U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 34. Sebe
Ajete: 54
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
34:1.
Falënderimi i takon All-llahut, që e Tij është çka ka në qiej dhe çka ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti, i përsosuri në njohuri.
34:1.
I lavdëruar qoftë Allahu, të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
34:1.
Falënderimi i takon Allahut, të Cilit i përket çdo gjë në qiej dhe çdo gjë në tokë. Dhe për Atë është falënderimi në botën tjetër. Dhe Ai është i Urtë, i Gjithëdijshëm.
34:1.
EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE LEHUL-HEMDU FIL-'AHIRETI WE HUWEL-HEKIMUL-HABIRU
C
34:2.
Ai e di çka vihet në tokë dhe çka del prej saj dhe çka zbret prej qiellit e çka ngrihet në të; Ai është Mëshiruesi, Mëkatfalësi.
34:2.
Ai di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngrihet drejt tij. Ai është Mëshirëploti dhe Falësi.
34:2.
Ai di atë që hyn në tokë dhe atë që del prej saj dhe atë që zbret nga qielli dhe atë që ngjitet te Ai. Dhe Ai është i Mëshirshmi, Falësi.
34:2.
JA'LEMU MA JELIXHU FIL-'ERDI WE MA JEHRUXHU MINHA WE MA JENZILU MINE ES-SEMA'I WE MA JA'RUXHU FIHA WE HUWE ER-REHIMUL-GAFURU
C
34:3.
E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po, pasha Zotin tim që e di të fshehtën, patjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë".
34:3.
Jobesimtarët thonë: “Nuk do të na vijë Ora (e Kiametit)”! Thuaju: “Po, për Zotin tim! Me siguri që ajo do t'ju vijë”! Ai i di të gjitha të fshehtat. Atij nuk mund t'i fshihet asnjë grimë as në qiej, as në Tokë e nuk ka asgjë më të vogël apo më të madhe se ajo, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë.
34:3.
Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Ora nuk do të na vijë." Thuaj: "Po, për Zotin tim, ajo me siguri do t'ju vijë. Ai është i Dijshëm për të Padukshmen." As sa pesha e një grimce nuk i shpëton Atij, qoftë në qiej ose në tokë. Dhe asgjë më e vogël ose më e madhe se kjo nuk është përjashtuar nga një libër i qartë,
34:3.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LA TE'TINA ES-SA'ATU KUL BELA WE RABBI LETE'TIJENNEKUM 'ALIMIL-GAJBI LA JA'ZUBU 'ANHU MITHKALU DHERRETIN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-'ERDI WE LA 'ESGARU MIN DHALIKE WE LA 'EKBERU 'ILLA FI KITABIN MUBININ
C
34:4.
(Janë të shënuara) Që t'i shpërblejë ata që besuan dhe bënë vepra të mira. Për të tillët ka falje dhe furnizim të mirë.
34:4.
(Kiameti do t'ju vijë) me qëllim që Ai të shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për njerëz të tillë do të ketë falje dhe begati të mrekullueshme.
34:4.
Që Ai të shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për ta do të jetë falje dhe një furnizim fisnik.
34:4.
LIJEXHZIJEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ULA'IKE LEHUM MEGFIRETUN WE RIZKUN KERIMUN
C
34:5.
Ata që u përpoqën t'i mposhtin faktet Tona, ata do të kenë një dënim të keq, të dhembshëm.
34:5.
Ndërsa për ata që luftojnë kundër shpalljeve Tona, duke u përpjekur që t'i pengojnë ato, do të ketë dënim të tmerrshëm dhe të dhembshëm.
34:5.
Dhe ata që përpiqen të kundërshtojnë shpalljet Tona, duke u përpjekur për t'i mposhtur ato, për ata do të jetë ndëshkimi i një ndotjeje të keqe.
34:5.
WEL-LEDHINE SE'AW FI 'AJATINA MU'AXHIZINE 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN MIN RIXHZIN 'ELIMUN
C
34:6.
Ndërsa atyre që u është dhënë dijenia, e dinë se kjo që të është shpallur ty nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të lavdishmit.
34:6.
Ata, të cilëve u është dhënë dituria, e shohin se ajo, që të është zbritur ty nga Zoti yt, është e vërteta, e cila të udhëzon në rrugën e të Plotfuqishmit dhe të Denjit për çdo lavd.
34:6.
Dhe ata që u është dhënë dije shohin se ajo që të është shpallur ty nga Zoti yt është e vërteta dhe udhëzon në rrugën e të Gjithëfuqishmit, të Lavdishmit.
34:6.
WE JERAL-LEDHINE 'UTUL-'ILMEL-LEDHI 'UNZILE 'ILEJKE MIN RABBIKE HUWEL-HEKKA WE JEHDI 'ILA SIRATIL-'AZIZIL-HEMIDI
C
34:7.
Dhe ata që nuk besuan thanë: "A doni t'ju tregojmë për një njeri që do t'ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
34:7.
Ndërsa jobesimtarët thonë: “A doni t'ju tregojmë një njeri që pretendon se, kur të shpërbëheni plotësisht e të bëheni pluhur, ju, me siguri do të rikrijoheni nga e para?
34:7.
Dhe ata që nuk besojnë thonë: "A do t'ju tregojmë një njeri që ju informon se, kur të jeni shpërbërë plotësisht, ju me siguri do të krijoheni përsëri të rinj?"
34:7.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU HEL NEDULLUKUM 'ALA REXHULIN JUNEBBI'UKUM 'IDHA MUZZIKTUM KULLE MUMEZZEKIN 'INNEKUM LEFI HALKIN XHEDIDIN
C
34:8.
A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?" Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhshme janë të dënuar përjetë, e tash janë në humbje të pambarim.
34:8.
A po trillon gënjeshtra për Allahun apo është i çmendur?” (Nuk është kështu), por ata që nuk besojnë në jetën tjetër, do të dënohen dhe janë në humbje të madhe.
34:8.
A ka shpikur ai një gënjeshtër për Allahun ose është i çmendur? Jo, por ata që nuk besojnë në botën tjetër janë në ndëshkim dhe në një devijim të largët.
34:8.
'AFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN 'EM BIHI XHINNETUN BELIL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI FIL-'ADHABI WE ED-DELALIL-BA'IDI
C
34:9.
A nuk e shohin qiellin e tokën që i ka rrethuar ata para dhe prapa? Sikur të duam, Ne e shafitim tokën me ta ose shembim mbi ta copa nga qielli. S'ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti.
34:9.
Vallë, a nuk shohin ata çfarë ka para tyre e pas tyre në qiell dhe në Tokë? Sikur të donim, Ne do t'i fundosnim ata në tokë ose do të hidhnim mbi ta copa nga qielli. Me të vërtetë, në këtë ka shenjë për çdo rob që kthehet tek Allahu me pendesë.
34:9.
A nuk shohin ata atë që është para tyre dhe atë që është pas tyre nga qielli dhe toka? Sikur Ne të dëshironim, do t'i bënim ata të fundosen në tokë ose do t'i bënim mbi ta të bien copa të qiellit. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë për çdo rob të penduar.
34:9.
'EFELEM JEREW 'ILA MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM MINE ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'IN NESHE' NEHSIF BIHIMUL-'ERDE 'EW NUSKIT 'ALEJHIM KISEFEN MINE ES-SEMA'I 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN LIKULLI 'ABDIN MUNIBIN
C
34:10.
Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: "O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!" Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
34:10.
Me të vërtetë, Ne i dhamë Daudit mirësi prej Nesh (dhe thamë): “O male dhe zogj! Lavdërojeni emrin Tim bashkë me Daudin”. Ne ia zbutëm atij hekurin,
34:10.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Davudit nga mirësia Jonë: "O male, dhe ju zogj, lavdëroni bashkë me të." Dhe Ne i bëmë hekuri të butë për të.
34:10.
WE LEKAD 'ATEJNA DAWUDE MINNA FEDLEN JA XHIBALU 'EWWIBI ME'AHU WET-TEJRE WE 'ELENNA LEHUL-HEDIDE
C
34:11.
(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familje e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
34:11.
(dhe i thamë): “Puno parzmore të gjera! Thuri ato me maja të barazpeshuara dhe bëj vepra të mira! Pa dyshim, Unë shoh çfarë punoni ju.”
34:11.
Bëj parzmore të plota dhe rregullo zinxhirët në mënyrë të përshtatshme. Dhe bëni mirë. Me të vërtetë, Unë e shoh atë që bëni.
34:11.
'ENI A'MEL SABIGATIN WE KADDIR FI ES-SERDI WE A'MELU SALIHEN 'INNI BIMA TA'MELUNE BESIRUN
C
34:12.
Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t'i rrjedhë burim i remit dhe me urdhrin e Zotit të tij ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhri Jonë, atij do t'ia shijojmë zjarrin e fortë.
34:12.
Sulejmanit Ne ia nënshtruam erën, me të cilën udhëtimin e një muaji ai e bënte brenda një paraditeje ose një pasditeje. Ne i dhamë atij një burim të rrjedhshëm bakri të shkrirë dhe xhinde që i bëmë të punonin para syve të tij, me urdhrin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që largohet nga urdhri ynë, do ta bëjmë që të shijojë dënimin e Zjarrit.
34:12.
Dhe Ne ia nënshtruam Sulejmanit erën. Udhëtimi i saj në mëngjes ishte sa një muaj dhe udhëtimi i saj në mbrëmje ishte sa një muaj. Dhe Ne i bëmë të buronte për të burimi i bakrit të shkrirë. Dhe xhindët punuan për të me urdhrin e Zotit të tij. Dhe kushdo prej tyre që devijonte nga urdhri Ynë, Ne do ta bënim të shijonte ndëshkimin e flakës.
34:12.
WE LISULEJMANE ER-RIHE GUDUWUHA SHEHRUN WE REWAHUHA SHEHRUN WE 'ESELNA LEHU 'AJNEL-KITRI WE MINEL-XHINNI MEN JA'MELU BEJNE JEDEJHI BI'IDHNI RABBIHI WE MEN JEZIG MINHUM 'AN 'EMRINA NUDHIKHU MIN 'ADHABI ES-SA'IRI
C
34:13.
I punonin atij çka ai dëshironte: pallate të fortifikuara, skulptura, pjata (të drunjta) sikurse rezervuare, enë (kazane) të palëvizshme. Veproni duke falënderuar, o familje e Davudit, e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës.
34:13.
Ata punonin për atë çfarë të dëshironte: faltore dhe statuja, enë të gjera si puse dhe kazanë të mëdhenj të palëvizshëm. “O familje e Daudit! Bëni falënderim (për Allahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.
34:13.
Ata i bënë atij atë që ai dëshironte: fortifikata, statuja, enë të mëdha si pellgje dhe kazanë të palëvizshëm. "O familja e Davudit, punoni me mirënjohje." Por pak janë nga robërit e Mi që janë mirënjohës.
34:13.
JA'MELUNE LEHU MA JESHA'U MIN MEHARIBE WE TEMATHILE WE XHIFANIN KALXHEWABI WE KUDURIN RASIJATIN A'MELU 'ALE DAWUDE SHUKREN WE KALILUN MIN 'IBADIJE ESH-SHEKURU
C
34:14.
