U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
17:12.
Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë), e shenjën e natës e shlyem (e errësuam), e shenjën e ditës e bëmë të ndritshme që të mund të angazhoheni për shfrytëzimin e begative të dhuruara nga Zoti juaj, dhe që ta mësoni njehsimin e vjetëve dhe llogaritjen (e kohës). Ne kemi sqaruar çdo send në mënyrë të hollësishme.
17:12.
Ne i bëmë natën dhe ditën dy mrekulli. Natën e mbështollëm me errësirë, kurse ditës i dhamë ndriçim, që ju të kërkoni begati nga Zoti juaj e që të dini numrin e viteve dhe njehsimin e kohës. Çdo gjë e kemi shpjeguar hollësisht.
17:12.
Dhe Ne e bëmë natën dhe ditën dy shenja. Pastaj Ne e bëmë shenjën e natës të errët dhe e bëmë shenjën e ditës ndriçuese, që të kërkoni mirësinë nga Zoti juaj dhe të dini numrin e viteve dhe llogarinë. Dhe Ne e kemi shpjeguar gjithçka qartë.
17:12.
WE XHE'ALNAL-LEJLE WE EN-NEHARE 'AJETEJNI FEMEHEWNA 'AJETEL-LEJLI WE XHE'ALNA 'AJETE EN-NEHARI MUBSIRETEN LITEBTEGU FEDLEN MIN RABBIKUM WE LITA'LEMU 'ADEDE ES-SININE WEL-HISABE WE KULLE SHEJ'IN FESSELNAHU TEFSILAN
C
17:13.
Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturaken (shënimin - për veprimin) e tij, e në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur,
17:13.
Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t'ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t'i themi):
17:13.
Dhe çdo njeriut ia kemi lidhur fatin e tij në qafën e tij. Dhe Ne do t'i sjellim atij në Ditën e Ringjalljes një libër që ai do ta gjejë të hapur.
17:13.
WE KULLE 'INSANIN 'ELZEMNAHU TA'IREHU FI 'UNUKIHI WE NUHRIXHU LEHU JEWMEL-KIJAMETI KITABEN JELKAHU MENSHURAN
C
17:14.
"Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes".
17:14.
“Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!”
17:14.
(Do t'i thuhet:) "Lexo librin tënd. Sot, shpirti yt është i mjaftueshëm si llogaritar kundër teje."
17:14.
EKRE' KITABEKE KEFA BINEFSIKEL-JEWME 'ALEJKE HESIBEN
C
17:15.
Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humbë (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t'ia dërgojmë të dërguarin.
17:15.
Kush zgjedh rrugën e drejtë, e ka për veten e vet e kush i largohet asaj, i largohet në dëm të vetvetes dhe askush nuk e merr të keqen e tjetërkujt. Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!
17:15.
Kushdo që udhëzohet, ai udhëzohet për veten e tij, dhe kushdo që devijon, ai devijon vetëm kundër vetes së tij. Dhe asnjë mbartës i barrës nuk do ta mbartë barrën e tjetrit. Dhe Ne nuk ndëshkojmë derisa të kemi dërguar një të dërguar.
17:15.
MENI EHTEDA FE'INNEMA JEHTEDI LINEFSIHI WE MEN DELLE FE'INNEMA JEDILLU 'ALEJHA WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA WE MA KUNNA MU'ADHDHIBINE HETTA NEB'ATHE RESULEN
C
17:16.
Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.
17:16.
Kur vendosim ta shkatërrojmë një qytet, Ne i urdhërojmë (për mirë) të pasurit e tij dhe, kur ata bëjnë mbrapshti në të, atëherë përmbushet Vendimi (i dënimit) kundër tyre dhe Ne i shkatërrojmë gjer në themel.
17:16.
Dhe kur Ne duam të shkatërrojmë një qytet, Ne urdhërojmë të pasurit e tij (që të përmirësohen), por ata bëjnë shkatërrime në të. Prandaj, fjala bëhet e detyrueshme kundër tij, dhe Ne e shkatërrojmë atë plotësisht.
17:16.
