Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 34:41. Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre".
34:41. Ata do të thonë: “Qofsh i lavdëruar Ti, o Zoti ynë! Ti je Mbrojtësi ynë, jo ata. Ata adhuronin xhindet dhe shumica e mohuesve u besonin atyre.”
34:41. Ata do të thonë: "I Lartësuar je Ti! Ti je Miku ynë, jo ata. Por ata adhuronin xhindët. Shumica e tyre ishin besimtarë në ta."
34:41. KALU SUBHANEKE 'ENTE WELIJUNA MIN DUNIHIM BEL KANU JA'BUDUNEL-XHINNE 'EKTHERUHUM BIHIM MU'UMINUNE
C 34:42. E sot pra, Nuk keni gjë në dorë t'i bëni as dobi, as dëm njëri-tjetrit, dhe atyre që ishin zullumqarë u themi: "Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e konsideruat gënjeshtër!"
34:42. Atë Ditë ata nuk do të mund t'i bëjnë as dobi, as dëm njëri tjetrit. Ne do t'u themi keqbërësve: “Shijoni dënimin e zjarrit të cilin e keni mohuar!”
34:42. Prandaj, sot, as ju nuk keni asnjë fuqi për të ndihmuar ose për të dëmtuar njëri-tjetrin. Dhe Ne do t'u themi atyre që bënë padrejtësi: "Shijoni ndëshkimin e zjarrit, atë që ju e përgënjeshtruat."
34:42. FALJEWME LA JEMLIKU BA'DUKUM LIBA'DIN NEF'EN WE LA DERRAN WE NEKULU LILLEDHINE DHELEMU DHUKU 'ADHABE EN-NARI ELLETI KUNTUM BIHA TUKEDHDHIBUN
C 34:43. E kur u lexoheshin atyre ajetet tona të qarta, ata thoshin: "Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t'ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj" dhe thoshin: "Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se është gënjeshtër e trilluar!" Madje, ata që nuk besuan të vërtetën, pasi ajo u erdhi, i thanë: "Kjo (Muhammed, Feja Islame, Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!"
34:43. Kur iu lexohen atyre shpalljet Tona të qarta, ata (paganët e Mekës) thonë: “Ky (Muhamedi a.s.) është vetëm njeri, që dëshiron t'ju largojë nga ajo që etërit tuaj kanë adhuruar”. Dhe ata thonë: “Ky (Kuran) nuk është asgjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar!” Dhe, kur u vjen e Vërteta, jobesimtarët thonë: “Kjo është vetëm magji e qartë!”
34:43. Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta, ata thonë: "Ky nuk është asgjë tjetër veçse një burrë që dëshiron t'ju largojë nga ajo që etërit tuaj adhuruan." Dhe ata thonë: "Ky nuk është asgjë tjetër veçse një gënjeshtër e trilluar." Dhe ata që nuk besojnë thonë për të vërtetën kur ajo u ka ardhur atyre: "Kjo nuk është asgjë tjetër veçse magji e qartë."
34:43. WE 'IDHA TUTLA 'ALEJHIM 'AJATUNA BEJJINATIN KALU MA HADHA 'ILLA REXHULUN JURIDU 'EN JESUDDEKUM 'AMMA KANE JA'BUDU 'ABA'UUKUM WE KALU MA HADHA 'ILLA 'IFKUN MUFTEREN WE KALEL-LEDHINE KEFERU LILHEKKI LEMMA XHA'EHUM 'IN HADHA 'ILLA SIHRUN MUBINUN
C 34:44. Po Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja).
34:44. Ne nuk u kemi dërguar asnjë Libër, për ta mësuar ata dhe Ne nuk u kemi dërguar atyre para teje asnjë paralajmërues.
34:44. Dhe Ne nuk u kemi dhënë atyre ndonjë libër që ta studiojnë, dhe as nuk u kemi dërguar atyre ndonjë paralajmërues para teje.
34:44. WE MA 'ATEJNAHUM MIN KUTUBIN JEDRUSUNEHA WE MA 'ERSELNA 'ILEJHIM KABLEKE MIN NEDHIRIN
C 34:45. Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj që Ne ua patëm dhënë atyre, e i konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
34:45. Ata, që kanë qenë para tyre, i mohuan shpalljet Tona. Ata ishin dhjetë herë më të begatë dhe më të fuqishëm (se idhujtarët e Mekës) e, megjithatë, i quajtën gënjeshtarë të dërguarit e Mi. Eh, si ka qenë dënimi Im (ndaj tyre)!