E kur ia caktuam atij vdekjen, askush tjetër nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij, përveç krimbit që e brejti shkopin e tij, e kur u rrëzua ai, për xhinët u bë e qartë se sikur të ishin ata që e dinin të fshehtën, nuk do të vazhdonin të qëndronin në mundimin e rëndë.
34:14.
Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit. Dhe, kur u rrëzua (Sulejmani), u bë e qartë se, sikur ta dinin xhindet të padukshmen, nuk do të vijonin në dënimin e poshtëruar.
34:14.
Pastaj, kur Ne e përcaktuam për të vdekjen, asgjë nuk tregoi për ta vdekjen e tij përveç një krimbi që hante shkopin e tij. Por kur ai ra, atëherë u bë e qartë për xhindët se sikur ata ta kishin ditur të padukshmen, ata nuk do të kishin mbetur në ndëshkimin poshtërues.
34:14.
FELEMMA KADEJNA 'ALEJHIL-MEWTE MA DELLEHUM 'ALA MEWTIHI 'ILLA DABBETUL-'ERDI TE'KULU MINSE'ETEHU FELEMMA HARRE TEBEJJENETIL-XHINNU 'EN LEW KANU JA'LEMUNEL-GAJBE MA LEBITHU FIL-'ADHABIL-MUHINI
C
34:15.
Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
34:15.
Vendbanimi i Sebës ishte një shenjë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre): “Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj!”
34:15.
Për popullin e Sabeas ishte një shenjë në vendbanimin e tyre – dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë. "Hani nga furnizimi i Zotit tuaj dhe falënderoni Atë. Një tokë e mirë dhe një Zot Falës."
34:15.
LEKAD KANE LISEBE'IIN FI MESKENIHIM 'AJETUN XHENNETANI 'AN JEMININ WE SHIMALIN KULU MIN RIZKI RABBIKUM WE ESHKURU LEHU BELDETUN TEJJIBETUN WE REBBUN GAFURUN
C
34:16.
Po ata i kthyen shpinën, e Ne e lëshuam kundër tyre rrjedhën e pendës dhe dy kopshtet e tyre i shndërruam në dy kopshte me fruta të idhët, drunj të thatë dhe diçka pak bari të egër.
34:16.
Por ata nuk ua vunë veshin (fjalëve Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me kopshte të tjera, me fruta të idhëta marine dhe pak lotusa.
34:16.
Por ata u kthyen larg, prandaj Ne dërguam mbi ta një përmbytje nga diga, dhe Ne i zëvendësuam kopshtet e tyre me dy kopshte që prodhonin fruta të hidhura, tamariskë dhe disa pemë të pakta të lotosit.
34:16.
FE'A'REDU FE'ERSELNA 'ALEJHIM SEJLEL-'ARIMI WE BEDDELNAHUM BIXHENNETEJHIM XHENNETEJNI DHEWATA 'UKULIN HAMTIN WE 'ETHLIN WE SHEJ'IN MIN SIDRIN KALILIN
C
34:17.
Atë dënim ua dhamë atyre për shkak se nuk besuan, e Ne nuk dënojmë, përveç mohuesit.
34:17.
Ne i dënuam kështu si pasojë e mosbesimit dhe e mosmirënjohjes së tyre. Vallë, a dënojmë Ne tjetërkënd, përveç mosmirënjohësve?
34:17.
Kjo ishte ajo që Ne i ndëshkuam ata për shkak të mosmirënjohjes së tyre. Dhe a ndëshkojmë Ne ndokënd përveç atij që është mosmirënjohës?
34:17.
DHALIKE XHEZEJNAHUM BIMA KEFERU WE HEL NUXHAZI 'ILLAL-KEFURE
C
34:18.
Dhe, në mes tyre dhe mes fshatrave të bekuara (në Sham), ju bëmë fshatra të njëpasnjëshme dhe ju bëmë udhëtim të përshtatshëm. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën.
34:18.
Midis atyre dhe qyteteve që i kemi bekuar, Ne vendosëm vendbanime të dukshme buzë rrugës dhe e bëmë të lehtë udhëtimin (duke u thënë): “Udhëtoni të sigurt nëpër to natë e ditë!”
34:18.
Dhe Ne vendosëm midis tyre dhe fshatrave që Ne i bekuam vendbanime të dukshme dhe caktojëm udhëtime të lehta midis tyre: "Udhëtoni në to netëve dhe ditëve të sigurta."
34:18.
WE XHE'ALNA BEJNEHUM WE BEJNEL-KURA ELLETI BAREKNA FIHA KUREN DHAHIRETEN WE KADDERNA FIHA ES-SEJRE SIRU FIHA LEJALIJE WE 'EJJAMEN 'AMININE
C
34:19.
Po ata thanë: "Zoti ynë, na i largo udhëtimet tona!" E ashtu e dëmtuan veten dhe i bëmë ata ngjarje tregimesh, i ndamë plotësisht. Në këtë ka argumente për secilin durimtar e mirënjohës.
34:19.
Por ata thanë: “O Zoti ynë, bëje më të madhe largësinë e udhëtimeve tona”. kështu ata e ngarkuan veten me gjynahe dhe Ne i bëmë ata rrëfenja dhe i përndamë plotësisht. Sigurisht, në këtë, ka shenja si mësime për çdo të durueshëm dhe falënderues.
34:19.
Por ata thanë: "Zoti ynë, bëji më të gjata distancat midis udhëtimeve tona." Dhe ata e bënë veten të padrejtë, prandaj Ne i bëmë ata tregime dhe i shpërndamë ata plotësisht. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për të gjithë ata që janë të duruar dhe falënderues.
34:19.
FEKALU REBBENA BA'ID BEJNE 'ESFARINA WE DHELEMU 'ENFUSEHUM FEXHE'ALNAHUM 'EHADITHE WE MEZZEKNAHUM KULLE MUMEZZEKIN 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C
34:20.
Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh.
34:20.
Me të vërtetë, hamendja e Iblisit për ata u vërtetua; ata shkuan pas tij, përveç një grupi besimtarësh të vërtetë.
34:20.
Dhe me të vërtetë, Shejtani e përmbushi premtimin e tij ndaj tyre. Dhe ata e ndoqën atë, përveç një grupi besimtarësh.
34:20.
WE LEKAD SEDDEKA 'ALEJHIM 'IBLISU DHENNEHU FE ETTEBA'UHU 'ILLA FERIKEN MINEL-MU'UMININE
C
34:21.
E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
34:21.
Por ai (Iblisi) nuk ka pasur kurrfarë pushteti mbi ta. Ne vetëm kemi dashur të zbulojmë se kush beson në jetën tjetër e kush dyshon në të. Zoti yt është Mbikëqyrës i çdo gjëje.
34:21.
Dhe ai nuk kishte asnjë pushtet mbi ta, përveçse që Ne të mund të dallonim atë që besonte në botën tjetër nga ai që kishte dyshime për të. Dhe Zoti yt është mbi çdo gjë Ruajtës.
34:21.
WE MA KANE LEHU 'ALEJHIM MIN SULTANIN 'ILLA LINA'LEME MEN JU'UMINU BIL-'AHIRETI MIMMEN HUWE MINHA FI SHEKKIN WE REBBUKE 'ALA KULLI SHEJ'IN HEFIDHUN
C
34:22.
Thuaj: "Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!" Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje.
34:22.
Thuaju (o Muhamed): “Thirrini ata që i hyjnizoni krahas Allahut! Ata nuk kanë pushtet as sa pesha e një thërrmije, qoftë në qiej apo në Tokë; për ata nuk ka pjesë as në qiej, as në Tokë dhe Allahu nuk ka asnjë ndihmës nga radhët e tyre.”
34:22.
Thuaj: "Thirrni ata që i pretendoni përveç Allahut. Ata nuk kanë as peshën e një grimce në qiej ose në tokë, dhe ata nuk kanë ndonjë pjesë në to, dhe për Të nuk ka asnjë ndihmës."
34:22.
KUL ED'UL-LEDHINE ZE'AMTUM MIN DUNI ELLAHI LA JEMLIKUNE MITHKALE DHERRETIN FI ES-SEMAWATI WE LA FIL-'ERDI WE MA LEHUM FIHIMA MIN SHIRKIN WE MA LEHU MINHUM MIN DHEHIRIN
C
34:23.
Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi te Ai, përveç i atij të cilit i jep leje, e kur hiqet frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: "Çka tha Zoti juaj!" (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: "Të vërtetën!" (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi.
34:23.
Asnjë ndërmjetësim tek Ai nuk bën dobi, përveçse për atë që Ai jep leje. Kur t'u hiqet frika nga zemrat e tyre, ata do të thonë: “Çfarë tha Zoti juaj?” dhe do të përgjigjen: “Të vërtetën! Ai është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.”
34:23.
Dhe ndërmjetësimi nuk do të vlejë përveçse për atë të cilit Allahu i ka lejuar. Derisa, kur frika të hiqet nga zemrat e tyre, ata do të thonë: "Çfarë tha Zoti juaj?" Ata do të thonë: "Të vërtetën." Dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi.
34:23.
WE LA TENFA'U ESH-SHEFA'ATU 'INDEHU 'ILLA LIMEN 'EDHINE LEHU HETTA 'IDHA FUZZI'A 'AN KULUBIHIM KALU MADHA KALE REBBUKUM KALUL-HEKKA WE HUWEL-'ALIJUL-KEBIRU
C
34:24.
Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt e nga toka?" Thuaj: "All-llahu". E atëherë, ose ne ose ju jemi në rrugë të drejtë, apo në një humbje të dukshme!
34:24.
Thuaju: “Kush ju furnizon juve prej qiejve dhe prej Tokës?” - Thuaju: “Allahu! Ne nuk mund të jemi që të dyja palët në rrugën e drejtë, ose ju, ose ne jemi në humbje të qartë!”
34:24.
Thuaj: "Kush ju furnizon nga qiejt dhe toka?" Thuaj: "Allahu." Dhe me të vërtetë, ose ne ose ju jeni në udhëzim të drejtë ose në një devijim të qartë.
34:24.
KUL MEN JERZUKUKUM MINE ES-SEMAWATI WEL-'ERDI KULI ELLAHU WE 'INNA 'EW 'IJAKUM LE'ALA HUDEN 'EW FI DELALIN MUBININ
C
34:25.
Thuaj: "Ju nuk jeni përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju!"
34:25.
Thuaju: “Ju, nuk do të pyeteni për atë që kemi gabuar ne, as ne nuk do të përgjigjemi për atë që bëni ju.”
34:25.
Thuaj: "Ju nuk do të pyeteni për atë që kemi bërë, dhe ne nuk do të pyetemi për atë që keni bërë."
34:25.
KUL LA TUS'ELUNE 'AMMA 'EXHREMNA WE LA NUS'ELU 'AMMA TA'MELUNE
C
34:26.
Thuaj: "Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.
34:26.
Thuaju: “Ne do të na mbledhë Zoti ynë e do të gjykojë ndërmjet nesh me drejtësi. Ai është Gjykatës i drejtë e i Gjithëdijshëm.”
