Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 17:50. Thuaj: "Edhe nëse të jeni gurë a hekur!"
17:50. Thuaj: “Bëhuni gurë ose hekur,
17:50. Thuaj: "Bëhuni gur ose hekur,
17:50. KUL KUNU HIXHARETEN 'EW HEDIDEN
C 17:51. Ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do t'i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta do të jetë afër!"
17:51. ose çfarëdo krijese tjetër që është më e madhe sipas jush!” Ata do të thonë: “Kush do të na kthejë ne (në jetë?)” Thuaj: “Ai që ju ka krijuar herën e parë”. Ata do t'i tundin kokat nga ti e do të pyesin: “Kur do të bëhet ajo?” Ti thuaju: “Mund të vijë shpejt!
17:51. Ose ndonjë krijim tjetër të cilin ju e konsideroni të madh!" Pastaj ata do të thonë: "Kush do të na kthejë ne?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për herë të parë." Pastaj ata do të tundin kokat e tyre drejt teje dhe do të thonë: "Kur do të jetë kjo?" Thuaj: "Ndoshta afër."
17:51. 'EW HALKEN MIMMA JEKBURU FI SUDURIKUM FESEJEKULUNE MEN JU'IDUNA KULIL-LEDHI FETEREKUM 'EWWELE MERRETIN FESEJUNGIDUNE 'ILEJKE RU'USEHUM WE JEKULUNE META HUWE KUL 'ASA 'EN JEKUNE KARIBAN
C 17:52. (ringjallja është) Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke e lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në Dunja) vetëm pak kohë.
17:52. Ditën, kur Ai do t'ju thërrasë e ju do t'i përgjigjeni Atij duke e falënderuar dhe do të mendoni se në këtë jetë, nuk keni qëndruar veçse pak kohë.”
17:52. Ditën kur Ai do t'ju thërrasë dhe ju do t'i përgjigjeni Atij me lavdërim, dhe do të mendoni se keni qëndruar vetëm një kohë të shkurtër.
17:52. JEWME JED'UKUM FETESTEXHIBUNE BIHEMDIHI WE TEDHUNNUNE 'IN LEBITHTUM 'ILLA KALILEN
C 17:53. E ti robve të Mi thuaju: "Le ta thonë atë që është më e mira, pse djalli ndërsen mes tyre, e është e ditur se djalli është armik i hapët i njeriut".
17:53. Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut.
17:53. Dhe thuaju robërve të Mi të thonë atë që është më e mira. Me të vërtetë, Shejtani ndez përçarjen midis tyre. Me të vërtetë, Shejtani është një armik i hapur për njeriun.
17:53. WE KUL LI'IBADI JEKULU ELLETI HIJE 'EHSENU 'INNE ESH-SHEJTANE JENZEGU BEJNEHUM 'INNE ESH-SHEJTANE KANE LIL'INSANI 'ADUWEN MUBINAN
C 17:54. Zoti i juaj më së miri e di gjendjen tuaj, nëse Ai do, ju mëshiron dhe nëse Ai do, ju dënon, e ty (Muhammed) nuk të kemi dërguar roje të tyre (nuk ta besuam ty punën e tyre e t'i fusësh me dhunë në besim).
17:54. Zoti juaj ju njeh më së miri. Nëse dëshiron, Ai do t'ju mëshirojë ose nëse dëshiron, Ai do t'ju dënojë. Ne nuk të kemi dërguar ty (Muhamed) roje dhe rregullues të punëve të tyre.
17:54. Zoti juaj e di më së miri për ju. Nëse Ai dëshiron, Ai ju mëshiron, ose nëse Ai dëshiron, Ai ju ndëshkon. Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikëqyrës mbi ta.
17:54. REBBUKUM 'A'LEMU BIKUM 'IN JESHE' JERHEMKUM 'EW 'IN JESHE' JU'ADHDHIBKUM WE MA 'ERSELNAKE 'ALEJHIM WE KILEN
C 17:55. Zoti yt e di më së miri gjendjen e atij që është në qiej e tokë. Ne kemi dalluar disa pejgamberë nga të tjerët, prandaj Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).
17:55. Zoti yt i di më së miri ata që gjenden në qiej dhe në Tokë. Ne i kemi ngritur disa profetë mbi të tjerët dhe Daudit i kemi dhënë Zeburin.
17:55. Dhe Zoti yt e di më së miri për ata që janë në qiej dhe në tokë. Dhe me të vërtetë, Ne i kemi favorizuar disa nga të dërguarit mbi të tjerët dhe Ne i dhamë Davudit Psalmet.
17:55. WE REBBUKE 'A'LEMU BIMEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE LEKAD FEDDELNA BA'DE EN-NEBIJINE 'ALA BA'DIN WE 'ATEJNA DAWUDE ZEBUREN
C 17:56. Thuaj: "Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë".
17:56. Thuaj: “Thirrini ata që ju i hyjnizoni përveç Tij! Ata nuk mund t'jua largojnë të keqen e as nuk mund ta hedhin atë tjetërkund”.
