U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 17. Isra
Ajete: 111
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
17:1.
Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).
17:1.
I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t'i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.
17:1.
Lavdi Atij që e çoi robin e Tij në një udhëtim natën nga Xhamia e Shenjtë në Xhaminë më të Largët, rrethina e së cilës Ne e kemi bekuar, që t'i tregojmë atij disa nga shenjat Tona. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.
17:1.
SUBHANEL-LEDHI 'ESRA BI'ABDIHI LEJLEN MINEL-MESXHIDIL-HERAMI 'ILAL-MESXHIDIL-'EKSAL-LEDHI BAREKNA HEWLEHU LINURIJEHU MIN 'AJATINA 'INNEHU HUWE ES-SEMI'UL-BESIRU
C
17:2.
Edhe Musait Ne i kemi dhënë librin dhe atë (librin) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët që të mos marrin përveç Meje, ndonjë që ia besojnë çështjet.
17:2.
Ne i dhamë Musait Librin dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit (duke u thënë): “Mos merrni mbrojtës tjetër, përveç Meje!
17:2.
Dhe Ne i dhamë Musait Librin dhe e bëmë atë udhëzim për bijtë e Israilit, duke thënë: "Mos merrni ndonjë mbrojtës përveç Meje."
17:2.
WE 'ATEJNA MUSAL-KITABE WE XHE'ALNAHU HUDEN LIBENI 'ISRA'ILE 'ELLA TETTEHIDHU MIN DUNI WE KILEN
C
17:3.
Pasardhës të atyre që i bartëm (i shpëtuam) së bashku me Nuhun (bëhuni mirënjohës!). Vërtet ai ishte rob shumë falënderues.
17:3.
Ju jeni pasardhës të atyre që Ne i mbartëm me Nuhun! Ai ka qenë vërtet një rob mirënjohës.”
17:3.
O pasardhës të atyre që Ne i bartëm me Nuhun! Me të vërtetë, ai ishte një rob falënderues.
17:3.
DHURRIJETE MEN HEMELNA ME'A NUHIN 'INNEHU KANE 'ABDEN SHEKURAN
C
17:4.
Ne u kumtuam në libër beni israilëve: "Ju do të bëni shkatërrime dy herë në tokë dhe do të tejkaloni duke bërë zullum të madh".
17:4.
Ne u shpallëm solemnisht në Libër bijve të Izraelit: “Ju do të bëni dy herë ngatërresa në tokë dhe do të tregoni mendjemadhësi të tepërt”.
17:4.
Dhe Ne shpallëm për bijtë e Israilit në Libër: "Me të vërtetë, ju do të bëni shkatërrime në tokë dy herë dhe do të ngriheni në një arrogancë të madhe."
17:4.
WE KADEJNA 'ILA BENI 'ISRA'ILE FIL-KITABI LETUFSIDUNNE FIL-'ERDI MERRETEJNI WE LETA'LUNNE 'ULUWEN KEBIRAN
C
17:5.
Kur erdhi koha e premtimit të parë, Ne dërguam kundër jush njerëz Tanë, që ishin të fuqishëm e të ashpër (sulmues) dhe ata hulumtuan (rreth e përqark) përreth vendit (duke mos u frikësuar). E ai (ndëshkim) ishte vendim i prerë.
17:5.
Kur erdhi koha e përmbushjes së profecisë për ngatërresën e parë, Ne dërguam kundër jush disa robër Tanët, luftëtarë të fuqishëm, të cilët shkelën në çdo cep të shtëpive tuaja. Kështu u krye premtimi.
17:5.
Kur erdhi premtimi i parë, Ne dërguam kundër jush robërit Tanë, të pajisur me fuqi të madhe, dhe ata hynë nëpër vendbanimet tuaja, dhe premtimi u përmbush.
17:5.
FE'IDHA XHA'E WA'DU 'ULAHUMA BE'ATHNA 'ALEJKUM 'IBADEN LENA 'ULI BE'SIN SHEDIDIN FEXHASU HILALE ED-DIJARI WE KANE WA'DAN MEF'ULÆN
C
17:6.
Pastaj, Ne ua kthyem juve mbisundimin kundër atyre, ju përforcuam me pasuri e me djem dhe ju shtuam më së shumti.
17:6.
Pastaj jua kthyem juve sërish fitoren kundër tyre, ju ndihmuam me pasuri e djem dhe jua shtuam numrin e ushtarëve.
17:6.
Pastaj, Ne ju dhamë përsëri pushtet mbi ta dhe ju furnizuam me pasuri dhe bij, dhe ju bëmë një shumicë më të madhe në numër.
17:6.
THUMME REDEDNA LEKUMUL-KERRETE 'ALEJHIM WE 'EMDEDNAKUM BI'EMWALIN WE BENINE WE XHE'ALNAKUM 'EKTHERE NEFIREN
C
17:7.
Nëse bëni mirë, bëni për vete, e nëse bëni keq, bëni kundër vetes. E kur vjen koha e fundit (herën e dytë Ne i dërgojmë) që t'ju shëmtojnë fytyrat tuaja, që të hyjnë në xhaminë (Aksa) sikurse hynë herën e parë dhe që të shkatërrojnë rrënjësisht atë që arrijnë.
17:7.
Nëse bëni mirësi, e keni bërë për veten tuaj. E, nëse bëni keq, ia keni bërë po vetes. Kur erdhi koha e përmbushjes së profecisë për ngatërresën e dytë, Ne i dërguam (armiqtë tuaj) për t'jua nxirë fytyrat tuaja dhe që të hyjnë në tempull, siç patën hyrë herën e parë dhe të shkatërrojnë plotësisht çdo gjë që pushtonin.
17:7.
Nëse bëni mirë, ju bëni mirë për vetet tuaja, dhe nëse bëni keq, atëherë për veten tuaj. Pastaj, kur erdhi premtimi i fundit, (Ne dërguam armiqtë tuaj) për t'ju poshtëruar dhe për të hyrë në Xhaminë, ashtu siç hynë herën e parë, dhe për të shkatërruar plotësisht atë që sunduan.
17:7.
'IN 'EHSENTUM 'EHSENTUM LI'NFUSIKUM WE 'IN 'ESE'TUM FELEHA FE'IDHA XHA'E WA'DUL-'AHIRETI LIJESU'U WUXHUHEKUM WE LIJEDHULUL-MESXHIDE KEMA DEHALUHU 'EWWELE MERRETIN WE LIJUTEBBIRU MA 'ALEW TETBIREN
C
17:8.
Zoti juaj do t'ju mëshirojë (nëse pendoheni), e nëse ju i ktheheni (të keqes), kthehemi (me ndëshkim) edhe Ne. E xhehennemin e kemi bërë burg për jobesimtarët.
17:8.
Ndoshta, Zoti juaj, do t'ju mëshirojë, por, nëse ju ktheheni (në gjynahe), Ne do t'u kthehemi (ndëshkimeve ndaj jush). Dhe Xhehenemin e kemi bërë burg për mohuesit.
17:8.
Ndoshta Zoti juaj do t'ju mëshirojë. Por nëse ktheheni (në mëkat), edhe Ne do të kthehemi (me ndëshkim). Dhe Ne e kemi bërë Xhehenemin një burg për jobesimtarët.
17:8.
'ASA REBBUKUM 'EN JERHEMEKUM WE 'IN 'UDTUM 'UDNA WE XHE'ALNA XHEHENNEME LILKAFIRINE HESIREN
C
17:9.
Është e vërtetë se ky Kur'an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.
17:9.
Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh.
17:9.
Me të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e qëndrueshme dhe jep lajme të mira për besimtarët që bëjnë vepra të mira, se për ta është një shpërblim i madh.
17:9.
'INNE HADHAL-KUR'ANE JEHDI LILLETI HIJE 'EKWEMU WE JUBESHSHIRUL-MU'UMININEL-LEDHINE JA'MELUNE ES-SALIHATI 'ENNE LEHUM 'EXHREN KEBIRAN
C
17:10.
Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë.
17:10.
Ndërsa atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, Ne u kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
17:10.
Dhe se ata që nuk besojnë në jetën e përtejme, për ta Ne kemi përgatitur një ndëshkim të dhembshëm.
17:10.
WE 'ENNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI 'A'TEDNA LEHUM 'ADHABEN 'ELIMAN
C
17:11.
Njeriu (e tepron) lutet për keq, ashtu sikurse lutet për mirë, (po Zoti nuk e pranon lutjen e tij për keq); njeriu (nga vetë natyra e tij) është i ngutshëm.
17:11.
Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë; vërtet që njeriu është i ngutur.
17:11.
Dhe njeriu lutet për të keqen, ashtu siç lutet për të mirën. Dhe njeriu është gjithnjë i nxituar.
17:11.
WE JED'UL-'INSANU BISH-SHERRI DU'A'EHU BIL-HAJRI WE KANEL-'INSANU 'AXHULEN
C
17:12.
Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
17:12.
Ne i bëmë natën dhe ditën dy mrekulli. Natën e mbështollëm me errësirë, kurse ditës i dhamë ndriçim, që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj e që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Çdo gjë e kemi shpjeguar hollësisht.
17:12.
Dhe Ne e bëmë natën dhe ditën dy shenja. Pastaj Ne e bëmë shenjën e natës të errët dhe e bëmë shenjën e ditës ndriçuese, që të kërkoni mirësinë nga Zoti juaj dhe të dini numrin e viteve dhe llogarinë. Dhe Ne e kemi shpjeguar gjithçka qartë.
