U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 55. Rrahman
Ajete: 78
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
55:1.
Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë),
55:1.
I Gjithëmëshirshmi,
C
55:2.
Ai ia mësoi Kur'anin
55:2.
ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),
55:2.
Ai e mësoi Kuranin,
C
55:3.
E krijoi njeriun.
C
55:4.
Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).
55:4.
dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.
55:4.
Dhe e mësoi atë të flasë.
C
55:5.
Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
55:5.
Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar,
55:5.
Dielli dhe hëna janë me llogari.
55:5.
ESH-SHEMSU WEL-KAMERU BIHUSBANIN
C
55:6.
Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
55:6.
Bimët dhe pemët i përulen (Allahut).
55:6.
Dhe bimët dhe pemët i përulen Atij.
55:6.
WE EN-NEXHMU WE ESH-SHEXHERU JESXHUDANI
C
55:7.
Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
55:7.
Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë),
55:7.
Dhe Ai ngriti qiellin dhe vendosi peshoren,
55:7.
WE ES-SEMA'E REFE'AHA WE WEDE'AL-MIZANE
C
55:8.
Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
55:8.
që ju të mos e shkelni atë.
55:8.
Që të mos kaloni kufijtë në peshim.
55:8.
'ELLA TETGAW FIL-MIZANI
C
55:9.
Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!
55:9.
Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!
55:9.
Prandaj, mbani peshoren me drejtësi dhe mos e mangësoni peshën.
55:9.
WE 'EKIMUL-WEZNE BIL-KISTI WE LA TUHSIRUL-MIZANE
C
55:10.
Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
55:10.
Ai e ka bërë Tokën për krijesat.
55:10.
Dhe Ai e ka shtruar tokën për krijesat.
55:10.
WEL-'ERDE WEDE'AHA LIL'ENAMI
C
55:11.
Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.
55:11.
Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistaqe,
55:11.
Aty ka fruta dhe palma me lule mbuluese.
55:11.
FIHA FAKIHETUN WE EN-NEHLU DHATUL-'EKMAMI
C
55:12.
Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
55:12.
ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.
55:12.
Dhe fara me mbulesë dhe aromë të mirë.
55:12.
WEL-HEBBU DHUL-'ASFI WE ER-REJHANU
C
55:13.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
55:13.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:13.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:13.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:14.
Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
55:14.
Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,
55:14.
Ai krijoi njeriun nga një baltë që vjen nga një argjilë e thatë si një enë qeramike.
55:14.
HALEKAL-'INSANE MIN SELSALIN KALFEHHARI
C
55:15.
Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
55:15.
ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.
55:15.
Dhe Ai krijoi xhindët nga një flakë e pastër zjarri.
55:15.
WE HALEKAL-XHANNE MIN MARIXHIN MIN NARIN
C
55:16.
E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
55:16.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:16.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:16.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:17.
Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
55:17.
(Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.
55:17.
Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perëndimeve.
55:17.
REBBUL-MESHRIKAJNI WE REBBUL-MEGRIBEJNI
C
55:18.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
55:18.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:18.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:18.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:19.
Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
55:19.
Ai i ka lëshuar dy dete që të takohen,
55:19.
Ai lëshoi dy detet që takohen.
55:19.
MEREXHEL-BEHREJNI JELTEKIJANI
C
55:20.
Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë.
55:20.
por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë.
55:20.
Por mes tyre është një pengesë që ata nuk e tejkalojnë.
55:20.
BEJNEHUMA BERZEHUN LA JEBGIJANI
C
55:21.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:21.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:21.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:21.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:22.
Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
55:22.
Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale.
55:22.
Prej tyre dalin perla dhe korale.
55:22.
JEHRUXHU MINHUMAL-LU'ULU'UU WEL-MERXHANU
C
55:23.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:23.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:23.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:23.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:24.
Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
55:24.
Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male.
55:24.
Dhe Atij i përkasin anijet që lundrojnë mbi det si malet.
55:24.
WE LEHUL-XHEWARIL-MUNSHE'ATU FIL-BEHRI KAL'A'LAMI
C
55:25.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:25.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:25.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:25.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:26.
Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
55:26.
Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket,
55:26.
Çdo gjë që është mbi tokë do të zhduket.
