Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 17:80. Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese".
17:80. Thuaj: “O Zoti im, më shpjer në një hyrje të kënaqur, më nxirr nga një dalje të kënaqur dhe më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!”
17:80. Dhe thuaj: "O Zoti im, më fut në mënyrë të drejtë dhe më nxirr në mënyrë të drejtë, dhe më jep nga Ti një autoritet ndihmues."
17:80. WE KUL RABBI 'EDHILNI MUDHALE SIDKIN WE 'EHRIXHNI MUHREXHE SIDKIN WE EXH'AL LI MIN LEDUNKE SULTANEN NESIRAN
C 17:81. Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
17:81. Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”!
17:81. Dhe thuaj: "E vërteta ka ardhur dhe e pavërteta është zhdukur. Me të vërtetë, e pavërteta është gjithnjë e zhdukur."
17:81. WE KUL XHA'EL-HEKKU WE ZEHEKAL-BATILU 'INNEL-BATILE KANE ZEHUKEN
C 17:82. Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.
17:82. Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.
17:82. Dhe Ne e shpallim nga Kur'ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët. Por për ata që janë keqbërës, ai vetëm ua shton humbjen.
17:82. WE NUNEZZILU MINEL-KUR'ANI MA HUWE SHIFA'UN WE REHMETUN LILMU'UMININE WE LA JEZIDU EDH-DHALIMINE 'ILLA HASAREN
C 17:83. E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
17:83. Kur Ne i dhurojmë mirësi njeriut, ai shmanget dhe tërhiqet (nga detyrimet e mirënjohjes ndaj Krijuesit); por, kur e godet e keqja, ai pikëllohet.
17:83. Dhe kur Ne e bekojmë njeriun, ai kthehet dhe largohet anash. Por kur e keqja e prek atë, ai bëhet i dëshpëruar.
17:83. WE 'IDHA 'EN'AMNA 'ALEL-'INSANI 'A'REDE WE NE'A BIXHANIBIHI WE 'IDHA MESSEHU ESH-SHERRU KANE JE'USEN
C 17:84. Thuaj: "Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë".
17:84. Thuaj: “Çdokush sillet sipas mënyrës së vet, por Zoti juaj e di më së miri, se kush është në rrugën më të drejtë”.
17:84. Thuaj: "Çdokush vepron sipas mënyrës së vet, por Zoti juaj e di më së miri se kush është më i udhëzuar në rrugë."
17:84. KUL KULLUN JA'MELU 'ALA SHAKILETIHI FEREBBUKUM 'A'LEMU BIMEN HUWE 'EHDA SEBILEN
C 17:85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije".
17:85. Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”.
17:85. Dhe ata të pyesin për shpirtin. Thuaj: "Shpirti është nga urdhri i Zotit tim, dhe ju nuk keni marrë nga dija përveç një pakice."
17:85. WE JES'ELUNEKE 'ANI ER-RUHI KULI ER-RUHU MIN 'EMRI RABBI WE MA 'UTITUM MINEL-'ILMI 'ILLA KALILEN
C 17:86. Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
17:86. Me të vërtetë, sikur të donim Ne, do të ta merrnim ty atë shpallje që ta kemi dhënë, dhe ti, pastaj nuk do të gjeje askënd, që do të të ndihmonte për të kundër Nesh.
17:86. Dhe sikur të donim, Ne do ta tërhiqnim atë që Ne të kemi shpallur, dhe atëherë ti nuk do të gjeje ndonjë mbrojtës kundër Nesh,
17:86. WE LE'IN SHI'NA LENEDH/HEBENNE BIEL-LEDHI 'EWHEJNA 'ILEJKE THUMME LA TEXHIDU LEKE BIHI 'ALEJNA WE KILEN
C 17:87. Por kjo është mëshirë nga Zoti yt dhe mirësia e Tij ndaj teje vërtet është e madhe.
17:87. Nëse nuk e bëjmë, është vetëm prej mëshirës nga ana e Zotit tënd. Vërtetë që mirësia e Tij ndaj teje është kurdoherë e madhe.
17:87. Përveç mëshirës së Zotit tënd. Me të vërtetë, mirësia e Tij mbi ty është e madhe.
17:87. 'ILLA REHMETEN MIN RABBIKE 'INNE FEDLEHU KANE 'ALEJKE KEBIREN
C 17:88. Thuaj: "Edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë një Kur'an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky, sado që do ta ndihmonin njëri - tjetrin".
17:88. Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kuran të tillë, ata nuk do të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta ndihmonin njëri - tjetrin.”
17:88. Thuaj: "Sikur njerëzit dhe xhindët të bashkoheshin për të sjellë diçka të ngjashme me këtë Kuran, ata nuk do të mund ta sillnin diçka të ngjashme me të, edhe sikur të ndihmonin njëri-tjetrin."
17:88. KUL LE'INI EXHTEME'ATIL-'INSU WEL-XHINNU 'ALA 'EN JE'TU BIMITHLI HADHAL-KUR'ANI LA JE'TUNE BIMITHLIHI WE LEW KANE BA'DUHUM LIBA'DIN DHEHIREN
C 17:89. Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.
17:89. Në këtë Kuran, Ne u shpjegojmë njerëzve gjithfarë shembujsh, por shumica e njerëzve, kurrsesi nuk duan të besojnë.
17:89. Dhe Ne kemi shpjeguar për njerëzit në këtë Kuran çdo shembull të mundshëm, por shumica e njerëzve refuzojnë përveç mosbesimit.
17:89. WE LEKAD SERREFNA LILNNASI FI HADHAL-KUR'ANI MIN KULLI METHELIN FE'EBA 'EKTHERU EN-NASI 'ILLA KUFUREN
C 17:90. Ata thanë: "Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime".
17:90. Ata thonë: “Ne nuk do të të besojmë (o Muhamed), derisa të bësh, që të shpërthejë nga toka një gurrë uji për ne,
17:90. Dhe ata thonë: "Ne nuk do të besojmë ty derisa të na nxjerrësh një burim nga toka,
17:90. WE KALU LEN NU'UMINE LEKE HETTA TEFXHURE LENA MINEL-'ERDI JENBU'EN