17:12.
WE XHE'ALNAL-LEJLE WE EN-NEHARE 'AJETEJNI FEMEHEWNA 'AJETEL-LEJLI WE XHE'ALNA 'AJETE EN-NEHARI MUBSIRETEN LITEBTEGU FEDLEN MIN RABBIKUM WE LITA'LEMU 'ADEDE ES-SININE WEL-HISABE WE KULLE SHEJ'IN FESSELNAHU TEFSILAN
C
17:13.
Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur,
17:13.
Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t'ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t'i themi):
17:13.
Dhe çdo njeriut ia kemi lidhur fatin e tij në qafën e tij. Dhe Ne do t'i sjellim atij në Ditën e Ringjalljes një libër që ai do ta gjejë të hapur.
17:13.
WE KULLE 'INSANIN 'ELZEMNAHU TA'IREHU FI 'UNUKIHI WE NUHRIXHU LEHU JEWMEL-KIJAMETI KITABEN JELKAHU MENSHURAN
C
17:14.
"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
17:14.
“Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!”
17:14.
(Do t'i thuhet:) "Lexo librin tënd. Sot, shpirti yt është i mjaftueshëm si llogaritar kundër teje."
17:14.
EKRE' KITABEKE KEFA BINEFSIKEL-JEWME 'ALEJKE HESIBEN
C
17:15.
Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
17:15.
Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!
17:15.
Kushdo që udhëzohet, ai udhëzohet për veten e tij, dhe kushdo që devijon, ai devijon vetëm kundër vetes së tij. Dhe asnjë mbartës i barrës nuk do ta mbartë barrën e tjetrit. Dhe Ne nuk ndëshkojmë derisa të kemi dërguar një të dërguar.
17:15.
MENI EHTEDA FE'INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FE'INNEMA JEDILLU 'ALEJHA WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA WE MA KUNNA MU'ADHDHIBINE HETTA NEB'ATHE RESULEN
C
17:16.
Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17:16.
Kur vendosim ta shkatërrojmë një qytet, Ne i urdhërojmë (për mirë) të pasurit e tij dhe, kur ata bëjnë mbrapshti në të, atëherë përmbushet Vendimi (i dënimit) kundër tyre dhe Ne i shkatërrojmë gjer në themel.
17:16.
Dhe kur Ne duam të shkatërrojmë një qytet, Ne urdhërojmë të pasurit e tij (që të përmirësohen), por ata bëjnë shkatërrime në të. Prandaj, fjala bëhet e detyrueshme kundër tij, dhe Ne e shkatërrojmë atë plotësisht.
17:16.
WE 'IDHA 'EREDNA 'EN NUHLIKE KARJETEN 'EMERNA MUTREFIHA FEFESEKU FIHA FEHEKKA 'ALEJHAL-KAWLU FEDEMMERNAHA TEDMIREN
C
17:17.
Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.
17:17.
Sa e sa brezni Ne i kemi shkatërruar pas Nuhut! Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh gjynahet e robërve të Tij.
17:17.
Dhe sa shumë gjenerata kemi shkatërruar pas Nuhut! Dhe mjafton që Zoti yt të jetë i njohur dhe vëzhgues i mëkateve të robërve të Tij.
17:17.
WE KEM 'EHLEKNA MINEL-KURUNI MIN BA'DI NUHIN WE KEFA BIREBBIKE BIDHUNUBI 'IBADIHI HABIREN BESIRAN
C
17:18.
Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
17:18.
Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t'i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar.
17:18.
Kushdo që dëshiron këtë botë, Ne i japim atij në të atë që dëshirojmë, për atë që Ne e dëshirojmë. Pastaj, Ne i kemi caktuar atij Xhehenemin, në të cilin ai do të hyjë, i qortuar dhe i përzënë.
17:18.
MEN KANE JURIDUL-'AXHILETE 'AXHXHELNA LEHU FIHA MA NESHA'U LIMEN NURIDU THUMME XHE'ALNA LEHU XHEHENNEME JESLAHA MEDHMUMEN MEDHURAN
C
17:19.
E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
17:19.
Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.
17:19.
Dhe kushdo që dëshiron jetën e përtejme dhe përpiqet për të me përpjekjen që i takon, ndërkohë që ai është besimtar, atëherë përpjekja e tij do të vlerësohet.
17:19.
WE MEN 'ERADEL-'AHIRETE WE SA'A LEHA SA'JEHA WE HUWE MU'UMINUN FE'ULA'IKE KANE SA'JUHUM MESHKUREN
C
17:20.
Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
17:20.
Ne i mbështesim të gjithë me dhuratat e Zotit tënd: edhe këta, edhe ata. Dhuratat e Zotit tënd nuk i mohohen askujt.
17:20.
Të gjithëve – si këtyre ashtu edhe atyre – Ne u ofrojmë nga dhuratat e Zotit tënd. Dhe dhuratat e Zotit tënd nuk janë të ndaluara për askënd.
17:20.
KULLEN NUMIDDU HA'UULA' WE HA'UULA' MIN 'ATA'I RABBIKE WE MA KANE 'ATA'U RABBIKE MEHDHURAN
C
17:21.
Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
17:21.
Shiko, si Ne i parapëlqejmë disa ndaj të tjerëve. Kurse bota tjetër, në të vërtetë, do të ketë shkallëzime më të mëdha dhe parapëlqime më të theksuara.
17:21.
Shiko si Ne i kemi favorizuar disa mbi të tjerët, por me të vërtetë, jeta e përtejme është më e madhe në grada dhe më e madhe në favor.
17:21.
ENDHUR KEJFE FEDDELNA BA'DEHUM 'ALA BA'DIN WE LEL'AHIRETU 'EKBERU DEREXHATIN WE 'EKBERU TEFDILEN
C
17:22.
E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
17:22.
Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të mbetesh i poshtëruar dhe i braktisur!
17:22.
Dhe mos vendos asnjë zot tjetër me Allahun, përndryshe do të ulesh i qortuar dhe i braktisur.
17:22.
LA TEXH'AL ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FETEK'UDE MEDHMUMAN MEHDHULÆN
C
17:23.
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
17:23.
Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.
17:23.
Dhe Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd përveç Tij dhe që të jeni të mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë me ty, mos u thuaj atyre "of" dhe mos i qorto, por u thuaj atyre një fjalë të nderuar.
17:23.
WE KADA REBBUKE 'ELLA TA'BUDU 'ILLA 'IJAHU WE BIL-WALIDEJNI 'IHSANEN 'IMMA JEBLUGANNE 'INDEKEL-KIBERE 'EHEDUHUMA 'EW KILAHUMA FELA TEKUL LEHUMA 'UFFIN WE LA TENHERHUMA WE KUL LEHUMA KAWLAN KERIMÆN
C
17:24.
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".
17:24.
Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”
17:24.
Dhe uli për ta krahët e përulësisë, nga mëshira, dhe thuaj: "O Zoti im, ki mëshirë për ta, ashtu siç më rritën mua kur isha i vogël."
17:24.
WE EHFID LEHUMA XHENAHE EDH-DHULLI MINE ER-REHMETI WE KUL RREBBI ERHEMHUMA KEMA REBBEJANI SEGIREN
C
17:25.
Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
17:25.
Zoti juaj e di më së miri ç'keni në shpirtrat tuaj. Nëse ju jeni të drejtë, sigurisht që Ai është Falës për ata që pendohen.
17:25.
Zoti juaj e di më së miri atë që është në zemrat tuaja. Nëse jeni të drejtë, atëherë me të vërtetë, Ai është Falës për ata që kthehen.
17:25.
REBBUKUM 'A'LEMU BIMA FI NUFUSIKUM 'IN TEKUNU SALIHINE FE'INNEHU KANE LIL'EWWABINE GAFUREN
C
17:26.
Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
17:26.
Jepuni të afërmve, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni shpenzim të tepruar.
17:26.
Dhe jepi të afërmit të drejtën e tij, si dhe të varfrit dhe udhëtarit. Por mos e shpërdoro pasurinë tënde në mënyrë të tepruar.
17:26.
WE 'ATI DHAL-KURBA HEKKAHU WEL-MISKINE WE EBNE ES-SEBILI WE LA TUBEDHDHIR TEBDHIREN
C
17:27.
Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
17:27.
Dorëshpuarit me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit dhe djalli është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.
17:27.
Me të vërtetë, ata që shpërdorojnë janë vëllezërit e shejtanëve, dhe Shejtani ishte mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.
17:27.
'INNEL-MUBEDHDHIRINE KANU 'IHWANE ESH-SHEJATINI WE KANE ESH-SHEJTANU LIREBBIHI KEFUREN
C
17:28.
Nëse detyrohesh t'ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t'i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).
17:28.
Por, nëse shmangesh nga ata (kur nuk ke asgjë për të dhënë), duke shpresuar në mëshirën e Zotit tënd, atëherë thuaju atyre ndonjë fjalë të butë.
17:28.
Dhe nëse largohesh prej tyre duke kërkuar mëshirën e Zotit tënd, të cilën e shpreson, atëherë thuaju atyre një fjalë të butë.
17:28.
WE 'IMMA TU'RIDENNE 'ANHUMU EBTIGA'E REHMETIN MIN RABBIKE TERXHUHA FEKUL LEHUM KAWLEN MEJSURAN
C
17:29.
Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).
17:29.
Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë.
17:29.
Dhe mos e bëj dorën tënde të lidhur në qafën tënde, dhe as mos e shtrij atë tepër, përndryshe do të mbetesh i qortuar dhe i dëshpëruar.
17:29.
WE LA TEXH'AL JEDEKE MEGLULETEN 'ILA 'UNUKIKE WE LA TEBSUTHA KULLEL-BESTI FETEK'UDE MELUMEN MEHSURAN
C
17:30.
S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron.
17:30.
Me të vërtetë, Zoti yt i jep me bollëk e ia kufizon (riskun) kujt të dëshirojë; Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.
17:30.
Me të vërtetë, Zoti yt zgjat dhe kufizon furnizimin për kë të dojë. Me të vërtetë, Ai është i Dijshmi dhe i Vëzhguesi.
17:30.
'INNE REBBEKE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U WE JEKDIRU 'INNEHU KANE BI'IBADIHI HABIREN BESIRAN
C
17:31.
Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.
17:31.
Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë! Ne u sigurojmë ushqim atyre dhe juve. Vërtet, vrasja e tyre është gjynah i madh.
17:31.
Dhe mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë. Ne i furnizojmë ata dhe juve. Me të vërtetë, mbytja e tyre është një mëkat i madh.
17:31.
WE LA TEKTULU 'EWLADEKUM HASHJETE 'IMLAKIN NEHNU NERZUKUHUM WE 'IJAKUM 'INNE KATLEHUM KANE HIT'EN KEBIRAN
C
17:32.
Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.
17:32.
Dhe mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar!
17:32.
Dhe mos iu afroni imoralitetit, as atij të hapur dhe as të fshehtë. Me të vërtetë, ai është një veprim i keq dhe një rrugë e keqe.
17:32.
WE LA TEKREBU EZ-ZINA 'INNEHU KANE FAHISHETEN WE SA'E SEBILEN
C
17:33.
Dhe mos e mbytni njeriun që All-llahu e ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). E kush mbytet pa të drejtë (pa faj), kujdestarit të tij Ne i kemi dhënë të drejtë (të kërkojë drejtësinë), e ai të mos e kalojë kufirin në mbytje derisa ai është i ndihmuar (prej Zotit).
17:33.
Mos ia merrni jetën njeriu, gjë që Allahu jua ka ndaluar ta bëni, përveçse kur e kërkon e drejta! Nëse dikush vritet padrejtësisht, Ne i kemi dhënë pushtet trashëgimtarit të tij (të kërkojë shpagim). Por edhe ai të mos e teprojë në vrasje, sepse ai është i ndihmuar (nga ligji dhe drejtësia islame).
17:33.
Dhe mos e mbytni shpirtin që Allahu e ka bërë të shenjtë, përveçse me të drejtë. Dhe kushdo që mbytet padrejtësisht, Ne i kemi dhënë të afërmit të tij autoritet, por le të mos e kalojë kufirin në mbytje. Me të vërtetë, ai është i ndihmuar.
17:33.
WE LA TEKTULU EN-NEFSEL-LETI HERREMEL-LAHU 'ILLA BIL-HEKKI WE MEN KUTILE MEDHLUMEN FEKAD XHE'ALNA LIWELIJIHI SULTANAN FELA JUSRIF FIL-KATLI 'INNEHU KANE MENSURÆN
C
17:34.
Mos përdoroni pasurinë e jetimit ndryshe vetëm në mënyrë më të mirë (për t'ia shtuar), derisa ai ta arrijë pjekurinë e vet. Premtimin zbatonie, pse për premtimin ka përgjegjësi.
17:34.
Mos iu qasni pasurisë së jetimit, veçse me qëllim të mirë, derisa të arrijë moshën e pjekurisë. Dhe përmbushni zotimet. Me të vërtetë, për zotimet do të jeni përgjegjës.
17:34.
Dhe mos iu afroni pasurisë së jetimit, përveç në mënyrën më të mirë, derisa ai të arrijë moshën e pjekurisë. Dhe përmbushni betimin. Me të vërtetë, për betimin do të ketë një përgjegjësi.
17:34.
WE LA TEKREBU MALEL-JETIMI 'ILLA BI-ETI HIJE 'EHSENU HETTA JEBLUGA 'ESHUDDEHU WE 'EWFU BIL-'AHDI 'INNEL-'AHDE KANE MES'ULEN
C
17:35.
Masën mbusheni kur matni (me enë) dhe peshoni me peshojë të drejtë (precize). Kjo është më e dobishme dhe ka përfundim më të mirë.
17:35.
Saktësojeni matjen, kur matni dhe peshoni me peshore të rregullt. Kjo është e mira që çon në përfundimin më të bukur.
17:35.
Dhe plotësoni masën kur matni dhe peshoni me peshore të drejtë. Kjo është më mirë dhe ka një fund më të mirë.
17:35.
WE 'EWFUL-KEJLE 'IDHA KILTUM WE ZINU BIL-KISTASIL-MUSTEKIMI DHALIKE HAJRUN WE 'EHSENU TE'WILEN
C
17:36.
Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.
17:36.
Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.
17:36.
Dhe mos ndiq atë për të cilën nuk ke dijeni. Me të vërtetë, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjitha këto do të pyeten.
17:36.
WE LA TEKFU MA LEJSE LEKE BIHI 'ILMUN 'INNE ES-SEM'A WEL-BESERE WEL-FU'UADE KULLU 'ULA'IKE KANE 'ANHU MES'ULEN
C
17:37.
Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, pse ti as nuk mund ta çashë tokën as nuk mund ta arrishë lartësinë e maleve.
17:37.
Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve.
17:37.
Dhe mos ec në tokë me arrogancë. Me të vërtetë, ti nuk mund ta çash tokën dhe as të arrish lartësinë e maleve.
17:37.
WE LA TEMSHI FIL-'ERDI MEREHEN 'INNEKE LEN TEHRIKAL-'ERDE WE LEN TEBLUGAL-XHIBALE TULAN
C
17:38.
E keqja e të gjitha këtyre është e urrejtur te Zoti yt.
17:38.
E keqja e të gjitha këtyre është e urryer nga Zoti yt.
17:38.
E keqja e të gjitha këtyre është e urryer për Zotin tënd.
17:38.
KULLU DHALIKE KANE SEJJI'UHU 'INDE RABBIKE MEKRUHEN
C
17:39.
Këto janë nga urtësia që Zoti yt ta shpalli ty. Mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në xhehennem i qortuar dhe i larguar.
17:39.
Kjo është nga Urtësia që të ka shpallur ty, Zoti yt, dhe mos vër zot tjetër me Allahun, se do të hidhesh në Xhehenem, fajtor dhe i dëbuar.
17:39.
Këto janë nga urtësitë që Zoti yt të ka shpallur ty. Dhe mos vendos një zot tjetër me Allahun, përndryshe do të hidhesh në Xhehenem, i qortuar dhe i përjashtuar.
17:39.
DHALIKE MIMMA 'EWHA 'ILEJKE REBBUKE MINEL-HIKMETI WE LA TEXH'AL ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FETULKA FI XHEHENNEME MELUMAN MEDHURÆN
C
17:40.
A mos u dalloi Zoti juaj me djem, e për vete zgjodhi melaike që ju i mendoni femra? Vërtet, ju jeni duke thënë fjalë të mëdha.
17:40.
A mos vallë Allahu ju ka dhuruar djem e (për Vete) ka marrë engjëjt për vajza? Vërtet që ju thoni fjalë të tmerrshme.
17:40.
A ju ka dhënë Zoti juaj bij dhe ka zgjedhur për Veten e Tij bijat nga engjëjt? Me të vërtetë, ju thoni një fjalë të madhe.
17:40.
'EFE'ESFAKUM REBBUKUM BIL-BENINE WE ETTEHADHE MINEL-MELA'IKETI 'INATHEN 'INNEKUM LETEKULUNE KAWLAN 'ADHIMÆN
C
17:41.
Ne sqaruam në mënyrë të ndryshme (argumentet) në këtë Kur'an, ashtu që ata të nxjerrin përvojë, por kjo nuk u shtoi atyre tjetër, vetëm se largim (nga e vërteta).
17:41.
Në të vërtetë, Ne kemi paraqitur me hollësi në këtë Kuran shpalljet Tona, që ata (jobesimtarët) t'ua vënë veshin, por kjo vetëm ua ka shtuar atyre largimin (nga e vërteta).
17:41.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi shpjeguar këtë në Kuran, që ata të mund të përkujtojnë, por ajo vetëm i shton atyre shmangien.
17:41.
WE LEKAD SERREFNA FI HADHAL-KUR'ANI LIJEDHDHEKKERU WE MA JEZIDUHUM 'ILLA NUFUREN
C
17:42.
Thuaj: "Sikur të kishte zota të tjerë përveç Atij, sikundër thonë ata, atëherë ata (zotat) do të kërkonin rrugë për mbizotërim ndaj të Madhëruarit (për t'ia marrë pushtetin)".
17:42.
Thuaj: “Nëse përveç Atij do të kishte edhe zota të tjerë, siç thonë ata, atëherë ata do të kërkonin rrugë për të arritur te Zoti i Fronit”.
17:42.
