U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
34:49.
Thuaj: "Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!"
34:49.
Thuaj: “E vërteta erdhi, kurse e pavërteta është fshirë e nuk mund të shfaqet përsëri.”
34:49.
Thuaj: "E vërteta ka ardhur, dhe e kota as nuk mund të fillojë dhe as nuk mund të përsërisë ndonjë gjë."
34:49.
KUL XHA'EL-HEKKU WE MA JUBDI'UL-BATILU WE MA JU'IDU
C
34:50.
Thuaj: "Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!"
34:50.
Thuaj: “Nëse gaboj, unë gaboj vetëm për dëmin tim e, nëse udhëzohem në rrugën e drejtë, kjo është nga shpallja e Zotit tim. Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe është afër”.
34:50.
Thuaj: "Nëse devijoj, unë devijoj vetëm për humbjen time. Dhe nëse jam i udhëzuar, është për shkak të asaj që Zoti im më shpall. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Afërti."
34:50.
KUL 'IN DELELTU FE'INNEMA 'EDILLU 'ALA NEFSI WE 'INI EHTEDEJTU FEBIMA JUHI 'ILEJJE RABBI 'INNEHU SEMI'UN KARIBUN
C
34:51.
E sikur t'i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim edhe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
34:51.
Sikur t'i shihje jobesimtarët, kur të frikësohen (gjatë ringjalljes)! Ata nuk do të kenë nga ikin dhe do të nxirren prej varreve të tyre.
34:51.
Dhe sikur ti t'i shihje ata kur do të tmerrohen, por nuk do të kenë asnjë rrugëdalje, dhe ata do të kapen nga një vend i afërt.
34:51.
WE LEW TERA 'IDH FEZI'U FELA FEWTE WE 'UHIDHU MIN MEKANIN KARIBIN
C
34:52.
Dhe thonë: "Ne i kemi besuar atij (Kur'anit, Muhammedit)!" Po si e arrijnë ata besimin prej së largu?
34:52.
Pastaj do të thonë: “Ne tashmë besojmë.” Por si do ta përvetësojnë (besimin) nga një vend aq i largët (prej kësaj bote, ku vlen besimi)?!
34:52.
Dhe ata do të thonë: "Ne i besuam atij." Por si mund të arrijnë besimin nga një vend i largët?
34:52.
WE KALU 'AMENNA BIHI WE 'ENNA LEHUMUT-TENAWUSHU MIN MEKANIN BA'IDIN
C
34:53.
Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s'ka ringjallje, s'ka përgjegjësi etj.).
34:53.
Në të vërtetë, ata e mohuan besimin më parë (në këtë botë) dhe e përgënjeshtruan të padukshmen prej së largëti.
34:53.
Dhe ata e mohuan atë më parë dhe flaknin të padukshmen nga një vend i largët.
34:53.
WE KAD KEFERU BIHI MIN KABLU WE JEKDHIFUNE BIL-GAJBI MIN MEKANIN BA'IDIN
C
34:54.
Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar më parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin në një dyshim të fortë.
34:54.
Një pengesë do të vendoset midis tyre dhe asaj që dëshironin, ashtu siç është bërë me të ngjashmit e tyre më parë. Me të vërtetë, ata të gjithë kanë qenë në dyshim të madh.
34:54.
Dhe një ndarje do të vendoset mes tyre dhe asaj që ata dëshironin, ashtu si u është bërë me shokët e tyre më parë. Me të vërtetë, ata ishin në një dyshim të thellë.
34:54.
WE HILE BEJNEHUM WE BEJNE MA JESHTEHUNE KEMA FU'ILE BI'ESHJA'IHIM MIN KABLU 'INNEHUM KANU FI SHEKKIN MURIBIN
C
35:1.
Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.
35:1.
Lavdërimi qoftë për Allahun, krijuesin e qiejve dhe Tokës, i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.
35:1.
Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Ai që bëri engjëjt lajmëtarë me krahë, dy, tre dhe katër. Ai shton në krijimin e Tij atë që Ai dëshiron. Me të vërtetë, Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
35:1.
EL-HEMDU LILLAHI FATIRI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI XHA'ILIL-MELA'IKETI RUSULEN 'ULI 'EXHNIHETIN METHNA WE THULATHE WE RUBA'A JEZIDU FIL-HALKI MA JESHA'U 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
35:2.
Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi.
35:2.
Begatitë, që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund t'i pengojë askush, ndërsa atë, që Ai e pengon, askush nuk mund ta japë veç Tij; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
35:2.
Çfarëdo mëshire që Allahu u hap njerëzve, askush nuk mund ta ndalë atë. Dhe çfarëdo që Ai ndal, askush nuk mund ta lëshojë përveç Tij. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
35:2.
MA JEFTEHI ELLAHU LILNNASI MIN REHMETIN FELA MUMSIKE LEHA WE MA JUMSIK FELA MURSILE LEHU MIN BA'DIHI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
35:3.
O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?
35:3.
O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju! A ka ndonjë krijues, veç Allahut, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si po largoheni ju?
35:3.
O njerëz, kujtoni mirësinë e Allahut mbi ju. A ka ndonjë krijues tjetër përveç Allahut që ju furnizon nga qielli dhe toka? Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Atëherë si largoheni ju?
35:3.
JA 'EJJUHA EN-NASU EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM HEL MIN HALIKIN GAJRU ELLAHI JERZUKUKUM MINE ES-SEMA'I WEL-'ERDI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FE'ENNA TU'UFEKUNE
C
35:4.
Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
35:4.
Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar edhe para teje të dërguar të tjerë i kanë quajtur gënjeshtarë; tek Allahu kthehen të gjitha punët.
35:4.
Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë me të vërtetë, të dërguarit para teje janë përgënjeshtruar gjithashtu. Dhe te Allahu kthehen të gjitha çështjet.
35:4.
WE 'IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KUDHDHIBET RUSULUN MIN KABLIKE WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C
35:5.
O ju njerëz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
35:5.
O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.
35:5.
O njerëz, me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, mos lejoni që jeta e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as mos lejoni që mashtruesi (Shejtani) t'ju mashtrojë për Allahun.
35:5.
JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FELA TEGURRENNEKUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE LA JEGURRENNEKUM BILLAHIL-GARURU