U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
55:35.
Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
55:35.
Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.
55:35.
Do të dërgohet mbi ju një flakë zjarri dhe një re tymi, dhe ju nuk do të ndihmoheni.
55:35.
JURSELU 'ALEJKUMA SHUWADHUN MIN NARIN WE NUHASUN FELA TENTESIRANI
C
55:36.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:36.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:36.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:36.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:37.
E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë.
55:37.
Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)!
55:37.
Dhe kur qielli të çahet dhe të bëhet si një trëndafil, si vaj i shkrirë.
55:37.
FE'IDHA ENSHEKKATI ES-SEMA'U FEKANET WERDETEN KALDDIHANI
C
55:38.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:38.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:38.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:38.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:39.
Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
55:39.
Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.
55:39.
Atë ditë, as njeriu dhe as xhindi nuk do të pyetet për mëkatin e tij.
55:39.
FEJEWME'IDHIN LA JUS'ELU 'AN DHENBIHI 'INSUN WE LA XHANNUN
C
55:40.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:40.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:40.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:40.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:41.
Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre.
55:41.
Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.
55:41.
Njerëzit që bëjnë mëkate do të njihen nga shenjat e tyre, dhe ata do të kapen nga balluket dhe këmbët e tyre.
55:41.
JU'REFUL-MUXHRIMUNE BISIMAHUM FEJU'UHADHU BIN-NEWASI WEL-'EKDAMI
C
55:42.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:42.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:42.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:42.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C
55:43.
Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
55:43.
Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit!
55:43.
Kjo është Xhehenemi, që mëkatarët e mohojnë.
55:43.
HEDHIHI XHEHENNEMU ELLETI JUKEDHDHIBU BIHAL-MUXHRIMUNE
C
55:44.
Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.
55:44.
Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.
55:44.
Ata do të sillen mes tij dhe ujit që vlon si një vaj i zier.
55:44.
JETUFUNE BEJNEHA WE BEJNE HEMIMIN 'ANIN
C
55:45.
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:45.
Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:45.
Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:45.
FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI