U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
17:89.
Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
17:89.
Në këtë Kuran, Ne u shpjegojmë njerëzve gjithfarë shembujsh, por shumica e njerëzve, kurrsesi nuk duan të besojnë.
17:89.
Dhe Ne kemi shpjeguar për njerëzit në këtë Kuran çdo shembull të mundshëm, por shumica e njerëzve refuzojnë përveç mosbesimit.
17:89.
WE LEKAD SERREFNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN FE'EBA 'EKTHERU EN-NASI 'ILLA KUFUREN
C
17:90.
Ata thanë: "Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime".
17:90.
Ata thonë: “Ne nuk do të të besojmë (o Muhamed), derisa të bësh, që të shpërthejë nga toka një gurrë uji për ne,
17:90.
Dhe ata thonë: "Ne nuk do të besojmë ty derisa të na nxjerrësh një burim nga toka,
17:90.
WE KALU LEN NU'UMINE LEKE HETTA TEFXHURE LENA MINEL-'ERDI JENBU'EN
C
17:91.
Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
17:91.
ose, derisa të kesh një kopsht hurmash dhe rrushi, nëpër të cilin të rrjedhin lumenj
17:91.
Ose derisa të kesh një kopsht me palma hurmash dhe hardhi, dhe ti të bësh që lumenjtë të rrjedhin mes tyre,
17:91.
'EW TEKUNE LEKE XHENNETUN MIN NEHILIN WE 'INEBIN FETUFEXHXHIREL-'ENHARE HILALEHA TEFXHIREN
C
17:92.
Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellish All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.
17:92.
ose, derisa ta bësh qiellin të bjerë copa mbi ne, siç ke thënë ose, derisa të sjellësh Allahun dhe engjëjt para nesh;
17:92.
Ose derisa të bësh që qielli të bjerë mbi ne në copa, siç ke pretenduar, ose të sjellësh Allahun dhe engjëjt përballë nesh,
17:92.
'EW TUSKITE ES-SEMA'E KEMA ZE'AMTE 'ALEJNA KISEFEN 'EW TE'TIJE BILLAHI WEL-MELA'IKETI KABILAN
C
17:93.
Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!" Thuaj: "Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?"
17:93.
ose, derisa të kesh shtëpi prej ari ose, derisa të ngjitesh në qiell. Ne nuk do të të besojmë, edhe sikur të ngjitesh në qiell, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë”. Thuaj: “I Përlëvduar qoftë Zoti im! Unë nuk jam tjetër, veçse njeri - i dërguar”!
17:93.
Ose derisa të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh në qiell. Dhe ne nuk do të besojmë në ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ne mund ta lexojmë." Thuaj: "Lavdi Zotit tim! A nuk jam unë vetëm një njeri i dërguar?"
17:93.
'EW JEKUNE LEKE BEJTUN MIN ZUHRUFIN 'EW TERKA FI ES-SEMA'I WE LEN NU'UMINE LIRUKIJIKE HETTA TUNEZZILE 'ALEJNA KITABEN NEKRE'UUHU KUL SUBHANE RABBI HEL KUNTU 'ILLA BESHERAN RESULÆN
C
17:94.
Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: "A thua All-llahu e dërgoi njeriun pejgamber?"
17:94.
Njerëzit nuk i pengoi asgjë të besojnë, kur u erdhi shpallja, përveçse thënies: “A mos vallë, Allahu ka sjellë si të dërguar një njeri?”
17:94.
Dhe asgjë nuk i ndaloi njerëzit të besonin kur u erdhi udhëzimi, përveç se ata thanë: "A ka dërguar Allahu një njeri si të dërguar?"
17:94.
WE MA MENE'A EN-NASE 'EN JU'UMINU 'IDH XHA'EHUMUL-HUDA 'ILLA 'EN KALU 'EBE'ATHEL-LAHU BESHEREN RESULAN
C
17:95.
Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t'u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!"
17:95.
Thuaj: “Sikur në Tokë të kishte engjëj që ecnin qetësisht, Ne do t'u çonim atyre nga qielli një engjëll si të dërguar”.
17:95.
Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin të qetë, Ne do të kishim dërguar mbi ta nga qielli një engjëll si të dërguar."
17:95.
