U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
55:6.
Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
55:6.
Bimët dhe pemët i përulen (Allahut).
55:6.
Dhe bimët dhe pemët i përulen Atij.
55:6.
WE EN-NEXHMU WE ESH-SHEXHERU JESXHUDANI
C
55:7.
Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
55:7.
Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë),
55:7.
Dhe Ai ngriti qiellin dhe vendosi peshoren,
55:7.
WE ES-SEMA'E REFE'AHA WE WEDE'AL-MIZANE
C
55:8.
Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
55:8.
që ju të mos e shkelni atë.
55:8.
Që të mos kaloni kufijtë në peshim.
55:8.
'ELLA TETGAW FIL-MIZANI
C
55:9.
Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!
55:9.
Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!
55:9.
Prandaj, mbani peshoren me drejtësi dhe mos e mangësoni peshën.
55:9.
WE 'EKIMUL-WEZNE BIL-KISTI WE LA TUHSIRUL-MIZANE
C
55:10.
Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
55:10.
Ai e ka bërë Tokën për krijesat.
55:10.
Dhe Ai e ka shtruar tokën për krijesat.
55:10.
WEL-'ERDE WEDE'AHA LIL'ENAMI
C
55:11.
Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.
55:11.
Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistaqe,
55:11.
Aty ka fruta dhe palma me lule mbuluese.
55:11.
FIHA FAKIHETUN WE EN-NEHLU DHATUL-'EKMAMI
C
55:12.
Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
55:12.
ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.
55:12.
Dhe fara me mbulesë dhe aromë të mirë.
55:12.
WEL-HEBBU DHUL-'ASFI WE ER-REJHANU
C
55:13.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
55:13.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:13.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:13.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:14.
Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
55:14.
Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,
55:14.
Ai krijoi njeriun nga një baltë që vjen nga një argjilë e thatë si një enë qeramike.
55:14.
HALEKAL-'INSANE MIN SELSALIN KALFEHHARI
C
55:15.
Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
55:15.
ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.
55:15.
Dhe Ai krijoi xhindët nga një flakë e pastër zjarri.
55:15.
WE HALEKAL-XHANNE MIN MARIXHIN MIN NARIN
C
55:16.
E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
55:16.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:16.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:16.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI