Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 17:21. Shiko se si Ne i kemi dalluar disa prej të tjerëve, po dallimi në botën tjetër është më i madh dhe është përparësi më e madhe.
17:21. Shiko, si Ne i parapëlqejmë disa ndaj të tjerëve. Kurse bota tjetër, në të vërtetë, do të ketë shkallëzime më të mëdha dhe parapëlqime më të theksuara.
17:21. Shiko si Ne i kemi favorizuar disa mbi të tjerët, por me të vërtetë, jeta e përtejme është më e madhe në grada dhe më e madhe në favor.
17:21. ENDHUR KEJFE FEDDELNA BA'DEHUM 'ALA BA'DIN WE LEL'AHIRETU 'EKBERU DEREXHATIN WE 'EKBERU TEFDILEN
C 17:22. E mos shoqëro me All-llahun ndonjë zot tjetër, e të bëhesh i qortuar i papërkrahur.
17:22. Mos vër zot tjetër me Allahun, se do të mbetesh i poshtëruar dhe i braktisur!
17:22. Dhe mos vendos asnjë zot tjetër me Allahun, përndryshe do të ulesh i qortuar dhe i braktisur.
17:22. LA TEXH'AL ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE FETEK'UDE MEDHMUMAN MEHDHULÆN
C 17:23. Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese).
17:23. Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti.
17:23. Dhe Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd përveç Tij dhe që të jeni të mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë me ty, mos u thuaj atyre "of" dhe mos i qorto, por u thuaj atyre një fjalë të nderuar.
17:23. WE KADA REBBUKE 'ELLA TA'BUDU 'ILLA 'IJAHU WE BIL-WALIDEJNI 'IHSANEN 'IMMA JEBLUGANNE 'INDEKEL-KIBERE 'EHEDUHUMA 'EW KILAHUMA FELA TEKUL LEHUMA 'UFFIN WE LA TENHERHUMA WE KUL LEHUMA KAWLAN KERIMÆN
C 17:24. Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".
17:24. Lësho para tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”
17:24. Dhe uli për ta krahët e përulësisë, nga mëshira, dhe thuaj: "O Zoti im, ki mëshirë për ta, ashtu siç më rritën mua kur isha i vogël."
17:24. WE EHFID LEHUMA XHENAHE EDH-DHULLI MINE ER-REHMETI WE KUL RREBBI ERHEMHUMA KEMA REBBEJANI SEGIREN
C 17:25. Zoti juaj e di më së miri atë që keni në shpirtin tuaj. Nëse keni qëllime të mira, vërtet Ai u fal atyre që pendohen.
17:25. Zoti juaj e di më së miri ç'keni në shpirtrat tuaj. Nëse ju jeni të drejtë, sigurisht që Ai është Falës për ata që pendohen.
17:25. Zoti juaj e di më së miri atë që është në zemrat tuaja. Nëse jeni të drejtë, atëherë me të vërtetë, Ai është Falës për ata që kthehen.
17:25. REBBUKUM 'A'LEMU BIMA FI NUFUSIKUM 'IN TEKUNU SALIHINE FE'INNEHU KANE LIL'EWWABINE GAFUREN
C 17:26. Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.
17:26. Jepuni të afërmve, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni shpenzim të tepruar.
17:26. Dhe jepi të afërmit të drejtën e tij, si dhe të varfrit dhe udhëtarit. Por mos e shpërdoro pasurinë tënde në mënyrë të tepruar.
17:26. WE 'ATI DHAL-KURBA HEKKAHU WEL-MISKINE WE EBNE ES-SEBILI WE LA TUBEDHDHIR TEBDHIREN
C 17:27. Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në veprim) të djajve, e djalli është përbuzës i madh i Zotit të Tij.
17:27. Dorëshpuarit me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit dhe djalli është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.
17:27. Me të vërtetë, ata që shpërdorojnë janë vëllezërit e shejtanëve, dhe Shejtani ishte mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.
17:27. 'INNEL-MUBEDHDHIRINE KANU 'IHWANE ESH-SHEJATINI WE KANE ESH-SHEJTANU LIREBBIHI KEFUREN
C 17:28. Nëse detyrohesh t'ua kthesh shpinën atyre (të afërmve etj.), duke kërkuar mëshirën të cilën e shpreson nga Zoti yt (furnizim për t'i ndihmuar ata), atëherë thuaju atyre fjalë të mira (të lehta).
17:28. Por, nëse shmangesh nga ata (kur nuk ke asgjë për të dhënë), duke shpresuar në mëshirën e Zotit tënd, atëherë thuaju atyre ndonjë fjalë të butë.
17:28. Dhe nëse largohesh prej tyre duke kërkuar mëshirën e Zotit tënd, të cilën e shpreson, atëherë thuaju atyre një fjalë të butë.
17:28. WE 'IMMA TU'RIDENNE 'ANHUMU EBTIGA'E REHMETIN MIN RABBIKE TERXHUHA FEKUL LEHUM KAWLEN MEJSURAN
C 17:29. Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).
17:29. Mos e shtrëngo dorën, as mos u bëj dorëshpuar e të mbetesh i qortuar dhe i mjerë.
17:29. Dhe mos e bëj dorën tënde të lidhur në qafën tënde, dhe as mos e shtrij atë tepër, përndryshe do të mbetesh i qortuar dhe i dëshpëruar.
17:29. WE LA TEXH'AL JEDEKE MEGLULETEN 'ILA 'UNUKIKE WE LA TEBSUTHA KULLEL-BESTI FETEK'UDE MELUMEN MEHSURAN
C 17:30. S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robtë e vet dhe i vështron.
17:30. Me të vërtetë, Zoti yt i jep me bollëk e ia kufizon (riskun) kujt të dëshirojë; Ai i di dhe i sheh mirë robërit e Vet.
17:30. Me të vërtetë, Zoti yt zgjat dhe kufizon furnizimin për kë të dojë. Me të vërtetë, Ai është i Dijshmi dhe i Vëzhguesi.
17:30. 'INNE REBBEKE JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U WE JEKDIRU 'INNEHU KANE BI'IBADIHI HABIREN BESIRAN
C 17:31. Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.
17:31. Mos i vrisni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë! Ne u sigurojmë ushqim atyre dhe juve. Vërtet, vrasja e tyre është gjynah i madh.
17:31. Dhe mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë. Ne i furnizojmë ata dhe juve. Me të vërtetë, mbytja e tyre është një mëkat i madh.
17:31. WE LA TEKTULU 'EWLADEKUM HASHJETE 'IMLAKIN NEHNU NERZUKUHUM WE 'IJAKUM 'INNE KATLEHUM KANE HIT'EN KEBIRAN