Thuaj: "Sikur të kishte bashkë me Të zota të tjerë, ashtu siç thonë ata, atëherë ata do të kishin kërkuar një rrugë drejt Zotit të Arshit."
17:42.
KUL LEW KANE ME'AHU 'ALIHETUN KEMA JEKULUNE 'IDHEN LABTEGAW 'ILA DHIL-'ARSHI SEBILAN
C
17:43.
I pa të meta është Ai, Lartësia e Tij është e madhe nga ajo që thonë ata.
17:43.
Qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar Ai mbi atë, që thonë ata!
17:43.
Lavdi Atij! Dhe Ai është i Lartë mbi atë që thonë ata, në një lartësi të madhe.
17:43.
SUBHANEHU WE TA'ALA 'AMMA JEKULUNE 'ULUWEN KEBIRAN
C
17:44.
Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
17:44.
Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.
17:44.
Shtatë qiejt dhe toka dhe gjithçka që është në to e lavdërojnë Atë. Dhe nuk ka asgjë përveç se e lavdëron Atë me lavdinë e Tij, por ju nuk e kuptoni lavdërimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës.
17:44.
TUSEBBIHU LEHU ES-SEMAWATU ES-SEB'U WEL-'ERDU WE MEN FIHINNE WE 'IN MIN SHEJ'IN 'ILLA JUSEBBIHU BIHEMDIHI WE LEKIN LA TEFKAHUNE TESBIHEHUM 'INNEHU KANE HELIMEN GAFURAN
C
17:45.
Kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme.
17:45.
Kur ti (Muhamed) lexon Kuranin, Ne vëmë një perde të fshehtë mes teje dhe atyre që nuk besojnë në jetën e ardhshme.
17:45.
Dhe kur lexon Kuranin, Ne vendosim një perde të padukshme midis teje dhe atyre që nuk besojnë në jetën e përtejme.
17:45.
WE 'IDHA KARE'TEL-KUR'ANE XHE'ALNA BEJNEKE WE BEJNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI HIXHABEN MESTURAN
C
17:46.
Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur'an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
17:46.
Ne kemi vënë mbulesa në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe ua kemi shurdhuar veshët. Kur ti përmend në Kuran vetëm Zotin tënd, ata kthejnë shpinën, duke ikur.
17:46.
Dhe Ne vendosim një mbulesë mbi zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë, dhe një rëndesë në veshët e tyre. Dhe kur ti përmend Zotin tënd vetëm në Kuran, ata kthejnë shpinën në urrejtje.
17:46.
WE XHE'ALNA 'ALA KULUBIHIM 'EKINNETEN 'EN JEFKAHUHU WE FI 'ADHANIHIM WEKREN WE 'IDHA DHEKERTE REBBEKE FIL-KUR'ANI WEHDEHU WE LLEW 'ALA 'EDBARIHIM NUFURAN
C
17:47.
Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kur'anin) kur vijnë të dëgjojnë ty dhe kur ata bisedojnë fshehtazi dhe kur ata zullumqarë thonë: "Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsur!"
17:47.
Ne e dimë mirë se ç'dëgjojnë ata, kur të përgjojnë dhe, kur bisedojnë fshehurazi me njëri-tjetrin e mohuesit thonë: “Ju shkoni veçse pas një njeriu të magjepsur”.
17:47.
Ne e dimë më së miri për atë që ata dëgjojnë kur të dëgjojnë ty dhe kur bisedojnë mes tyre, kur të padrejtët thonë: "Ju vetëm po ndiqni një njeri të magjepsur."
17:47.
NEHNU 'A'LEMU BIMA JESTEMI'UNE BIHI 'IDH JESTEMI'UNE 'ILEJKE WE 'IDH HUM NEXHWA 'IDH JEKULU EDH-DHALIMUNE 'IN TETTEBI'UNE 'ILLA REXHULEN MESHURAN
C
17:48.
Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë).
17:48.
Shiko me çfarë shëmbëllimesh të krahasojnë! Ata janë të humbur e nuk mund të gjejnë rrugën e drejtë.
17:48.
Shiko se si ata të përshkruajnë ty shembuj, dhe ata kanë devijuar, prandaj ata nuk mund të gjejnë një rrugë.
17:48.
ENDHUR KEJFE DEREBU LEKEL-'EMTHALE FEDELLU FELA JESTETI'UNE SEBILEN
C
17:49.
Ata thanë: "A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?"
17:49.
Ata thonë: “Vallë, kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a do të ringjallemi në krijesa të reja?”
17:49.
Dhe ata thonë: "A kur ne të jemi kocka dhe pluhur, a do të ringjallemi si një krijim i ri?"
17:49.
WE KALU 'E'IDHA KUNNA 'IDHAMEN WE RUFATAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE HALKÆN XHEDIDÆN
C
17:50.
Thuaj: "Edhe nëse të jeni gurë a hekur!"
17:50.
Thuaj: “Bëhuni gurë ose hekur,
17:50.
Thuaj: "Bëhuni gur ose hekur,
17:50.
KUL KUNU HIXHARETEN 'EW HEDIDEN
C
17:51.
Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do t'i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afër!"
17:51.
ose çfarëdo krijese tjetër që është më e madhe sipas jush!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë ne (në jetë?)” Thuaj: “Ai që ju ka krijuar herën e parë”. Ata do t'i tundin kokat nga ti e do të pyesin: “Kur do të bëhet ajo?” Ti thuaju: “Mund të vijë shpejt!
17:51.
Ose ndonjë krijim tjetër të cilin ju e konsideroni të madh!" Pastaj ata do të thonë: "Kush do të na kthejë ne?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për herë të parë." Pastaj ata do të tundin kokat e tyre drejt teje dhe do të thonë: "Kur do të jetë kjo?" Thuaj: "Ndoshta afër."
17:51.
'EW HALKEN MIMMA JEKBURU FI SUDURIKUM FESEJEKULUNE MEN JU'IDUNA KULIL-LEDHI FETEREKUM 'EWWELE MERRETIN FESEJUNGIDUNE 'ILEJKE RU'USEHUM WE JEKULUNE META HUWE KUL 'ASA 'EN JEKUNE KARIBAN
C
17:52.
(ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
17:52.
Ditën, kur Ai do t'ju thërrasë e ju do t'i përgjigjeni Atij duke e falënderuar dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë.”
17:52.
Ditën kur Ai do t'ju thërrasë dhe ju do t'i përgjigjeni Atij me lavdërim, dhe do të mendoni se keni qëndruar vetëm një kohë të shkurtër.
17:52.
JEWME JED'UKUM FETESTEXHIBUNE BIHEMDIHI WE TEDHUNNUNE 'IN LEBITHTUM 'ILLA KALILEN
C
17:53.
E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut".
17:53.
Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.
17:53.
Dhe thuaju robërve të Mi të thonë atë që është më e mira. Me të vërtetë, Shejtani ndez përçarjen midis tyre. Me të vërtetë, Shejtani është një armik i hapur për njeriun.
17:53.
WE KUL LI'IBADI JEKULU ELLETI HIJE 'EHSENU 'INNE ESH-SHEJTANE JENZEGU BEJNEHUM 'INNE ESH-SHEJTANE KANE LIL'INSANI 'ADUWEN MUBINAN
C
17:54.
Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim).
17:54.
Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse dëshiron, Ai do t'ju mëshirojë ose nëse dëshiron, Ai do t'ju dënojë. Ne nuk të kemi dërguar ty (Muhamed) roje dhe rregullues të punëve të tyre.
17:54.
Zoti juaj e di më së miri për ju. Nëse Ai dëshiron, Ai ju mëshiron, ose nëse Ai dëshiron, Ai ju ndëshkon. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës mbi ta.
17:54.
REBBUKUM 'A'LEMU BIKUM 'IN JESHE' JERHEMKUM 'EW 'IN JESHE' JU'ADHDHIBKUM WE MA 'ERSELNAKE 'ALEJHIM WE KILEN
C
17:55.
Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
17:55.
Zoti yt i di më së miri ata që gjenden në qiej dhe në Tokë. Ne i kemi ngritur disa profetë mbi të tjerët dhe Daudit i kemi dhënë Zeburin.
17:55.
Dhe Zoti yt e di më së miri për ata që janë në qiej dhe në tokë. Dhe me të vërtetë, Ne i kemi favorizuar disa nga të dërguarit mbi të tjerët dhe Ne i dhamë Davudit Psalmet.
17:55.
WE REBBUKE 'A'LEMU BIMEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEKAD FEDDELNA BA'DE EN-NEBIJINE 'ALA BA'DIN WE 'ATEJNA DAWUDE ZEBUREN
C
17:56.
Thuaj: "Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë".
17:56.
Thuaj: “Thirrini ata që ju i hyjnizoni përveç Tij! Ata nuk mund t'jua largojnë të keqen e as nuk mund ta hedhin atë tjetërkund”.
17:56.
Thuaj: "Thirrni ata që i pretendoni përveç Tij." Por ata nuk kanë fuqi të largojnë të keqen prej jush dhe as ta ndryshojnë atë.
17:56.
KULI ED'UL-LEDHINE ZE'AMTUM MIN DUNIHI FELA JEMLIKUNE KESHFE ED-DURRI 'ANKUM WE LA TEHWILEN
C
17:57.
Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur.
17:57.
Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t'i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij. Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.
17:57.