34:26.
Thuaj: "Zoti ynë do të na bashkojë së bashku, pastaj do të gjykojë mes nesh me të vërtetën. Dhe Ai është Gjykatësi, i Gjithëdituri."
34:26.
KUL JEXHMA'U BEJNENA REBBUNA THUMME JEFTEHU BEJNENA BIL-HEKKI WE HUWEL-FETTAHUL-'ALIMU
C
34:27.
Thuaj: "M'i tregoni ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!" Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti!"
34:27.
Thuaju: “M'i tregoni ata, që ia vishni Atij si ortakë.” Kurrsesi, ata nuk mund të jenë ortakë të Tij. Ai është Allahu (Një i Vetëm), i Plotfuqishmi dhe i Urti.
34:27.
Thuaj: "Më tregoni ata që ju ia bashkoni Atij si shokë." Jo, por Ai është Allahu, i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
34:27.
KUL 'ERUNIJEL-LEDHINE 'ELHEKTUM BIHI SHUREKA'E KELLA BEL HUWEL-LAHUL-'AZIZUL-HEKIMU
C
34:28.
Ne nuk të dërguam ty ndryshe vetëm se për të gjithë njerëzit, myzhdedhënës dhe tërheqës i vërejtjes, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
34:28.
Ne të kemi dërguar ty (o Muhamed) vetëm si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues për të gjithë njerëzimin, por shumica e njerëzve nuk dinë.
34:28.
Dhe Ne të kemi dërguar ty për të gjithë njerëzit si një përgëzues dhe një paralajmërues, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
34:28.
WE MA 'ERSELNAKE 'ILLA KAFFETEN LILNNASI BESHIREN WE NEDHIRAN WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C
34:29.
E thonë: "Kur është ai premtim, nëse jeni të vërtetë?"
34:29.
Ata thonë: “Kur do të vijë ky premtim (Kiameti), nëse ju thoni të vërtetën?”
34:29.
Dhe ata thonë: "Kur do të ndodhë ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
34:29.
WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
34:30.
Thuaj: "Ju keni afatin e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para".
34:30.
Thuaju atyre: “Dita juaj tashmë është caktuar. Ju nuk do të mund ta shtyni atë e as ta shpejtoni, qoftë edhe për një çast.”
34:30.
Thuaj: "Për ju është caktuar një ditë që nuk mund të vonohet për asnjë çast dhe as nuk mund të përshpejtohet."
34:30.
KUL LEKUM MI'ADU JEWMIN LA TESTE'HIRUNE 'ANHU SA'ATEN WE LA TESTEKDIMUNE
C
34:31.
Dhe ata që nuk besuan thanë: "Ne nuk i besojmë këtij Kur'ani, e as atij që ishte para tij, (librave të tjerë)?!" E sikur t'i shihje zullumqarët kur para Zotit të tyre të ndalen, kthejnë fjalën (fyese) njëri-tjerit, atyre që ishin pari, u thonë: "Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë!"
34:31.
Ata që nuk besojnë, thonë: “Ne nuk do të besojmë kurrsesi në këtë Kuran, as në ato që janë zbritur para tij”. Eh, sikur t'i shihje keqbërësit duke dalë para Zotit të tyre dhe duke shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin. Të dobëtit do t'u thonë atyre që madhështoheshin: “Sikur të mos ishit ju, ne do të ishim besimtarë”.
34:31.
Dhe ata që nuk besojnë thonë: "Ne nuk do të besojmë në këtë Kuran dhe as në atë që ishte para tij." Por sikur ti të shihje kur të padrejtët do të qëndrojnë para Zotit të tyre, duke hedhur fajin mbi njëri-tjetrin! Ata që ishin të dobët do t'u thonë atyre që ishin arrogantë: "Sikur të mos kishit qenë ju, ne me siguri do të kishim qenë besimtarë."
34:31.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LEN NU'UMINE BIHEDHAL-KUR'ANI WE LA BIEL-LEDHI BEJNE JEDEJHI WE LEW TERA 'IDHI EDH-DHALIMUNE MEWKUFUNE 'INDE RABBIHIM JERXHI'U BA'DUHUM 'ILA BA'DINL-KAWLE JEKULUL-LEDHINE ESTUD'IFU LILLEDHINE ESTEKBERU LEWLA 'ENTUM LEKUNNA MU'UMININE
C
34:32.
E ata që ishin pari, atyre që kishin qenë të dobët u thonë: "A ne ju penguam prej udhëzimit të drejtë pasi që u pat ardhur juve? Jo, por ju vetë ishit kriminelë!"
34:32.
Ata që madhështoheshin, do t'u thonë atyre që i quanin për të dobët: “Vallë, ne ju penguam nga udhëzimi i Allahut, kur ju erdhi juve?! Jo, por ju jeni keqbërës!”
34:32.
Ata që ishin arrogantë do t'u thonë atyre që ishin të dobët: "A mos ju penguam ne nga udhëzimi pasi ai ju erdhi? Jo, por ju ishit mëkatarë."
34:32.
KALEL-LEDHINE ESTEKBERU LILLEDHINE ESTUD'IFU 'ENEHNU SEDEDNAKUM 'ANIL-HUDA BA'DE 'IDH XHA'EKUM BEL KUNTUM MUXHRIMINE
C
34:33.
E ata që kishin qenë të shtypur, atyre që ishin krerë u thonin: "Jo, por dredhia juaj natë e ditë (na largoi prej besimit), kur ju na thërrisnit të mos e besojmë All-llahun dhe t'i bëjmë Atij shokë. E kur e shohin dënimin, e fshehin dëshpërimin e vet dhe Ne u vëmë prangat në qafat e atyre që nuk besuan. Ata nuk dënohen për tjetër pos për atë që punuan.