KUL LEW KANE FIL-'ERDI MELA'IKETUN JEMSHUNE MUTME'INNINE LENEZZELNA 'ALEJHIM MINE ES-SEMA'I MELEKEN RESULAN
C
17:96.
Thuaj: "All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet".
17:96.
Thuaj: “Allahu mjafton për dëshmitar midis meje dhe jush. Vërtet, Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet”.
17:96.
Thuaj: "Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush. Me të vërtetë, Ai është i Njohuri, i Vëzhguesi i robërve të Tij."
17:96.
KUL KEFA BILLAHI SHEHIDEN BEJNI WE BEJNEKUM 'INNEHU KANE BI'IBADIHI HABIRAN BESIRÆN
C
17:97.
Atë që All-llahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e lë të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kijametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhé, të verbër, memecë, të shurdhët. Vendi i tyre është xhehennemi, sa herë që të pushojë flaka Ne ua shtojmë flakën e zjarrit.
17:97.
Ai, që Allahu e udhëzon në rrugën e drejtë, është i udhëzuari; ndërsa për atë që Ai e çon në humbje, me siguri që nuk do të gjesh mbrojtës tjetër, përveç Atij. Ne do t'i tubojmë ata në Ditën e Kiametit, me fytyrat përtokë, të verbër, shurdhë e memecë. Vendbanimi i tyre është Xhehenemi. Kurdo, që të zbehet zjarri, Ne do t'ia shtojmë flakën.
17:97.
Dhe kë Allahu e udhëzon, ai është i udhëzuar. Dhe kë Ai e lë të devijojë, për ta nuk do të gjesh mbrojtës përveç Tij. Dhe Ne do t'i mbledhim ata Ditën e Ringjalljes mbi fytyrat e tyre – të verbër, memecë dhe të shurdhër. Vendbanimi i tyre është Xhehenemi; sa herë që ai të zbehet, Ne do ta shtojmë flakën për ta.
17:97.
WE MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FELEN TEXHIDE LEHUM 'EWLIJA'E MIN DUNIHI WE NEHSHURUHUM JEWMEL-KIJAMETI 'ALA WEXHUHIHIM 'UMJEN WE BUKMAN WE SUMMÆN ME'WAHUM XHEHENNEMU KULLEMA HABET ZIDNAHUM SA'IRÆN
C
17:98.
Ai (dënim) është meritë e tyre, ngase ata mohuan argumentet tona dhe thanë: "A pasi të bëhemi eshtra e pluhur do të ringjallemi krijesë e re?"
17:98.
Ky është dënimi i tyre, ngase mohuan shenjat Tona dhe thanë: “A mos vallë, kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, vërtet do të ngjallemi si krijesa të reja?!”
17:98.
Kjo është shpërblimi i tyre sepse ata mohuan shenjat Tona dhe thanë: "A kur të bëhemi kocka dhe pluhur, a do të ringjallemi si një krijim i ri?"
17:98.
DHALIKE XHEZA'UUHUM BI'ENNEHUM KEFERU BI'AJATINA WE KALU 'E'IDHA KUNNA 'IDHAMEN WE RUFATAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE HALKÆN XHEDIDÆN
C
17:99.
A nuk e kuptuan ata se All-llahu që krijoi qiejt e tokën është i plotfuqishëm që të krijojë ashtu siç janë ata, dhe Ai u ka caktuar afatin (e vdekjes e të ringjalljes) në të cilin nuk ka dyshim, po zullumqarët nuk deshën tjetër, vetëm të refuzojnë.
17:99.
A nuk e shohin ata, se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën, ka mundësi të krijojë të ngjashëm me ata dhe, se ua ka caktuar momentin e ringjalljes, për të cilën nuk ka dyshim? Por, jobesimtarët nuk pranojnë, ata vetëm mohojnë.
17:99.
A nuk e shohin ata se Allahu, që krijoi qiejt dhe tokën, është në gjendje të krijojë të ngjashmit e tyre? Dhe Ai ka caktuar për ta një afat, për të cilin nuk ka dyshim. Por jobesimtarët refuzojnë përveç mosbesimit.
17:99.
'EWELEM JEREW 'ENNEL-LAHEL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE KADIRUN 'ALA 'EN JEHLUKA MITHLEHUM WE XHE'ALE LEHUM 'EXHELEN LA REJBE FIHI FE'EBA EDH-DHALIMUNE 'ILLA KUFURAN