U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
17:58.
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh).
17:58.
Dhe s'ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim para Ditës së Kiametit apo që nuk do ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo gjë është shkruar në Libër.
17:58.
Dhe nuk ka asnjë qytet që Ne nuk do ta shkatërrojmë para Ditës së Ringjalljes ose nuk do ta ndëshkojmë atë me një ndëshkim të ashpër. Kjo është e shkruar në Libër.
17:58.
WE 'IN MIN KARJETIN 'ILLA NEHNU MUHLIKUHA KABLE JEWMIL-KIJAMETI 'EW MU'ADHDHIBUHA 'ADHABEN SHEDIDAN KANE DHALIKE FIL-KITABI MESTURÆN
C
17:59.
Neve nuk na pengoi asgjë që t'u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
17:59.
Neve nuk na pengon asgjë që të dërgojmë shenja, mirëpo ato i kanë përgënjeshtruar popujt e lashtë. Ne i dhamë fisit Themud devenë si shenjë të qartë, por ai u soll keq me atë. Ne dërgojmë shenja vetëm për t'i frikësuar njerëzit.
17:59.
Dhe asgjë nuk na pengon që të dërgojmë shenja, përveç se popujt e lashtë i përgënjeshtruan ato. Dhe Ne i dhamë Themudit devën si një shenjë të dukshme, por ata i bënë padrejtësi asaj. Dhe Ne dërgojmë shenja vetëm për të frikësuar.
17:59.
WE MA MENE'ANA 'EN NURSILE BIL-'AJATI 'ILLA 'EN KEDHDHEBE BIHAL-'EWWELUNE WE 'ATEJNA THEMUDE EN-NAKATE MUBSIRETEN FEDHELEMU BIHA WE MA NURSILU BIL-'AJATI 'ILLA TEHWIFEN
C
17:60.
Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur'an), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
17:60.
(Kujto) kur Ne të thamë: “Me të vërtetë, Zoti yt, do të të mbrojë nga njerëzit”! Vizionin që ta treguam, e bëmë vetëm sprovë për njerëzit, ashtu si dhe pemën e mallkuar në Kuran. Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh.
17:60.
Dhe kur Ne të thamë ty: "Me të vërtetë, Zoti yt ka rrethuar njerëzit." Dhe Ne nuk e bëmë vegimin që Ne të treguam përveç si një provë për njerëzit, dhe pemën e mallkuar në Kuran. Dhe Ne i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre të madhe përçarjen.
17:60.
WE 'IDH KULNA LEKE 'INNE REBBEKE 'EHATE BIN-NASI WE MA XHE'ALNA ER-RU'UJA ELLETI 'EREJNAKE 'ILLA FITNETEN LILNNASI WE ESH-SHEXHERETEL-MEL'UNETE FIL-KUR'ANI WE NUHAWWIFUHUM FEMA JEZIDUHUM 'ILLA TUGJANEN KEBIRAN
C
17:61.
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?"
17:61.
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata të gjithë iu përulën në sexhde, përveç Iblisit! Ai tha: “Si?! Unë t'i bëj sexhde atij që Ti e ke krijuar nga balta?!”
17:61.
Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde për Ademin," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai tha: "A të bie në sexhde për atë që Ti e krijove nga balta?"
17:61.
WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE KALE 'E'ESXHUDU LIMEN HALEKTE TINEN
C
17:62.
(Mandej vazhdoi e) Tha: "A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t'i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice".
17:62.
Gjithashtu, tha: “A e sheh këtë që Ti e nderove mbi mua? Nëse Ti më jep kohë deri në Ditën e Kiametit, unë do t'i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përveç një pakice prej tyre!”
17:62.
Ai tha: "A e sheh këtë të cilin Ti e ke nderuar mbi mua? Nëse Ti më jep afat deri në Ditën e Ringjalljes, me të vërtetë, unë do t'i shfaros pasardhësit e tij, përveç një pakice."
17:62.
KALE 'ERE'EJTEKE HADHAL-LEDHI KERREMTE 'ALEJJE LE'IN 'EHHARTENI 'ILA JEWMIL-KIJAMETI LE'EHTENIKENNE DHURRIJETEHU 'ILLA KALILEN
C
17:63.
