Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 55:8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
55:8. që ju të mos e shkelni atë.
55:8. Që të mos kaloni kufijtë në peshim.
55:8. 'ELLA TETGAW FIL-MIZANI
C 55:9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!
55:9. Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!
55:9. Prandaj, mbani peshoren me drejtësi dhe mos e mangësoni peshën.
55:9. WE 'EKIMUL-WEZNE BIL-KISTI WE LA TUHSIRUL-MIZANE
C 55:10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
55:10. Ai e ka bërë Tokën për krijesat.
55:10. Dhe Ai e ka shtruar tokën për krijesat.
55:10. WEL-'ERDE WEDE'AHA LIL'ENAMI
C 55:11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.
55:11. Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistaqe,
55:11. Aty ka fruta dhe palma me lule mbuluese.
55:11. FIHA FAKIHETUN WE EN-NEHLU DHATUL-'EKMAMI
C 55:12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
55:12. ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.
55:12. Dhe fara me mbulesë dhe aromë të mirë.
55:12. WEL-HEBBU DHUL-'ASFI WE ER-REJHANU
C 55:13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
55:13. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:13. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:13. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
55:14. Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,
55:14. Ai krijoi njeriun nga një baltë që vjen nga një argjilë e thatë si një enë qeramike.
55:14. HALEKAL-'INSANE MIN SELSALIN KALFEHHARI
C 55:15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
55:15. ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.
55:15. Dhe Ai krijoi xhindët nga një flakë e pastër zjarri.
55:15. WE HALEKAL-XHANNE MIN MARIXHIN MIN NARIN
C 55:16. E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
55:16. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:16. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:16. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:17. Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
55:17. (Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.
55:17. Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perëndimeve.
55:17. REBBUL-MESHRIKAJNI WE REBBUL-MEGRIBEJNI
C 55:18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
55:18. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:18. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:18. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI