Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 17:61. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde Ademit!" (në shenjë përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të Iblisit. Ai tha: "A t'i bëj sexhde atij që e krijove nga balta?"
17:61. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata të gjithë iu përulën në sexhde, përveç Iblisit! Ai tha: “Si?! Unë t'i bëj sexhde atij që Ti e ke krijuar nga balta?!”
17:61. Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde për Ademin," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai tha: "A të bie në sexhde për atë që Ti e krijove nga balta?"
17:61. WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE KALE 'E'ESXHUDU LIMEN HALEKTE TINEN
C 17:62. (Mandej vazhdoi e) Tha: "A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kijametit, unë gjithsesi do t'i shfaros pasardhësit e tij, me përjashtim të një pakice".
17:62. Gjithashtu, tha: “A e sheh këtë që Ti e nderove mbi mua? Nëse Ti më jep kohë deri në Ditën e Kiametit, unë do t'i shfaros me mashtrim pasardhësit e tij, përveç një pakice prej tyre!”
17:62. Ai tha: "A e sheh këtë të cilin Ti e ke nderuar mbi mua? Nëse Ti më jep afat deri në Ditën e Ringjalljes, me të vërtetë, unë do t'i shfaros pasardhësit e tij, përveç një pakice."
17:62. KALE 'ERE'EJTEKE HADHAL-LEDHI KERREMTE 'ALEJJE LE'IN 'EHHARTENI 'ILA JEWMIL-KIJAMETI LE'EHTENIKENNE DHURRIJETEHU 'ILLA KALILEN
C 17:63. (Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë".
17:63. (Allahu) tha: “Ik! Kushdo prej tyre që të pason ty, do të ketë Xhehenemin si shpërblim – një shpërblim i plotë.
17:63. Ai tha: "Shko, dhe kushdo që të ndjek ty prej tyre, me të vërtetë, Xhehenemi do të jetë shpërblimi juaj, një shpërblim i plotë.
17:63. KALE EDH/HEB FEMEN TEBI'AKE MINHUM FE'INNE XHEHENNEME XHEZA'UUKUM XHEZA'EN MEWFUREN
C 17:64. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.
17:64. Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe jepu premtime! -Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime.
17:64. Dhe nxit kë të mundesh prej tyre me zërin tënd, dhe mblidh kundër tyre kalorësinë tënde dhe këmbësorinë tënde, dhe bëhu partner me ta në pasuri dhe në fëmijë, dhe u premto atyre." Por Shejtani nuk u premton atyre asgjë përveç mashtrimit.
17:64. WE ESTEFZIZ MENI ESTETA'TE MINHUM BISEWTIKE WE 'EXHLIB 'ALEJHIM BIHAJLIKE WE REXHILIKE WE SHARIK/HUM FIL-'EMWLI WEL-'EWLADI WE 'ID/HUM WE MA JA'IDUHUMU ESH-SHEJTANU 'ILLA GURUREN
C 17:65. Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata).
17:65. Por në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë pushteti ndaj robërve të Mi! Zoti yt mjafton si mbrojtës (i tyre)!”
17:65. Me të vërtetë, mbi robërit e Mi ti nuk do të kesh asnjë pushtet. Dhe Zoti yt është i mjaftueshëm si mbrojtës.
17:65. 'INNE 'IBADI LEJSE LEKE 'ALEJHIM SULTANUN WE KEFA BIREBBIKE WE KILEN
C 17:66. Zoti juaj është Ai që për ju mundësoi lundrimin e anijeve në det, në mënyrë që të kërkoni nga të mirat e Tij. Vërtet, Ai është shumë mëshirues ndaj jush.
17:66. Zoti juaj është ai që e bën anijen të lëvizë nëpër det për të kërkuar nga begatitë e Tij. Ai është vërtet i Mëshirshëm me ju.
17:66. Zoti juaj është Ai që lundron anijet për ju nëpër det, që ju të kërkoni nga mirësia e Tij. Me të vërtetë, Ai është i Mëshirshëm ndaj jush.
17:66. REBBUKUMUL-LEDHI JUZXHI LEKUMUL-FULKE FIL-BEHRI LITEBTEGU MIN FEDLIHI 'INNEHU KANE BIKUM REHIMEN
C 17:67. E kur ju kap juve paniku (frika) në det, i humbni (nga kujtesa) ata që i lutni, u mbetet vetëm Ai (All-llahu), mirëpo pasi që Ai t'ju shpëtojë e të arrini në tokë, ia ktheni shpinën. Ashtu, njeriu është përbuzës.