Ata që i thërrasin, ata vetë kërkojnë një rrugë drejt Zotit të tyre, se cili prej tyre është më afër. Dhe ata shpresojnë për mëshirën e Tij dhe frikësohen nga ndëshkimi i Tij. Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd është diçka për t'u ruajtur.
17:57.
'ULA'IKEL-LEDHINE JED'UNE JEBTEGUNE 'ILA RABBIHIMUL-WESILETE 'EJJUHUM 'EKREBU WE JERXHUNE REHMETEHU WE JEHAFUNE 'ADHABEHU 'INNE 'ADHABE RABBIKE KANE MEHDHUREN
C
17:58.
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh).
17:58.
Dhe s'ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim para Ditës së Kiametit apo që nuk do ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo gjë është shkruar në Libër.
17:58.
Dhe nuk ka asnjë qytet që Ne nuk do ta shkatërrojmë para Ditës së Ringjalljes ose nuk do ta ndëshkojmë atë me një ndëshkim të ashpër. Kjo është e shkruar në Libër.
17:58.
WE 'IN MIN KARJETIN 'ILLA NEHNU MUHLIKUHA KABLE JEWMIL-KIJAMETI 'EW MU'ADHDHIBUHA 'ADHABEN SHEDIDAN KANE DHALIKE FIL-KITABI MESTURÆN
C
17:59.
Neve nuk na pengoi asgjë që t'u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
17:59.
Neve nuk na pengon asgjë që të dërgojmë shenja, mirëpo ato i kanë përgënjeshtruar popujt e lashtë. Ne i dhamë fisit Themud devenë si shenjë të qartë, por ai u soll keq me atë. Ne dërgojmë shenja vetëm për t'i frikësuar njerëzit.
17:59.
Dhe asgjë nuk na pengon që të dërgojmë shenja, përveç se popujt e lashtë i përgënjeshtruan ato. Dhe Ne i dhamë Themudit devën si një shenjë të dukshme, por ata i bënë padrejtësi asaj. Dhe Ne dërgojmë shenja vetëm për të frikësuar.
17:59.
WE MA MENE'ANA 'EN NURSILE BIL-'AJATI 'ILLA 'EN KEDHDHEBE BIHAL-'EWWELUNE WE 'ATEJNA THEMUDE EN-NAKATE MUBSIRETEN FEDHELEMU BIHA WE MA NURSILU BIL-'AJATI 'ILLA TEHWIFEN
C
17:60.
Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur'an), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
17:60.
(Kujto) kur Ne të thamë: “Me të vërtetë, Zoti yt, do të të mbrojë nga njerëzit”! Vizionin që ta treguam, e bëmë vetëm sprovë për njerëzit, ashtu si dhe pemën e mallkuar në Kuran. Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh.
17:60.
Dhe kur Ne të thamë ty: "Me të vërtetë, Zoti yt ka rrethuar njerëzit." Dhe Ne nuk e bëmë vegimin që Ne të treguam përveç si një provë për njerëzit, dhe pemën e mallkuar në Kuran. Dhe Ne i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre të madhe përçarjen.
17:60.
WE 'IDH KULNA LEKE 'INNE REBBEKE 'EHATE BIN-NASI WE MA XHE'ALNA ER-RU'UJA ELLETI 'EREJNAKE 'ILLA FITNETEN LILNNASI WE ESH-SHEXHERETEL-MEL'UNETE FIL-KUR'ANI WE NUHAWWIFUHUM FEMA JEZIDUHUM 'ILLA TUGJANEN KEBIRAN
C
17:61.
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?"
17:61.
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata të gjithë iu përulën në sexhde, përveç Iblisit! Ai tha: “Si?! Unë t'i bëj sexhde atij që Ti e ke krijuar nga balta?!”
17:61.
Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde për Ademin," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai tha: "A të bie në sexhde për atë që Ti e krijove nga balta?"
17:61.
WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE KALE 'E'ESXHUDU LIMEN HALEKTE TINEN
C
17:62.
(Mandej vazhdoi e) Tha: "A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t'i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice".
17:62.
Gjithashtu, tha: “A e sheh këtë që Ti e nderove mbi mua? Nëse Ti më jep kohë deri në Ditën e Kiametit, unë do t'i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përveç një pakice prej tyre!”
17:62.
Ai tha: "A e sheh këtë të cilin Ti e ke nderuar mbi mua? Nëse Ti më jep afat deri në Ditën e Ringjalljes, me të vërtetë, unë do t'i shfaros pasardhësit e tij, përveç një pakice."
17:62.
KALE 'ERE'EJTEKE HADHAL-LEDHI KERREMTE 'ALEJJE LE'IN 'EHHARTENI 'ILA JEWMIL-KIJAMETI LE'EHTENIKENNE DHURRIJETEHU 'ILLA KALILEN
C
17:63.
(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë".
17:63.
(Allahu) tha: “Ik! Kushdo prej tyre që të pason ty, do të ketë Xhehenemin si shpërblim – një shpërblim i plotë.
17:63.
Ai tha: "Shko, dhe kushdo që të ndjek ty prej tyre, me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë shpërblimi juaj, një shpërblim i plotë.
17:63.
KALE EDH/HEB FEMEN TEBI'AKE MINHUM FE'INNE XHEHENNEME XHEZA'UUKUM XHEZA'EN MEWFUREN
C
17:64.
Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
17:64.
Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe jepu premtime! -Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime.
17:64.
Dhe nxit kë të mundesh prej tyre me zërin tënd, dhe mblidh kundër tyre kalorësinë tënde dhe këmbësorinë tënde, dhe bëhu partner me ta në pasuri dhe në fëmijë, dhe u premto atyre." Por Shejtani nuk u premton atyre asgjë përveç mashtrimit.
17:64.
WE ESTEFZIZ MENI ESTETA'TE MINHUM BISEWTIKE WE 'EXHLIB 'ALEJHIM BIHAJLIKE WE REXHILIKE WE SHARIK/HUM FIL-'EMWLI WEL-'EWLADI WE 'ID/HUM WE MA JA'IDUHUMU ESH-SHEJTANU 'ILLA GURUREN
C
17:65.
Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
17:65.
Por në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Zoti yt mjafton si mbrojtës (i tyre)!”
17:65.
Me të vërtetë, mbi robërit e Mi ti nuk do të kesh asnjë pushtet. Dhe Zoti yt është i mjaftueshëm si mbrojtës.
17:65.
'INNE 'IBADI LEJSE LEKE 'ALEJHIM SULTANUN WE KEFA BIREBBIKE WE KILEN
C
17:66.
Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det, në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
17:66.
Zoti juaj është ai që e bën anijen të lëvizë nëpër det për të kërkuar nga begatitë e Tij. Ai është vërtet i Mëshirshëm me ju.
17:66.
Zoti juaj është Ai që lundron anijet për ju nëpër det, që ju të kërkoni nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, Ai është i Mëshirshëm ndaj jush.
17:66.
REBBUKUMUL-LEDHI JUZXHI LEKUMUL-FULKE FIL-BEHRI LITEBTEGU MIN FEDLIHI 'INNEHU KANE BIKUM REHIMEN
C
17:67.
E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
17:67.
Kur juve ju godet fatkeqësia në det, ata që ju i adhuronit në vend të Atij, zhduken. Por, pasi Ai ju shpëton në tokë, ju i ktheni shpinën. Njeriu është mosmirënjohës.
17:67.
Dhe kur një e keqe ju prek në det, ata që ju i thërrisni përveç Tij zhduken prej jush. Por kur Ai ju shpëton në tokë, ju ktheheni larg. Dhe njeriu është gjithmonë mosmirënjohës.
17:67.
WE 'IDHA MESSEKUMU ED-DURRU FIL-BEHRI DELLE MEN TED'UNE 'ILLA 'IJAHU FELEMMA NEXHXHAKUM 'ILAL-BERRI 'A'REDTUM WE KANEL-'INSANU KEFUREN
C
17:68.
A mos jeni të siguruar që nuk do tu shafitë në tokë ose nuk do t'ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
17:68.
Vallë, a jeni të sigurt, që Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose, që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë, pa pasur mundësi që ju të gjeni dikë, që t'ju mbrojë?
17:68.
A jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju fundosë në tokë kur Ai t'ju ketë sjellë në të? Apo që Ai nuk do të dërgojë mbi ju një erë me gurë? Pastaj nuk do të gjeni për veten tuaj një mbrojtës.
17:68.
'EFE'EMINTUM 'EN JEHSIFE BIKUM XHANIBEL-BERRI 'EW JURSILE 'ALEJKUM HASIBEN THUMME LA TEXHIDU LEKUM WE KILAN
C
17:69.
A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në det, e t'ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t'ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
17:69.
Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t'ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t'ju dërgojë furtunë e t'ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj, pa pasur mundësi që të gjeni dikë, që t'ju mbrojë nga Ne?
17:69.
Ose a jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë përsëri në të (det), dhe do të dërgojë mbi ju një erë të ashpër dhe do t'ju fundosë për shkak të mohimit tuaj? Pastaj ju nuk do të gjeni kundër Nesh ndihmues.
17:69.
'EM 'EMINTUM 'EN JU'IDEKUM FIHI TARETEN 'UHRA FEJURSILE 'ALEJKUM KASIFEN MINE ER-RIHI FEJUGRIKAKUM BIMA KEFERTUM THUMME LA TEXHIDU LEKUM 'ALEJNA BIHI TEBI'AN
C
17:70.
Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
17:70.
Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit: ua kemi bërë të mundur që të udhëtojnë në tokë dhe në det, u kemi dhënë ushqime të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar.
17:70.
Dhe me të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit dhe i kemi bartur ata në tokë dhe në det, dhe i kemi furnizuar me të mira, dhe i kemi favorizuar shumë mbi ata që Ne kemi krijuar.
17:70.
WE LEKAD KERREMNA BENI 'ADEME WE HEMELNAHUM FIL-BERRI WEL-BEHRI WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI WE FEDDELNAHUM 'ALA KETHIRIN MIMMEN HALEKNA TEFDILEN
C
17:71.
(Përkujto) Ditën kur do ta thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
17:71.
Ditën, kur Ne do t'i thërrasim të gjithë popujt me prijësin (të dërguarin) e vet, ata, që do t'u jepet libri në anën e djathtë, do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të pësojnë as padrejtësinë më të vogël.
17:71.
Ditën kur Ne do të thërrasim çdo popull me imamët e tyre. Pastaj, kushdo që i jepet libri i tij në dorën e djathtë, ata do ta lexojnë librin e tyre dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi aspak.
17:71.
JEWME NED'U KULLE 'UNASIN BI'IMAMIHIM FEMEN 'UTIJE KITABEHU BIJEMINIHI FE'ULA'IKE JEKRE'UNE KITABEHUM WE LA JUDHLEMUNE FETILEN
C
17:72.
E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
17:72.
Ai, që në këtë botë ka qenë i verbër, do të jetë i verbër edhe në botën tjetër dhe më i humbur nga rruga e drejtë.
17:72.
Dhe kush është i verbër në këtë botë, ai do të jetë i verbër edhe në jetën e përtejme, dhe më shumë i humbur në rrugë.
17:72.
WE MEN KANE FI HEDHIHI 'A'MA FEHUWE FIL-'AHIRETI 'A'MA WE 'EDELLU SEBILEN
C
17:73.
Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
17:73.
Ata u përpoqën të të largonin ty (Muhamed) nga ai (Kuran), që të kemi shpallur Ne, me shpresë se ti, duke shpifur, do të Na vishje diçka tjetër përveç tij (Kuranit). Po ta bëje këtë, atëherë, ata do të të merrnin ty për mik.
17:73.
Dhe me të vërtetë, ata pothuajse të tërhiqnin ty nga ajo që Ne të kemi shpallur, që ti të trillosh diçka tjetër kundër Nesh, dhe atëherë ata do të të kishin marrë mik.
17:73.
WE 'IN KADU LEJEFTINUNEKE 'ANIL-LEDHI 'EWHEJNA 'ILEJKE LITEFTERIJE 'ALEJNA GAJREHU WE 'IDHEN LATTEHADHUKE HALILAN
C
17:74.
Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.
17:74.
Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata,
17:74.
Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, me të vërtetë, ti pothuajse do të ishe anuar pak nga ata.
17:74.
WE LEWLA 'EN THEBBETNAKE LEKAD KIDTTE TERKENU 'ILEJHIM SHEJ'EN KALILAN
C
17:75.
E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
17:75.
dhe atëherë, me të vërtetë, Ne do të bënim që të shijoje dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe pas vdekjes; e atëherë, nuk do të gjeje askënd për ndihmës kundër Nesh.
17:75.
Atëherë, Ne do të të kishim bërë të shijosh dyfishin (e ndëshkimit) në jetë dhe dyfishin pas vdekjes, dhe atëherë nuk do të gjeje ndihmues kundër Nesh.
17:75.
'IDHEN LE'EDHEKNAKE DI'FEL-HEJATI WE DI'FEL-MEMATI THUMME LA TEXHIDU LEKE 'ALEJNA NESIRÆN
C
17:76.
Ata gati të shqetësuar në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
17:76.
Në të vërtetë, ata po përpiqen të të trembin që të të dëbojnë ty nga vendi, por atëherë, ata do të qëndronin vetëm pak kohë pas ikjes sate.
17:76.
Dhe me të vërtetë, ata pothuajse të nxorën nga toka për të të dëbuar prej saj. Dhe atëherë, pas largimit tënd, ata nuk do të kishin qëndruar shumë gjatë.
17:76.
WE 'IN KADU LEJESTEFIZZUNEKE MINEL-'ERDI LIJUHRIXHUKE MINHA WE 'IDHEN LA JELBETHUNE HILAFEKE 'ILLA KALILAN
C
17:77.
Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
17:77.
Ky ishte ligji Ynë, për të dërguarit e ardhur para teje, kështu që edhe ti nuk do të gjesh shmangie nga ligji Ynë.
17:77.
Kjo ishte mënyra e atyre që Ne dërguam para teje nga të dërguarit Tanë, dhe ti nuk do të gjesh asnjë ndryshim në mënyrën Tonë.
17:77.
SUNNETE MEN KAD 'ERSELNA KABLEKE MIN RUSULINA WE LA TEXHIDU LISUNNETINA TEHWILEN
C
17:78.
Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
17:78.
Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).
17:78.
Fale namazin në fillim të diellit deri në errësirën e natës dhe leximin e Kur'anit në agim. Me të vërtetë, leximi i Kur'anit në agim është dëshmuar.
17:78.
'EKIMI ES-SELETE LIDULUKI ESH-SHEMSI 'ILA GASEKIL-LEJLI WE KUR'ANEL-FEXHRI 'INNE KUR'ANEL-FEXHRI KANE MESH/HUDAN
C
17:79.
Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm.
17:79.
Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar.
17:79.
Dhe nga nata, falu me të (Kur'anin) si një shtesë për ty. Me të vërtetë, Zoti yt mund të të ngritë në një vend të lavdishëm.
17:79.
WE MINEL-LEJLI FETEHEXHXHED BIHI NAFILETEN LEKE 'ASA 'EN JEB'ATHEKE REBBUKE MEKAMEN MEHMUDAN
C
17:80.
Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese".
17:80.
Thuaj: “O Zoti im, më shpjer në një hyrje të kënaqur, më nxirr nga një dalje të kënaqur dhe më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!”
17:80.
Dhe thuaj: "O Zoti im, më fut në mënyrë të drejtë dhe më nxirr në mënyrë të drejtë, dhe më jep nga Ti një autoritet ndihmues."
17:80.
WE KUL RABBI 'EDHILNI MUDHALE SIDKIN WE 'EHRIXHNI MUHREXHE SIDKIN WE EXH'AL LI MIN LEDUNKE SULTANEN NESIRAN
C
17:81.
Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
17:81.
Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”!
17:81.
Dhe thuaj: "E vërteta ka ardhur dhe e pavërteta është zhdukur. Me të vërtetë, e pavërteta është gjithnjë e zhdukur."
17:81.
WE KUL XHA'EL-HEKKU WE ZEHEKAL-BATILU 'INNEL-BATILE KANE ZEHUKEN
C
17:82.
Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.
17:82.
Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.
17:82.
Dhe Ne e shpallim nga Kur'ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët. Por për ata që janë keqbërës, ai vetëm ua shton humbjen.
17:82.
WE NUNEZZILU MINEL-KUR'ANI MA HUWE SHIFA'UN WE REHMETUN LILMU'UMININE WE LA JEZIDU EDH-DHALIMINE 'ILLA HASAREN
C
17:83.
E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
17:83.
Kur Ne i dhurojmë mirësi njeriut, ai shmanget dhe tërhiqet (nga detyrimet e mirënjohjes ndaj Krijuesit); por, kur e godet e keqja, ai pikëllohet.
17:83.
Dhe kur Ne e bekojmë njeriun, ai kthehet dhe largohet anash. Por kur e keqja e prek atë, ai bëhet i dëshpëruar.
17:83.
WE 'IDHA 'EN'AMNA 'ALEL-'INSANI 'A'REDE WE NE'A BIXHANIBIHI WE 'IDHA MESSEHU ESH-SHERRU KANE JE'USEN
C
17:84.
Thuaj: "Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë".
17:84.
Thuaj: “Çdokush sillet sipas mënyrës së vet, por Zoti juaj e di më së miri, se kush është në rrugën më të drejtë”.
17:84.
Thuaj: "Çdokush vepron sipas mënyrës së vet, por Zoti juaj e di më së miri se kush është më i udhëzuar në rrugë."
17:84.
KUL KULLUN JA'MELU 'ALA SHAKILETIHI FEREBBUKUM 'A'LEMU BIMEN HUWE 'EHDA SEBILEN
C
17:85.
Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije".
17:85.
Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”.
17:85.
Dhe ata të pyesin për shpirtin. Thuaj: "Shpirti është nga urdhri i Zotit tim, dhe ju nuk keni marrë nga dija përveç një pakice."
17:85.
WE JES'ELUNEKE 'ANI ER-RUHI KULI ER-RUHU MIN 'EMRI RABBI WE MA 'UTITUM MINEL-'ILMI 'ILLA KALILEN
C
17:86.
Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
17:86.
Me të vërtetë, sikur të donim Ne, do të ta merrnim ty atë shpallje që ta kemi dhënë, dhe ti, pastaj nuk do të gjeje askënd, që do të të ndihmonte për të kundër Nesh.
17:86.
