Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 17:76. Ata gati të shqetësuar në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
17:76. Në të vërtetë, ata po përpiqen të të trembin që të të dëbojnë ty nga vendi, por atëherë, ata do të qëndronin vetëm pak kohë pas ikjes sate.
17:76. Dhe me të vërtetë, ata pothuajse të nxorën nga toka për të të dëbuar prej saj. Dhe atëherë, pas largimit tënd, ata nuk do të kishin qëndruar shumë gjatë.
17:76. WE 'IN KADU LEJESTEFIZZUNEKE MINEL-'ERDI LIJUHRIXHUKE MINHA WE 'IDHEN LA JELBETHUNE HILAFEKE 'ILLA KALILAN
C 17:77. Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
17:77. Ky ishte ligji Ynë, për të dërguarit e ardhur para teje, kështu që edhe ti nuk do të gjesh shmangie nga ligji Ynë.
17:77. Kjo ishte mënyra e atyre që Ne dërguam para teje nga të dërguarit Tanë, dhe ti nuk do të gjesh asnjë ndryshim në mënyrën Tonë.
17:77. SUNNETE MEN KAD 'ERSELNA KABLEKE MIN RUSULINA WE LA TEXHIDU LISUNNETINA TEHWILEN
C 17:78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
17:78. Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).
17:78. Fale namazin në fillim të diellit deri në errësirën e natës dhe leximin e Kur'anit në agim. Me të vërtetë, leximi i Kur'anit në agim është dëshmuar.
17:78. 'EKIMI ES-SELETE LIDULUKI ESH-SHEMSI 'ILA GASEKIL-LEJLI WE KUR'ANEL-FEXHRI 'INNE KUR'ANEL-FEXHRI KANE MESH/HUDAN
C 17:79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm.
17:79. Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar.
17:79. Dhe nga nata, falu me të (Kur'anin) si një shtesë për ty. Me të vërtetë, Zoti yt mund të të ngritë në një vend të lavdishëm.
17:79. WE MINEL-LEJLI FETEHEXHXHED BIHI NAFILETEN LEKE 'ASA 'EN JEB'ATHEKE REBBUKE MEKAMEN MEHMUDAN
C 17:80. Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese".
17:80. Thuaj: “O Zoti im, më shpjer në një hyrje të kënaqur, më nxirr nga një dalje të kënaqur dhe më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!”
17:80. Dhe thuaj: "O Zoti im, më fut në mënyrë të drejtë dhe më nxirr në mënyrë të drejtë, dhe më jep nga Ti një autoritet ndihmues."
17:80. WE KUL RABBI 'EDHILNI MUDHALE SIDKIN WE 'EHRIXHNI MUHREXHE SIDKIN WE EXH'AL LI MIN LEDUNKE SULTANEN NESIRAN
C 17:81. Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
17:81. Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”!
17:81. Dhe thuaj: "E vërteta ka ardhur dhe e pavërteta është zhdukur. Me të vërtetë, e pavërteta është gjithnjë e zhdukur."
17:81. WE KUL XHA'EL-HEKKU WE ZEHEKAL-BATILU 'INNEL-BATILE KANE ZEHUKEN
C 17:82. Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.
17:82. Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.
17:82. Dhe Ne e shpallim nga Kur'ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët. Por për ata që janë keqbërës, ai vetëm ua shton humbjen.
17:82. WE NUNEZZILU MINEL-KUR'ANI MA HUWE SHIFA'UN WE REHMETUN LILMU'UMININE WE LA JEZIDU EDH-DHALIMINE 'ILLA HASAREN
C 17:83. E kur e begatojmë (me të mira) njeriun, ai prapësohet dhe largohet i mashtruar, e kur e godet e keqja, ai humb shpresën.
17:83. Kur Ne i dhurojmë mirësi njeriut, ai shmanget dhe tërhiqet (nga detyrimet e mirënjohjes ndaj Krijuesit); por, kur e godet e keqja, ai pikëllohet.
17:83. Dhe kur Ne e bekojmë njeriun, ai kthehet dhe largohet anash. Por kur e keqja e prek atë, ai bëhet i dëshpëruar.
17:83. WE 'IDHA 'EN'AMNA 'ALEL-'INSANI 'A'REDE WE NE'A BIXHANIBIHI WE 'IDHA MESSEHU ESH-SHERRU KANE JE'USEN
C 17:84. Thuaj: "Secili vepron sipas rrugës së vet, e Zoti juaj e di më së miri për atë që është në rrugë më të drejtë".
17:84. Thuaj: “Çdokush sillet sipas mënyrës së vet, por Zoti juaj e di më së miri, se kush është në rrugën më të drejtë”.
17:84. Thuaj: "Çdokush vepron sipas mënyrës së vet, por Zoti juaj e di më së miri se kush është më i udhëzuar në rrugë."
17:84. KUL KULLUN JA'MELU 'ALA SHAKILETIHI FEREBBUKUM 'A'LEMU BIMEN HUWE 'EHDA SEBILEN
C 17:85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije".
17:85. Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni”.
17:85. Dhe ata të pyesin për shpirtin. Thuaj: "Shpirti është nga urdhri i Zotit tim, dhe ju nuk keni marrë nga dija përveç një pakice."
17:85. WE JES'ELUNEKE 'ANI ER-RUHI KULI ER-RUHU MIN 'EMRI RABBI WE MA 'UTITUM MINEL-'ILMI 'ILLA KALILEN
C 17:86. Po të kishim dëshiruar, Ne do ta shlyenim nga gjoksi yt atë që ta shpallëm ty, e ti nuk do të gjeje mbrojtës që do të ruante.
17:86. Me të vërtetë, sikur të donim Ne, do të ta merrnim ty atë shpallje që ta kemi dhënë, dhe ti, pastaj nuk do të gjeje askënd, që do të të ndihmonte për të kundër Nesh.
17:86. Dhe sikur të donim, Ne do ta tërhiqnim atë që Ne të kemi shpallur, dhe atëherë ti nuk do të gjeje ndonjë mbrojtës kundër Nesh,
17:86. WE LE'IN SHI'NA LENEDH/HEBENNE BIEL-LEDHI 'EWHEJNA 'ILEJKE THUMME LA TEXHIDU LEKE BIHI 'ALEJNA WE KILEN