Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 17:15. Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
17:15. Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!
17:15. Kushdo që udhëzohet, ai udhëzohet për veten e tij, dhe kushdo që devijon, ai devijon vetëm kundër vetes së tij. Dhe asnjë mbartës i barrës nuk do ta mbartë barrën e tjetrit. Dhe Ne nuk ndëshkojmë derisa të kemi dërguar një të dërguar.
17:15. MENI EHTEDA FE'INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FE'INNEMA JEDILLU 'ALEJHA WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA WE MA KUNNA MU'ADHDHIBINE HETTA NEB'ATHE RESULEN
C 17:16. Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17:16. Kur vendosim ta shkatërrojmë një qytet, Ne i urdhërojmë (për mirë) të pasurit e tij dhe, kur ata bëjnë mbrapshti në të, atëherë përmbushet Vendimi (i dënimit) kundër tyre dhe Ne i shkatërrojmë gjer në themel.
17:16. Dhe kur Ne duam të shkatërrojmë një qytet, Ne urdhërojmë të pasurit e tij (që të përmirësohen), por ata bëjnë shkatërrime në të. Prandaj, fjala bëhet e detyrueshme kundër tij, dhe Ne e shkatërrojmë atë plotësisht.
17:16. WE 'IDHA 'EREDNA 'EN NUHLIKE KARJETEN 'EMERNA MUTREFIHA FEFESEKU FIHA FEHEKKA 'ALEJHAL-KAWLU FEDEMMERNAHA TEDMIREN
C 17:17. Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.
17:17. Sa e sa brezni Ne i kemi shkatërruar pas Nuhut! Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh gjynahet e robërve të Tij.
17:17. Dhe sa shumë gjenerata kemi shkatërruar pas Nuhut! Dhe mjafton që Zoti yt të jetë i njohur dhe vëzhgues i mëkateve të robërve të Tij.
17:17. WE KEM 'EHLEKNA MINEL-KURUNI MIN BA'DI NUHIN WE KEFA BIREBBIKE BIDHUNUBI 'IBADIHI HABIREN BESIRAN
C 17:18. Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
17:18. Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t'i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar.
17:18. Kushdo që dëshiron këtë botë, Ne i japim atij në të atë që dëshirojmë, për atë që Ne e dëshirojmë. Pastaj, Ne i kemi caktuar atij Xhehenemin, në të cilin ai do të hyjë, i qortuar dhe i përzënë.
17:18. MEN KANE JURIDUL-'AXHILETE 'AXHXHELNA LEHU FIHA MA NESHA'U LIMEN NURIDU THUMME XHE'ALNA LEHU XHEHENNEME JESLAHA MEDHMUMEN MEDHURAN
C 17:19. E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
17:19. Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.
17:19. Dhe kushdo që dëshiron jetën e përtejme dhe përpiqet për të me përpjekjen që i takon, ndërkohë që ai është besimtar, atëherë përpjekja e tij do të vlerësohet.
17:19. WE MEN 'ERADEL-'AHIRETE WE SA'A LEHA SA'JEHA WE HUWE MU'UMINUN FE'ULA'IKE KANE SA'JUHUM MESHKUREN
C 17:20. Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
17:20. Ne i mbështesim të gjithë me dhuratat e Zotit tënd: edhe këta, edhe ata. Dhuratat e Zotit tënd nuk i mohohen askujt.
17:20. Të gjithëve – si këtyre ashtu edhe atyre – Ne u ofrojmë nga dhuratat e Zotit tënd. Dhe dhuratat e Zotit tënd nuk janë të ndaluara për askënd.
17:20. KULLEN NUMIDDU HA'UULA' WE HA'UULA' MIN 'ATA'I RABBIKE WE MA KANE 'ATA'U RABBIKE MEHDHURAN
C 17:21. Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
17:21. Shiko, si Ne i parapëlqejmë disa ndaj të tjerëve. Kurse bota tjetër, në të vërtetë, do të ketë shkallëzime më të mëdha dhe parapëlqime më të theksuara.
17:21. Shiko si Ne i kemi favorizuar disa mbi të tjerët, por me të vërtetë, jeta e përtejme është më e madhe në grada dhe më e madhe në favor.
17:21. ENDHUR KEJFE FEDDELNA BA'DEHUM 'ALA BA'DIN WE LEL'AHIRETU 'EKBERU DEREXHATIN WE 'EKBERU TEFDILEN
C 17:22. E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
17:22. Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të mbetesh i poshtëruar dhe i braktisur!
17:22. Dhe mos vendos asnjë zot tjetër me Allahun, përndryshe do të ulesh i qortuar dhe i braktisur.
17:22. LA TEXH'AL ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FETEK'UDE MEDHMUMAN MEHDHULÆN
C 17:23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
17:23. Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.
17:23. Dhe Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd përveç Tij dhe që të jeni të mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë me ty, mos u thuaj atyre "of" dhe mos i qorto, por u thuaj atyre një fjalë të nderuar.
17:23. WE KADA REBBUKE 'ELLA TA'BUDU 'ILLA 'IJAHU WE BIL-WALIDEJNI 'IHSANEN 'IMMA JEBLUGANNE 'INDEKEL-KIBERE 'EHEDUHUMA 'EW KILAHUMA FELA TEKUL LEHUMA 'UFFIN WE LA TENHERHUMA WE KUL LEHUMA KAWLAN KERIMÆN
C 17:24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".
17:24. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”
17:24. Dhe uli për ta krahët e përulësisë, nga mëshira, dhe thuaj: "O Zoti im, ki mëshirë për ta, ashtu siç më rritën mua kur isha i vogël."
17:24. WE EHFID LEHUMA XHENAHE EDH-DHULLI MINE ER-REHMETI WE KUL RREBBI ERHEMHUMA KEMA REBBEJANI SEGIREN
C 17:25. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
17:25. Zoti juaj e di më së miri ç'keni në shpirtrat tuaj. Nëse ju jeni të drejtë, sigurisht që Ai është Falës për ata që pendohen.
17:25. Zoti juaj e di më së miri atë që është në zemrat tuaja. Nëse jeni të drejtë, atëherë me të vërtetë, Ai është Falës për ata që kthehen.
17:25. REBBUKUM 'A'LEMU BIMA FI NUFUSIKUM 'IN TEKUNU SALIHINE FE'INNEHU KANE LIL'EWWABINE GAFUREN