Dhe sikur të donim, Ne do ta tërhiqnim atë që Ne të kemi shpallur, dhe atëherë ti nuk do të gjeje ndonjë mbrojtës kundër Nesh,
17:86.
WE LE'IN SHI'NA LENEDH/HEBENNE BIEL-LEDHI 'EWHEJNA 'ILEJKE THUMME LA TEXHIDU LEKE BIHI 'ALEJNA WE KILEN
C
17:87.
Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje vërtet është e madhe.
17:87.
Nëse nuk e bëjmë, është vetëm prej mëshirës nga ana e Zotit tënd. Vërtetë që mirësia e Tij ndaj teje është kurdoherë e madhe.
17:87.
Përveç mëshirës së Zotit tënd. Me të vërtetë, mirësia e Tij mbi ty është e madhe.
17:87.
'ILLA REHMETEN MIN RABBIKE 'INNE FEDLEHU KANE 'ALEJKE KEBIREN
C
17:88.
Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin".
17:88.
Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri - tjetrin.”
17:88.
Thuaj: "Sikur njerëzit dhe xhindët të bashkoheshin për të sjellë diçka të ngjashme me këtë Kuran, ata nuk do të mund ta sillnin diçka të ngjashme me të, edhe sikur të ndihmonin njëri-tjetrin."
17:88.
KUL LE'INI EXHTEME'ATIL-'INSU WEL-XHINNU 'ALA 'EN JE'TU BIMITHLI HADHAL-KUR'ANI LA JE'TUNE BIMITHLIHI WE LEW KANE BA'DUHUM LIBA'DIN DHEHIREN
C
17:89.
Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
17:89.
Në këtë Kuran, Ne u shpjegojmë njerëzve gjithfarë shembujsh, por shumica e njerëzve, kurrsesi nuk duan të besojnë.
17:89.
Dhe Ne kemi shpjeguar për njerëzit në këtë Kuran çdo shembull të mundshëm, por shumica e njerëzve refuzojnë përveç mosbesimit.
17:89.
WE LEKAD SERREFNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN FE'EBA 'EKTHERU EN-NASI 'ILLA KUFUREN
C
17:90.
Ata thanë: "Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime".
17:90.
Ata thonë: “Ne nuk do të të besojmë (o Muhamed), derisa të bësh, që të shpërthejë nga toka një gurrë uji për ne,
17:90.
Dhe ata thonë: "Ne nuk do të besojmë ty derisa të na nxjerrësh një burim nga toka,
17:90.
WE KALU LEN NU'UMINE LEKE HETTA TEFXHURE LENA MINEL-'ERDI JENBU'EN
C
17:91.
Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
17:91.
ose, derisa të kesh një kopsht hurmash dhe rrushi, nëpër të cilin të rrjedhin lumenj
17:91.
Ose derisa të kesh një kopsht me palma hurmash dhe hardhi, dhe ti të bësh që lumenjtë të rrjedhin mes tyre,
17:91.
'EW TEKUNE LEKE XHENNETUN MIN NEHILIN WE 'INEBIN FETUFEXHXHIREL-'ENHARE HILALEHA TEFXHIREN
C
17:92.
Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellish All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.
17:92.
ose, derisa ta bësh qiellin të bjerë copa mbi ne, siç ke thënë ose, derisa të sjellësh Allahun dhe engjëjt para nesh;
17:92.
Ose derisa të bësh që qielli të bjerë mbi ne në copa, siç ke pretenduar, ose të sjellësh Allahun dhe engjëjt përballë nesh,
17:92.
'EW TUSKITE ES-SEMA'E KEMA ZE'AMTE 'ALEJNA KISEFEN 'EW TE'TIJE BILLAHI WEL-MELA'IKETI KABILAN
C
17:93.
Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!" Thuaj: "Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?"
17:93.
ose, derisa të kesh shtëpi prej ari ose, derisa të ngjitesh në qiell. Ne nuk do të të besojmë, edhe sikur të ngjitesh në qiell, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë”. Thuaj: “I Përlëvduar qoftë Zoti im! Unë nuk jam tjetër, veçse njeri - i dërguar”!
17:93.
Ose derisa të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh në qiell. Dhe ne nuk do të besojmë në ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ne mund ta lexojmë." Thuaj: "Lavdi Zotit tim! A nuk jam unë vetëm një njeri i dërguar?"
17:93.
'EW JEKUNE LEKE BEJTUN MIN ZUHRUFIN 'EW TERKA FI ES-SEMA'I WE LEN NU'UMINE LIRUKIJIKE HETTA TUNEZZILE 'ALEJNA KITABEN NEKRE'UUHU KUL SUBHANE RABBI HEL KUNTU 'ILLA BESHERAN RESULÆN
C
17:94.
Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: "A thua All-llahu e dërgoi njeriun pejgamber?"
17:94.
Njerëzit nuk i pengoi asgjë të besojnë, kur u erdhi shpallja, përveçse thënies: “A mos vallë, Allahu ka sjellë si të dërguar një njeri?”
17:94.
Dhe asgjë nuk i ndaloi njerëzit të besonin kur u erdhi udhëzimi, përveç se ata thanë: "A ka dërguar Allahu një njeri si të dërguar?"
17:94.
WE MA MENE'A EN-NASE 'EN JU'UMINU 'IDH XHA'EHUMUL-HUDA 'ILLA 'EN KALU 'EBE'ATHEL-LAHU BESHEREN RESULAN
C
17:95.
Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t'u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!"
17:95.
Thuaj: “Sikur në Tokë të kishte engjëj që ecnin qetësisht, Ne do t'u çonim atyre nga qielli një engjëll si të dërguar”.
17:95.
Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin të qetë, Ne do të kishim dërguar mbi ta nga qielli një engjëll si të dërguar."
17:95.
KUL LEW KANE FIL-'ERDI MELA'IKETUN JEMSHUNE MUTME'INNINE LENEZZELNA 'ALEJHIM MINE ES-SEMA'I MELEKEN RESULAN
C
17:96.
Thuaj: "All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet".
17:96.
Thuaj: “Allahu mjafton për dëshmitar midis meje dhe jush. Vërtet, Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet”.
17:96.
Thuaj: "Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush. Me të vërtetë, Ai është i Njohuri, i Vëzhguesi i robërve të Tij."
17:96.
KUL KEFA BILLAHI SHEHIDEN BEJNI WE BEJNEKUM 'INNEHU KANE BI'IBADIHI HABIRAN BESIRÆN
C
17:97.
Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhé, të verbër, memecë, të shurdhët. Vendi i tyre është xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne ua shtojmë flakën e zjarrit.
17:97.
Ai, që Allahu e udhëzon në rrugën e drejtë, është i udhëzuari; ndërsa për atë që Ai e çon në humbje, me siguri që nuk do të gjesh mbrojtës tjetër, përveç Atij. Ne do t'i tubojmë ata në Ditën e Kiametit, me fytyrat përtokë, të verbër, shurdhë e memecë. Vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Kurdo, që të zbehet zjarri, Ne do t'ia shtojmë flakën.
17:97.
Dhe kë Allahu e udhëzon, ai është i udhëzuar. Dhe kë Ai e lë të devijojë, për ta nuk do të gjesh mbrojtës përveç Tij. Dhe Ne do t'i mbledhim ata Ditën e Ringjalljes mbi fytyrat e tyre – të verbër, memecë dhe të shurdhër. Vendbanimi i tyre është Xhehenemi; sa herë që ai të zbehet, Ne do ta shtojmë flakën për ta.
17:97.
WE MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FELEN TEXHIDE LEHUM 'EWLIJA'E MIN DUNIHI WE NEHSHURUHUM JEWMEL-KIJAMETI 'ALA WEXHUHIHIM 'UMJEN WE BUKMAN WE SUMMÆN ME'WAHUM XHEHENNEMU KULLEMA HABET ZIDNAHUM SA'IRÆN
C
17:98.
Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: "A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?"
17:98.
Ky është dënimi i tyre, ngase mohuan shenjat Tona dhe thanë: “A mos vallë, kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, vërtet do të ngjallemi si krijesa të reja?!”
17:98.
Kjo është shpërblimi i tyre sepse ata mohuan shenjat Tona dhe thanë: "A kur të bëhemi kocka dhe pluhur, a do të ringjallemi si një krijim i ri?"
17:98.
DHALIKE XHEZA'UUHUM BI'ENNEHUM KEFERU BI'AJATINA WE KALU 'E'IDHA KUNNA 'IDHAMEN WE RUFATAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE HALKÆN XHEDIDÆN
C
17:99.
A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë.
17:99.
A nuk e shohin ata, se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën, ka mundësi të krijojë të ngjashëm me ata dhe, se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim? Por, jobesimtarët nuk pranojnë, ata vetëm mohojnë.
17:99.
A nuk e shohin ata se Allahu, që krijoi qiejt dhe tokën, është në gjendje të krijojë të ngjashmit e tyre? Dhe Ai ka caktuar për ta një afat, për të cilin nuk ka dyshim. Por jobesimtarët refuzojnë përveç mosbesimit.
17:99.
'EWELEM JEREW 'ENNEL-LAHEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE KADIRUN 'ALA 'EN JEHLUKA MITHLEHUM WE XHE'ALE LEHUM 'EXHELEN LA REJBE FIHI FE'EBA EDH-DHALIMUNE 'ILLA KUFURAN
C
17:100.