(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë".
17:63.
(Allahu) tha: “Ik! Kushdo prej tyre që të pason ty, do të ketë Xhehenemin si shpërblim – një shpërblim i plotë.
17:63.
Ai tha: "Shko, dhe kushdo që të ndjek ty prej tyre, me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë shpërblimi juaj, një shpërblim i plotë.
17:63.
KALE EDH/HEB FEMEN TEBI'AKE MINHUM FE'INNE XHEHENNEME XHEZA'UUKUM XHEZA'EN MEWFUREN
C
17:64.
Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
17:64.
Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe jepu premtime! -Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime.
17:64.
Dhe nxit kë të mundesh prej tyre me zërin tënd, dhe mblidh kundër tyre kalorësinë tënde dhe këmbësorinë tënde, dhe bëhu partner me ta në pasuri dhe në fëmijë, dhe u premto atyre." Por Shejtani nuk u premton atyre asgjë përveç mashtrimit.
17:64.
WE ESTEFZIZ MENI ESTETA'TE MINHUM BISEWTIKE WE 'EXHLIB 'ALEJHIM BIHAJLIKE WE REXHILIKE WE SHARIK/HUM FIL-'EMWLI WEL-'EWLADI WE 'ID/HUM WE MA JA'IDUHUMU ESH-SHEJTANU 'ILLA GURUREN
C
17:65.
Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
17:65.
Por në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Zoti yt mjafton si mbrojtës (i tyre)!”
17:65.
Me të vërtetë, mbi robërit e Mi ti nuk do të kesh asnjë pushtet. Dhe Zoti yt është i mjaftueshëm si mbrojtës.
17:65.
'INNE 'IBADI LEJSE LEKE 'ALEJHIM SULTANUN WE KEFA BIREBBIKE WE KILEN
C
17:66.
Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det, në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
17:66.
Zoti juaj është ai që e bën anijen të lëvizë nëpër det për të kërkuar nga begatitë e Tij. Ai është vërtet i Mëshirshëm me ju.
17:66.
Zoti juaj është Ai që lundron anijet për ju nëpër det, që ju të kërkoni nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, Ai është i Mëshirshëm ndaj jush.
17:66.
REBBUKUMUL-LEDHI JUZXHI LEKUMUL-FULKE FIL-BEHRI LITEBTEGU MIN FEDLIHI 'INNEHU KANE BIKUM REHIMEN
C
17:67.
E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
17:67.
Kur juve ju godet fatkeqësia në det, ata që ju i adhuronit në vend të Atij, zhduken. Por, pasi Ai ju shpëton në tokë, ju i ktheni shpinën. Njeriu është mosmirënjohës.
17:67.
Dhe kur një e keqe ju prek në det, ata që ju i thërrisni përveç Tij zhduken prej jush. Por kur Ai ju shpëton në tokë, ju ktheheni larg. Dhe njeriu është gjithmonë mosmirënjohës.
17:67.
WE 'IDHA MESSEKUMU ED-DURRU FIL-BEHRI DELLE MEN TED'UNE 'ILLA 'IJAHU FELEMMA NEXHXHAKUM 'ILAL-BERRI 'A'REDTUM WE KANEL-'INSANU KEFUREN
C
17:68.
A mos jeni të siguruar që nuk do tu shafitë në tokë ose nuk do t'ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
17:68.
Vallë, a jeni të sigurt, që Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose, që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë, pa pasur mundësi që ju të gjeni dikë, që t'ju mbrojë?
17:68.
A jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju fundosë në tokë kur Ai t'ju ketë sjellë në të? Apo që Ai nuk do të dërgojë mbi ju një erë me gurë? Pastaj nuk do të gjeni për veten tuaj një mbrojtës.
17:68.
'EFE'EMINTUM 'EN JEHSIFE BIKUM XHANIBEL-BERRI 'EW JURSILE 'ALEJKUM HASIBEN THUMME LA TEXHIDU LEKUM WE KILAN