U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
17:48.
Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë).
17:48.
Shiko me çfarë shëmbëllimesh të krahasojnë! Ata janë të humbur e nuk mund të gjejnë rrugën e drejtë.
17:48.
Shiko se si ata të përshkruajnë ty shembuj, dhe ata kanë devijuar, prandaj ata nuk mund të gjejnë një rrugë.
17:48.
ENDHUR KEJFE DEREBU LEKEL-'EMTHALE FEDELLU FELA JESTETI'UNE SEBILEN
C
17:49.
Ata thanë: "A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të bëhemi krijesë e re e ringjallur?"
17:49.
Ata thonë: “Vallë, kur të bëhemi eshtra dhe pluhur, a do të ringjallemi në krijesa të reja?”
17:49.
Dhe ata thonë: "A kur ne të jemi kocka dhe pluhur, a do të ringjallemi si një krijim i ri?"
17:49.
WE KALU 'E'IDHA KUNNA 'IDHAMEN WE RUFATAN 'E'INNA LEMEB'UTHUNE HALKÆN XHEDIDÆN
C
17:50.
Thuaj: "Edhe nëse të jeni gurë a hekur!"
17:50.
Thuaj: “Bëhuni gurë ose hekur,
17:50.
Thuaj: "Bëhuni gur ose hekur,
17:50.
KUL KUNU HIXHARETEN 'EW HEDIDEN
C
17:51.
Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do t'i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afër!"
17:51.
ose çfarëdo krijese tjetër që është më e madhe sipas jush!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë ne (në jetë?)” Thuaj: “Ai që ju ka krijuar herën e parë”. Ata do t'i tundin kokat nga ti e do të pyesin: “Kur do të bëhet ajo?” Ti thuaju: “Mund të vijë shpejt!
17:51.
Ose ndonjë krijim tjetër të cilin ju e konsideroni të madh!" Pastaj ata do të thonë: "Kush do të na kthejë ne?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për herë të parë." Pastaj ata do të tundin kokat e tyre drejt teje dhe do të thonë: "Kur do të jetë kjo?" Thuaj: "Ndoshta afër."
17:51.
'EW HALKEN MIMMA JEKBURU FI SUDURIKUM FESEJEKULUNE MEN JU'IDUNA KULIL-LEDHI FETEREKUM 'EWWELE MERRETIN FESEJUNGIDUNE 'ILEJKE RU'USEHUM WE JEKULUNE META HUWE KUL 'ASA 'EN JEKUNE KARIBAN
C
17:52.
(ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
17:52.
Ditën, kur Ai do t'ju thërrasë e ju do t'i përgjigjeni Atij duke e falënderuar dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë.”
17:52.
Ditën kur Ai do t'ju thërrasë dhe ju do t'i përgjigjeni Atij me lavdërim, dhe do të mendoni se keni qëndruar vetëm një kohë të shkurtër.
17:52.
JEWME JED'UKUM FETESTEXHIBUNE BIHEMDIHI WE TEDHUNNUNE 'IN LEBITHTUM 'ILLA KALILEN
C
17:53.
E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut".
17:53.
Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.
17:53.
Dhe thuaju robërve të Mi të thonë atë që është më e mira. Me të vërtetë, Shejtani ndez përçarjen midis tyre. Me të vërtetë, Shejtani është një armik i hapur për njeriun.
17:53.
WE KUL LI'IBADI JEKULU ELLETI HIJE 'EHSENU 'INNE ESH-SHEJTANE JENZEGU BEJNEHUM 'INNE ESH-SHEJTANE KANE LIL'INSANI 'ADUWEN MUBINAN
C
17:54.
Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim).
17:54.
Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse dëshiron, Ai do t'ju mëshirojë ose nëse dëshiron, Ai do t'ju dënojë. Ne nuk të kemi dërguar ty (Muhamed) roje dhe rregullues të punëve të tyre.
17:54.
Zoti juaj e di më së miri për ju. Nëse Ai dëshiron, Ai ju mëshiron, ose nëse Ai dëshiron, Ai ju ndëshkon. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës mbi ta.
17:54.
REBBUKUM 'A'LEMU BIKUM 'IN JESHE' JERHEMKUM 'EW 'IN JESHE' JU'ADHDHIBKUM WE MA 'ERSELNAKE 'ALEJHIM WE KILEN
C
17:55.
Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
17:55.
Zoti yt i di më së miri ata që gjenden në qiej dhe në Tokë. Ne i kemi ngritur disa profetë mbi të tjerët dhe Daudit i kemi dhënë Zeburin.
17:55.
Dhe Zoti yt e di më së miri për ata që janë në qiej dhe në tokë. Dhe me të vërtetë, Ne i kemi favorizuar disa nga të dërguarit mbi të tjerët dhe Ne i dhamë Davudit Psalmet.
17:55.
WE REBBUKE 'A'LEMU BIMEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEKAD FEDDELNA BA'DE EN-NEBIJINE 'ALA BA'DIN WE 'ATEJNA DAWUDE ZEBUREN
C
17:56.
Thuaj: "Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë".
17:56.
Thuaj: “Thirrini ata që ju i hyjnizoni përveç Tij! Ata nuk mund t'jua largojnë të keqen e as nuk mund ta hedhin atë tjetërkund”.
17:56.
Thuaj: "Thirrni ata që i pretendoni përveç Tij." Por ata nuk kanë fuqi të largojnë të keqen prej jush dhe as ta ndryshojnë atë.
17:56.
KULI ED'UL-LEDHINE ZE'AMTUM MIN DUNIHI FELA JEMLIKUNE KESHFE ED-DURRI 'ANKUM WE LA TEHWILEN
C
17:57.
Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur.
17:57.
Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t'i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij. Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.
17:57.
Ata që i thërrasin, ata vetë kërkojnë një rrugë drejt Zotit të tyre, se cili prej tyre është më afër. Dhe ata shpresojnë për mëshirën e Tij dhe frikësohen nga ndëshkimi i Tij. Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd është diçka për t'u ruajtur.
17:57.
'ULA'IKEL-LEDHINE JED'UNE JEBTEGUNE 'ILA RABBIHIMUL-WESILETE 'EJJUHUM 'EKREBU WE JERXHUNE REHMETEHU WE JEHAFUNE 'ADHABEHU 'INNE 'ADHABE RABBIKE KANE MEHDHUREN
C
17:58.
Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh).
17:58.
Dhe s'ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim para Ditës së Kiametit apo që nuk do ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo gjë është shkruar në Libër.
17:58.
Dhe nuk ka asnjë qytet që Ne nuk do ta shkatërrojmë para Ditës së Ringjalljes ose nuk do ta ndëshkojmë atë me një ndëshkim të ashpër. Kjo është e shkruar në Libër.
17:58.
WE 'IN MIN KARJETIN 'ILLA NEHNU MUHLIKUHA KABLE JEWMIL-KIJAMETI 'EW MU'ADHDHIBUHA 'ADHABEN SHEDIDAN KANE DHALIKE FIL-KITABI MESTURÆN