34:33.
Ndërsa të dobëtit do t'u thonë atyre që madhështoheshin: “Nuk është kështu! Ju keni komplotuar natë e ditë, duke na urdhëruar, që ta mohonim Allahun dhe t'i vishnim Atij (zota të tjerë) të barabartë me Atë”. Dhe ata do ta fshehin pikëllimin, kur ta shohin dënimin. Ne do të vëmë vargonj në qafat e atyre që mohuan. A do të ndëshkohen ndryshe, veçse sipas asaj që kanë bërë?!
34:33.
Dhe ata që ishin të dobët do t'u thonë atyre që ishin arrogantë: "Jo, por ishte dinakëria juaj natën dhe ditën, kur ju na urdhëruat që të mos besonim në Allahun dhe të bënim Atij të barabartë." Dhe ata do të fshehin pendimin e tyre kur të shohin ndëshkimin. Dhe Ne do të vëmë pranga në qafat e atyre që nuk besuan. A mos do të shpërbleheni përveçse për atë që keni bërë?
34:33.
WE KALEL-LEDHINE ESTUD'IFU LILLEDHINE ESTEKBERU BEL MEKRUL-LEJLI WE EN-NEHARI 'IDH TE'MURUNENA 'EN NEKFURE BILLAHI WE NEXH'ALE LEHU 'ENDADEN WE 'ESERRU EN-NEDAMETE LEMMA RE'EWL-'ADHABE WE XHE'ALNAL-'EGLALE FI 'A'NAKIL-LEDHINE KEFERU HEL JUXHZEWNE 'ILLA MA KANU JA'MELUNE
C
34:34.
Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: "Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar".
34:34.
Në çdo vendbanim që Ne kemi nisur ndonjë të dërguar, ata që bënin jetë luksoze thoshin: “Me të vërtetë, ne nuk besojmë në mesazhin që keni sjellë!”
34:34.
Dhe Ne nuk kemi dërguar asnjë paralajmërues në ndonjë qytet përveçse ata që jetonin në luks në të thanë: "Ne mohojmë atë që ju është dërguar."
34:34.
WE MA 'ERSELNA FI KARJETIN MIN NEDHIRIN 'ILLA KALE MUTREFUHA 'INNA BIMA 'URSILTUM BIHI KAFIRUNE
C
34:35.
Ata thoshin: "Ne kemi më shumë pasuri e fëmijë, e ne nuk do të jemi të ndëshkuar".
34:35.
Dhe thanë: “Ne kemi më shumë pasuri dhe fëmijë, prandaj ne nuk do të jemi të dënuar.”
34:35.
Dhe ata thonë: "Ne kemi më shumë pasuri dhe fëmijë, dhe ne nuk do të ndëshkohemi."
34:35.
WE KALU NEHNU 'EKTHERU 'EMWALEN WE 'EWLADAN WE MA NEHNU BIMU'ADHDHEBINE
C
34:36.
Thuaj: "All-llahu ia shumon begatinë atij që do, e edhe ia pakëson, por shumica e njerëzve nuk e dinë".
34:36.
Thuaju: “Pa dyshim, Zoti im ia shton riskun ose ia pakëson kujt të dojë, por shumica e njerëzve nuk e dinë këtë.”
34:36.
Thuaj: "Me të vërtetë, Zoti im zgjeron furnizimin për kë të dojë dhe e ngushton atë, por shumica e njerëzve nuk e dinë."
34:36.
KUL 'INNE RABBI JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U WE JEKDIRU WE LEKINNE 'EKTHERE EN-NASI LA JA'LEMUNE
C
34:37.
Nuk është as pasuria juaj, e as fëmijët tuaj ajo që ju afron pranë Nesh, është vetëm besimi dhe veprat e mira; të tillët shpërblehen shumëfish për atë që vepruan dhe ata janë në dhoma të larta të shpëtuar.
34:37.
As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t'ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë). Ata do të kenë shpërblim të shumëfishtë për atë që kanë bërë dhe do të jenë të sigurtë në banesa të larta (në Xhenet).
34:37.
Dhe nuk janë pasuritë tuaja dhe as fëmijët tuaj ato që ju afrojnë pranë Nesh, por vetëm ai që beson dhe bën vepra të mira. Për ata, do të jetë një shpërblim i shumëfishtë për atë që kanë bërë, dhe ata do të jenë të sigurt në dhomat e larta.
34:37.
WE MA 'EMWALUKUM WE LA 'EWLADUKUM BI-ETI TUKARRIBUKUM 'INDENA ZULFA 'ILLA MEN 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FE'ULA'IKE LEHUM XHEZA'U ED-DI'FI BIMA 'AMILU WE HUM FIL-GURUFATI 'AMINUNE
C
34:38.
Ndërsa ata që përpiqen t'i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë të dënuar.
34:38.
Ndërsa, ata që përpiqen t'i luftojnë shpalljet Tona, ata do të dënohen.
34:38.
Dhe ata që përpiqen të kundërshtojnë shpalljet Tona, për ata do të jetë ndëshkimi i një ndotjeje të keqe.
34:38.
WEL-LEDHINE JES'AWNE FI 'AJATINA MU'AXHIZINE 'ULA'IKE FIL-'ADHABI MUHDERUNE
C
34:39.
Thuaj: "S'ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij, e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh".
34:39.
Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im i jep begati të bollshme kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë. Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë.”
34:39.
