Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 17:72. E kush ka qenë i verbër në këtë (botë), ai do të jetë edhe në botën tjetër i verbër dhe më i humburi i rrugës së drejtë.
17:72. Ai, që në këtë botë ka qenë i verbër, do të jetë i verbër edhe në botën tjetër dhe më i humbur nga rruga e drejtë.
17:72. Dhe kush është i verbër në këtë botë, ai do të jetë i verbër edhe në jetën e përtejme, dhe më shumë i humbur në rrugë.
17:72. WE MEN KANE FI HEDHIHI 'A'MA FEHUWE FIL-'AHIRETI 'A'MA WE 'EDELLU SEBILEN
C 17:73. Në të vërtetë ata (idhujtarët) gati arritën të sprovojnë ty nga ajo që Ne ta shpallëm, e të trillosh tjetër nga çka të shpallëm, e atëherë do të zinin ty mik.
17:73. Ata u përpoqën të të largonin ty (Muhamed) nga ai (Kuran), që të kemi shpallur Ne, me shpresë se ti, duke shpifur, do të Na vishje diçka tjetër përveç tij (Kuranit). Po ta bëje këtë, atëherë, ata do të të merrnin ty për mik.
17:73. Dhe me të vërtetë, ata pothuajse të tërhiqnin ty nga ajo që Ne të kemi shpallur, që ti të trillosh diçka tjetër kundër Nesh, dhe atëherë ata do të të kishin marrë mik.
17:73. WE 'IN KADU LEJEFTINUNEKE 'ANIL-LEDHI 'EWHEJNA 'ILEJKE LITEFTERIJE 'ALEJNA GAJREHU WE 'IDHEN LATTEHADHUKE HALILAN
C 17:74. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta.
17:74. Dhe sikur mos të të kishim forcuar Ne, gati do të kishe anuar pak nga ata,
17:74. Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, me të vërtetë, ti pothuajse do të ishe anuar pak nga ata.
17:74. WE LEWLA 'EN THEBBETNAKE LEKAD KIDTTE TERKENU 'ILEJHIM SHEJ'EN KALILAN
C 17:75. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër nesh.
17:75. dhe atëherë, me të vërtetë, Ne do të bënim që të shijoje dënimin e dyfishtë në këtë botë dhe pas vdekjes; e atëherë, nuk do të gjeje askënd për ndihmës kundër Nesh.
17:75. Atëherë, Ne do të të kishim bërë të shijosh dyfishin (e ndëshkimit) në jetë dhe dyfishin pas vdekjes, dhe atëherë nuk do të gjeje ndihmues kundër Nesh.
17:75. 'IDHEN LE'EDHEKNAKE DI'FEL-HEJATI WE DI'FEL-MEMATI THUMME LA TEXHIDU LEKE 'ALEJNA NESIRÆN
C 17:76. Ata gati të shqetësuar në tokë (në Meke) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin).
17:76. Në të vërtetë, ata po përpiqen të të trembin që të të dëbojnë ty nga vendi, por atëherë, ata do të qëndronin vetëm pak kohë pas ikjes sate.
17:76. Dhe me të vërtetë, ata pothuajse të nxorën nga toka për të të dëbuar prej saj. Dhe atëherë, pas largimit tënd, ata nuk do të kishin qëndruar shumë gjatë.
17:76. WE 'IN KADU LEJESTEFIZZUNEKE MINEL-'ERDI LIJUHRIXHUKE MINHA WE 'IDHEN LA JELBETHUNE HILAFEKE 'ILLA KALILAN
C 17:77. Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim.
17:77. Ky ishte ligji Ynë, për të dërguarit e ardhur para teje, kështu që edhe ti nuk do të gjesh shmangie nga ligji Ynë.
17:77. Kjo ishte mënyra e atyre që Ne dërguam para teje nga të dërguarit Tanë, dhe ti nuk do të gjesh asnjë ndryshim në mënyrën Tonë.
17:77. SUNNETE MEN KAD 'ERSELNA KABLEKE MIN RUSULINA WE LA TEXHIDU LISUNNETINA TEHWILEN
C 17:78. Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur.
17:78. Kryeje namazin prej kthimit të Diellit (nga gjysma e qiellit) deri në errësirën e natës dhe këndo Kuran në agim; me të vërtetë, falja e mëngjesit është e dëshmuar (nga engjëjt).
17:78. Fale namazin në fillim të diellit deri në errësirën e natës dhe leximin e Kur'anit në agim. Me të vërtetë, leximi i Kur'anit në agim është dëshmuar.
17:78. 'EKIMI ES-SELETE LIDULUKI ESH-SHEMSI 'ILA GASEKIL-LEJLI WE KUR'ANEL-FEXHRI 'INNE KUR'ANEL-FEXHRI KANE MESH/HUDAN
C 17:79. Dhe në një pjesë të natës zgjohu me të (me Kur'anin - namazin), është e sigurt se Zoti yt do të ngrejë ty në një vend të lavdishëm.
17:79. Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar.
17:79. Dhe nga nata, falu me të (Kur'anin) si një shtesë për ty. Me të vërtetë, Zoti yt mund të të ngritë në një vend të lavdishëm.
17:79. WE MINEL-LEJLI FETEHEXHXHED BIHI NAFILETEN LEKE 'ASA 'EN JEB'ATHEKE REBBUKE MEKAMEN MEHMUDAN
C 17:80. Dhe thuaj: "Zoti im, më shpjerr në një vend të mirë dhe më nxjerr në mënyrë të ndershme dhe nga ana Jote më dhuro fuqi ndihmuese".
17:80. Thuaj: “O Zoti im, më shpjer në një hyrje të kënaqur, më nxirr nga një dalje të kënaqur dhe më dhuro nga Ti fuqi, që do të më ndihmojë!”
17:80. Dhe thuaj: "O Zoti im, më fut në mënyrë të drejtë dhe më nxirr në mënyrë të drejtë, dhe më jep nga Ti një autoritet ndihmues."
17:80. WE KUL RABBI 'EDHILNI MUDHALE SIDKIN WE 'EHRIXHNI MUHREXHE SIDKIN WE EXH'AL LI MIN LEDUNKE SULTANEN NESIRAN
C 17:81. Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.
17:81. Thuaj: “E vërteta erdhi, ndërsa e pavërteta u shkatërrua. Sigurisht, e pavërteta është e paracaktuar të zhduket”!
17:81. Dhe thuaj: "E vërteta ka ardhur dhe e pavërteta është zhdukur. Me të vërtetë, e pavërteta është gjithnjë e zhdukur."
17:81. WE KUL XHA'EL-HEKKU WE ZEHEKAL-BATILU 'INNEL-BATILE KANE ZEHUKEN
C 17:82. Ne të shpallim Kur'anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.
17:82. Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.
17:82. Dhe Ne e shpallim nga Kur'ani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët. Por për ata që janë keqbërës, ai vetëm ua shton humbjen.
17:82. WE NUNEZZILU MINEL-KUR'ANI MA HUWE SHIFA'UN WE REHMETUN LILMU'UMININE WE LA JEZIDU EDH-DHALIMINE 'ILLA HASAREN