17:56. Thuaj: "Thirrni ata që i pretendoni përveç Tij." Por ata nuk kanë fuqi të largojnë të keqen prej jush dhe as ta ndryshojnë atë.
17:56. KULI ED'UL-LEDHINE ZE'AMTUM MIN DUNIHI FELA JEMLIKUNE KESHFE ED-DURRI 'ANKUM WE LA TEHWILEN
C 17:57. Të tillët (zotat) që këta po lusin (pos Zotit), vetë ata (zotat e tyre) kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur.
17:57. Vetë ata që idhujtarët u luten, kërkojnë t'i afrohen Zotit të tyre, madje edhe më të afërtit, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij. Me të vërtetë, nga dënimi i Zotit tënd duhet të ruhet gjithkush.
17:57. Ata që i thërrasin, ata vetë kërkojnë një rrugë drejt Zotit të tyre, se cili prej tyre është më afër. Dhe ata shpresojnë për mëshirën e Tij dhe frikësohen nga ndëshkimi i Tij. Me të vërtetë, ndëshkimi i Zotit tënd është diçka për t'u ruajtur.
17:57. 'ULA'IKEL-LEDHINE JED'UNE JEBTEGUNE 'ILA RABBIHIMUL-WESILETE 'EJJUHUM 'EKREBU WE JERXHUNE REHMETEHU WE JEHAFUNE 'ADHABEHU 'INNE 'ADHABE RABBIKE KANE MEHDHUREN
C 17:58. Nuk ka asnjë nga fshatrat (nga vendbanimet e kundërshtarëve) e që Ne nuk do ta shkatërrojmë ose ndëshkojmë atë me një dënim të ashpër para ditës së kijametit. Kjo është theksuar në Libër (Lehvi Mahfudh).
17:58. Dhe s'ka asnjë vend që Ne nuk do ta zhdukim para Ditës së Kiametit apo që nuk do ta ndëshkojmë me dënim të ashpër. Kjo gjë është shkruar në Libër.
17:58. Dhe nuk ka asnjë qytet që Ne nuk do ta shkatërrojmë para Ditës së Ringjalljes ose nuk do ta ndëshkojmë atë me një ndëshkim të ashpër. Kjo është e shkruar në Libër.
17:58. WE 'IN MIN KARJETIN 'ILLA NEHNU MUHLIKUHA KABLE JEWMIL-KIJAMETI 'EW MU'ADHDHIBUHA 'ADHABEN SHEDIDAN KANE DHALIKE FIL-KITABI MESTURÆN
C 17:59. Neve nuk na pengoi asgjë që t'u sjellim argumente (mrekulli), pos asaj që ata të parët i përgënjeshtruan ato. Ne i dhamë Themudit deven (mrekulli) konkrete, e ata e mohuan atë. E mrekullitë (ose fenomenet natyrore që shkatërrojnë), Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.
17:59. Neve nuk na pengon asgjë që të dërgojmë shenja, mirëpo ato i kanë përgënjeshtruar popujt e lashtë. Ne i dhamë fisit Themud devenë si shenjë të qartë, por ai u soll keq me atë. Ne dërgojmë shenja vetëm për t'i frikësuar njerëzit.
17:59. Dhe asgjë nuk na pengon që të dërgojmë shenja, përveç se popujt e lashtë i përgënjeshtruan ato. Dhe Ne i dhamë Themudit devën si një shenjë të dukshme, por ata i bënë padrejtësi asaj. Dhe Ne dërgojmë shenja vetëm për të frikësuar.
17:59. WE MA MENE'ANA 'EN NURSILE BIL-'AJATI 'ILLA 'EN KEDHDHEBE BIHAL-'EWWELUNE WE 'ATEJNA THEMUDE EN-NAKATE MUBSIRETEN FEDHELEMU BIHA WE MA NURSILU BIL-'AJATI 'ILLA TEHWIFEN
C 17:60. Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojnë edhe në ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që ta treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur'an), nuk i bëmë për tjetër vetëm se sprovë për njerëz. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton ai tjetër vetëm se rebelim të madh.
17:60. (Kujto) kur Ne të thamë: “Me të vërtetë, Zoti yt, do të të mbrojë nga njerëzit”! Vizionin që ta treguam, e bëmë vetëm sprovë për njerëzit, ashtu si dhe pemën e mallkuar në Kuran. Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh.
17:60. Dhe kur Ne të thamë ty: "Me të vërtetë, Zoti yt ka rrethuar njerëzit." Dhe Ne nuk e bëmë vegimin që Ne të treguam përveç si një provë për njerëzit, dhe pemën e mallkuar në Kuran. Dhe Ne i frikësojmë ata, por kjo vetëm ua shton atyre të madhe përçarjen.
17:60. WE 'IDH KULNA LEKE 'INNE REBBEKE 'EHATE BIN-NASI WE MA XHE'ALNA ER-RU'UJA ELLETI 'EREJNAKE 'ILLA FITNETEN LILNNASI WE ESH-SHEXHERETEL-MEL'UNETE FIL-KUR'ANI WE NUHAWWIFUHUM FEMA JEZIDUHUM 'ILLA TUGJANEN KEBIRAN