Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 55. Rrahman
Ajete: 78

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 55:1. Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë),
55:1. I Gjithëmëshirshmi
55:1. I Gjithëmëshirshmi,
55:1. ER-REHMANU
C 55:2. Ai ia mësoi Kur'anin
55:2. ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),
55:2. Ai e mësoi Kuranin,
55:2. 'ALLEMEL-KUR'ANE
C 55:3. E krijoi njeriun.
55:3. ka krijuar njeriun
55:3. Ai krijoi njeriun,
55:3. HALEKAL-'INSANE
C 55:4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).
55:4. dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.
55:4. Dhe e mësoi atë të flasë.
55:4. 'ALLEMEHUL-BEJANE
C 55:5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
55:5. Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar,
55:5. Dielli dhe hëna janë me llogari.
55:5. ESH-SHEMSU WEL-KAMERU BIHUSBANIN
C 55:6. Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
55:6. Bimët dhe pemët i përulen (Allahut).
55:6. Dhe bimët dhe pemët i përulen Atij.
55:6. WE EN-NEXHMU WE ESH-SHEXHERU JESXHUDANI
C 55:7. Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
55:7. Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë),
55:7. Dhe Ai ngriti qiellin dhe vendosi peshoren,
55:7. WE ES-SEMA'E REFE'AHA WE WEDE'AL-MIZANE
C 55:8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
55:8. që ju të mos e shkelni atë.
55:8. Që të mos kaloni kufijtë në peshim.
55:8. 'ELLA TETGAW FIL-MIZANI
C 55:9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!
55:9. Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!
55:9. Prandaj, mbani peshoren me drejtësi dhe mos e mangësoni peshën.
55:9. WE 'EKIMUL-WEZNE BIL-KISTI WE LA TUHSIRUL-MIZANE
C 55:10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
55:10. Ai e ka bërë Tokën për krijesat.
55:10. Dhe Ai e ka shtruar tokën për krijesat.
55:10. WEL-'ERDE WEDE'AHA LIL'ENAMI
C 55:11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.
55:11. Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistaqe,
55:11. Aty ka fruta dhe palma me lule mbuluese.
55:11. FIHA FAKIHETUN WE EN-NEHLU DHATUL-'EKMAMI
C 55:12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
55:12. ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.
55:12. Dhe fara me mbulesë dhe aromë të mirë.
55:12. WEL-HEBBU DHUL-'ASFI WE ER-REJHANU
C 55:13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
55:13. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:13. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:13. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
55:14. Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,
55:14. Ai krijoi njeriun nga një baltë që vjen nga një argjilë e thatë si një enë qeramike.
55:14. HALEKAL-'INSANE MIN SELSALIN KALFEHHARI
C 55:15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
55:15. ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.
55:15. Dhe Ai krijoi xhindët nga një flakë e pastër zjarri.
55:15. WE HALEKAL-XHANNE MIN MARIXHIN MIN NARIN
C 55:16. E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
55:16. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:16. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:16. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:17. Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
55:17. (Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.
55:17. Zoti i dy lindjeve dhe Zoti i dy perëndimeve.
55:17. REBBUL-MESHRIKAJNI WE REBBUL-MEGRIBEJNI
C 55:18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
55:18. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:18. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:18. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:19. Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
55:19. Ai i ka lëshuar dy dete që të takohen,
55:19. Ai lëshoi dy detet që takohen.
55:19. MEREXHEL-BEHREJNI JELTEKIJANI
C 55:20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë.
55:20. por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë.
55:20. Por mes tyre është një pengesë që ata nuk e tejkalojnë.
55:20. BEJNEHUMA BERZEHUN LA JEBGIJANI
C 55:21. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:21. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:21. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:21. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
55:22. Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale.
55:22. Prej tyre dalin perla dhe korale.
55:22. JEHRUXHU MINHUMAL-LU'ULU'UU WEL-MERXHANU
C 55:23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:23. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:23. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:23. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
55:24. Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male.
55:24. Dhe Atij i përkasin anijet që lundrojnë mbi det si malet.
