Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 17:44. Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë.
17:44. Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.
17:44. Shtatë qiejt dhe toka dhe gjithçka që është në to e lavdërojnë Atë. Dhe nuk ka asgjë përveç se e lavdëron Atë me lavdinë e Tij, por ju nuk e kuptoni lavdërimin e tyre. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës.
17:44. TUSEBBIHU LEHU ES-SEMAWATU ES-SEB'U WEL-'ERDU WE MEN FIHINNE WE 'IN MIN SHEJ'IN 'ILLA JUSEBBIHU BIHEMDIHI WE LEKIN LA TEFKAHUNE TESBIHEHUM 'INNEHU KANE HELIMEN GAFURAN
C 17:45. Kur ti e lexon Kur'anin, në mes teje dhe atyre që nuk e besojnë botën tjetër, Ne vëmë një perde të padukshme.
17:45. Kur ti (Muhamed) lexon Kuranin, Ne vëmë një perde të fshehtë mes teje dhe atyre që nuk besojnë në jetën e ardhshme.
17:45. Dhe kur lexon Kuranin, Ne vendosim një perde të padukshme midis teje dhe atyre që nuk besojnë në jetën e përtejme.
17:45. WE 'IDHA KARE'TEL-KUR'ANE XHE'ALNA BEJNEKE WE BEJNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI HIXHABEN MESTURAN
C 17:46. Ndërkaq, në zemrat e tyre vëmë një mbulesë dhe shurdhim të thellë të veshëve të tyre që nuk mund ta kuptojnë atë. E kur e përmend ti në Kur'an Zotin tënd, vetëm Atë, ata ikin mbrapa dhe largohen.
17:46. Ne kemi vënë mbulesa në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin), dhe ua kemi shurdhuar veshët. Kur ti përmend në Kuran vetëm Zotin tënd, ata kthejnë shpinën, duke ikur.
17:46. Dhe Ne vendosim një mbulesë mbi zemrat e tyre që ata të mos e kuptojnë atë, dhe një rëndesë në veshët e tyre. Dhe kur ti përmend Zotin tënd vetëm në Kuran, ata kthejnë shpinën në urrejtje.
17:46. WE XHE'ALNA 'ALA KULUBIHIM 'EKINNETEN 'EN JEFKAHUHU WE FI 'ADHANIHIM WEKREN WE 'IDHA DHEKERTE REBBEKE FIL-KUR'ANI WEHDEHU WE LLEW 'ALA 'EDBARIHIM NUFURAN
C 17:47. Ne e dimë më së miri përse ata e dëgjojnë atë (Kur'anin) kur vijnë të dëgjojnë ty dhe kur ata bisedojnë fshehtazi dhe kur ata zullumqarë thonë: "Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsur!"
17:47. Ne e dimë mirë se ç'dëgjojnë ata, kur të përgjojnë dhe, kur bisedojnë fshehurazi me njëri-tjetrin e mohuesit thonë: “Ju shkoni veçse pas një njeriu të magjepsur”.
17:47. Ne e dimë më së miri për atë që ata dëgjojnë kur të dëgjojnë ty dhe kur bisedojnë mes tyre, kur të padrejtët thonë: "Ju vetëm po ndiqni një njeri të magjepsur."
17:47. NEHNU 'A'LEMU BIMA JESTEMI'UNE BIHI 'IDH JESTEMI'UNE 'ILEJKE WE 'IDH HUM NEXHWA 'IDH JEKULU EDH-DHALIMUNE 'IN TETTEBI'UNE 'ILLA REXHULEN MESHURAN
C 17:48. Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë).
17:48. Shiko me çfarë shëmbëllimesh të krahasojnë! Ata janë të humbur e nuk mund të gjejnë rrugën e drejtë.
17:48. Shiko se si ata të përshkruajnë ty shembuj, dhe ata kanë devijuar, prandaj ata nuk mund të gjejnë një rrugë.
17:48. ENDHUR KEJFE DEREBU LEKEL-'EMTHALE FEDELLU FELA JESTETI'UNE SEBILEN
C 17:49. Ata thanë: "A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?"
17:49. Ata thonë: “Vallë, kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a do të ringjallemi në krijesa të reja?”
17:49. Dhe ata thonë: "A kur ne të jemi kocka dhe pluhur, a do të ringjallemi si një krijim i ri?"
17:49. WE KALU 'E'IDHA KUNNA 'IDHAMEN WE RUFATAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE HALKÆN XHEDIDÆN
C 17:50. Thuaj: "Edhe nëse të jeni gurë a hekur!"
17:50. Thuaj: “Bëhuni gurë ose hekur,
17:50. Thuaj: "Bëhuni gur ose hekur,
17:50. KUL KUNU HIXHARETEN 'EW HEDIDEN
C 17:51. Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do t'i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afër!"
17:51. ose çfarëdo krijese tjetër që është më e madhe sipas jush!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë ne (në jetë?)” Thuaj: “Ai që ju ka krijuar herën e parë”. Ata do t'i tundin kokat nga ti e do të pyesin: “Kur do të bëhet ajo?” Ti thuaju: “Mund të vijë shpejt!
17:51. Ose ndonjë krijim tjetër të cilin ju e konsideroni të madh!" Pastaj ata do të thonë: "Kush do të na kthejë ne?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për herë të parë." Pastaj ata do të tundin kokat e tyre drejt teje dhe do të thonë: "Kur do të jetë kjo?" Thuaj: "Ndoshta afër."
17:51. 'EW HALKEN MIMMA JEKBURU FI SUDURIKUM FESEJEKULUNE MEN JU'IDUNA KULIL-LEDHI FETEREKUM 'EWWELE MERRETIN FESEJUNGIDUNE 'ILEJKE RU'USEHUM WE JEKULUNE META HUWE KUL 'ASA 'EN JEKUNE KARIBAN
C 17:52. (ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
17:52. Ditën, kur Ai do t'ju thërrasë e ju do t'i përgjigjeni Atij duke e falënderuar dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë.”
17:52. Ditën kur Ai do t'ju thërrasë dhe ju do t'i përgjigjeni Atij me lavdërim, dhe do të mendoni se keni qëndruar vetëm një kohë të shkurtër.
17:52. JEWME JED'UKUM FETESTEXHIBUNE BIHEMDIHI WE TEDHUNNUNE 'IN LEBITHTUM 'ILLA KALILEN
C 17:53. E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut".
17:53. Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.
17:53. Dhe thuaju robërve të Mi të thonë atë që është më e mira. Me të vërtetë, Shejtani ndez përçarjen midis tyre. Me të vërtetë, Shejtani është një armik i hapur për njeriun.
17:53. WE KUL LI'IBADI JEKULU ELLETI HIJE 'EHSENU 'INNE ESH-SHEJTANE JENZEGU BEJNEHUM 'INNE ESH-SHEJTANE KANE LIL'INSANI 'ADUWEN MUBINAN
C 17:54. Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim).
17:54. Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse dëshiron, Ai do t'ju mëshirojë ose nëse dëshiron, Ai do t'ju dënojë. Ne nuk të kemi dërguar ty (Muhamed) roje dhe rregullues të punëve të tyre.
17:54. Zoti juaj e di më së miri për ju. Nëse Ai dëshiron, Ai ju mëshiron, ose nëse Ai dëshiron, Ai ju ndëshkon. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës mbi ta.
17:54. REBBUKUM 'A'LEMU BIKUM 'IN JESHE' JERHEMKUM 'EW 'IN JESHE' JU'ADHDHIBKUM WE MA 'ERSELNAKE 'ALEJHIM WE KILEN