Thuaj: "Me të vërtetë, Zoti im zgjeron furnizimin për kë të dojë nga robërit e Tij dhe e ngushton atë për kë të dojë. Dhe çfarëdo që ju jepni nga pasuria juaj, Ai e zëvendëson atë. Dhe Ai është më i Miri i furnizuesve."
34:39.
KUL 'INNE RABBI JEBSUTU ER-RIZKA LIMEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE JEKDIRU LEHU WE MA 'ENFEKTUM MIN SHEJ'IN FEHUWE JUHLIFUHU WE HUWE HAJRU ER-RAZIKINE
C
34:40.
Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: "A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?"
34:40.
Ditën, kur do t'i tubojë të gjithë, do t'u thotë engjëjve: “Vallë, këta juve ju adhuronin?”
34:40.
Dhe një ditë, Ai do t'i mbledhë të gjithë dhe pastaj do t'u thotë engjëjve: "A ishin këta që ju adhuruat?"
34:40.
WE JEWME JEHSHURUHUM XHEMI'EN THUMME JEKULU LILMELA'IKETI 'EHA'UULA' 'IJAKUM KANU JA'BUDUNE
C
34:41.
Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre".
34:41.
Ata do të thonë: “Qofsh i lavdëruar Ti, o Zoti ynë! Ti je Mbrojtësi ynë, jo ata. Ata adhuronin xhindet dhe shumica e mohuesve u besonin atyre.”
34:41.
Ata do të thonë: "I Lartësuar je Ti! Ti je Miku ynë, jo ata. Por ata adhuronin xhindët. Shumica e tyre ishin besimtarë në ta."
34:41.
KALU SUBHANEKE 'ENTE WELIJUNA MIN DUNIHIM BEL KANU JA'BUDUNEL-XHINNE 'EKTHERUHUM BIHIM MU'UMINUNE
C
34:42.
E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t'i bëni as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: "Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!"
34:42.
Atë Ditë ata nuk do të mund t'i bëjnë as dobi, as dëm njëri tjetrit. Ne do t'u themi keqbërësve: “Shijoni dënimin e zjarrit të cilin e keni mohuar!”
34:42.
Prandaj, sot, as ju nuk keni asnjë fuqi për të ndihmuar ose për të dëmtuar njëri-tjetrin. Dhe Ne do t'u themi atyre që bënë padrejtësi: "Shijoni ndëshkimin e zjarrit, atë që ju e përgënjeshtruat."
34:42.
FALJEWME LA JEMLIKU BA'DUKUM LIBA'DIN NEF'EN WE LA DERRAN WE NEKULU LILLEDHINE DHELEMU DHUKU 'ADHABE EN-NARI ELLETI KUNTUM BIHA TUKEDHDHIBUN
C
34:43.
E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: "Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t'ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj" dhe thoshin: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se është gënjeshtër e trilluar!" Madje, ata që nuk besuan të vërtetën, pasi ajo u erdhi, i thanë: "Kjo (Muhammed, Feja Islame, Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!"
34:43.
Kur iu lexohen atyre shpalljet Tona të qarta, ata (paganët e Mekës) thonë: “Ky (Muhamedi a.s.) është vetëm njeri, që dëshiron t'ju largojë nga ajo që etërit tuaj kanë adhuruar”. Dhe ata thonë: “Ky (Kuran) nuk është asgjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar!” Dhe, kur u vjen e Vërteta, jobesimtarët thonë: “Kjo është vetëm magji e qartë!”
34:43.
Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata thonë: "Ky nuk është asgjë tjetër veçse një burrë që dëshiron t'ju largojë nga ajo që etërit tuaj adhuruan." Dhe ata thonë: "Ky nuk është asgjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar." Dhe ata që nuk besojnë thonë për të vërtetën kur ajo u ka ardhur atyre: "Kjo nuk është asgjë tjetër veçse magji e qartë."
34:43.
WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN KALU MA HADHA 'ILLA REXHULUN JURIDU 'EN JESUDDEKUM 'AMMA KANE JA'BUDU 'ABA'UUKUM WE KALU MA HADHA 'ILLA 'IFKUN MUFTEREN WE KALEL-LEDHINE KEFERU LILHEKKI LEMMA XHA'EHUM 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN MUBINUN
C
34:44.
Po Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja).
34:44.
Ne nuk u kemi dërguar asnjë Libër, për ta mësuar ata dhe Ne nuk u kemi dërguar atyre para teje asnjë paralajmërues.
34:44.
Dhe Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta studiojnë, dhe as nuk u kemi dërguar atyre ndonjë paralajmërues para teje.
34:44.
WE MA 'ATEJNAHUM MIN KUTUBIN JEDRUSUNEHA WE MA 'ERSELNA 'ILEJHIM KABLEKE MIN NEDHIRIN
C
34:45.
Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e i konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
34:45.
Ata, që kanë qenë para tyre, i mohuan shpalljet Tona. Ata ishin dhjetë herë më të begatë dhe më të fuqishëm (se idhujtarët e Mekës) e, megjithatë, i quajtën gënjeshtarë të dërguarit e Mi. Eh, si ka qenë dënimi Im (ndaj tyre)!
34:45.
Dhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan gjithashtu, dhe ata nuk arritën një të dhjetën e asaj që Ne u dhamë atyre. Por ata i përgënjeshtruan të Dërguarit e Mi. Dhe sa ishte dënimi Im!
34:45.
WE KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE MA BELEGU MI'SHARE MA 'ATEJNAHUM FEKEDHDHEBU RUSULI FEKEJFE KANE NEKIRI
C
34:46.
Thuaj: "Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t'ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)".
34:46.
