C
18:1.
Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
18:1.
Çdo lavd dhe falënderim i përket Allahut, i Cili i shpalli robit të Vet (Muhamedit) një Libër të dëlirë nga çdo shtrembërim,
18:1.
Lavdi Allahut, i Cili shpalli Librin ndaj robit të Tij dhe nuk bëri në të asnjë shtrembërim.
18:1.
EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI 'ENZELE 'ALA 'ABDIHIL-KITABE WE LEM JEXH'AL LLEHU 'IWEXHA
C
18:2.
(ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t'ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t'i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
18:2.
(një libër) të drejtë, për të paralajmëruar nëpërmjet tij, dënim të ashpër (për jobesimtarët) dhe për t'u dhënë lajmin e mirë besimtarëve, të cilët bëjnë vepra të mira, se për ta do të ketë një shpërblim të bukur (Xheneti),
18:2.
(Një libër) të drejtë, për të paralajmëruar për një ndëshkim të ashpër nga Ai dhe për të përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se për ta është një shpërblim i mrekullueshëm.
18:2.
KAJJIMEN LIJUNDHIRE BE'SAN SHEDIDÆN MIN LEDUNHU WE JUBESHSHIREL-MU'UMININEL-LEDHINE JA'MELUNE ES-SALIHATI 'ENNE LEHUM 'EXHRÆN HESENÆN
C
18:3.
Duke qenë në të përgjithmonë.
18:3.
në të cilin do të qëndrojnë përherë,
18:3.
Ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë.
18:3.
MAKITHINE FIHI 'EBEDEN
C
18:4.
Për t'ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
18:4.
si dhe për të paralajmëruar ata që thonë: “Allahu ka një bir”.
18:4.
Dhe për të paralajmëruar ata që thonë: "Allahu ka marrë një bir."
18:4.
WE JUNDHIREL-LEDHINE KALU ETTEHADHEL-LAHU WELEDEN
C
18:5.
Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
18:5.
Ata nuk kanë kurrfarë dijenie për këtë, as etërit e tyre. Sa fjalë e rëndë është ajo që del nga goja e tyre! Ata flasin vetëm gënjeshtra.
18:5.
Ata nuk kanë për këtë asnjë dije, as etërit e tyre. Sa e madhe është fjala që del nga gojët e tyre! Ata nuk thonë gjë tjetër veçse gënjeshtër.
18:5.
MMA LEHUM BIHI MIN 'ILMIN WE LA LI'ABA'IHIM KEBURET KELIMETEN TEHRUXHU MIN 'EFWAHIHIM 'IN JEKULUNE 'ILLA KEDHIBEN
C
18:6.
A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur'anit)?
18:6.
A mos vallë do të vrasësh veten nga pikëllimi, nëse ata nuk besojnë në këtë Fjalë (Kuran)?
18:6.
Ndoshta ti do të shkatërrosh veten tënde nga pikëllimi pas tyre, nëse ata nuk besojnë në këtë fjalë.
18:6.
FELE'ALLEKE BAHI'UN NEFSEKE 'ALA 'ATHARIHIM 'IN LEM JU'UMINU BIHEDHAL-HEDITHI 'ESEFEN
C
18:7.
Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
18:7.
Çdo gjë që gjendet në Tokë, Ne e kemi bërë stoli për të, për të provuar se kush prej tyre punon më mirë.
18:7.
Me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë që është në tokë si një zbukurim për të, që të sprovojmë se kush prej tyre është më i mirë në vepra.
18:7.
'INNA XHE'ALNA MA 'ALEL-'ERDI ZINETEN LEHA LINEBLUWEHUM 'EJJUHUM 'EHSENU 'AMELEN
C
18:8.
Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
18:8.
Dhe, Ne do ta bëjmë të shkretë gjithçka, që gjendet në të.
18:8.
Dhe me të vërtetë, Ne do ta bëjmë atë që është mbi të një tokë të zhveshur.
18:8.
WE 'INNA LEXHA'ILUNE MA 'ALEJHA SA'IDEN XHURUZAN
C
18:9.
A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
18:9.
Vallë, a mendon ti se banorët e Shpellës dhe Rakimit ishin një çudi nga mrekullitë Tona?
18:9.
A mendon se banorët e shpellës dhe Rakimi ishin nga shenjat tona një mrekulli e madhe?
18:9.
'EM HESIBTE 'ENNE 'ESHABEL-KEHFI WE ER-REKIMI KANU MIN 'AJATINA 'AXHEBEN