U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
17:86.
Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
17:86.
Me të vërtetë, sikur të donim Ne, do të ta merrnim ty atë shpallje që ta kemi dhënë, dhe ti, pastaj nuk do të gjeje askënd, që do të të ndihmonte për të kundër Nesh.
17:86.
Dhe sikur të donim, Ne do ta tërhiqnim atë që Ne të kemi shpallur, dhe atëherë ti nuk do të gjeje ndonjë mbrojtës kundër Nesh,
17:86.
WE LE'IN SHI'NA LENEDH/HEBENNE BIEL-LEDHI 'EWHEJNA 'ILEJKE THUMME LA TEXHIDU LEKE BIHI 'ALEJNA WE KILEN
C
17:87.
Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje vërtet është e madhe.
17:87.
Nëse nuk e bëjmë, është vetëm prej mëshirës nga ana e Zotit tënd. Vërtetë që mirësia e Tij ndaj teje është kurdoherë e madhe.
17:87.
Përveç mëshirës së Zotit tënd. Me të vërtetë, mirësia e Tij mbi ty është e madhe.
17:87.
'ILLA REHMETEN MIN RABBIKE 'INNE FEDLEHU KANE 'ALEJKE KEBIREN
C
17:88.
Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin".
17:88.
Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri - tjetrin.”
17:88.
Thuaj: "Sikur njerëzit dhe xhindët të bashkoheshin për të sjellë diçka të ngjashme me këtë Kuran, ata nuk do të mund ta sillnin diçka të ngjashme me të, edhe sikur të ndihmonin njëri-tjetrin."
17:88.
KUL LE'INI EXHTEME'ATIL-'INSU WEL-XHINNU 'ALA 'EN JE'TU BIMITHLI HADHAL-KUR'ANI LA JE'TUNE BIMITHLIHI WE LEW KANE BA'DUHUM LIBA'DIN DHEHIREN
C
17:89.
Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
17:89.
Në këtë Kuran, Ne u shpjegojmë njerëzve gjithfarë shembujsh, por shumica e njerëzve, kurrsesi nuk duan të besojnë.
17:89.
Dhe Ne kemi shpjeguar për njerëzit në këtë Kuran çdo shembull të mundshëm, por shumica e njerëzve refuzojnë përveç mosbesimit.
17:89.
WE LEKAD SERREFNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN FE'EBA 'EKTHERU EN-NASI 'ILLA KUFUREN
C
17:90.
Ata thanë: "Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime".
17:90.
Ata thonë: “Ne nuk do të të besojmë (o Muhamed), derisa të bësh, që të shpërthejë nga toka një gurrë uji për ne,
17:90.
Dhe ata thonë: "Ne nuk do të besojmë ty derisa të na nxjerrësh një burim nga toka,
17:90.
WE KALU LEN NU'UMINE LEKE HETTA TEFXHURE LENA MINEL-'ERDI JENBU'EN
C
17:91.
Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.
17:91.
ose, derisa të kesh një kopsht hurmash dhe rrushi, nëpër të cilin të rrjedhin lumenj
17:91.
Ose derisa të kesh një kopsht me palma hurmash dhe hardhi, dhe ti të bësh që lumenjtë të rrjedhin mes tyre,
17:91.
'EW TEKUNE LEKE XHENNETUN MIN NEHILIN WE 'INEBIN FETUFEXHXHIREL-'ENHARE HILALEHA TEFXHIREN
C
17:92.
Ose, (nuk të besojmë derisa) të bie mbi ne qielli copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellish All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.
17:92.
ose, derisa ta bësh qiellin të bjerë copa mbi ne, siç ke thënë ose, derisa të sjellësh Allahun dhe engjëjt para nesh;
17:92.
Ose derisa të bësh që qielli të bjerë mbi ne në copa, siç ke pretenduar, ose të sjellësh Allahun dhe engjëjt përballë nesh,
17:92.
'EW TUSKITE ES-SEMA'E KEMA ZE'AMTE 'ALEJNA KISEFEN 'EW TE'TIJE BILLAHI WEL-MELA'IKETI KABILAN
C
17:93.
Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!" Thuaj: "Subhanallah - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?"
17:93.
ose, derisa të kesh shtëpi prej ari ose, derisa të ngjitesh në qiell. Ne nuk do të të besojmë, edhe sikur të ngjitesh në qiell, derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë”. Thuaj: “I Përlëvduar qoftë Zoti im! Unë nuk jam tjetër, veçse njeri - i dërguar”!
17:93.
Ose derisa të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh në qiell. Dhe ne nuk do të besojmë në ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ne mund ta lexojmë." Thuaj: "Lavdi Zotit tim! A nuk jam unë vetëm një njeri i dërguar?"
17:93.
'EW JEKUNE LEKE BEJTUN MIN ZUHRUFIN 'EW TERKA FI ES-SEMA'I WE LEN NU'UMINE LIRUKIJIKE HETTA TUNEZZILE 'ALEJNA KITABEN NEKRE'UUHU KUL SUBHANE RABBI HEL KUNTU 'ILLA BESHERAN RESULÆN
C
17:94.
Po njerëzit nuk i pengoi tjetër që të besojnë, kur u erdhi atyre shpallja, vetëm se thoshin: "A thua All-llahu e dërgoi njeriun pejgamber?"
17:94.
Njerëzit nuk i pengoi asgjë të besojnë, kur u erdhi shpallja, përveçse thënies: “A mos vallë, Allahu ka sjellë si të dërguar një njeri?”
17:94.
Dhe asgjë nuk i ndaloi njerëzit të besonin kur u erdhi udhëzimi, përveç se ata thanë: "A ka dërguar Allahu një njeri si të dërguar?"
17:94.
WE MA MENE'A EN-NASE 'EN JU'UMINU 'IDH XHA'EHUMUL-HUDA 'ILLA 'EN KALU 'EBE'ATHEL-LAHU BESHEREN RESULAN
C
17:95.
Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin qetë (si njerëzit), Ne do t'u çonim atyre nga qielli engjëj pejgamberë!"
17:95.
Thuaj: “Sikur në Tokë të kishte engjëj që ecnin qetësisht, Ne do t'u çonim atyre nga qielli një engjëll si të dërguar”.
17:95.
Thuaj: "Sikur të kishte në tokë engjëj që ecin të qetë, Ne do të kishim dërguar mbi ta nga qielli një engjëll si të dërguar."
17:95.
KUL LEW KANE FIL-'ERDI MELA'IKETUN JEMSHUNE MUTME'INNINE LENEZZELNA 'ALEJHIM MINE ES-SEMA'I MELEKEN RESULAN
C
17:96.
Thuaj: "All-llahu më mjafton për dëshmitar mes meje dhe mes jush, Ai hollësisht i njeh dhe i sheh robtë e vet".
17:96.
Thuaj: “Allahu mjafton për dëshmitar midis meje dhe jush. Vërtet, Ai i njeh dhe i sheh mirë robërit e Vet”.
17:96.
Thuaj: "Mjafton Allahu si dëshmitar mes meje dhe jush. Me të vërtetë, Ai është i Njohuri, i Vëzhguesi i robërve të Tij."
17:96.
KUL KEFA BILLAHI SHEHIDEN BEJNI WE BEJNEKUM 'INNEHU KANE BI'IBADIHI HABIRAN BESIRÆN