Thuaj: "Sikur t'i kishit depot e begative të Zotit tim, nga frika se po shpenzohen, do të bëheni koprracë; njeriu është dorështrënguar".
17:100.
Thuaj: “Sikur ju të zotëronit thesaret e mëshirës së Zotit tim, edhe atëherë ju do të rrudhnit dorën nga droja, se do të shpenzoheni. Njëmend, njeriu rëndom është koprrac”.
17:100.
Thuaj: "Sikur ju të kishit thesaret e mëshirës së Zotit tim, ju do të shpenzonit me kursim nga frika e harxhimit." Dhe njeriu është gjithmonë koprrac.
17:100.
KUL LEW 'ENTUM TEMLIKUNE HAZA'INE REHMETI RABBI 'IDHEN LE'EMSEKTUM HASHJETEL-'INFAKI WE KANEL-'INSANU KATURAN
C
17:101.
Ne i patëm dhënë Musait nëntë argumente (mrekulli) të qarta. Pyeti pra ti (Muhammed) beni israilët (nëse duan të dëshmojnë) kur ai u ka ardhur atyre (Musai), e atij i pat thënë faraoni: "O Musa, unë mendoj ti je i magjepsur!"
17:101.
Në të vërtetë, Ne i dhamë Musait nëntë shenja të qarta. Pyeti bijtë e Izraelit, kur ai u erdhi të parëve të tyre dhe, kur Faraoni i tha atij: “O Musa, unë besoj se ti je i magjepsur”,
17:101.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait nëntë shenja të qarta. Prandaj, pyeti bijtë e Israilit kur ai shkoi tek ata dhe Faraoni i tha atij: "Me të vërtetë, unë mendoj se ti, o Musa, je i magjepsur."
17:101.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSA TIS'A 'AJATIN BEJJINATIN FAS'L BENI 'ISRA'ILE 'IDH XHA'EHUM FEKALE LEHU FIR'AWNU 'INNI LE'EDHUNNUKE JAMUSA MESHUREN
C
17:102.
Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitë) nuk i zbriti kush tjetër pos Zotit të qiejve e të tokës, i zbriti të dukshme, e unë besoj, o faraon, se ti je i shkatërruar".
17:102.
(Musai) tha: “Tashmë ti e di se këto nuk i ka shpallur askush tjetër, përveç Zotit të qiellit dhe të Tokës, si prova të dukshme dhe Unë jam i bindur se ti je i dënuar në humbje”.
17:102.
Ai tha: "Me të vërtetë, ti e di se këto i ka zbritur Zoti i qiejve dhe i tokës si prova të qarta, dhe unë mendoj se ti, o Faraon, je i shkatërruar."
17:102.
KALE LEKAD 'ALIMTE MA 'ENZELE HA'UULA' 'ILLA REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI BESA'IRE WE 'INNI LE'EDHUNNUKE JA FIR'AWNU METHBUREN
C
17:103.
Ai (faraoni) deshi t'i dëbojë ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e përmbysëm atë dhe të gjithë ata që ishin me të së bashku.
17:103.
Ai (Faraoni) deshi t'i dëbonte nga vendi, por Ne e fundosëm bashkë me të gjithë ata, që ishin me të,
17:103.
Pastaj ai deshi t'i dëbonte ata nga toka, por Ne e mbytëm atë dhe ata që ishin me të, të gjithë.
17:103.
FE'ERADE 'EN JESTEFIZZEHUM MINEL-'ERDI FE'EGREKNAHU WE MEN ME'AHU XHEMI'EN
C
17:104.
Pas tij beni israilëve u thamë: "Rrini në vend, e kur të vijë koha e botës tjetër, Ne ju sjellim të gjithëve të përzier".
17:104.
dhe, pas kësaj, u thamë Bijve të Izraelit: “Vendosuni në këtë tokë. Kur të arrijë premtimi i Ditës së Kiametit, do t'ju sjellim të përzier”.
17:104.
Dhe Ne i thamë pasardhësve të Israilit: "Banojini tokën, dhe kur të vijë premtimi i fundit, Ne do t'ju sjellim të gjithë së bashku."
17:104.
WE KULNA MIN BA'DIHI LIBENI 'ISRA'ILE ESKUNUL-'ERDE FE'IDHA XHA'E WA'DUL-'AHIRETI XHI'NA BIKUM LEFIFEN
C
17:105.
Ne me urtësi e zbritëm atë (Kur'anin) dhe me urtësi është zbritur. E ty nuk të dërguam tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.
17:105.
Ne e kemi shpallur Kuranin me të vërtetën dhe ai ka zbritur me të vërtetën. Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) vetëm si përcjellës të lajmeve të mira dhe paralajmërues.
17:105.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi shpallur atë (Kuranin) me të vërtetën, dhe me të vërtetën ai ka zbritur. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty përveçse si një përgëzues dhe paralajmërues.
17:105.
WE BIL-HEKKI 'ENZELNAHU WE BIL-HEKKI NEZELE WE MA 'ERSELNAKE 'ILLA MUBESHSHIREN WE NEDHIRAN
C
17:106.
Dhe (ta shpallëm) Kur'anin që Ne e ndamë pjesë - pjesë për t'ua lexuar njerëzve dalëngadalë dhe ashtu e shpallëm atë një pas një.
17:106.
Ky është një Kuran, që Ne e kemi ndarë pjesë-pjesë, që ti t'ua mësosh njerëzve pak nga pak, duke e shpallur atë kohë pas kohe.
17:106.
Dhe kjo është një Kuran që Ne e kemi ndarë në pjesë, që ta lexosh atë për njerëzit me ndërprerje. Dhe Ne e kemi shpallur atë gradualisht.
17:106.
WE KUR'ANEN FEREKNAHU LITEKRE'EHU 'ALA EN-NASI 'ALA MUKTHIN WE NEZZELNAHU TENZILAN
C
17:107.
Thuaj: "I besuat ju atij ose nuk i besuat (atij nuk i bëhet dëm), e atyre që u është dhënë dijeni (nga librat e parë) para tij, kur u lexohet atyre, ata hedhen me fytyra (përdhe) duke i bërë sexhde".
17:107.
Thuaj: “Besoni në të (Kuranin) apo nuk besoni, ata që u është dhënë dijenia para (shpalljes së) tij, bien në sexhde me fytyrat përtokë, kur ai u lexohet,
17:107.
Thuaj: "Besoni në të ose mos besoni. Me të vërtetë, ata që u është dhënë dijenia para tij bien në sexhde kur ai u lexohet.
17:107.
KUL 'AMINU BIHI 'EW LA TU'UMINU 'INNEL-LEDHINE 'UTUL-'ILME MIN KABLIHI 'IDHA JUTLA 'ALEJHIM JEHIRRUNE LIL'EDHKANI SUXHXHEDEN
C
17:108.
Dhe thonë: "I lartësuar është Zoti ynë, premtimi i Zotit tonë është realizuar".
17:108.
dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit është plotësuar!”
17:108.
Dhe ata thonë: "Lavdi Zotit tonë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit tonë është përmbushur."
17:108.
WE JEKULUNE SUBHANE RABBINA 'IN KANE WA'DU RABBINA LEMEF'ULEN
C
17:109.
Dhe duke qarë hidhen me fytyra (kur dëgjojnë Kur'anin) dhe ai ua shton edhe më përuljen (ndaj All-llahut).
17:109.
Ata bien me fytyrë përtokë, duke qarë dhe ai (leximi i Kuranit) ua rrit përuljen.
17:109.
Dhe ata bien në sexhde duke qarë, dhe kjo ua shton atyre përulësinë.
17:109.
WE JEHIRRUNE LIL'EDHKANI JEBKUNE WE JEZIDUHUM HUSHU'EN
C
17:110.
Thuaj: "Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare".
17:110.
Thuaj: “Thirrni Allahun ose thirrni të Gjithëmëshirshmin, me cilindo emër që ta thirrni ju Atë, Ai ka emrat më të bukur. Gjatë namazit, mos lexo (Kuran) me zë të lartë dhe as me zë tepër të ulët, por kërko një rrugë të mesme.”
17:110.
Thuaj: "Thërrisni Allahun ose thërrisni të Gjithëmëshirshmin. Cilindo që thërrisni, për Atë janë emrat më të bukur." Dhe mos e thuaj namazin tënd me zë të lartë dhe as mos e thuaj atë me zë shumë të ulët, por kërko një rrugë të mesme midis këtyre.
17:110.
KUL ED'U ELLAHE 'EW ED'U ER-REHMENE 'EJJENEN MMA TED'U FELEHUL-'ESMA'UL-HUSNA WE LA TEXHHER BISELATIKE WE LA TUHAFIT BIHA WE EBTEGI BEJNE DHALIKE SEBILEN
C
17:111.
Dhe thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon".
17:111.
Thuaj: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!”
17:111.
Dhe thuaj: "Lavdi Atij që nuk ka marrë për Vete një bir dhe që nuk ka asnjë shok në sundim, dhe që nuk ka asnjë nevojë për ndihmës për shkak të dobësisë." Dhe lartësoje Atë me lavdërimin e Tij.
17:111.
WE KULIL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI LEM JETTEHIDH WELEDEN WE LEM JEKUN LEHU SHERIKUN FIL-MULKI WE LEM JEKUN LEHU WE LIJUN MINE EDH-DHULLI WE KEBBIRHU TEKBIRAN