34:45. Dhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan gjithashtu, dhe ata nuk arritën një të dhjetën e asaj që Ne u dhamë atyre. Por ata i përgënjeshtruan të Dërguarit e Mi. Dhe sa ishte dënimi Im!
34:45. WE KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE MA BELEGU MI'SHARE MA 'ATEJNAHUM FEKEDHDHEBU RUSULI FEKEJFE KANE NEKIRI
C 34:46. Thuaj: "Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm që t'ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)".
34:46. Thuaj (o Muhamed): “Unë ju këshilloj vetëm një gjë: ngrihuni sinqerisht për Allahun, dy nga dy ose një nga një, e pastaj gjykoni për shokun tuaj (Muhamedin) që nuk është i çmendur. Ai është dërguar vetëm që t'ju paralajmërojë para një dënimi të rëndë.”
34:46. Thuaj: "Unë ju këshilloj për një gjë të vetme – që të qëndroni për Allahun, me nga dy ose individualisht, dhe pastaj të reflektoni. Nuk ka asnjë çmenduri te shoku juaj. Ai është vetëm një paralajmërues për ju, para një ndëshkimi të ashpër."
34:46. KUL 'INNEMA 'A'IDHUKUM BIWAHIDETIN 'EN TEKUMU LILLAHI METHNA WE FURADA THUMME TETEFEKKERU MA BISAHIBIKUM MIN XHINNETIN 'IN HUWE 'ILLA NEDHIRUN LEKUM BEJNE JEDEJ 'ADHABIN SHEDIDIN
C 34:47. Thuaj "Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le t'u mbetet juve, shpërblimi im është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitar për çdo send".
34:47. Thuaj: “Çfarëdo shpërblimi, që mund t'ju kem kërkuar, ai qoftë për ju. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu; Ai është dëshmitar për çdo gjë”.
34:47. Thuaj: "Çfarëdo shpërblimi që unë kam kërkuar nga ju, ai është për ju. Shpërblimi im është vetëm nga Allahu. Dhe Ai është mbi çdo gjë Dëshmues."
34:47. KUL MA SE'ELTUKUM MIN 'EXHRIN FEHUWE LEKUM 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA ELLAHI WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C 34:48. Thuaj: "Zoti im, Njohës i të fshehtave, sjell të vërtetën".
34:48. Thuaj: “Pa dyshim, Zoti im shpall të Vërtetën. Ai është i Gjithëdijshëm për të gjitha të fshehtat.”
34:48. Thuaj: "Me të vërtetë, Zoti im e hedh të vërtetën. Ai është i Gjithëdituri i të padukshmes."
34:48. KUL 'INNE RABBI JEKDHIFU BIL-HEKKI 'ALLAMUL-GUJUBI
C 34:49. Thuaj: "Erdhi e vërteta, e kota u zhduk pa fillim dhe pa kthim!"
34:49. Thuaj: “E vërteta erdhi, kurse e pavërteta është fshirë e nuk mund të shfaqet përsëri.”
34:49. Thuaj: "E vërteta ka ardhur, dhe e kota as nuk mund të fillojë dhe as nuk mund të përsërisë ndonjë gjë."
34:49. KUL XHA'EL-HEKKU WE MA JUBDI'UL-BATILU WE MA JU'IDU
C 34:50. Thuaj: "Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!"
34:50. Thuaj: “Nëse gaboj, unë gaboj vetëm për dëmin tim e, nëse udhëzohem në rrugën e drejtë, kjo është nga shpallja e Zotit tim. Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe është afër”.
34:50. Thuaj: "Nëse devijoj, unë devijoj vetëm për humbjen time. Dhe nëse jam i udhëzuar, është për shkak të asaj që Zoti im më shpall. Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, i Afërti."
34:50. KUL 'IN DELELTU FE'INNEMA 'EDILLU 'ALA NEFSI WE 'INI EHTEDEJTU FEBIMA JUHI 'ILEJJE RABBI 'INNEHU SEMI'UN KARIBUN
C 34:51. E sikur t'i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim edhe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
34:51. Sikur t'i shihje jobesimtarët, kur të frikësohen (gjatë ringjalljes)! Ata nuk do të kenë nga ikin dhe do të nxirren prej varreve të tyre.
34:51. Dhe sikur ti t'i shihje ata kur do të tmerrohen, por nuk do të kenë asnjë rrugëdalje, dhe ata do të kapen nga një vend i afërt.
34:51. WE LEW TERA 'IDH FEZI'U FELA FEWTE WE 'UHIDHU MIN MEKANIN KARIBIN