55:24. WE LEHUL-XHEWARIL-MUNSHE'ATU FIL-BEHRI KAL'A'LAMI
C 55:25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:25. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:25. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:25. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:26. Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
55:26. Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket,
55:26. Çdo gjë që është mbi tokë do të zhduket.
55:26. KULLU MEN 'ALEJHA FANIN
C 55:27. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
55:27. e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.
55:27. Dhe vetëm fytyra e Zotit tënd, e Madhërishmja dhe e Lavdishmja, do të mbetet.
55:27. WE JEBKA WEXHHU RABBIKE DHUL-XHELALI WEL-'IKRAMI
C 55:28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:28. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:28. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:28. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:29. (Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
55:29. Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme.
55:29. Të gjithë në qiej dhe në tokë kërkojnë prej Tij. Çdo ditë Ai është në një çështje.
55:29. JES'ELUHU MEN FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULLE JEWMIN HUWE FI SHE'NIN
C 55:30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni?
55:30. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:30. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:30. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:31. Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
55:31. O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj!
55:31. Ne do të merremi me ju, o dy grupe (njerëz dhe xhindë).
55:31. SENEFRUGU LEKUM 'EJJUHA ETH-THEKALANI
C 55:32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?
55:32. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:32. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:32. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
55:33. O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!
55:33. O grupe të xhindëve dhe njerëzve, nëse mund të dilni përtej kufijve të qiejve dhe të tokës, atëherë dilni. Ju nuk do të dilni përveçse me autoritet.
55:33. JA MA'SHEREL-XHINNI WEL-'INSI 'INI ESTETA'TUM 'EN TENFUDHU MIN 'EKTARI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI FANFUDHU LA TENFUDHUNE 'ILLA BISULTANIN
C 55:34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:34. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:34. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:34. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t'u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
55:35. Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.
55:35. Do të dërgohet mbi ju një flakë zjarri dhe një re tymi, dhe ju nuk do të ndihmoheni.
55:35. JURSELU 'ALEJKUMA SHUWADHUN MIN NARIN WE NUHASUN FELA TENTESIRANI
C 55:36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:36. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:36. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:36. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:37. E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë.
55:37. Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)!
55:37. Dhe kur qielli të çahet dhe të bëhet si një trëndafil, si vaj i shkrirë.
55:37. FE'IDHA ENSHEKKATI ES-SEMA'U FEKANET WERDETEN KALDDIHANI
C 55:38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:38. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:38. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:38. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
55:39. Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.
55:39. Atë ditë, as njeriu dhe as xhindi nuk do të pyetet për mëkatin e tij.
55:39. FEJEWME'IDHIN LA JUS'ELU 'AN DHENBIHI 'INSUN WE LA XHANNUN
C 55:40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:40. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:40. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:40. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:41. Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre.
55:41. Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.
55:41. Njerëzit që bëjnë mëkate do të njihen nga shenjat e tyre, dhe ata do të kapen nga balluket dhe këmbët e tyre.
55:41. JU'REFUL-MUXHRIMUNE BISIMAHUM FEJU'UHADHU BIN-NEWASI WEL-'EKDAMI
C 55:42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:42. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:42. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:42. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:43. Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
55:43. Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit!
55:43. Kjo është Xhehenemi, që mëkatarët e mohojnë.
55:43. HEDHIHI XHEHENNEMU ELLETI JUKEDHDHIBU BIHAL-MUXHRIMUNE
C 55:44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.
55:44. Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.
55:44. Ata do të sillen mes tij dhe ujit që vlon si një vaj i zier.
55:44. JETUFUNE BEJNEHA WE BEJNE HEMIMIN 'ANIN
C 55:45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:45. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:45. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:45. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete.
55:46. Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!
55:46. Por për atë që kishte frikë nga qëndrimi para Zotit të tij janë dy kopshtije.
55:46. WE LIMEN HAFE MEKAME RABBIHI XHENNETANI
C 55:47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:47. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:47. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:47. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
55:48. (Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije.
55:48. Ato kanë degë të dendura.
55:48. DHEWATA 'EFNANIN
C 55:49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:49. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:49. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:49. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
55:50. Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin.
55:50. Aty janë dy burime që rrjedhin.
55:50. FIHIMA 'AJNANI TEXHRIJANI
C 55:51. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:51. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:51. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:51. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:52. Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.
55:52. Dhe prej çdo fruti do të ketë nga dy lloje.
55:52. Aty janë çdo lloj fruti në çifte.
55:52. FIHIMA MIN KULLI FAKIHETIN ZEWXHANI
C 55:53. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:53. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:53. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:53. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:54. Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifes, dhe pemët e atyre dy xhenneteve janë krejt afër.
55:54. Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t'i kenë afër sa t'i kapin me dorë.
55:54. Ata do të mbështeten mbi shtretër me astarë të mëndafshtë të trashë, dhe frutat e dy kopshteve do të jenë të afërta.
55:54. MUTTEKI'INE 'ALA FURUSHIN BETA'INUHA MIN 'ISTEBREKIN WE XHENAL-XHENNETEJNI DANIN
C 55:55. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:55. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:55. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:55. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
55:56. Atje do të ketë virgjëresha sy ulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde.
55:56. Aty janë bashkëshorte që kufizojnë shikimin, të cilat as njeri dhe as xhind nuk i ka prekur para tyre.
55:56. FIHINNE KASIRATUT-TERFI LEM JETMITHHUNNE 'INSUN KABLEHUM WE LA XHANNUN
C 55:57. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:57. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:57. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:57. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).
55:58. Ato do të jenë si rubinë dhe korale.
55:58. Sikur ato të ishin rubin dhe korale.
55:58. KE'ENNEHUNNEL-JAKUTU WEL-MERXHANU
C 55:59. E, cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
55:59. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:59. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:59. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
55:60. A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!
55:60. A shpërblimi për të mirën është diçka tjetër përveç të mirës?
55:60. HEL XHEZA'UL-'IHSANI 'ILLAL-'IHSANU
C 55:61. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:61. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:61. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:61. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:62. E nën ato dy (xhennete) janë edhe dy xhennete.
55:62. Nën këta dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.
55:62. Dhe përtej këtyre janë dy kopshte të tjera.
55:62. WE MIN DUNIHIMA XHENNETANI
C 55:63. Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni?
55:63. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:63. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:63. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
55:64. Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim.
55:64. Ato janë me gjelbërim të thellë.
55:64. MUD/HAMMETANI
C 55:65. E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
55:65. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:65. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:65. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
55:66. Aty do të jenë dy burime që gulfojnë.
55:66. Aty janë dy burime që burojnë.
55:66. FIHIMA 'AJNANI NEDDAHATANI
C 55:67. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:67. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:67. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:67. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
55:68. Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.
55:68. Aty janë fruta, palma hurmash dhe shegë.
55:68. FIHIMA FAKIHETUN WE NEHLUN WE RUMMANUN
C 55:69. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:69. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:69. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:69. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:70. Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura.
55:70. Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme.
55:70. Aty janë gra të mira dhe të bukura.
55:70. FIHINNE HAJRATUN HISANUN
C 55:71. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:71. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:71. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:71. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:72. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
55:72. (Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.
55:72. Bashkëshorte të mbuluara në tenda.
55:72. HURUN MEKSURATUN FIL-HIJAMI
C 55:73. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:73. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:73. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:73. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
55:74. Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre as njerëz, as xhinde.
55:74. Të cilat as njeri dhe as xhind nuk i ka prekur para tyre.
55:74. LEM JETMITHHUNNE 'INSUN KABLEHUM WE LA XHANNUN
C 55:75. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:75. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:75. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:75. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
55:76. Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.
55:76. Ata do të mbështeten mbi shtretër të gjelbër dhe qilima të bukur.
55:76. MUTTEKI'INE 'ALA REFREFIN HUDRIN WE 'ABKARIJIN HISANIN
C 55:77. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:77. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
55:77. Atëherë, cilat nga begatitë e Zotit tuaj mohoni?
55:77. FEBI'EJJI 'ALA'I RABBIKUMA TUKEDHDHIBANI
C 55:78. I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!
55:78. Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!
55:78. I Bekuar është emri i Zotit tënd, Madhërishmit dhe Lavdishmit.
55:78. TEBAREKE ESMU RABBIKE DHIL-XHELALI WEL-'IKRAMI