Thuaj (o Muhamed): “Unë ju këshilloj vetëm një gjë: ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një, e pastaj gjykoni për shokun tuaj (Muhamedin) që nuk është i çmendur. Ai është dërguar vetëm që t'ju paralajmërojë para një dënimi të rëndë.”
34:46.
Thuaj: "Unë ju këshilloj për një gjë të vetme – që të qëndroni për Allahun, me nga dy ose individualisht, dhe pastaj të reflektoni. Nuk ka asnjë çmenduri te shoku juaj. Ai është vetëm një paralajmërues për ju, para një ndëshkimi të ashpër."
34:46.
KUL 'INNEMA 'A'IDHUKUM BIWAHIDETIN 'EN TEKUMU LILLAHI METHNA WE FURADA THUMME TETEFEKKERU MA BISAHIBIKUM MIN XHINNETIN 'IN HUWE 'ILLA NEDHIRUN LEKUM BEJNE JEDEJ 'ADHABIN SHEDIDIN
C
34:47.
Thuaj "Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le t'u mbetet juve, shpërblimi im është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitar për çdo send".
34:47.
Thuaj: “Çfarëdo shpërblimi, që mund t'ju kem kërkuar, ai qoftë për ju. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu; Ai është dëshmitar për çdo gjë”.
34:47.
Thuaj: "Çfarëdo shpërblimi që unë kam kërkuar nga ju, ai është për ju. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu. Dhe Ai është mbi çdo gjë Dëshmues."
34:47.
KUL MA SE'ELTUKUM MIN 'EXHRIN FEHUWE LEKUM 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA ELLAHI WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C
34:48.
Thuaj: "Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën".
34:48.
Thuaj: “Pa dyshim, Zoti im shpall të Vërtetën. Ai është i Gjithëdijshëm për të gjitha të fshehtat.”
34:48.
Thuaj: "Me të vërtetë, Zoti im e hedh të vërtetën. Ai është i Gjithëdituri i të padukshmes."
34:48.
KUL 'INNE RABBI JEKDHIFU BIL-HEKKI 'ALLAMUL-GUJUBI
C
34:49.
Thuaj: "Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!"
34:49.
Thuaj: “E vërteta erdhi, kurse e pavërteta është fshirë e nuk mund të shfaqet përsëri.”
34:49.
Thuaj: "E vërteta ka ardhur, dhe e kota as nuk mund të fillojë dhe as nuk mund të përsërisë ndonjë gjë."
34:49.
KUL XHA'EL-HEKKU WE MA JUBDI'UL-BATILU WE MA JU'IDU
C
34:50.
Thuaj: "Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!"
34:50.
Thuaj: “Nëse gaboj, unë gaboj vetëm për dëmin tim e, nëse udhëzohem në rrugën e drejtë, kjo është nga shpallja e Zotit tim. Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe është afër”.
34:50.
Thuaj: "Nëse devijoj, unë devijoj vetëm për humbjen time. Dhe nëse jam i udhëzuar, është për shkak të asaj që Zoti im më shpall. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Afërti."
34:50.
KUL 'IN DELELTU FE'INNEMA 'EDILLU 'ALA NEFSI WE 'INI EHTEDEJTU FEBIMA JUHI 'ILEJJE RABBI 'INNEHU SEMI'UN KARIBUN
C
34:51.
E sikur t'i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim edhe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
34:51.
Sikur t'i shihje jobesimtarët, kur të frikësohen (gjatë ringjalljes)! Ata nuk do të kenë nga ikin dhe do të nxirren prej varreve të tyre.
34:51.
Dhe sikur ti t'i shihje ata kur do të tmerrohen, por nuk do të kenë asnjë rrugëdalje, dhe ata do të kapen nga një vend i afërt.
34:51.
WE LEW TERA 'IDH FEZI'U FELA FEWTE WE 'UHIDHU MIN MEKANIN KARIBIN
C
34:52.
Dhe thonë: "Ne i kemi besuar atij (Kur'anit, Muhammedit)!" Po si e arrijnë ata besimin prej së largu?
34:52.
Pastaj do të thonë: “Ne tashmë besojmë.” Por si do ta përvetësojnë (besimin) nga një vend aq i largët (prej kësaj bote, ku vlen besimi)?!
34:52.
Dhe ata do të thonë: "Ne i besuam atij." Por si mund të arrijnë besimin nga një vend i largët?
34:52.
WE KALU 'AMENNA BIHI WE 'ENNA LEHUMUT-TENAWUSHU MIN MEKANIN BA'IDIN
C
34:53.
Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s'ka ringjallje, s'ka përgjegjësi etj.).
34:53.
Në të vërtetë, ata e mohuan besimin më parë (në këtë botë) dhe e përgënjeshtruan të padukshmen prej së largëti.
34:53.
Dhe ata e mohuan atë më parë dhe flaknin të padukshmen nga një vend i largët.
34:53.
WE KAD KEFERU BIHI MIN KABLU WE JEKDHIFUNE BIL-GAJBI MIN MEKANIN BA'IDIN
C
34:54.
Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar më parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë.
34:54.
Një pengesë do të vendoset midis tyre dhe asaj që dëshironin, ashtu siç është bërë me të ngjashmit e tyre më parë. Me të vërtetë, ata të gjithë kanë qenë në dyshim të madh.
34:54.
Dhe një ndarje do të vendoset mes tyre dhe asaj që ata dëshironin, ashtu si u është bërë me shokët e tyre më parë. Me të vërtetë, ata ishin në një dyshim të thellë.
34:54.
WE HILE BEJNEHUM WE BEJNE MA JESHTEHUNE KEMA FU'ILE BI'ESHJA'IHIM MIN KABLU 'INNEHUM KANU FI SHEKKIN MURIBIN