17:67. Kur juve ju godet fatkeqësia në det, ata që ju i adhuronit në vend të Atij, zhduken. Por, pasi Ai ju shpëton në tokë, ju i ktheni shpinën. Njeriu është mosmirënjohës.
17:67. Dhe kur një e keqe ju prek në det, ata që ju i thërrisni përveç Tij zhduken prej jush. Por kur Ai ju shpëton në tokë, ju ktheheni larg. Dhe njeriu është gjithmonë mosmirënjohës.
17:67. WE 'IDHA MESSEKUMU ED-DURRU FIL-BEHRI DELLE MEN TED'UNE 'ILLA 'IJAHU FELEMMA NEXHXHAKUM 'ILAL-BERRI 'A'REDTUM WE KANEL-'INSANU KEFUREN
C 17:68. A mos jeni të siguruar që nuk do tu shafitë në tokë ose nuk do t'ju lëshojë ndonjë shtrëngatë e ju nuk do të keni mbrojtës.
17:68. Vallë, a jeni të sigurt, që Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose, që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë, pa pasur mundësi që ju të gjeni dikë, që t'ju mbrojë?
17:68. A jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju fundosë në tokë kur Ai t'ju ketë sjellë në të? Apo që Ai nuk do të dërgojë mbi ju një erë me gurë? Pastaj nuk do të gjeni për veten tuaj një mbrojtës.
17:68. 'EFE'EMINTUM 'EN JEHSIFE BIKUM XHANIBEL-BERRI 'EW JURSILE 'ALEJKUM HASIBEN THUMME LA TEXHIDU LEKUM WE KILAN
C 17:69. A mos jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë njëherë tjetër në det, e t'ju lëshojë ndonjë furtunë të erës, e për shkak të mosbesimit tuaj t'ju fundosë, e pastaj nuk do të gjeni kush do të hakmerrej kundër nesh për ju.
17:69. Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t'ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t'ju dërgojë furtunë e t'ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj, pa pasur mundësi që të gjeni dikë, që t'ju mbrojë nga Ne?
17:69. Ose a jeni të sigurt se Ai nuk do t'ju kthejë përsëri në të (det), dhe do të dërgojë mbi ju një erë të ashpër dhe do t'ju fundosë për shkak të mohimit tuaj? Pastaj ju nuk do të gjeni kundër Nesh ndihmues.
17:69. 'EM 'EMINTUM 'EN JU'IDEKUM FIHI TARETEN 'UHRA FEJURSILE 'ALEJKUM KASIFEN MINE ER-RIHI FEJUGRIKAKUM BIMA KEFERTUM THUMME LA TEXHIDU LEKUM 'ALEJNA BIHI TEBI'AN
C 17:70. Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.
17:70. Në të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit: ua kemi bërë të mundur që të udhëtojnë në tokë dhe në det, u kemi dhënë ushqime të mira e të lejuara dhe i kemi ngritur lart mbi shumë prej atyre që kemi krijuar.
17:70. Dhe me të vërtetë, Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit dhe i kemi bartur ata në tokë dhe në det, dhe i kemi furnizuar me të mira, dhe i kemi favorizuar shumë mbi ata që Ne kemi krijuar.
17:70. WE LEKAD KERREMNA BENI 'ADEME WE HEMELNAHUM FIL-BERRI WEL-BEHRI WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI WE FEDDELNAHUM 'ALA KETHIRIN MIMMEN HALEKNA TEFDILEN
C 17:71. (Përkujto) Ditën kur do ta thërrasim secilin njeri me prijësin (librin, pejgamberin, shënimet e veprave) e tyre. E atij që i jepet libri i tij nga e djathta e tij, të tillët i lexojnë shënimet e tyre (të mira), dhe nuk u bëhet e padrejtë asnjë fije.
17:71. Ditën, kur Ne do t'i thërrasim të gjithë popujt me prijësin (të dërguarin) e vet, ata, që do t'u jepet libri në anën e djathtë, do ta lexojnë librin e vet dhe nuk do të pësojnë as padrejtësinë më të vogël.
17:71. Ditën kur Ne do të thërrasim çdo popull me imamët e tyre. Pastaj, kushdo që i jepet libri i tij në dorën e djathtë, ata do ta lexojnë librin e tyre dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi aspak.
17:71. JEWME NED'U KULLE 'UNASIN BI'IMAMIHIM FEMEN 'UTIJE KITABEHU BIJEMINIHI FE'ULA'IKE JEKRE'UNE KITABEHUM WE LA JUDHLEMUNE FETILEN