WE 'IDHA 'EREDNA 'EN NUHLIKE KARJETEN 'EMERNA MUTREFIHA FEFESEKU FIHA FEHEKKA 'ALEJHAL-KAWLU FEDEMMERNAHA TEDMIREN
C
17:17.
Sa e sa gjenerata i kemi shkatërruar pas Nuhut. Mjaft është Zoti yt vëzhgues e shikues i mëkateve të robërve të Tij.
17:17.
Sa e sa brezni Ne i kemi shkatërruar pas Nuhut! Mjafton që Zoti yt i di dhe i sheh gjynahet e robërve të Tij.
17:17.
Dhe sa shumë gjenerata kemi shkatërruar pas Nuhut! Dhe mjafton që Zoti yt të jetë i njohur dhe vëzhgues i mëkateve të robërve të Tij.
17:17.
WE KEM 'EHLEKNA MINEL-KURUNI MIN BA'DI NUHIN WE KEFA BIREBBIKE BIDHUNUBI 'IBADIHI HABIREN BESIRAN
C
17:18.
Kush është që e ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehennem i nënçmuar, i përbuzur.
17:18.
Sa për atë që dëshiron këtë botë, Ne shpejtojmë që t'i japim çfarë të dëshirojmë atij që duam. Pastaj ia caktojmë atij Xhehenemin, në të cilin ai do të përvëlohet, duke qenë i turpëruar dhe i dëbuar.
17:18.
Kushdo që dëshiron këtë botë, Ne i japim atij në të atë që dëshirojmë, për atë që Ne e dëshirojmë. Pastaj, Ne i kemi caktuar atij Xhehenemin, në të cilin ai do të hyjë, i qortuar dhe i përzënë.
17:18.
MEN KANE JURIDUL-'AXHILETE 'AXHXHELNA LEHU FIHA MA NESHA'U LIMEN NURIDU THUMME XHE'ALNA LEHU XHEHENNEME JESLAHA MEDHMUMEN MEDHURAN
C
17:19.
E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtar, përpiqet për të ashtu si i takon asaj, angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (te Zoti).
17:19.
Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet.
17:19.
Dhe kushdo që dëshiron jetën e përtejme dhe përpiqet për të me përpjekjen që i takon, ndërkohë që ai është besimtar, atëherë përpjekja e tij do të vlerësohet.
17:19.
WE MEN 'ERADEL-'AHIRETE WE SA'A LEHA SA'JEHA WE HUWE MU'UMINUN FE'ULA'IKE KANE SA'JUHUM MESHKUREN
C
17:20.
Ne secilit atyre dhe atyre i japim nga të mirat e Zotit tënd dhe dhënia e Zotit tënd nuk është e kufizuar.
17:20.
Ne i mbështesim të gjithë me dhuratat e Zotit tënd: edhe këta, edhe ata. Dhuratat e Zotit tënd nuk i mohohen askujt.
17:20.
Të gjithëve – si këtyre ashtu edhe atyre – Ne u ofrojmë nga dhuratat e Zotit tënd. Dhe dhuratat e Zotit tënd nuk janë të ndaluara për askënd.
17:20.
KULLEN NUMIDDU HA'UULA' WE HA'UULA' MIN 'ATA'I RABBIKE WE MA KANE 'ATA'U RABBIKE MEHDHURAN
C
17:21.
Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
17:21.
Shiko, si Ne i parapëlqejmë disa ndaj të tjerëve. Kurse bota tjetër, në të vërtetë, do të ketë shkallëzime më të mëdha dhe parapëlqime më të theksuara.
17:21.
Shiko si Ne i kemi favorizuar disa mbi të tjerët, por me të vërtetë, jeta e përtejme është më e madhe në grada dhe më e madhe në favor.
17:21.
ENDHUR KEJFE FEDDELNA BA'DEHUM 'ALA BA'DIN WE LEL'AHIRETU 'EKBERU DEREXHATIN WE 'EKBERU TEFDILEN
C
17:22.
E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
17:22.
Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të mbetesh i poshtëruar dhe i braktisur!
17:22.
Dhe mos vendos asnjë zot tjetër me Allahun, përndryshe do të ulesh i qortuar dhe i braktisur.
17:22.
LA TEXH'AL ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FETEK'UDE MEDHMUMAN MEHDHULÆN