55:26.
KULLU MEN 'ALEJHA FANIN
C
55:27.
E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
55:27.
e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.
55:27.
Dhe vetëm fytyra e Zotit tënd, e Madhërishmja dhe e Lavdishmja, do të mbetet.
55:27.
WE JEBKA WEXHHU RABBIKE DHUL-XHELALI WEL-'IKRAMI
C
55:28.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:28.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:28.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:28.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:29.
(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
55:29.
Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme.
55:29.
Të gjithë në qiej dhe në tokë kërkojnë prej Tij. Çdo ditë Ai është në një çështje.
55:29.
JES'ELUHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULLE JEWMIN HUWE FI SHE'NIN
C
55:30.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni?
55:30.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:30.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:30.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:31.
Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
55:31.
O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj!
55:31.
Ne do të merremi me ju, o dy grupe (njerëz dhe xhindë).
55:31.
SENEFRUGU LEKUM 'EJJUHA ETH-THEKALANI
C
55:32.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?
55:32.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:32.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:32.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:33.
O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
55:33.
O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!
55:33.
O grupe të xhindëve dhe njerëzve, nëse mund të dilni përtej kufijve të qiejve dhe të tokës, atëherë dilni. Ju nuk do të dilni përveçse me autoritet.
55:33.
JA MA'SHEREL-XHINNI WEL-'INSI 'INI ESTETA'TUM 'EN TENFUDHU MIN 'EKTARI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI FANFUDHU LA TENFUDHUNE 'ILLA BISULTANIN
C
55:34.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:34.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:34.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:34.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:35.
Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
55:35.
Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.
55:35.
Do të dërgohet mbi ju një flakë zjarri dhe një re tymi, dhe ju nuk do të ndihmoheni.
55:35.
JURSELU 'ALEJKUMA SHUWADHUN MIN NARIN WE NUHASUN FELA TENTESIRANI
C
55:36.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:36.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:36.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:36.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:37.
E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë.
55:37.
Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)!
55:37.
Dhe kur qielli të çahet dhe të bëhet si një trëndafil, si vaj i shkrirë.
55:37.
FE'IDHA ENSHEKKATI ES-SEMA'U FEKANET WERDETEN KALDDIHANI
C
55:38.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:38.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:38.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:38.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:39.
Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
55:39.
Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.
55:39.
Atë ditë, as njeriu dhe as xhindi nuk do të pyetet për mëkatin e tij.
55:39.
FEJEWME'IDHIN LA JUS'ELU 'AN DHENBIHI 'INSUN WE LA XHANNUN
C
55:40.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:40.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:40.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:40.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:41.
Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre.
55:41.
Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.
55:41.
Njerëzit që bëjnë mëkate do të njihen nga shenjat e tyre, dhe ata do të kapen nga balluket dhe këmbët e tyre.
55:41.
JU'REFUL-MUXHRIMUNE BISIMAHUM FEJU'UHADHU BIN-NEWASI WEL-'EKDAMI
C
55:42.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:42.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:42.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:42.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:43.
Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
55:43.
Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit!
55:43.
Kjo është Xhehenemi, që mëkatarët e mohojnë.
55:43.
HEDHIHI XHEHENNEMU ELLETI JUKEDHDHIBU BIHAL-MUXHRIMUNE
C
55:44.
Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.
55:44.
Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.
55:44.
Ata do të sillen mes tij dhe ujit që vlon si një vaj i zier.
55:44.
JETUFUNE BEJNEHA WE BEJNE HEMIMIN 'ANIN
C
55:45.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:45.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:45.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:45.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:46.
E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete.
55:46.
Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!
55:46.
Por për atë që kishte frikë nga qëndrimi para Zotit të tij janë dy kopshtije.
55:46.
WE LIMEN HAFE MEKAME RABBIHI XHENNETANI
C
55:47.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:47.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:47.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:47.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:48.
(Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
55:48.
(Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije.
55:48.
Ato kanë degë të dendura.
C
55:49.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:49.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:49.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:49.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:50.
Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
55:50.
Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin.
55:50.
Aty janë dy burime që rrjedhin.
55:50.
FIHIMA 'AJNANI TEXHRIJANI
C
55:51.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:51.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:51.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:51.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:52.
Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.
55:52.
Dhe prej çdo fruti do të ketë nga dy lloje.
55:52.
Aty janë çdo lloj fruti në çifte.
55:52.
FIHIMA MIN KULLI FAKIHETIN ZEWXHANI
C
55:53.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:53.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:53.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:53.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:54.
Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifes, dhe pemët e atyre dy xhenneteve janë krejt afër.
55:54.
Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t'i kenë afër sa t'i kapin me dorë.
55:54.
Ata do të mbështeten mbi shtretër me astarë të mëndafshtë të trashë, dhe frutat e dy kopshteve do të jenë të afërta.
55:54.
MUTTEKI'INE 'ALA FURUSHIN BETA'INUHA MIN 'ISTEBREKIN WE XHENAL-XHENNETEJNI DANIN
C
55:55.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:55.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:55.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:55.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:56.
Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
55:56.
Atje do të ketë virgjëresha sy ulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde.
55:56.
Aty janë bashkëshorte që kufizojnë shikimin, të cilat as njeri dhe as xhind nuk i ka prekur para tyre.
55:56.
FIHINNE KASIRATUT-TERFI LEM JETMITHHUNNE 'INSUN KABLEHUM WE LA XHANNUN
C
55:57.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:57.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:57.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:57.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:58.
Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).
55:58.
Ato do të jenë si rubinë dhe korale.
55:58.
Sikur ato të ishin rubin dhe korale.
55:58.
KE'ENNEHUNNEL-JAKUTU WEL-MERXHANU
C
55:59.
E, cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
55:59.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:59.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:59.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:60.
A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
55:60.
A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!
55:60.
A shpërblimi për të mirën është diçka tjetër përveç të mirës?
55:60.
HEL XHEZA'UL-'IHSANI 'ILLAL-'IHSANU
C
55:61.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:61.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:61.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:61.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:62.
E nën ato dy (xhennete) janë edhe dy xhennete.
55:62.
Nën këta dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.
55:62.
Dhe përtej këtyre janë dy kopshte të tjera.
55:62.
WE MIN DUNIHIMA XHENNETANI
C
55:63.
Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni?
55:63.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:63.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:63.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:64.
Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
55:64.
Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim.
55:64.
Ato janë me gjelbërim të thellë.
C
55:65.
E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
55:65.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:65.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:65.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:66.
Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
55:66.
Aty do të jenë dy burime që gulfojnë.
55:66.
Aty janë dy burime që burojnë.
55:66.
FIHIMA 'AJNANI NEDDAHATANI
C
55:67.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:67.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:67.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:67.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:68.
Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
55:68.
Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.
55:68.
Aty janë fruta, palma hurmash dhe shegë.
55:68.
FIHIMA FAKIHETUN WE NEHLUN WE RUMMANUN
C
55:69.
E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:69.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:69.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:69.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:70.
Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura.
55:70.
Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme.
55:70.
Aty janë gra të mira dhe të bukura.
55:70.
FIHINNE HAJRATUN HISANUN
C
55:71.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:71.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:71.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:71.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:72.
Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
55:72.
(Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.
55:72.
Bashkëshorte të mbuluara në tenda.
55:72.
HURUN MEKSURATUN FIL-HIJAMI
C
55:73.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:73.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:73.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:73.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:74.
Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
55:74.
Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre as njerëz, as xhinde.
55:74.
Të cilat as njeri dhe as xhind nuk i ka prekur para tyre.
55:74.
LEM JETMITHHUNNE 'INSUN KABLEHUM WE LA XHANNUN
C
55:75.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:75.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:75.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:75.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:76.
Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
55:76.
Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.
55:76.
Ata do të mbështeten mbi shtretër të gjelbër dhe qilima të bukur.
55:76.
MUTTEKI'INE 'ALA REFREFIN HUDRIN WE 'ABKARIJIN HISANIN
C
55:77.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:77.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:77.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:77.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:78.
I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!
55:78.
Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!
55:78.
I Bekuar është emri i Zotit tënd, Madhërishmit dhe Lavdishmit.
55:78.
TEBAREKE ESMU RABBIKE DHIL-XHELALI WEL-'IKRAMI